• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FESTA E FLAMURIT KUQ E ZI NE AMBASADEN AMERIKANE

December 5, 2017 by dgreca

1 LU4 LU23 LU65

Ambasada e SHBA në Tiranë feston 105 vjetorin e pavarësisë/

Nga Shefqet Kërcelli/ Dielli/

 Ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale personeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për të uruar shqiptarët në 105 vjetorin e pavarësisë. Këtë festë diplomatët amerikanë e përcollën të veshur me kostumet karakteristike nga të gjithë trevat shqiptare, shoqëruar me këngë e valle popullore nga gjithë trevat. Në fund të fundit, ky gjest shpreh një akt dashurie e respekti për popullin tonë, kjo dhe nëpërmjet veshjeve tona tradicionale. Nuk ka më bukur. Faleminderit!

Në fakt personeli i Ambasadës po na befason cdo ditë jo vetëm me cilësinë e shërbimit që afron për qytetarët shqiptarë, por dhe me rubrikat e shumta për ngjarje historike e të bashkëpunimit shekullor midis dy popujve e vendeve tona, artin, kulturën, traditën, personazhet e spikatura shqiptaro-amerikanë, etj. Ndërkohë, më shumë se kushdo, Ambasada e SHBA ka mbështetur fuqishëm të drejtat dhe liritë e popullit tonë dhe reformat për vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri.(Shiheni lajmin edhe ne facebook(dielli vatra)

Filed Under: Featured Tagged With: ambasada amerikane Tirane, Festa e Flamurit kuq e zi, Shefqet Kercelli

Mundësia e luftës me Korenë e Veriut po “rritet çdo ditë”

December 4, 2017 by dgreca

Këshilltari H.R. McMaster: mundësia e luftës me Korenë e Veriut po “rritet çdo ditë”/

National Security Adviser H.R. McMaster gestures as he answers questions from members of the media during the daily briefing in the Brady Press Briefing Room of the White House, Thursday, Nov. 2, 2017. (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Këshilltari i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë H.R. McMaster, në një intervistë tek rrjeti CNN të shtunën tha se, mundësia e luftës me Korenë e Veriut po “rritet çdo ditë”.”Ka mënyra për t’u përballur me këtë problem, përveç konfliktit të armatosur, por është gjithjë e më e vështirë dhe nuk ka mbetur shumë kohë”, tha këshilltari H.R. McMaster, duke iu referuar udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-Un.Koreja e Veriut njoftoi javën e kaluar se tani ka kapacitetin të godasë territorin e Shteteve të Bashkuara, pasi bëri një prove me një raketë të re ndërkontinentale.Njoftime të medias, bëjnë të ditur se Pentagoni po studion disa vende në bregun perëndimor të vendit, ku mund të instalohen sisteme shtesë mbrojtjeje, pas kërcënimit të Phenianit për një goditje të mundshme në Shtetet e Bashkuara.

McMaster: Potential for war with North Korea ‘increasing every day’

White House national security adviser HR McMaster said Saturday that North Korea represents “the greatest immediate threat to the United States” and that the potential for war with the communist nation is growing each day.

“I think it’s increasing every day, which means that we are in a race, really, we are in a race to be able to solve this problem,” McMaster told an audience at the Reagan National Defense Forum in Simi Valley, California when asked if North Korea’s launch of an intercontinental ballistic missile Tuesday had increased the chance of war.

President Donald Trump remains committed to the complete denuclearization of the Korean Peninsula, McMaster said, adding that there are nonmilitary ways to deal with the issue, such as calling on China to impose greater economic sanctions against Pyongyang. McMaster noted that Beijing’s “tremendous coercive economic power” over North Korea.

“There are ways to address this problem short of armed conflict, but it is a race because he’s getting closer and closer, and there’s not much time left,” McMaster said, referring to North Korean leader Kim Jong Un. With every missile launch or nuclear test, Kim has improved his country’s capabilities, McMaster said.

“We’re asking China not to do us or anybody else a favor,” he said. “We’re asking China to act in China’s interest, as they should, and we believe increasingly that it’s in China’s urgent interest to do more.”

China should take unilateral action to cut off North Korean oil imports, McMaster said, adding, “you can’t shoot a missile without fuel.” He said that both he and Trump felt that a 100% oil embargo would “be appropriate at this point.”

But the national security adviser said Kim was extremely unlikely to change his behavior “without some significant new actions in the form of much more severe sanctions” and “complete enforcement of the sanctions that are in place.”

On military options, McMaster acknowledged that given North Korea’s fielding of conventional artillery and rockets aimed at Seoul, South Korea, “there’s no military course of action that comes without risk.” But he said that Pyongyang’s actions had made America’s alliances with Japan and South Korea “stronger than ever.” {përgatiti për “Dielli-in, Shefqet Kërcelli}.

Filed Under: Opinion Tagged With: H.R. McMaster: mundësia e luftës, me Korenë e Veriut, Shefqet Kercelli

“Oriku”, pjese e Operacioneve te NATO-s, Kthehet nga Egjeu

November 26, 2017 by dgreca

IMG_7589[1]Nga Shefqet Kërcelli/IMG_7616[1]

Sot paradite në molin Nr.4 të portit të Durrësit u zhvillua ceremonia e pritjes së anijes “Oriku”, e cila e mbylli me sukses misionin e saj në përbërje të Grupit Të NATO-s, “Sea Guardian”, në detin Egje. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Zonja Olta Xhacka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollcaku, Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandantë Repartesh, Drejtorë Drejtorish në Shtabin e FA, kuadro dhe detarë të Flotiljes Detare, drejtues të institucioneve detare, familjarë të ekuipazheve të “Orikut”, media të ndryshme etj. IMG_7478[2]Fillimisht ekuipazhit të anijes  “Oriku” i uroi mirëseardhjen Ministrja Xhacka, Shefi i shtabit Gjeneral Kollcaku dhe Komandanti i FD, Gjeneral Dogjani. Në vijim ekuipazhin e përshëndeti Komandanti i FD, Gjeneral Dogjani i cili në emër të efektivit të FD i uroi mirëseardhjen ekuipazhit të anijes “Oriku” dhe kontigjentit të 6-të, pjesmarrës në operacionin “Sea Guardian”. Gjeneral Dogjani tha se. ndjehem krenar që anija “Oriku” e ka përmbushur me sukses misionin e ngarkuar nga Komanda e FD, MM dhe Komanda e NATO-s. Gjatë misionit një vjecar detarët tanë duke u përballur me detin e egër të Egjeut kanë shpëtuar jetën e 917 personave , nga të cilat 150 gra dhe 95 fëmijë kryesisht nga Siria, Jemeni, Nigeria, Iraku dhe Somalia, të cilët janë nisur nga brigjet e Turqisë për në bregdetin Grek, drejt vendeve të Bashkimit Evropian, theksoi zoti Dogjani.  Ministrja e Mbrojtjes zonja Xhacka, mbasi i uroi mirëseardhjen Ekuipazhit të Anijes, vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga marinarët tanë në këtë mision, për të cilën ka marrë dhe vlerësime nga ushtarakët e NATO-s.  Ishte kënaqësi që në përbërje të këtij misioni ishin dhe dy femra, nderi dhe krenaria e këtij misioni. Vlerësoj profesionalizmin e ushtarakëve shqiptare të cilin e pashë dhe në Afganistan. Ndaj operacionet tona paqeruajtëse do të vazhdojnë ne te ardhmen, theksoi Ministrja Xhacka. Në fund të ceremonisë Komandanti i anijes “Oriku” i dorëzoi flamurin Ministres Xhacka, të cilën do ta mbajë anija “Butrinti”, që do vazhdojë misionin në detin Egje gjate vitit 2018.

Ishte një ceremoni e bukur sot që përkoi dhe me 26 nëntorin, ditën e ngritjes së flamurit në qytetin e Durrësit, plot 105 vjet më parë.

Filed Under: Kronike Tagged With: kthehet nga Egjeu, Oriku, Shefqet Kercelli

Këndi i Ambasadës së SHBA, ndër më të vizituarit në panairin e librit

November 22, 2017 by dgreca

EducationUSA në Shqipëri organizon për të tretin vit rradhazi Competitive College Club, i cili është një klub që zgjat 9 muaj dhe çdo muaj diskutohet mbi një temë të caktuar mbi studimet në Amerikë. Përzgjedhja bëhet mbi bazë të mesatares./

ambasadori lu ne kendin amerikan mes te rinjveIMG_72731 ambasada amerik

Nga Shefqet Kërcelli/

Ka disa vite që pjesë e panairit të librit në Tiranë, është Ambasada e SHBA në Tiranë nëpërmjet një këndi të vecantë. Në këtë kënd të vendosur zakonisht në anën e majtë të katit të dytë të panairit, gjen mjaft informacione për botimet e ambasadës në shqip e anglisht, tematikën e tyre të larmishme, ku trajtohet jeta, kultura, arti dhe diplomacia e SHBA, mardhëniet SHBA-Shqipëri në vite, perspektiva e tyre, etj.  Ky kënd të tërheq vëmendjen dhe të bën kureshtar jo vetëm nga mënyra e dizenjimit të pamjes së jashtme, ku në ballë është flamuri amerikan dhe shqiptar, por dhe problematikës që përcjell tek vizitorët. Më kryesorja është se stafi që shërben ka në përbërje djem dhe vajza të reja, shumica të arsimuar në SHBA, të cilët me plot kulturë e seriozitet përcjellin ide e mendime të dobishme për të interesuarit e shumtë. Njëherësh dhe vizitorët e këndit ishin shumica të rinj e të reja nga gjithë trojet shqiptarë. Natyrisht të rinjtë e të rejat e këndit Amerikan në Kukës, Vlorë e Tiranë, ishin mysafirë të vecantë.  Në pesë ditët e panairit, këndi amerikan kishte pjesë të audiencës jo vetëm personelin e ambasadës dhe vetë Ambasadorin Lu, por dhjetra të rinj e të reja nga qendrat tona universitare dhe shkollat e mesme. Kjo dhe për një arësye tjetër, sepse pjesë e këndit të Ambasadës ishte dhe Qendra Informative e Arësimit Amerikan në Shqipëri, {EDUSA-UMB}, stafi i të cilës afroi konsulencë falas për të gjithë të rinjtë shqiptarë që janë të interesuar të studjojnë në SHBA. Për të mësuar dicka rreth rolit dhe funksionimit të kësaj qëndre të re, i drejtohemi Zonjushës Aida Hudhri, {Këshilltare në EDUSA-UMB}, e cila na dha këtë shpjegim për gazetën “Dielli”:

Çfarë është EducationUSA?

Education USA është një rrjet prej 500 qendra informative në të gjithë botën, ku miliona studentë të vendeve të ndryshme marrin informacion të detajuar dhe të përditësuar për mënyrën e aplikimit dhe shkollimit në kolegjet dhe universitetet Amerikane. Ky rrjet i qendrave informative gëzon mbështetjen e plotë të Departamentit Amerikan të Arsimit. EducationUSA Albania financohet nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Konsulentët pranë qendrave informative kanë përvojën dhe kualifikimin e duhur lidhur me programet e studimit Bachelor dhe Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata i orientojnë dhe qartësojnë aplikantët, që të ndjekin në mënyrë vijuese hapat e duhur, të cilët do të përmblidheshin në 5 të tillë:

  1. Shqyrto alternativën më të mirë për arsimim;
  2. Financo studimet, duke aplikuar për bursë;
  3. Përfundo dokumentacionin për aplikim;
  4. Apliko për vizë studenti;
  5. Përgatit udhëtimin për në USA.

EducationUSA në Shqipëri organizon për të tretin vit rradhazi Competitive College Club, i cili është një klub që zgjat 9 muaj dhe çdo muaj diskutohet mbi një temë të caktuar mbi studimet në Amerikë. Përzgjedhja bëhet mbi bazë të mesatares.

Si çdo vit tjeter, EducationUSA Albania, mori pjesë në Panairi e Librit, tek stenda e Ambasadës Amerikane. Gjatë ditëve të panairit këshillueset e kësaj qëndre dhanë informacion mbi mënyrat dhe mundësitë e studimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E krahasuar nga vitet e kaluar, numri i të interesuarve që duan të vazhdojnë studimet në Amerikë është gjithmonë në rritje. Ata interesohen për studimet bachelor, master apo doktoraturë. Ditën e premte, date 18 nentor, u zhvillua seanca e Competitive College Club, që është një klub me nxënësit më të mirë që kanë si synim të vazhdojnë studimet në Amerikë. Anëtarët e klubit janë jo vetëm nga Tirana por edhe nga rrethet e tjera, si psh: Pogradeci, Kukësi, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Shkodra. Çdo muaj, klubi mblidhet mbi një temë të caktuar mbi studimet në Amerikë dhe këtë herë takimi ishte mbi provimet TOEFL dhe IELTS që janë dy nga provimet më të kërkuara nga universitetet dhe kolegjet në Amerikë dhe masin nivelin e gjuhës angleze të aplikuesit. Të ftuarit ishin përfaqësues të dy nga qendra e liçensuara në vendin tonë për këto dy provime, Lincoln Center për TOEFL dhe British Council për IELTS.

Sikurse thashë edhe më lart, numri i të interesuarve për të vazhduar studimet në Amerikë është në rritje. Në krahasim me vjet, këtë vit kemi një rritje prej 10 % të numrit të studentëve shqiptarë që studiojnë aktualisht në Amerikë.

Dy fjalë mbi sistemin e arsimit të lartë në ShBA

Po ta krahasojmë me sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri, institucionet e arsimit të lartë në SHBA nuk janë të organizuara dhe të menaxhuar në mënyrë të centralizuar. Ka më shumë se 4,500 institute të arsimit të lartë të akredituara që ndahen në publike, private, 4-vjeçare ose 2 vjeçare. Arsimi publik amerikan mbikëqyret nga Departamenti Amerikan i Arsimit. Kolegjet 2 vjeçare janë institucione më të vogla. Në përfundim të studimeve, kolegji ju pajis me Diplomë të Asociuar (Associate Degree). Kolegjet dy vjeçare kanë marrëveshje më kolegjet ose universitetet katër vjeçare për të bërë transferimin e krediteve të siguruara nga studentët në mënyrë që të vazhdojnë studimet për të marrë diplomën Bachelor. Për shkak të kësaj marrëveshje, studentët nuk japin asnjë provimin shtesë. Diploma Bachelor, në Amerikë, janë katër vite studimi. Ndryshimi midis kolegjit dhe universitetit 4 vjeçar është fakti se universitetet ofrojnë diplomë universitare dhe pasuniversitare, si dhe ofrojnë më shumë programe studimi sesa kolegjet për shkak të numrit të madhe të të regjistruarve.

Studentët që kanë një diplomë bachelor të ekuivalentuar me bachelorin amerikanë mund të vazhdojnë studimet për një program masteri. Kohëzgjatja e këtij programi është 1 ose vjeçar, ndërsa doktoratura zgjat 3 ose më shumë vite, në varësi të fushës së studimit.

Filed Under: Opinion Tagged With: kendi i Ambasades Amerikane, panairi i librit, Shefqet Kercelli

Perkujtohen të internuar në kampet naziste

November 20, 2017 by dgreca

Përkujtohet 74 vjetori i të rinjve durrsakë, të internuar në kampet naziste/1 ok Kampi perqendrimi

Nga Shefqet Kërcelli/

Sot paradite në lapidarin kushtuar të rinjve durrsakë, që u internuan në kampet naziste gjatë Luftës së II Botërore, u zhvillua një ceremoni përkujtimore për të nderuar e respektuar aktin e tyre heroik për lirinë e vendit. Ishin plot 43 të rinj durrsakë që sakrifikuan e flijuan deri frymën e fundit, në kampet shfarosëse naziste. Në ceremoninë e organizuar si cdo vit në lapidarin e Shkozetit, morën pjesë familjarë e të afërm të dëshmorëve, qytetarë durrsakë, përfaqsues të veteranëve antifashistë, detarë, drejtues të pushtetit qëndror e vendor, media të ndryshme, etj. Pikërisht në vendin e përkujtimit, 74 vjet më parë më 20 nëntor 1943, dhjetra të rinj durrsakë u grumbulluan dhe u syrgjynosën me dhunë në kampet naziste, duke shënuar një nga ngjarjet më të dhimshme për popullin durrsak dhe opinionin shqiptar. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, zoti Ardian Gurra, Drejtor i Kulturës në Bashkinë e Durrësit tha se, këta të rinj ishin patriotë të vërtetë, mbrojtës dhe mbështetës të ideve dhe ëndrrës për liri. Në mauzoleumin e dëshmorëve të qytetit prehen eshtrat e 43 të rinjve që humbën jetën në kampet e përqëndrimit për lirinë e vendit. Sakrificat dhe flijimi i tyre janë pjesë e kontributit të qytetarëve durrsakë në luftën antifashiste. Ishte pikërisht kjo luftë e qëndresë që e radhiti popullin tonë në anën e forcave përparimtare, demokratike e antifashiste të kohës, nënvizoi zoti Gurra. Në vijim pjesmarrësit mbajtën 1 minutë heshtje në nderim të dëshmorëve. Në fund të ceremonisë nga drejtuesit, subjektet dhe shoqatat e ndryshme u vendosën kurora e buqeta me lule në memorialin e ngritur për këtë qëllim.

Filed Under: Kronike Tagged With: në kampet naziste, Perkujtohen të internuar, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT