• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

White House’s Fellows Program-SHBA, shans për profesionistët e rinj dhe të talentuar shqiptarë

February 7, 2017 by dgreca

Aplikime: Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi/

Programi/

AADF-LEADFondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur aplikimet për Programin “LEAD Albania 2018”. Ky program është konceptuar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl. White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë sonë nëpëmjet një përvoje njëvjeçare, që e vendos përfituesin pranë një pozicioni qeveritar shumë të lartë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar si pjesëtarë në kabinetet e titullarëve të  institucioneve të larta shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministri të ndryshme dhe Bashkia e Tiranës. Vendimet për pozicionet do të merren mbi bazën e interesave dhe përvojës së aplikantëve. Përvoja e pjesëmarrjes në Programin “LEAD Albania” do të pasurohet me një komponent edukimi, i cili do të shoqërojë përvojën e punës gjatë gjithë vitit. Në formate seminaresh dhe takimesh do të trajtohen tema si integrimi evropian, politikat publike, vendimmarrja, politika e jashtme, politika të sigurisë apo zhvillimi i kompentencave sociale dhe aftësive të lidershipit. Programi do të mbulojë për secilin individ të përgjedhur shpenzimet e lidhura me pagën dhe përfitimet përkatëse, sipas kategorisë së pagave në institucionin ku vendosen. 

Kushtet për të aplikuar

Për të aplikuar në programin “LEAD Albania”, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Aplikantët duhet të jenë nënshtetas shqiptarë (pranohet nënshtetësia e dyfishtë).
  • Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet në arsimin e lartë. Përfundimi i studimeve pasuniversitare mund të jetë avantazh i rëndësishëm.
  • Aplikantët duhet të kenë përvojë pune. Preferohet një minimum prej të paktën pesë vitesh. Në rast përfundimi të studimeve të doktoraturës, minimumi i preferuar zbret në tre vjet.
  • Personat të cilët punojnë aktualisht në institucione të qeverisjes qendrore (Kryeministri ose Ministri) ose Institucionin e Presidencës, NUK lejohen të aplikojnë.
  • NUK ka kufizime moshe. Megjithatë, Programi është krijuar për t’u dhënë aplikantëve të përzgjedhur përvojën e qeverisjes në fazat e para të karrierës së tyre.

Profili i kandidatëve

Programi “LEAD Albania” dhe Komisioni Përzgjedhës do të kenë parasysh kriteret e mëposhtme në përzgjedhjen e finalistëve:

  • Arritje profesionale të rëndësishme në karrierë;
  • Dëshmi të aftësive për lidership dhe potencial për rritje të mëtejshme;
  • Interes i provuar për sferën publike dhe/ose shoqërinë civile;
  • Aftësi për të pasur sukses në nivelet më të larta qeveritare dhe aftësi për të punuar efektivisht në ekip.

Cilësi të tjera të rëndësishme përfshijnë:

  • Aftësi shumë të mira në të shkruar;
  • Njohuri të gjuhëve të huaja;
  • Qëndrim pozitiv;
  • Aftësi të mira menaxhuese;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Nivel të mirë ekspertize në fushën e propozuar si fokus në kuadër të Programit.

Procedura e aplikimit

Aplikimi kryhet vetëm online. Informacione të mëtejshme dhe udhëzimet përkatëse gjenden në faqen e internetit www.aadf.org/lead.

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 15 mars 2017, ora 17:00. Nuk do të merren në konsideratë aplikimet e paraqitura dorazi apo me email.

Filed Under: Komente Tagged With: “LEAD Albania 2018”, per profesionistet e ring, shans

Shqipëria shans për të bërë historinë

October 8, 2015 by dgreca

Ndeshja me Serbinë, Shqipëria shans për të bërë historinë/

Atmosferë festive në Elbasan për ndeshjen Shqipëri-Serbi/

TIRANË, 8 Tetor/Nga Gjergji Mima/ -Ndeshja e futbollit Shqipëri-Serbi e mbrëmjes së sotme në “Elbasan Arena”, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 2016”, është një nga sfidat më të rëndësishme që kombëtarja shqiptare kaluajtur në historinë e saj, sepse kjo ndeshje mund të vleje kualifikimin historik për herë të parë në fazën finale të një Kampionati Europian.

Shqipëri – Serbi, skenaret e kuaifikimit të kombëtares

Shqipëria momentalisht ndodhet në vendin e tretë të grupit I, me 11 pikë, 1 më pak se rivalët e drejtëpërdrejtë për vendin e dytë, Danimarka dhe 4 më pak se Portugalia kryesuese. Në këtë aspekt, vendimtare për shanset e kuqezinjve për t’u kualifikuar do të jetë edhe ndeshja e sotme në Braga mes Portugalisë dhe Danimarkës. Nëse skuadra e Olsen nuk fiton në ndeshjen e saj të fundit të kualifikuese dhe kjo kombinohet me suksesin e shumdëshiruar të Shqipërisë në Elbasan Arena, atëherë mbrëmja e sotme do të jetë ajo e festës së madhe, pasi Shqipëria siguron automatikisht vendin e dytë në grup.

E rëndësishme do të jetë që Danimarka të mos fitojë, pasi kjo do t’i lejonte Shqipërisë që të shpresojë kualifikimin nga dera e madhe në Europian edhe në ndeshjen e fundit, të dielën e ardhshme në Yerevan me Armeninë, ku në këtë rast do t’i duhej me cdo kusht fitorja për të siguruar vendin e dytë. Shqipëria ruan këtë opsion për në Yerevan edhe nëse arrin në 8 tetor të njëjtin rezultat me danezët. Skenari më i keq, më mirë të mos thuhet qoftë edhe për supersticion, kombinimet matematikore janë disa, por e sigurt është dicka, Shqipëria ndryshe nga Danimarka është vetë zonjë e fatit të saj dhe ka në dorë për të hedhur cdo skenar negativ. në rast të dy fitoreve rradhazi kuqezi në dy ndeshjet e fundit të kombëtares, atëherë nuk ka opsion që shpëton rivalët.

Shqipëri-Serbi, shifra dhe fakte historike

Serbi-Shqiperi1Në prag të përballjes vendimtare mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, mbrëmjen e sotme në oren 20:45, në kuadër të eliminatoreve të Europianit, panoramimi i disa fakteve historike, por edhe të ditëve të sotme, do të jepnin një ide më të qartë rreth diferencave që ekzistojnë mes të ekipeve.

Federata Shqiptare e Futbollit është pranuar në FIFA në vitin 1932, ndërsa homologia serbe është bërë anëtare e institucionit më të lartë të futbollit botëror që në vitin 1919.

Pozicionin më të mirë në renditjen e FIFA-s, të 22-tin Shqipëria e ka arritur në Gusht të këtij viti, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për t’i dhënë fitoren 0-3 në tavolinë ndaj Serbisë, për sfidën e Tetorit të një viti më parë, ndërsa pika më e ulët, që është vendi i 124-t, është shënuar në vitin 1994.

Ndërkohë, Serbia pozicionin më të mirë të 10-tin në botë, e ka arritur në vitin 1998, ndërsa pozicioni më i ulët, i 101, është shënuar në vitin 1994.

Golashënuesi më i mirë i kombëtares shqiptare është Erjon Bogdani me 18 gola, ndërsa futbollisti me më shumë ndeshje është Lorik Cana me 86 paraqitje me fanellën kuqezi. Te Serbia si golashënuesi më i mirë i historisë spikat Stjepan Bobek, me 38 gola, ndërsa Dejan Stankovic ka luajtur plot 103 ndeshje, më shumë se cdo futbollist tjetër me kombëtaren serbe.

Vlera totale e futbollistë kuqezi kap shifrën e 34 milionë euro, ndërsa lojtarët serbë vlerësohen 158 milionë euro.

Fitoren më të thellë Shqipëria e ka arritur në miqësore ndaj Qipros në gusht të 2009, me rezultatin 6-1, ndërsa humbjen më të thellë e ka regjistruar me Hungarinë 12-0 në vitin 1950.

Në vitin 1972, Serbia, në atë kohë pjesë e ish-Jugosllavisë, fitoi 10-0 me Venezuelën, ndërsa humbjen më të rëndë e ka pësuar ndaj Cekosllovakisë në vitin 1920 me rezultatin 7-0.

Shqipëria i luan ndeshjet brenda në “Elbasan Arena”, që ka një kapacitet 12 800 vende, ndërsa Serbia në stadiumin e Partizanit të Beogradit, që mund të akomodojë 32 719 persona.

Shqipëri- Serbi, interesim maksimal i medias botërore

1444289566elbasan-arena-1Ndeshja e “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Serbisë ka tërhequr vëmendjen e disa prej mediave kryesore botërore.

Interesimi i jashtëzakonshëm padyshim që ka të bëjë me historinë mes dy vendeve, por mbi të gjitha me ato që ndodhën një vit më parë në Beograd, me mediat globale që janë të interesuara të bëjnë dhe krahasimin me mënyrën se si u sollën tifozët serbë në 14 tetor dhe atë që do të shohin e përjetojnë në ‘Elbasan Arena’.

Mësohet se në tribunën e shtypit të “Elbasan Arenës” si kurrë më parë në ndonjë stadium shqiptarë do të jenë përfaqësues të mediave më të njohura të planetit. Siç konfirmon zyra e marrëdhënieve për shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, në tribunën e mediave do të jenë gazetarët e CNN, BBC, Sky, Daily Mail, NY Times e të tjerë dhe padyshim ata të gazetave më të rëndësishme sportive si Gazzetta Dello Sport në Itali, L’Equipe e Francës apo Marca në Spanjë.

Shqipëri-Serbi, masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e ndeshjes

Policia-Foto-Agim-Dobi-(2)Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri- Serbi në Elbasan janë marrë një sërë masash të rrepta sigurie nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit.

Në kuadër të këtyre masave që prej orës 08.00 të mëngjesit të sotëm është ndaluar qarkullimi rrugor tek bulevardet “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, si dhe në aksin rrugor nga ish-Konservimi i vjetër deri tek Harullajt.

Gjithashtu, gjatë ditës nuk do të lejohet parkimi i automjeteve nga rrethrrotullimi i Luleve deri tek ai i Zaranikës; përreth dhe përballë stadiumit; si dhe përgjatë dy bulevardeve kryesore.

Hyrja e tifozëve në stadium do të fillojë në orën 16:30, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Ata do të kontrollohen të gjithë në hyrjen e stadiumit dhe duhet të jenë të pajisur me kartën e identitetit dhe të mos kenë me vete sende të forta, shishe, monedha apo metale. Lidhur me ndeshjen janë angazhuar 1.500 punonjës policie, nga të cilët 308 nga Drejtoria e Elbasanit.

Gjithashtu, të gjitha lokalet në këto zona do të jenë të mbyllura nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes, ndërsa në pallatet përreth nuk do të lejohen persona që nuk janë anëtarë të familjeve që jetojnë në to.

TIRANE, 8 Tetor /- Qyteti i Elbasanit është kthyer ditën e sotme në kryefjalën e emocionit, festës dhe shpresës për fitore, për të gjithë tifozët e kombetares shqiptare që do të ndjekin ndeshjen në Shqipëri-Serbi në stadiumin “Elbasan Arena”.

Flamuj kuq e zi, kapele, bluza e shalle me simbolet e Shqipërisë shihen ngado në rruget e sheshet e qytetit te Elbasanit.

Ndërkohë që, përveç tifozëve të kombëtares shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, shumë tifozë shqiptarë nga Kosova, Danimarka, Zvicra etj, do të jenë sot në stadium për të parë ndeshjen Shqipëri- Serbi, e cila është vendimtare në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Euro 2016.

Qindra tifozë nga Kosova, Presheva dhe Shkupi kanë mbërritur prej mbrëmjes se djeshme në Elbasan dhe të tjerë pritet të mbërrijnë gjate dites.

Tifozët, përveçse shprehin emocionet e mëdha për këtë ndeshje, u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve për të shmangur çdo incident, pasi kjo mund të ndikojë në të ardhmen e futbollit shqiptar.

Kombetarja shqiptare do të kërkojë trepikëshin në fushën e gjelbërt, ndërsa festa në të gjitha trevat shqipëfolëse ka nisur prej ditësh.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes. Janë mbi 2300 policë si dhe njësia antiterror që janë angazhuar prej ditës së mërkurë, ndërsa RENEA do të ruajë kombëtaren serbe.

Kompanitë e basteve: Shqipëria favorite përballë Serbisë/

TIRANE, 8 Tetor /ATSH/. – Per ndeshjen Shqiperi – Serbi, në grupin I të eliminatoreve për Euro 2016, qe do te luhet sot ne oren 20.45 ne “Elbasan Arena”, kompanitë e basteve qe operojne ne vend favorizojnë ekipin shqiptar.
Ja disa nga kuotimet e kompanive te basteve:
1              X              2
Eccobet          2.50          2.95         2.80
bet365            2.87          3.00         2.90
eurolloto         2.75          3.00          2.75
lottosport        2.45          3.10          2.80
xhoilloto          2.75          3.00          2.80   /a.ke/

Filed Under: Sport Tagged With: atmosfere festive, elbasan, per histori, shans, shqiperia

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT