• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një mikeshë amerikane në Shqipëri

May 20, 2016 by dgreca

Shefja rajonale për Këndet Amerikane, Stacia Clifton, vizitoi Shqipërinë në muajin maj. Znj. Clifton vizitoi tre Këndet në Tiranë, Vlorë dhe Kukës, ku u takua me nxënës të shkollave të mesme, më të cilët bisedoi për rolin e grave në familje dhe në punë. Nxënësit dhe anëtarët e këndeve shkëmbyen ide dhe mendime për rolin e grave në shoqëri, si dhe për mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë. Këndet Amerikane në Shqipëri janë vende ku të rinjtë mblidhen për të gjetur mënyra të reja dhe organizuar nisma të ndryshme për të përmirësuar komuniteteve të tyre.

The regional officer for the American Corners, Stacia Clifton, visited Albania in mid-May. Ms. Clifton visited all three Corners in Tirana, Vlora and Kukës, where she met with groups of high school students and spoke to them about the role of women at home and at work. Students and members of the Corners exchanged ideas and opinions about the role of the women in the society as well as equal opportunities for both men and women. The American Corners in Albania are places where young people gather to explore new ways and undertake new initiatives in order to improve their local communities. {Sh.K}

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne Shqiperi, Një mikeshë amerikane, Shefqet Kercelli

Ushtarakë të NATO-s, vizitorë në Shqipëri

May 11, 2016 by dgreca

Ushtarakë të NATO-s vizitojnë Qëndrën tonë Ndërinstitucionale Operacionale Detare {QNOD/

Nga Shefqet Kërcelli/

Nga data 9 deri më 13 maj 2016, në zbatim të programit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Mbrojtjes të RSH dhe Komandës së NATO-s, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në vendin tonë Përfaqsuesit Ushtarakë Kombëtarë {PUK} të Vendeve të Aleancës. Në zbatim të programit, grupi i ushtarakëvë të NATO-s ka zhvilluar vizita dhe takime në MM, Shtabin e Përgjithshëm si dhe Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare. Paraditen e 11 majit, përfaqsuesit e vendeve të Aleancës, nën drejtimin e GjeneralBrigade Reinhard Kuhn, vizituan Qëndrën tonë Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Ushtarakët e NATO-s u pritën nga Drejtori Administrativ i QNOD, Gjeneralbrigade{R} Zyber Dushku, Zv/Komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë, Adnand Agastra dhe kuadro kryesorë të QNOD. Fillimisht Zoti Dushku i uroi mirëseardhjen ushtarakëve miq në QNOD dhe qëndrim sa më të këndshëm në vendin tonë. Në vijim të takimit i njohu shkurtimisht me krijimin e QNOD më 17 maj 2010, si një strukturë efektive për ndjekjen dhe monitorimin e situatës detare, institucionet përbërëse të QNOD, si Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, MTransportit, e Financës, e Bujqësisë dhe e Mjedisit, të cilat nëpërmjet bashkëpunimit midis tyre sigurojnë hapësirën detare të vendit tonë. Gjithashtu zoti Dushku prezantoi dhe strukturën e QNOD, asetet e cdo institucioni pjesmarrës, legjislacioni bazë, trajnimi, stërvitjet dhe përgatitja e personelit të institucioneve detare në bashkëpunim me aleatët EuroAtlantikë, operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të zbatimit të ligjit në hapësirën detare gjatë vitit 2015 e periudhës 4 mujore të 2016, rezultatet e tyre si dhe analiza e riskut. Në fund zoti Dushku evidentoi disa nga synimet e institucionit që ai drejton dhe nevojën e bashkëpunimit efikas midis institucioneve shtetërore dhe private që kanë interesa në det. Nga ana e tyre ushtarakët e NATO-s vlerësuan punën dhe rolin e këtij institucioni në luftën kundër trafiqeve dhe shkeljeve të hapësirës detare, ndërkohë bënë dhe pyetje të ndryshme për funksionimin e QNOD, përgjegjsinë e institucioneve, përgjegjsi kryesor gjatë operacioneve detare, kapacitetet operacionale të cdo strukture përgjegjse, sistemet e komunikimit, mundësitë e bashkëpunimit me strukturat homologe të NATO-s, etj. Zoti Dushku i falenderoi ushtarakët aleatë për vëmendjen dhe pyetjet interesante në drejtim të punës së institucionit të QNOD, duke i uruar dhe njëherë vizita të këndshme në Shqipëri bashkë me familjet e tyre. Po sot paradite, ushtarakët e NATO-s u njohën me portin e Durrësit, vizituan Muzeun Arkeologjik  dhe mbasdite Kalanë e Shkodrës. Më parë ata vizituan Muzeun Historik Kombëtar, Kalanë e Krujës dhe Pallatin e Brigadave, ndërsa më datën 12 maj do vizitojnë bazën e Pashalimanit dhe pasuritë turistike të bregdetit të Vlorës. Gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri ushtarakët përfaqsues të vendeve anëtare të NATO-s vlerësuan ecurinë e FA shqiptare si aleate e NATO-s dhe mikpritjen e bukuritë natyrore të vendit tonë. Më datë 13 ushtarakët e NATO-s mbyllin vizitën në vendin tonë.

Filed Under: Komente Tagged With: Shefqet Kercelli, Ushtarakë të NATO-s, vizitorë në Shqipëri

Pamje të Marinës amerikane gjatë natës

May 6, 2016 by dgreca

Flota Detare e SHBA është forca dominuese në oqeanet e botës. Përveç misionit të saj ushtarak, kjo Flotë e fuqishme mban hapur rrugët tregtare në oqeane dhe dete, në cdo cep të globit, lufton piraterinë dhe kryen misionet humanitare, gjitha këto janë pjesë përbërëse e detyrave të Flotës amerikane, {kujtojmë lexuesit se viktimave të tërmeteve të ndodhura në ishujt Malajzi-Indonezi e gjetkë, vitet e fundit,  ishte e para Flota amerikane që i erdhi në ndihmë}. Këto përgjegjësi të mëdha kërkojnë nga anëtarët e ekuipazhit të cdo anije që të jenë gjithmonë të gatshëm për të vepruar. Për të njohur më mirë këtë mision fisnik mbarëkombëtar “Businessinsider” ka publikuar disa foto fantastike të Marinës amerikane të realizuara gjatë operacioneve të zhvilluara natën. {SH.K}.


Filed Under: Komente Tagged With: gjatë natës, Pamje, Shefqet Kercelli, të Marinës amerikane

Detarët tanë realizojnë stërvitjen “Vlora-Sarex-2016”

April 29, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

Parditen e 27 prillit, në rajonin e gjirit të Vlorës u zhvillua stërvitja “Vlora-Sarex-2016” me pjesmarrjen e personelit dhe mjeteve detare të Flotiljes Detare Pashaliman{FDP} dhe institucioneve detare që veprojnë në qarkun e Vlorës. Stërvitja u zhvillua në zbatim të matricës kryesore të veprimtarive të Flotiljes Detare Pashaliman, si dhe planit vjetor të stërvitjeve në FDP.  Stërvitjen e ndoqën nga afër Zv/Ministri i Mbrojtjes z.Petro Koci, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Jeronim Bazo, Kryetari i Bashkisë Vlorë, z.Dritan Leli, Zv/Komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë, Adnand Agastra, etj. Qëllimi i stërvitjes “VLORA SAREX 16” ishte rritja e mëtejshme e kapaciteteve Operacionale të shtabeve, reparteve e mjeteve detare gjatë procesit të planëzimit dhe realizimit të Operacioneve të Kërkim-Shpëtimit (SAR) në bashkëpunim me institucionet e tjera që kanë interesa në det. Për mëse një orë efektivat e Grupeve Patrulluese, konkretisht Anijet “ORIKU P-132” “BUTRINTI P-134”, bashkë me gomonet e tyre, një anije e klasit “Drini” dhe “Bora”{Tip ARCHAngel}, dy mjete detare të shpejta nga Njësia e Lëvizshme Territoriale e Kufirit dhe Migacionit (Forca Delta) dhe një mjet detar i Drejtorisë Rajonale të Kufirit & Migracionit (Policia Kufitare), demostruan veprime të shpejta e profesionale në kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe zbatimit të ligjshmërisë Detare. Në këtë mënyrë institucionet detare që veprojnë në qarkun e Vlorës hodhën një hap tjetër për tu aftësuar në përballjen e emergjencave detare në Detin JON. Në fund Shefi i Shtabit të FA, Gjeneral-major Jeronim Bazo, përgëzoi efektivat pjesmarrës të kësaj stërvitje për përmbushjen me sukses të objektivave e synimeve të caktuara.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Detarët tanë realizojnë stërvitjen “Vlora-Sarex-2016”, Shefqet Kercelli

Ushtarakë të NATO-s Vizituan Pashalimanin në Vlorë

April 28, 2016 by dgreca

Ushtarakë të Komandës së NATO-s dhe Gardës së New Jersey-it vizituan Bazën  Detare të Pashalimanit/

Nga Shefqet Kërcelli/

Në zbatim të planeve të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë {FARSH}, me zyrën e Bashkëpunimit të SHBA në Ministrinë e Mbrojtjes të RSH, {ODC} për vitin 2016, gjatë kësaj jave zhvilloi një vizitë në vendin tonë një grup ushtarakësh të Komandës së NATO-s dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencës dhe diskutimi  i mënyrave të zhvillimit të trupës së nënoficerëve, trajnimit, edukimit dhe ecurisë në karrierë të  tyre. Fillimisht grupi i ushtarakëve të NATO-s, zhvilloi takime në Shtabin e Përgjithshëm të FA, ku u prezantua sistemi i edukimit të nënoficerëve të gradave të larta, promovimi i aftësive të tyre tekniko-profesionale, strategjia e nënoficerit, udhëzuesi i NATO-s për këtë qëllim, zhvillimi i standarteve, edukimi, e ardhmja e nënoficerit, kurset trajnuese të afruara dhe mësimet e nxjerra. Në vijim ushtarakët e NATO-s vizituan Komandat kryesore të FA, ku shpjeguan dhe diskutuan rreth detyrave, rolit dhe përgjegjsive të nënoficerit, barazisë gjinore, integrimi i personelit femër në strukturat ushtarake të SHBA, trajnimi dhe certifikimi i instruktorëve, roli dhe përgjegjsia e tij, etj.  Më datën 27 prill, nënoficerët e lartë të NATO-s vizituan Bazën Detare Pashaliman, ku mbas takimit me Komandantin e Bazës, nëpërmjet një brifingu të shkurtër u njohën me detyrat që zgjidh Flotilja Detare Pashaliman dhe roli që kanë në përmbushjen e misionit nënoficerët e detarët e niveleve të ndryshme. Ishte befasi e këndshme për miqtë e NATO-s dhe Gardës së New Jersey-it,  lundrimi në gjirin e Vlorës me anijen “Oriku”. Këtu ata u njohën jo vetëm me bukuritë natyrore të bredgetit vlonjat, por dhe me karakteristikat e reliefit të Karaburunit, maleve, kodrave dhe vecoritë e ishullit të Sazanit. Natyrisht ushtarakët miq panë nga afër shpellën e Haxhi Alisë dhe reliefin shkëmbor të bregdetit jonian. Këtu shfrytëzova rastin për ti prezantuar dhe rolin e Misionit amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së II-të Botërore, të cilët përdorën rajonin e Karaburunit dhe gjirit të Vlorës për të goditur nazi-fashistët në prapavijë. Por aktivitetet mes ushtarakëve tanë dhe të NATO-s nuk mbaruan me kaq. Njohja me traditën, zakonet dhe resurset turistike të Vlorës, ishte pjesë tjetër e programit. Si ishushtarak u ndjeva mirë kur pashë këta ushtarakë të rinj që kërcenin vallet shqiptare të gjithë trevave. Në fund të vizitës ushtarakët e dy palëve do analizojnë rezultatet e punës së këtyre ditëve dhe do saktësojnë projektet e bashkëpunimit për të ardhmen.

Filed Under: Kronike Tagged With: Pashalimanin në Vlorë, Shefqet Kercelli, Ushtarakë të NATO-s Vizituan

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT