-libri më i ri i Sokol Demakut, ”Kujtime nga Diaspora III”, Botim i revistës “Dituria” në Boråsës/
Shkruan:Shaban CAKOLLI/
Nuk është e lehtë të jetosh larg vendlindjes, i ndarë nga familja, miqtë, kultura dhe tradita jonë. Po të jesh mësues, edhe në kohët e dhimbshme të pushtimit dhe përndjekëjeve të shqiptarëve,të qëndrosh larg atdheut si mësues,do të ndash mall e dhimbje me më të dashurit,fëmijët,të ua mësosh atyre rëndësinë që ka atdheu dhe kombi,të i bësh ata të ndihen më pranë atdheut,të ua mësosh Abetaren shqipe,gjuhën,letërsinë,kulturën e traditën shqiptare,historinë e lavdishme të popullit shqiptar,të i shpëtosh ata nga tjetërsimi,është kontribut i pashoq dhe i çmueshëm kombëtar.I tillë është mësuesi Sokol Demaku,i cili shpëtoj nga asimilimi,edukoi,arsimoi,shpërndau rreze diturie tek shumë gjenerata të fëmijëve tanë,që jetojnë në Boräs të Suedisë,si dhe ua nguliti në zemër dashurinë për atdheun dhe kombin.
Kohët e fundit, është bërë zakon, që mjetet e informimit nuk ndalin vrapin pas njerëzve të mëdhenj të politikës e pushtetit, duke i lënë anash bartësit e vërtetë të ideve dhe programeve të mëdha kombëtare. Në mërgatën tonë kemi njerëz të flijimit, njerëz të punës mendore,njerëz për të cilët duhet të flitet e shkruhet shumë, në mënyrë që brezi i ri të njihet me punët dhe përpjekëjet e pakursyera të tyre,për të mirën e përgjithsme të kombit.Të shkruajnë,ashtu si po e bënë Sokol Demaku.gazetari
shkrimtari, poeti, veprimtari e mësuesi. Po, ama Sokol Demaku, shkruan artikuj dhe libra për veprimtarët e tjerë,hedh dritë mbi punën e tyre,po ky njeri nuk shkruan për vetën,e që për të bëmet e tijë mund të shkruhen,artikuj,libra monografi……..
Sokol Demaku,është njëri nga ata që një pjesë të madhe të jetës e kaloj në mërgim,por ai nuk pushoi së vepruari,nuk kurseu mund as para,për të mirën e kombit.Sokol Demaku,është mësues,shkrimtarë, poet, gazetar, moderator i radiove, redaktor, ambasador i kulturës sonë kombëtare në mërgatë,i cili lidhë urat e kulturës sonë kombëtare,me kulturat e popujve europian dhe botëror.
Si mësues,Sokol Demaku me veprimtarinë e tijë,kontributin e pashoq,është bërë njëri ndër shtyllat më të forta të shkollës shqipe në mërgatën shqiptare.Si mësues i shkëlqyeshëm,me vyrtyte të larta njerëzore,ai mbetët në kujtesën e shumë gjeneratave, që i përcolli si mësues i shkëlqyeshëm,njeri i kompletuar,i qetë e i dashur,me plot rreze diturie që rrezojnë fëmijët tanë në mërgim.
Si shkrimtar e poet Sokol Demaku është poet,prozator,publicist,pedagog,redaktor,anëtar i kryesisë së SHSHKASHS. Sokol Demaku,ka botuar këto vepra:
Baladë e Përflakur(Shqip-Suedisht)2009
Histori e Qendrës Kulturore Shqiptare”Migjeni”2009
Jehona e Shekujve,Antologji poetike,2010
Mbrëmja në Mërgim,2010
LundraIme ,2010
Sa e Këndshme është Jeta,2011
Falë Dashuri si Askush Tjetër,2011
Na Ishte Një Kohë,2012
Kujtime Nga Diaspora I,II,III,2012
Si gazetar
Demaku shquhet me punën e tij gazetareske,ai u bie në befasi veprimtarëve,intelektualëve,krijuesve e artistëve,me aftësinë e tij ka mjeshtri të parashtroi pyetjet,din të bëjë për vete të intervistuarit,si dhe të njeh lexuesin,duke shpalosur botën shpirtërore të të intervistuarëve.Sokol Demaku,i kalitur në gazetari drejton revistën e përmuajshme në gjuhën shqipe në Suedi”DITURIA”dhe një radio lokale në Suedi e quajtur”Dituria”.Veprimtarët e tillë si Sokol Demaku,gjinden rrallë.Ai nuk fiton në gjëra materiale
por hargjon kohë,mund e para,për të prezantuar veprimtarë të kombit,intelektual,shkrimtar,poet dhe artist,duke hedhë dritë mbi veprat e mëdha,duke afirmuar krijues të rinjë,mes artikuj gazetash,mes librave dhe valëve të radios.Ditë më parë dëgjova
në radion e Athinës,programin në gjuhën shqipe,një intervistë të Sokol Demakut,i cili prezantonte punën e lavdishme të veprimtarëve,intelektualëve e krijuesve tanë në mërgatë.Çka të them?U ndjeva sa krenar,aq mallëngjyes e emocional ,për këto fjalë të mëdha për bijët e bijat e kombit tim në mërgatë. Gjeografia e veprimtarëve, krijuesve,artistëve të mërgatës shqiptare, e përfshirë nëpër shumë vende të botës,nuk ka kaluar pa hedhur dritë mbi te,mësuesi,poeti,redaktori Sokol Demaku.
Krijimtarinë dhe veprimtarinë e pasur të tyre e ka gëdhendur në çindra artikuj gazetaresk,dhjetëra libra e reportazhe të radiove. Si në shumë libra tjerë në të cilat Demaku ka ndriquar veprimtarinë e mërgimtarëve tanë, tani falë tijë sot kemi në dorë një libër në të cilin hedh”Kujtime Nga Diaspora III”, për të cilin i jemi mirënjohës,që na bëri të mundur të e radhisim në bibliotekën tonë
Ky libër ka vlerat e tij domethënëse,me të intervistuar nga intelektual jo vetëm të mërgatës,por të përzgjedhur nga të gjitha trojet shqiptare.Në këtë libër kaq të begatë,lexuesi ynë do të kënaqet duke njohur më së përafërmi jetën dhe veprimtarinë e intelektualëve me profesione të ndryshme,si:të veprimtarëve kombëtar,njerëzve të penës e kulturës sonë.
Demaku në këtë libër dëshmon aftësitë e tij fillimisht si krijues,si gazetar bashkëkohorë,i etur për të zbuluar brendinë e shpirtit të intelektualëve,për të ua servuar më pas në mënyrë artistike dhe të ngrohët lexuesëve.Nëpër ato tregime interesante lexuesi me kënaqësi do të njeh veprimtarinë e këtyre personazheve që nga fillimi e deri në ditët e sotëme.Cilët janë personazhet mbi të cilët shkrimtari i talentuar Demaku,hedh dritë?Përkthyesi,shkrimtari dhe publicisti në mërgim Fetah Bahtiri,
veterani i arsimit në Hässlehom të Suedisë,veprimtarë,publicist,tani për shumëkend i njohur Ismet Hasani,poetja jonë e shquar në mërgim Anjeza Sakaj,këngëtarja e muzikës së mirëfilltë shqipe Muhabere Krasniqi,piktorja amatore,e cila dashurinë
e artit e ka pikturën me të cilën flet shumë Florije Lule Bajraktari,poetën tonë në mërgim Dhurata Lezo,Rovena Vata nga Qendra e Studimeve Albanogjike në Tiranë,si dhe poeti Strugan,tani më i njohur dhe i lexuar nga ne,i cili jeton në Landveter të Suedisë.Po çfarë na njofton me këto ndriçime të këtyre personazheve të librit”KUJTIME NGA DIASPORA III” z.Demaku?Padyshim gjëra të këndshme,njohuri nga personazhet,biografi të tyre nga lindja e personazheve deri në ditët e sotme,na njeh me veprimtarinë e tyre,profesionet,krijimtarinë e tyre,jetën në mërgim,mallin dhe dashurinë për te,rrespektin dhe sinçeritetin në punë e shoqëri,temat dhe motivet e krijimtarisë së tyre,dashuria për atdheun,kombin e artin,përshtatshmërinë e tyre me mesin ku jetojnë dhe malli për atdheun dhe njerëzit e vet;të arriturat e tyre në fushën e arsimit,kulturës,artit,traditës,planet e tyre të më tutjeme,frymëzimet që i nxisin në veprimtarinë e më tejme,kushtet e punës në të cilat punojnë,kontaktet e tyre
me atdheun,ku nuk shpëton pa prekur edhe pyetjet si ndihen ata me zhvillimet politike,ekonomike e kulturore të gjitha viseve shqiptare.Kur shqiptarët në mërgim bëjnë biseda,patjetër se në memorien e tyre ngacmon dhimbja dhe vuajteja e së kaluarës së tyre dhe nuk ke si mos të dëgjosh kujtime rrënqethëse të së kaluarës,të cilat ne shqiptarët kush më pak e kush më shumë i kemi përjetuar nën lëkurën tonë.Për këtë të kaluar të hidhur,të cilën është mirë të mësojmë secili nga ne,
flasin dy veprimtartë shquar e intelektual Ismet Hasani dhe Fetah Bahtiri,emra këta të njohur jo vetëm në këtë libër”KUJTIME NGA DIASPORA III”;por edhe në faqet e shtypit të gazetave e revistave tona,valëve të radios,punimeve të tyre në krijimtari,etj…
Ismet Hasani dhe Fetah Bahtiri,emra këta të ngrohët jo vetëm për shqiptarët në mërgim,por edhe për shumë veprimtarë të huaj në vendet ku ata jetojnë,mes të cilëve kanë internacionalizuar edhe çështjen tonë kombëtare,sipas mendimit tim, do i radhisja personazhet kryesorë të këtij libri.Të flasish për librin e Sokol Demakut,”Kujtime nga Diaspora III”,nuk do mundësh të përmbyllësh të gjitha mes një vështrimi të shkurtër, por edhe do ishte e dëmshme që lexuesëve të u servirim
tërë një libër, përmes një vështrimi. Lexuesit që në zemër ka librin,i mbetet të e lexoj me vëmendje dhe do të mrekullohet me këtë libër i cili flet:Preokupimet e kohës të cilat i trajton autori si dhe të arriturat e kohës në të cilën paraqet ngjarëjen.
Këtu lexuesi ndjenë një begati vlerash,një dhimbje për shqiptarët e shkapërderdhur nga dhuna,anekënd botës,një krenari që ruajnë emrin shqiptar nëpër botë,që e ndrisin me djersë, punë, arsim, mençuri, rrespekt e saktësi.
Ne e përgëzojmë mikun, krijuesin dhe veprimtarin kombëtarë Sokol Demakun, për këtë libër të ndritshëm, duke i dëshiruar atijë shëndet dhe shumë e shumë libra të tjerë.