• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prishtina kryeqytet libri, bashkon 100 botues shqiptarë

June 6, 2018 by dgreca

-Hapet Panairi i 20-të jubilar i librit në Prishtinë me 100 botues shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora, me rreth 1500 tituj të rinj e 5000 të tjerë, të viteve të fundit, ndërsa organizatorët presin mëse 40.000 vizitorë/

1 panairi 1 Bel1 edhe ramushi lexon1 ramushi ekspozonCameria1 ramushi fjalim1 ramushi lib

-Kryeministri Haradinaj: Ta vazhdojmë lidhjen me librin, sepse kështu do të jemi më të zot në atë çfarë bëjmë në jetë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 6 Qershor 2018/ Në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë, u hap mbrëmjen  djeshme Panairi i Librit e vijon sot edicioni i 20-të, jubilar, në të cilin deri në 10 qershor prezantohen mëse 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare me rreth 1500 tituj të rinj e 5000 të tjerë, të viteve të fundit, ndërsa organizatorët presin mëse 40.000 vizitorë.

Në ceremoninë e hapjes së panairit, qe e bën Prishtinën edhe kryeqytet libri,  organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se, “qeveria është e vendosur që të përkrahë botimin, shpërndarjen e librit, duke bërë lehtësira në taksa, me TVSH zero, por edhe me zbatimin ligjit, i cili do ta garantojë këtë, e që do të jetë funksional në muajin shtator”.

Kryeministri e cilësoi këtë vit jubilar, duke thënë se panairi i 20-të i librit meriton porosi të çmuar nga qeveria.“Porosia ime për ju sot, për ata që shkruajnë është: ‘shkruani se dilni në dritë’”, u shpreh kryeministri Haradinaj.
Më tej, ai tha se si brez i lirisë ka lexuar, është frymëzuar, ka marrë nga rilindësit, nga heronjtë, patriotët, burrat e zonjat e mëdha që ka dhënë kombi ynë për qëllimin më të madh, qëllimin e lirisë.
“Mendoj se njeriu që lexon është i lirë, ka liri. Ai që lexon është vetvetja, është sovran, sepse merr vendime dhe si i tillë lexuesi është fitues çdoherë. U bëjë thirrje qytetarëve të të gjitha moshave që ta vazhdojnë lidhjen me librin, sepse kështu do të jemi më të zotë në atë çfarë bëjmë në jetë”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Qeveria  udhëhequr nga ai, me të marrë mandatin ka vendosur që të zbresë taksën e TVSH-së në zero për botuesit e librit, si nismë për të përkrahur shkrimtarët, botuesit dhe për të nxitur lexuesit për blerjen e librit.

Në hapje të panairit të librit, ku morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, tha se kjo është ngjarja më e madhe kulturore e organizuar në Kosovë, ngjarja dhe organizimi më stabil për 20 vjet rresht. Duke kujtuar vitet e vështira kur është organizuar edicioni i parë i Panairit të Librit, ai porositi të gjithë që ta mbrojnë pastërtinë e gjuhës shqipe.

Duke qenë tashmë me traditë të konsoliduar, në 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, panairi i librit në Prishtinë ketë vit do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me jubile të mëdhenj të personaliteteve të historisë e letërsisë shqiptare:550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Vitin e Skënderbeut; 300 vjetorin e lindjes së Teodor Kavaliotit; 200 vjetorin e lindjes së Zef Jubanit; 100 vjetorin e lindjes së Tajar Hatipit, Vorea Ujkos, Spiro Çomorës dhe Pashko Gjeçit.Me aktivitete gjatë panairit të librit shënohen edhe jubile të personaliteteve  letrare  botërore: 200 vjetori i lindjes së Turgenjevit dhe 100 vjetori i lindjes së Moris Dryonit dhe i Solzhenicinit.Para 19 vitesh, menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, nga 17-22 nëntor, është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore në liri bashkë me një koncert të mbajtur në qytetin e Prizrenit të artistëve nga Kosova e Shqipëria.

SHËNIM DUKE VIZITUAR SHTËPITË BOTUESE NË PANAIR

Derisa vizitojmë shtëpitë botuese pjesëmarrëse në Panairin e Librit Prishtina 2018 takojmë shumë të njohur e miq. Ndalem ca më gjatë edhe te “Çamëria”, ku botuesi e shkrimtari, Arben Kondi, nga Shqipëria, ishte bashkë me shkrimtarin e gazetarin nga Kosova, Rrustem Geci, i cili më dhuron  librin ku është bashkëautor me Festim Lato, me titull “Republika e Çamërisë”.  Tek bisedojmë, flasim edhe për një reportazh timin futuristik shkruar e botuar para më shumë se 20 viteve me titull “Kufiri i ëndrrës”, që do ishte nga Çamëria te Molla e Kuqe, të ribotuar këto ditë te Gazeta DIELLI, organ i VATRËS në SHBA…

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kryeministri Haradinaj, panairi i librit, Prishtine

Këndi i Ambasadës së SHBA, ndër më të vizituarit në panairin e librit

November 22, 2017 by dgreca

EducationUSA në Shqipëri organizon për të tretin vit rradhazi Competitive College Club, i cili është një klub që zgjat 9 muaj dhe çdo muaj diskutohet mbi një temë të caktuar mbi studimet në Amerikë. Përzgjedhja bëhet mbi bazë të mesatares./

ambasadori lu ne kendin amerikan mes te rinjveIMG_72731 ambasada amerik

Nga Shefqet Kërcelli/

Ka disa vite që pjesë e panairit të librit në Tiranë, është Ambasada e SHBA në Tiranë nëpërmjet një këndi të vecantë. Në këtë kënd të vendosur zakonisht në anën e majtë të katit të dytë të panairit, gjen mjaft informacione për botimet e ambasadës në shqip e anglisht, tematikën e tyre të larmishme, ku trajtohet jeta, kultura, arti dhe diplomacia e SHBA, mardhëniet SHBA-Shqipëri në vite, perspektiva e tyre, etj.  Ky kënd të tërheq vëmendjen dhe të bën kureshtar jo vetëm nga mënyra e dizenjimit të pamjes së jashtme, ku në ballë është flamuri amerikan dhe shqiptar, por dhe problematikës që përcjell tek vizitorët. Më kryesorja është se stafi që shërben ka në përbërje djem dhe vajza të reja, shumica të arsimuar në SHBA, të cilët me plot kulturë e seriozitet përcjellin ide e mendime të dobishme për të interesuarit e shumtë. Njëherësh dhe vizitorët e këndit ishin shumica të rinj e të reja nga gjithë trojet shqiptarë. Natyrisht të rinjtë e të rejat e këndit Amerikan në Kukës, Vlorë e Tiranë, ishin mysafirë të vecantë.  Në pesë ditët e panairit, këndi amerikan kishte pjesë të audiencës jo vetëm personelin e ambasadës dhe vetë Ambasadorin Lu, por dhjetra të rinj e të reja nga qendrat tona universitare dhe shkollat e mesme. Kjo dhe për një arësye tjetër, sepse pjesë e këndit të Ambasadës ishte dhe Qendra Informative e Arësimit Amerikan në Shqipëri, {EDUSA-UMB}, stafi i të cilës afroi konsulencë falas për të gjithë të rinjtë shqiptarë që janë të interesuar të studjojnë në SHBA. Për të mësuar dicka rreth rolit dhe funksionimit të kësaj qëndre të re, i drejtohemi Zonjushës Aida Hudhri, {Këshilltare në EDUSA-UMB}, e cila na dha këtë shpjegim për gazetën “Dielli”:

Çfarë është EducationUSA?

Education USA është një rrjet prej 500 qendra informative në të gjithë botën, ku miliona studentë të vendeve të ndryshme marrin informacion të detajuar dhe të përditësuar për mënyrën e aplikimit dhe shkollimit në kolegjet dhe universitetet Amerikane. Ky rrjet i qendrave informative gëzon mbështetjen e plotë të Departamentit Amerikan të Arsimit. EducationUSA Albania financohet nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Konsulentët pranë qendrave informative kanë përvojën dhe kualifikimin e duhur lidhur me programet e studimit Bachelor dhe Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata i orientojnë dhe qartësojnë aplikantët, që të ndjekin në mënyrë vijuese hapat e duhur, të cilët do të përmblidheshin në 5 të tillë:

  1. Shqyrto alternativën më të mirë për arsimim;
  2. Financo studimet, duke aplikuar për bursë;
  3. Përfundo dokumentacionin për aplikim;
  4. Apliko për vizë studenti;
  5. Përgatit udhëtimin për në USA.

EducationUSA në Shqipëri organizon për të tretin vit rradhazi Competitive College Club, i cili është një klub që zgjat 9 muaj dhe çdo muaj diskutohet mbi një temë të caktuar mbi studimet në Amerikë. Përzgjedhja bëhet mbi bazë të mesatares.

Si çdo vit tjeter, EducationUSA Albania, mori pjesë në Panairi e Librit, tek stenda e Ambasadës Amerikane. Gjatë ditëve të panairit këshillueset e kësaj qëndre dhanë informacion mbi mënyrat dhe mundësitë e studimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E krahasuar nga vitet e kaluar, numri i të interesuarve që duan të vazhdojnë studimet në Amerikë është gjithmonë në rritje. Ata interesohen për studimet bachelor, master apo doktoraturë. Ditën e premte, date 18 nentor, u zhvillua seanca e Competitive College Club, që është një klub me nxënësit më të mirë që kanë si synim të vazhdojnë studimet në Amerikë. Anëtarët e klubit janë jo vetëm nga Tirana por edhe nga rrethet e tjera, si psh: Pogradeci, Kukësi, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Shkodra. Çdo muaj, klubi mblidhet mbi një temë të caktuar mbi studimet në Amerikë dhe këtë herë takimi ishte mbi provimet TOEFL dhe IELTS që janë dy nga provimet më të kërkuara nga universitetet dhe kolegjet në Amerikë dhe masin nivelin e gjuhës angleze të aplikuesit. Të ftuarit ishin përfaqësues të dy nga qendra e liçensuara në vendin tonë për këto dy provime, Lincoln Center për TOEFL dhe British Council për IELTS.

Sikurse thashë edhe më lart, numri i të interesuarve për të vazhduar studimet në Amerikë është në rritje. Në krahasim me vjet, këtë vit kemi një rritje prej 10 % të numrit të studentëve shqiptarë që studiojnë aktualisht në Amerikë.

Dy fjalë mbi sistemin e arsimit të lartë në ShBA

Po ta krahasojmë me sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri, institucionet e arsimit të lartë në SHBA nuk janë të organizuara dhe të menaxhuar në mënyrë të centralizuar. Ka më shumë se 4,500 institute të arsimit të lartë të akredituara që ndahen në publike, private, 4-vjeçare ose 2 vjeçare. Arsimi publik amerikan mbikëqyret nga Departamenti Amerikan i Arsimit. Kolegjet 2 vjeçare janë institucione më të vogla. Në përfundim të studimeve, kolegji ju pajis me Diplomë të Asociuar (Associate Degree). Kolegjet dy vjeçare kanë marrëveshje më kolegjet ose universitetet katër vjeçare për të bërë transferimin e krediteve të siguruara nga studentët në mënyrë që të vazhdojnë studimet për të marrë diplomën Bachelor. Për shkak të kësaj marrëveshje, studentët nuk japin asnjë provimin shtesë. Diploma Bachelor, në Amerikë, janë katër vite studimi. Ndryshimi midis kolegjit dhe universitetit 4 vjeçar është fakti se universitetet ofrojnë diplomë universitare dhe pasuniversitare, si dhe ofrojnë më shumë programe studimi sesa kolegjet për shkak të numrit të madhe të të regjistruarve.

Studentët që kanë një diplomë bachelor të ekuivalentuar me bachelorin amerikanë mund të vazhdojnë studimet për një program masteri. Kohëzgjatja e këtij programi është 1 ose vjeçar, ndërsa doktoratura zgjat 3 ose më shumë vite, në varësi të fushës së studimit.

Filed Under: Opinion Tagged With: kendi i Ambasades Amerikane, panairi i librit, Shefqet Kercelli

Hap siparin panairi i librit “Tirana 2015”

November 11, 2015 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/
U cel sot në pallatin e Kongreseve panairi i librit “Tirana 2015”. Nga data 11 deri më 15 nëntor 2015, dhjetra shtëpi botuese e botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia po ekspozojnë botime të tyre, si të viteve të kaluara dhe ato më të fundit, me tematike, zhanre e gjini të ndryshme. Është fakt që numuri i botimeve gjatë këtyre viteve është përmirësuar ndjeshëm në sasi e cilësi. Por c’po ndodh me lexuesin shqiptar? Me keqardhje konstatojmë se numuri i vizitorëve dhe lexuesve shqiptarë po pakësohet ndjeshëm nga viti në vit, më e theksuar kjo tek të rinjtë shqiptarë. Nga një vëzhgim i thjeshtë, por dhe nga takimet me botues të ndryshëm, të gjithë ma shprehën këtë shqetësim të tyrin. Tashmë është fakt që situata e librit është në krizë, më thotë një botues. Botimet po bien, mjaft shtëpi botuese e librari po falimentojnë. Kjo lidhet jo vetëm me situatën ekonomike dhe internetin, por dhe me politikat zhvillimore dhe fiskale të shtetit ndaj botimeve. Nuk ka subvencione dhe investime nga shteti në këtë fushë të rëndësishme, që ka të bëjë me të ardhmen e kombit shqiptar. Dhe këtu në panair, taksa për truall është marramendëse. Ne me shitjet tona nuk mund të mbulojmë as ¼ e kësaj që po paguajmë. S’dimë si do shkojë kjo punë, thotë një botues tjetër. Ndërkohë për hir të së vërtetës duhet të pranojmë që janë botuar e përkthyer plot libra të mrekullueshëm, por mjaft blerës shkojnë drejt politikanëve të cilët reken ti japin librat me autografe. Kjo sepse politikanët tanë kanë mundësi financimi, reklamimi e marketingu, më shumë se kushdo në panairet tona të librit. S’lamë gjë pa politizuar ne shqiptarët. Në këtë grup të priviligjuarish futen dhe disa gazetërë që fillojnë reklamën e librit pa e botuar ende. Këto lloj politikash e demagogjish e c’orientojnë lexuesin tonë për të përzgjedhur librin e duhur, me ato pak lekë që ka ndarë për të blerë nonjë libër, sipas traditës së lëxuesit e dashamirësve të librit. Natyrisht mjaft lexues janë të prirur drejt librave bestseller, librave historikë e filozofikë. Këtë vit, për herë të parë në këtë panair u ekspozuan dhe libra dixhitalë. Gjithsesi kjo risi teknologjike nuk ka për të ndryshuar situatën e librit në Shqipëri. Tashmë nuk mund të fshihet fakti që shqiptarët i janë larguar librit. Ndaj është domosdoshmëri që si në fusha të tjera dhe për librin, duhet një strategji e vecantë ku të bashkërendojnë punën e tyre institucionet shtetërore dhe subjektet private. Ka disa vite që po ndjek panairet e librit, por pamja që të afron ky aktivitet mbarëkombëtar, nga viti në vit bëhet më trishtuese për librin. Kjo vihej re dhe në fytyrat e botuesve të ndryshëm që i vinin qark eksponateve të tyre por dhe të kolegëve. Gjatë vizitës sime të fundit në SHBA, shkova dhe tek biblioteka publike e New Yorkut. Madje i dhurova një libër nga botimet e mija kësaj biblioteke, ku mora qindra falenderime e urata nga personeli i saj. Ata e vlerësonin tej mase kulturën e dhurimit të një libri. Por ajo që vura re të paktën për 5 ditë qëndrimi atje ishte frekuentimi i kësaj biblioteke. Në cdo orë të ditës pashë qindra njerëz të grupmoshave të ndryshme që nuk rreshtin duke hyrë e dalë në këtë bibliotekë madhështore. Sigurisht për kushtet e ndryshme social-ekonomike dhe kulturore nuk mund të bëjmë krahasime mes dy vendeve, por libri është një, ai i ndricon mëndjen cilido njeriu, kudo që të jetë. Por c’po ndodh me ne shqiptarët në raportin me librin?! Kjo situatë duhet të na shqetësojë të gjithëve. Rrugë e mundësi për ta përmirësuar ka sa të duash, mjafton të jetë dëshira dhe vullneti i mirë i të gjithëve. Gjithsesi le të shpresojmë që ditët e tjera numuri i dashamirësve të librit do rritet në panairin “Tirana-2015”.

Filed Under: Kulture Tagged With: “Tirana 2015”, panairi i librit, Shefqet Kercelli

Artikujt e fundit

  • At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare
  • QË DRITA E DITURISË PËRPARA TË NA SHPJERË…
  • Në 44 vjetorin e rënies se Tahir e Nebih Mehës
  • Çfarë përmban projektligji i madh i Trump? Triliona në ulje taksash, ndryshime në Medicaid…
  • Në Philadelphia u organizua panairi shqiptar
  • “Ukshin Hoti ishte filozofi i rezistencës”
  • 63 vjet Orkestra Simfonike e RTSH
  • Samiti i KPE në Tiranë – Liderët ndajnë vizionin për Europën, luftën në Ukrainë dhe integrimin në BE: “Së bashku në rendin e ri botëror”
  • “Le të ulërijmë”
  • SHËNIMI NDËRKOMBËTAR I 80 VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË MAUTHAUSENIT
  • EVROPIANËT NË TIRANË: FESTË TË MADHE KA SOT SHQIPËRIA—HANI E PINI DHE RRËMBENI…
  • Anëtarë të Komitetit Shtetëror për Kultet në Shqipëri vizituan Vatrën
  • FEDERATA “VATRA” DHE GAZETA “DIELLI” PËRKUJTOJNË EDITORIN DALIP GRECA NË 3 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM
  • Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e Jasharajve në Prekaz
  • “Samiti Europës në 16 Maj, privilegj dhe sfidë serioze e Republikës së Shqipërisë”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT