Nga Karine Langlois- Shefe e informimit publik në IMO /
Përktheu Shefqet Kërcelli/
25 Qershori i çdo viti është “Dita e Detarit”, për të njohur kontributin e paçmuar që detarët japin në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me kosto të mëdha personale për veten dhe familjet e tyre.
Qeveritë, organizatat e transportit, kompanitë, pronarët e anijeve dhe të gjitha palët e tjera të interesuara janë të ftuar të promovojnë dhe festojnë Ditën në një mënyrë të përshtatshme dhe kuptimplote.
Dita e Detarit u festua për herë të parë në 2011, pas miratimit të saj nga një rezolutë e miratuar nga Konferenca e Palëve në Konventën Ndërkombëtare mbi Standardet e Trajnimit, Certifikimit dhe Mbajtjes së Rojës për Detarët (STCË), 1978, mbajtur në Manila, Filipine, në Qershor 2010, i cili miratoi ndryshimet kryesore të Konventës dhe Kodit STCË.
Dita e Detarit tani është përfshirë në listën vjetore të Kombeve të Bashkuara.
Në vitin 2011, kremtimi mori formën e një fushate në internet, në të cilën IMO u kërkoi të gjithëve të shprehnin mbështetjen e tyre duke përdorur rrjetet sociale. Në Ditën e Detarit, ne u kërkuam njerëzve anembanë globit të shprehin Faleminderimet e tyre për detarët kudo në botë, nëpërmjet rrjeteve Facebook, përmes tëeets, duke postuar një video në YouTube, duke diskutuar në LinkedIn, apo edhe duke shkruar një blog frymëzues.
Dita e Detarit ofron një mundësi, për të vlerësuar sakrificat e mbi 1.5 milion detarëve të botës, për kontributin unik dhe shumë shpesh të neglizhuar në mirëqenien e publikut të gjerë, dhe ne do të dëshironim ta bënim atë duke përdorur sa më shumë rrjetet e mediave sociale të jetë e mundur.
Duke frymëzuar ndërveprim në internet rreth detarëve, ne duam të tregojmë respekt, njohje dhe mirënjohje ndaj detarëve kudo që ndodhen. Përhapja universale e mediave sociale do të rrisë ndërgjegjësimin për rolin jetësor që luajnë detarët në ekonominë botërore dhe, në shumë aspekte, në zhvillimin e qëndrueshëm, duke u mundësuar anijeve të mbajnë më shumë se 90% të tregtisë botërore në mënyrë të sigurt, me efikasitet dhe me ndikim minimal në mjedis. .
Dita e Detarit, është gjithashtu një mundësi për të edukuar publikun në lidhje me çështjet me të cilat përballet detari i ditëve të sotme – çështje të tilla si pirateria, siguria, paga, pensioni, ushqimi, etj. Por, më e rëndësishmja, është rasti që ne, bota, të themi Faleminderit detarë!
Ne i inkurajojmë të gjithë të marrin pjesë në këtë përpjekje mbarëbotërore duke festuar dhe bashkuar me ne në internet e aktivitete në terren.
Për të kujtuar dhe sensibilizuar opinionin publik e më gjërë, në respekt të kontributit të pazvëndësueshëm që japin detarët në ekonominë botërore, konkretisht detarët shqiptarë në ekonominë shqiptare,
Shoqata Mbarëkombëtare Detare “Adrijon”, më datën 25 qershor 2021, organizon disa aktivitete.
Janë të ftuar të gjithë detarët të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve.
Ja ftesa.
FTESË
Z._______________________
Ju lajmërojmë se ditën e premte, Data 25 qershor, ora 10.00, tek rimorkiakiatori “epidamn”, PORTI DURRËS.
Shoqata Mbarë Kombëtare Detare “ADRIJON”,
ORGANIZON NJË AKTIVITET PËR NDER TË 25 qershorit, DITËS NDËRKOMBËTARE TË DETARËVE.
1-Fjala përshëndetse.
2-Lundrim në Gjirin e Durrësit.
3-Koktejl.
SQARIM. Grumbullimi i pjesmarrësve do bëhet tek hyrja e portit.
Për Shoqatën Detare “ADRIJON”,
KRYETARI ALEKSANDËR GJERMENI D.V.