Ambasada e SHBA në Tiranë feston 105 vjetorin e pavarësisë/
Nga Shefqet Kërcelli/ Dielli/
Ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale personeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për të uruar shqiptarët në 105 vjetorin e pavarësisë. Këtë festë diplomatët amerikanë e përcollën të veshur me kostumet karakteristike nga të gjithë trevat shqiptare, shoqëruar me këngë e valle popullore nga gjithë trevat. Në fund të fundit, ky gjest shpreh një akt dashurie e respekti për popullin tonë, kjo dhe nëpërmjet veshjeve tona tradicionale. Nuk ka më bukur. Faleminderit!
Në fakt personeli i Ambasadës po na befason cdo ditë jo vetëm me cilësinë e shërbimit që afron për qytetarët shqiptarë, por dhe me rubrikat e shumta për ngjarje historike e të bashkëpunimit shekullor midis dy popujve e vendeve tona, artin, kulturën, traditën, personazhet e spikatura shqiptaro-amerikanë, etj. Ndërkohë, më shumë se kushdo, Ambasada e SHBA ka mbështetur fuqishëm të drejtat dhe liritë e popullit tonë dhe reformat për vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri.(Shiheni lajmin edhe ne facebook(dielli vatra)