• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KAPITENI SHQIPTAR NDEROHET NE KABUL

February 22, 2018 by dgreca

Gjeneral M. respketon kap. Feti VogliHolli i trimerise ne Kabulvendi ku u vendos pllaka per kap. feti.vogliceremoniaBusti i kap. Feti Vogli ne Zallher

Nderohet vepra e kapiten Feti Voglit, në Kabul të Afganistanit/

Fotografia dhe akti sublim i kapiten Feti Voglit u vendosën në Hollin e Trimërisë (Muri i të Rënëve) në Kabul, mes ushtarakëve të NATO-s, të rënë në krye të detyrës në Afganistan./

Nga Shefqet Kërcelli/
Me rastin e 6 vjetorit të rënies në krye të detyrës, të  Dëshmorit të Atdheut,  kapiten Feti Vogli, jeta dhe vepra e tij u nderuan  edhe në vendin ku ai dha jetën, në Afganistan.

Me këtë rast, më 20 shkurt 2018, në komandën e Misionit “Resolute Support” {RSM}, në Kabul, u zhvillua një ceremoni e veçantë ku morën pjesë ushtarakë shqiptarë që shërbejnë në strukturat e NATO-s, në Kabul, si dhe ushtarakë të vendeve aleate.

Fillimisht Gjeneral brigade Micheal R. Fenzel, Drejtori i Planifikimit të Mbrojtjes në misionin RSM në Afganistan, evidentoi aktin heroik te Kapiten Feti Voglit më 20 shkurt 2012, gjatë misionit të tij në Afganistan. Më pas Kolonel Altin Kurti, drejtues i radhës për kontigjentin shqiptar të “Resolute Support”, në emër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, falenderoi autoritetet e larta drejtuese të NATO-s, për nderin dhe mirënjohjen që treguan, duke vendosur kapiten Feti Voglin, Dëshmorin e Atdheut, në panteonin e të rënëve në Afganistan, pikërisht në vendin ku Ai dha jetën në krye të detyrës. Më pas të pranishmëve në ceremoni ju lexua jeta dhe vepra e Kapiten Feti Voglit, derisa u flijua në krye të detyrës.

Fotografia dhe akti sublime i kapiten Feti Voglit u vendosën në Hollin e Trimërisë (Muri i të Rënëve) në Kabul, mes ushtarakëve të NATO-s, të rënë në krye të detyrës në Afganistan.
Holli i Trimërisë (Hall of Valor), është një ambient, në muret e të cilit vendosen fotografi të të gjithë ushtarakëve të rënë në krye të detyrës në Afganistan. Kjo fotografi shoqërohet njëkohësisht me një mbishkrim rreth detyrave që kanë kryer të rënët gjatë karierës ushtarake.

Kapiten Feti Vogli, “Dëshmori i Atdheut”, dha jetën në krye të detyrës gjatë një operacioni të zhvilluar nga efektivat e Batalionit Special të Forcës Tokësore, në Afganistan, në bashkëpunim me forcat amerikane dhe afgane, që po punonin për ndërtimin e shkollës dhe qendrës mjekësore, në një zonë ku banorët e saj, jetonin nën kufijtë jetikë në infrastrukturë, arsimim dhe shërbim shëndetësor.

Ai ra heroikisht më 20 shkurt të vitit 2012, gjatë kryerjes së misionit COMBAT “Eagle 4”. Vdekja e kapitenit shënon dhe  humbjen e parë të FA shqiptare në një nga misionet më të vështira që ka ndërmarrë ndonjëherë NATO dhe aleatët e saj. Kapiten Vogli, ra në krye të detyrës në fushë-betejë, në emër të lirisë dhe të demokracisë, në luftë kundër demonëve të së keqes, për të siguruar një jetë më të mirë për popullin Afgan. Emri i tij tashmë është shkruar me germa të arta në piedestalin mbarëbotëror të lirisë, së bashku me qindra dëshmorë të vendeve të NATO-s.  Gjithashtu në nderim të aktit të tij sublim, në ambientet e batalionit Special të Forcave Tokësorë të FA shqiptare, është ngritur një bust i kapitenit, ku zhvillojnë rregullisht homazhe ushtarakët e këtij batalioni, miq dhe të afërm të Heroit.

Vendosja e fotografisë së Kapiten Voglit, në hollin e Trimërisë në Afganistan, mban gjallë dhe përjetson jetën dhe veprën e ushtarakut shqiptar, të rënë në krye të detyrës, njëkohësisht bën krenar gjithë popullin shqiptar.

Filed Under: Histori Tagged With: Ferit Vogli, nderohet ne Kabul, Shefqet Kercelli, Vepra e Kapitenit

Anije të Flotës së 6-të të SHBA stërviten me anije të Flotës Detare shqiptare

February 9, 2018 by dgreca

….dhe një përshëndetje e ëndërruar para 40 vitesh/1 FlotaNga Shefqet Kërcelli/

1 ok Flota 2

Më datën 7 shkurt 2018, anija flamurtare e Forcës Detare shqiptare, “Iliria”, {P-131}, zhvilloi një stërvitje të përbashkët me anijen e Flotës së 6-të të SHBA, destrojerin me raketa, të klasit Arleigh Burke, USS Ross DDG-71,  në detin Adriatik. Destojeri amerikan DDG-7,  është në përbërje të Flotës së 6-të të SHBA, me vendbazim në Rota të Spanjës. Anija mbështet operacionet e aleatëve të NATO-s dhe mbron interesat kombëtare të SHBA në Evropë. Gjatë kësaj stërvitje anija jonë “Iliria” kishte për qëlllim të zbulonte, identifikonte dhe siguronte anijen e NATO-s, detyrë të cilën e realizoi me efikasitet e profesionalizëm. Në përfundim të stërvitjes së përbashkët midis dy anijeve mike, Commander Bryan S. Gallo, Drejtues, Komandant i grupit të lëshimit të raketave të USS Ross (DDG 71) dhe Lt. Ryan Sisler, Oficeri ekzekutiv i DDG-71, Ross, përshëndetën ekuipzhin e anijes sonë “Iliria”, si detarë dhe si miq, ashtu sic dinë të përshëndetin detarët.

Fotografia e realizuar me mjeshtëri nga fotoreporteri i Flotës së 6-të të SHBA, Kyle Steckler, shpreh realizëm, dashuri detarësh dhe profesionalizëm në stërvitje të këtij lloji. Sigurisht,stërvitje të tilla të përbashkëta midis Flotës së SHBA dhe Forcës Detare, ne kemi disa vite që i realizojmë me sukses në detin Jon dhe Adriatik.

E pata ëndëruar këtë fotografi detarësh që në korrik të vitit 1986, kur kryqëzorët amerikanë lundronin për në Split dhe Kroaci për vizitë portuale dhe furnizim. Ndërsa ne i ndiqnim me syrin e radarëve, grykat e topave dhe silurat e anijeve. Një kakofoni që u vërtetua mbas rënies së murit të Berlinit.Ndërsa unë për një fjalë goje hëngra dënim e denigrim disavjecar si oficer profesionist me prirje perëndimore. Këtë histori reale do e përcjell në të ardhmen tek faqet e kësaj gazete.

Sot, më gëzon ky fakt, që një fotografi e tillë, traditë e përshëndetjes së detarëve,  e ëndërruar para 40 vitesh u bë realitet. Ta gëzojë brezi i ri i oficerëve, këtë sakrificë të brezit tonë.

Faleminderit kolegëve tanë të Flotës së 6-të të SHBA, me të cilët ne tashmë jemi lidhur ngushtë e pazgjithshmërisht, ashtu si një nyje e fortë marinarësh.

Shënim: Lajmi për këtë stërvitje është përcjellë dhe tek faqja zyrtare e Flotës së 6-të të SHBA, ndërsa për aktivitetin e DDG-71, Ross, do keni lajme të tjera në vijim.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Flota e 6 Amerikane, flota shqiptare, Shefqet Kercelli

SHBA ndihma per FA shqiptare

January 30, 2018 by dgreca

Remarks by Ambassador Lu at the Ceremony Marking the Donation of Flood Prevention and Control Equipmen/

1 Ndihma amerikane

Minister Xhaçka, Director Premçi, brave men and women of the Albanian Armed Forces,

Good afternoon.  I come with a simple message from your American allies — We believe in the heroism of Albanian soldiers, sailors and airmen.

We have seen this heroism in Afghanistan, in Iraq, in Bosnia, in Mali and in Latvia.

We have also seen this heroism at home in Albania in rescuing families from floods, fires and snow storms.  We have seen you build bridges, save children using helicopters, and care for the sick and wounded.

After last year’s terrible flooding, the U.S. military responded to your request to NATO for disaster relief equipment.

Today we are donating the first shipment of disaster response supplies, which have a total value of over $600,000, to the General Directorate of Civil Emergencies.  It includes rescue equipment such as four inflatable boats, 126 rescue diver wet suits, and 10 large military generators.  It also contains humanitarian supplies to support victims of disaster, including 1600 blankets, 600 sleeping bags, 100 heaters, and 15 tents.

1 Lu e ushtaraket

We believe in the heroism of the Albanian Armed Forces and we are proud to support them in their mission to save lives at home and overseas. 1 Lu flet

Fjala e Ambasadorit Lu në Ceremoninë e Dhurimit të Pajisjeve për Kontrollin dhe Parandalimin e Përmbytjeve

Ministre Xhaçka, Drejtor Premçi, burra dhe gra të guximshme të Forcave të Armatosura Shqiptare,

Ju uroj një pasdite të mbarë! Vij me një mesazh të thjeshtë nga aleatët tuaj amerikanë – ne besojmë në heroizmin e ushtarëve, marinarëve dhe pilotëve shqiptarë.

E kemi parë këtë heroizëm në Afganistan, në Irak, në Bosnjë, në Mali dhe në Letoni.

Gjithashtu, e kemi parë këtë heroizëm këtu në shtëpi, në Shqipëri, në shpëtimin e familjeve nga përmbytjet, zjarret dhe stuhitë e borës. Ju kemi parë të ndërtoni ura,  të shpëtoni fëmijë duke përdorur helikopterë dhe të kujdeseni për të sëmurët e të plagosurit.

Pas përmbytjeve të tmerrshme të vitit të kaluar, ushtria e SHBA-së iu përgjigj kërkesës suaj në NATO për pajisje ndihme në raste katastrofash.

Sot po i dhurojmë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dërgesën e parë të pajisjeve që përdoren në përgjigje ndaj katastrofave, të cilat kanë një vlerë totale mbi 600,000 dollarë. Kjo përfshin pajisje shpëtimi, të tilla si: katër barka gome, 126 kostume zhytësish dhe 10 gjeneratorë të mëdhenj ushtarakë. Dërgesa përmban gjithashtu furnizime humanitare në mbështetje të viktimave nga fatkeqësitë, përfshirë 1600 batanije, 600 dyshekë alpin, 100 ngrohësa dhe 15 tenda.Ne besojmë në heroizmin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe jemi krenarë që i mbështesim në misionin e tyre për të shpëtuar jetë, brenda dhe jashtë vendit.(Shefqet Kercelli)

Filed Under: Kronike Tagged With: per FA shqiptare, SHBA ndihma, Shefqet Kercelli

Atashetë ushtarakë të SHBA në Komandën e Forcës Detare

January 11, 2018 by dgreca

4-2

1-3

Nga Shefqet Kërcelli/

Më 11 janar 2018, në Komandën e Forcës Detare, zhvilluan një vizitë atashetë ushtarakë të SHBA, të akredituar në vendin tonë. Vizita u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit 2-vjeçar të atasheut ushtarak të SHBA, Kapiten i Rangut të II-të Sam G. Wartell, i cili ja la vendin Commander James Hilton. Në takim ushtarakët amerikanë u pritën nga Komandanti i Forcës Detare., Gjeneralmajor Ylber Dogjani dhe Shefi i Shtabit, Kapiten i Rangut të II-të, Arsen Mullaj. 3-3Fillimisht Gjeneral Dogjani, i uroi mirëseardhjen ushtarakëve miq, duke i uruar suksese secilit në detyrën e re. Në vazhdim të takimit u evidentua bashkëpunimi shumë vjecar midis dy vendeve dhe dy ushtrive tona, vecanërisht ndihma që ka dhënë Departamenti i Mbrojtjes i SHBA dhe Pentagoni për Forcën Detare.

2-3Kjo ndihmë ka konsistuar në reformimin dhe modernizimin e Forcës Detare, nëpërmjet pajisjes me aparatura dhe mjete të reja detare, riparimin dhe mirmbajtjen e tyre, trajnimin, arësimimin dhe kualifikimin e dhjetra kuadrove të Forcës Detare në Institucione e Baza të rëndësishme detare në SHBA, që kap vlerën miliona dollarë. Lidhur me këtë, Komandanti i Forcës Detare shprehu falenderim dhe mirënjohje për bashkëpunimin ushtarak dhe ndihmën e dhënë nga pala amerikane për Forcën Detare, duke vlerësuar në këtë kuadër dhe angazhimin e atasheut në largim, z. Wartell për rritjen e mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit gjatë kohës së qëndrimit të tij në vendin tonë. Nga ana e tyre ushtarakët amerikanë, vlerësuan bashkëpunimin e frutshëm me Forcën Detare, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë të jetë i tillë edhe gjatë mandatit të atasheut të ri, Commander James Hilton. Theksojmë se ushtarakët amerikanë krahas vizitës në Komandën e Forcës Detare, më parë zhvilluan vizita në Komandën e Forcës Tokësore dhe Ajrore. Ndërkohë pjesë e këtyre vizitave ishte dhe pritja e rezervuar nga Ministre e Mbrojtjes Zonja Xhacka për Atashetë ushtarakë Amerikanë. Në pritjen e rezervuar dy ditë më parë, Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka, i akordoi “Medaljen e Mirënjohjes”, atasheut ushtarak amerikan në largim, Kapiten i Rangut të II-të Sam G. Wartell. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë gjithashtu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, Ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Donald Lu, si dhe Drejtorë Drejtorish në MM dhe SHP. Ministrja Xhaçka, pasi i uroi mirëseardhjen Atasheut të ri ushtarak amerikan në vendin tonë, Kapiten i Rangut  II-të, James Hilton, vlerësoi kontributin 2-vjeçar të Commander Wartell, në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke i cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partnerin kryesor strategjik në fushën e mbrojtjes, Ministrja Xhaçka theksoi se:”Këto marrëdhënie tashmë kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në një proces modernizimi të Forcave të Armatosura, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake dhe veçanërisht të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Atashet ushtarake, Shefqet Kercelli, te SHBA

Armë të reja me mikrovalë kundër Koresë së Veriut

December 7, 2017 by dgreca

foto 2-2Ushtria amerikane mund të përdorë armët me mikrovalë për të shmangur luftën bërthamore me Korenë e Veriut. Rrjeti televiziv amerikan NBC thotë se, Shtëpia e Bardhë po e shqyrton këtë mundësi prej gushtit të këtij viti.foto 1 champ misile

Sipas saj, Uashingtoni disponon një raketë ende në faza eksperimentale, që mund të çaktivizojë sistemin raketor të Penianit. Raketa lëshohet nga avionët bombardues B-52. Kur fluturon mbi impiantet raketore, ajo lëshon energjinë e mikrovalëve, që nxjerrin jashtë funksionit brenda sekondave çdo sistem elektronik.

Një model i tillë i quajtur CHAMP po testohet në laboratorët e ushtrisë në Nju Meksiko.

Rezultatete tanishme janë optimiste.

Qendrat e Komandës dhe Kontrollit janë të pajisura me infrastrukturë elektronike, që mund të shkatërrohen nga energjia e fortë e mikrovalëve.Konflikti bërthamor mes SHBA e Koresë së Veriut është në prag shpërthimi, veçanërisht pas testimit nga Pheniani të raketës që fuste në rrezen goditëse të të gjithë territorit amerikan.

***

The US has developed microwave weapons that experts say can be used to prevent North Korea from launching missiles – by frying their electronics, according to a report.

The weapons — dubbed CHAMPs – can be fitted into cruise missiles launched by B-52 bombers to fly into enemy airspace at low altitudes and emit pulses of microwave energy to zap electronic systems.

“These high-powered microwave signals are very effective at disrupting and possibly disabling electronic circuits,” Mary Lou Robinson, who leads development of CHAMP at the Air Force Research Laboratory in Albuquerque, told NBC News.

The weapons were discussed during an August meeting at the White House related to the Hermit Kingdom, two officials with direct knowledge told the network.

Two Air Force officials told NBC that CHAMP, which is not currently in operation, could be ready for use quickly — possibly within days.

Advocates say CHAMP — which stands for Counter-electronics High Power Microwave Advanced Missile Project — can target the ground controls and the circuitry in the rogue regime’s missiles.

“Think about when you put something in your microwave that has metal on it,” said Sen. Martin Heinrich ( D-N.M.), a member of the Armed Services Committee who began his career as an engineer at the Air Force Research Laboratory in Albuquerque.

“You know how badly that goes? Imagine directing those microwaves at someone’s electronics,” he said.

Foto 1: A CHAMP missile, short for Counter-electronics High Power Microwave Advanced Missile Project. The 700-mile range missiles are capable of flying into enemy airspace at low altitude, getting close to targets and emitting a series of sharp pulses of microwave energy to disable electronic systems.

Foto 2: Mary Lou Robinson of the Air Force Research Laboratory explains the CHAMP missile. NBC News

Pergatiti për Diell-in, Shefqet Kërcelli

 

Filed Under: Kronike Tagged With: arme te reja, SHBA-Korea e Veriut, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT