• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Regjistrimi i emigrantëve dhe sfidat e diasporës

December 27, 2015 by dgreca

Nga Ilirian AGOLLI- VOA/
Në Tiranë, qeveria njoftoi se do të nisë regjistrimin e emigrantëve shqiptarë për t’u ofruar shërbimet civile që u nevojiten.
Megjithatë, vëzhgues të çështjeve shoqërore mendojnë se po aq e rëndësishme është të ndërtohet një komunikim i rregullt me gjithë diasporën shqiptare kudo në botë.
Publicisti Ahmet Dursun mendon se diaspora ka mundësi të mëdha për të ndihmuar zhvillimin dhe për të investuar në Shqipëri.
Qeveria shqiptare sapo ka paraqitur projektin për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Brenda dy vjetësh synohet të përfshihen në një regjistër gjithë shqiptarët e emigracionit për të marrë shërbime nga shteti i tyre dhe për të marrë pjesë në votime.
Por publicisti Ahmet Dursun thotë se diaspora është një çështje shumë më e gjerë se sa regjistrimi i emigrantëve.
Ai mendon se një program i veçantë shtetëror duhet ngritur për të regjistruar diasporën shqiptare kudo në botë, e cila gabimisht ngatërrohet me emigrantët.
Sipas tij, shqiptarët mund të bëhen ekonomikisht, politikisht dhe kulturalisht të fortë vetëm nga mbështetja e diasporës.
“Rreth 95 për qind të diasporës shqiptare jetojnë në vende me kushtetuta bashkëkohore dhe gati të gjitha këto vende jane vende antare të NATO-s. Diaspora shqiptare nuk ka patur kulturë apo pasoja nga një trysni politike si Bashkimi Sovjetik apo Kina. E gjithë Diaspora shqiptare e ka të kthyer kokën nga Perëndimi. Si të tillë, ata janë gati të mbështetin dhe të çojnë përpara çdo reformë në hapësirën shqiptare, pa u përdorur për politikat e ditës, për synime politike javore apo elektorale” – thotë zoti Dursun.
Ahmet Dursun është pasardhës i një familje shqiptare nga Nishi, e cila u dëbua me dhunë drejt Kosovës më 1878 dhe pas saj u përzu në Turqi.
Ai dhe shumë shqiptarë të tjerë e kanë të vështirë tani pas një shekulli e gjysmë të provojnë me dokumenta prejardhjen shqiptare, edhe pse flasin gjuhën dhe ruajnë traditat.
Ahmeti thekson se diasporë quhen ata që lindin jashtë Shqipërisë nga prind shqiptarë, ndërsa emigrantë janë ata që lindën në atdhe dhe u larguan më pas.
Ahmeti thotë se diaspora e përhapur në të gjithë globin interesohet të investojë dhe të ndihmojë Shqipërinë, por nuk i jepet mundësia të komunikojë përmes ndonjë institucioni rregullues të shtetit shqiptar.
Kosova, për shembull, ka një ministri enkas për diasporën, ndërsa Shqipëria ka një zyrë që merret me çështje kulturore dhe konsullore.
“Një zyrë në ministrinë e jashtme të Shqipërisë nuk mjafton për diasporën. Nuk mjafton as një zëvendës ministër, por duhet një ministri e posaçme të merret në radhë të parë me regjistrimin e diasporës. Të angazhohen sa të munden të gjithë përfaqësitë diplomatike për të hartuar një regjistër dhe me zhvillimin e teknologjisë, sot këto kontakte kryhen shumë më shpejt se sa dy dekada më parë” – thotë zoti Dursun.
Shqiptarët nuk e humbin identitetin e tyre kombëtar në asnjë shtet tjetër, ku shkojnë dhe kjo është një vlerë e madhe e tyre si edhe e vendeve pritëse.
Ahmeti thotë se trajtimi i diasporës në dobi të Shqipërisë kërkon një projekt të thelluar dhe jo veprime të shpejta në shërbim të politikës së ditës, për t’i kthyer shqiptarët jashtë vendit në vota.
Ai thotë se shqiptarët e diasporës janë shumë herë më tepër në numër se shqiptarët brenda Shqipërisë.
Diaspora mund të ndihmojë në diplomaci Shqipërinë dhe Kosovën, mund të ndihmojë në fuqizimin e arsimit etj., por Shqipëria duhet të hapet dhe të mirëpresë vlerat e saj.
Sipas tij, diaspora dhe Shqipëria kanë nevojë të ngutshme për njëra tjetrën.
Ahmeti mendon se veçmas zyrave që ndihmojnë emigrantët, çdo ministri duhet të ketë një zyrë të diasporës për të mbledhur ndihmesën dhe investimet e tyre në çdo fushë të jetës së vendit, madje mund të sjellin investime dhe me shtrirje ballkanike.
“Shqiptarët e diasporës vijnë nga haësira të gjera si SHBA me 400 milionë banorë dhe nga BE-ja me 400 milionë të tjera, si dhe nga shtete te tjera. Shqipëria atyre u intereson për të patur një vend të sigurtë të origjinës së tyre, ku shteti u krijon të gjitha lehtësitë për ta patur gjithë tregun e Ballkanit. Nuk bëhet fjalë që ata të prodhojnë vetëm brenda dhe për Shqipërinë. Por natyrisht edhe për të dalë jashtë vendit, në shtetet përreth ku kufizohen me bashkëkombas të tyre, si edhe më gjerë” – thotë zoti Dursun.
Për herë të parë nga krijimi i shtetit shqiptar Shqipëria po nis një proces të regjistrimit të emigrantëve të saj për të zgjidhur problemet e tyre me identitetin dhe pronat, si dhe shumë shërbime të tjera civile, për të cilat vuajnë zvarritje të mëdha.
Regjistri i gjendjes civile shënon se Shqipëria ka 4.4 milionë banorë, por afro një e treta e tyre në fakt janë në emigrim.
Por nga viti 1990 deri më sot, jashtë Shqipërisë prej tyre kanë lindur 300 mijë bebe, të cilët janë pjesa më e re e diasporës shumë-shekullore shqiptare, e cila edhe kjo meriton një trajtim dinjitoz nga shteti i vet.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ilirian Agolli, Regjistrim i emigranteve, sfidat e diaspores

Artikujt e fundit

  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan
  • MË 4 SHKURT 2023 DO THEMELOHET DEGA E VATRËS NË CHICAGO
  • Bibla e parë
  • Portretizimi i Isa Boletinit sipas gazetës “Fremdenblatt”(1916)
  • Charles McGonigal…
  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT