• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA, bombarduesit strategjikë të gatshëm për luftë

October 24, 2017 by dgreca

Tensionet nga Azia në Lindjen e Mesme, kriza bërthamore me Korenë e Veriut dhe dueli me Rusinë po shtyjnë Pentagonin të marrë një vendim historik.22728777_291063141392663_2867131301472542316_n

Forcat Ajrore amerikane duhet të mbajnë bombarduesit nuklearë strategjikë në gjendje të vazhdueshme alarmi, gati për të sulmuar në disa baza. Gjenerali David Goldfein, Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore, tha për web-in e Sigurisë Kombëtare Defense One, se liderët ushtarakë po detyrohen t’i përshtateshin realitetit të situatës globale në të cilën gjenden. 22687578_291063208059323_3557223619632753379_n“Bota është bërë një vend i rrezikshëm; kemi regjime që na kërcënojnë hapur për përdorimin e armëve bërthamore”, tha Gjenerali David Goldfein. Goldfein theksoi se, urdhri nuk është dhënë ende, por sipas tij ishte vetëm çështje kohe, e përgatitjet kishin nisur. Kjo lloj gatishmërie e bombarduesve nuk është parë që prej kohës së luftës së ftohtë.

22552745_291063324725978_5464209347016999080_nNë rast të dritës jeshile, një flotë bombarduesish B-52 me armë nukleare, do të viheshin në pozicione sulmi, gati për t’u nisur brenda ditës. Është parashikuar gjithashtu hapja e 9 pistave ku do të qëndrojnë në pritje mjetet gjigande, simbol i arsenalit amerikan. Ndërkohë është rinovuar edhe ndërtesa që do të presë rreth 100 ushtarakët që do të përbëjnë ekuipazhin e bombarduesve. Përpos bombardueseve, parashikohet edhe mobilizimi i mjeteve të tjera për mbikëqyrjen, inteligjencën dhe komandën e avancuar për të operuar në rast konflikti bërthamor. Njoftimi vjen pak ditë pasi kreu i CIA-s, zoti Mike Pompeo paralajmëroi se, Koreja e Veriut ishte vetëm disa muaj larg perfeksionimit të armëve bërthamore,  në gjendje për të sulmuar territorin amerikan.

By Marcus Weisgerber, Defense One.

BARKSDALE AIR FORCE BASE, La. — The U.S. Air Force is preparing to put nuclear-armed bombers back on 24-hour ready alert, a status not seen since the Cold War ended in 1991.That means the long-dormant concrete pads at the ends of this base’s 11,000-foot runway — dubbed the “Christmas tree” for their angular markings — could once again find several B-52s parked on them, laden with nuclear weapons and set to take off at a moment’s notice. “This is yet one more step in ensuring that we’re prepared,” Gen. David Goldfein, Air Force chief of staff, said in an interview during his six-day tour of Barksdale and other U.S. Air Force bases that support the nuclear mission. “I look at it more as not planning for any specific event, but more for the reality of the global situation we find ourselves in and how we ensure we’re prepared going forward.” Goldfein and other senior defense officials stressed that the alert order had not been given, but that preparations were under way in anticipation that it might come. That decision would be made by Gen. John Hyten, the commander of U.S. Strategic Command, or Gen. Lori Robinson, the head of U.S. Northern Command. STRATCOM is in charge of the military’s nuclear forces and NORTHCOM is in charge of defending North America. Goldfein, who is the Air Force’s top officer and a member of the Joint Chiefs of Staff, is asking his force to think about new ways that nuclear weapons could be used for deterrence, or even combat. “The world is a dangerous place and we’ve got folks that are talking openly about use of nuclear weapons,” he said. “It’s no longer a bipolar world where it’s just us and the Soviet Union. We’ve got other players out there who have nuclear capability. It’s never been more important to make sure that we get this mission right.” During his trip across the country last week, Goldfein encouraged airmen to think beyond Cold War uses for ICBMs, bombers and nuclear cruise missiles.     Për “Diell-in”, Shefqet Kërcelli

Filed Under: Politike Tagged With: bombarduesit strategjikë, SHBA, Shefqet Kercelli, të gatshëm për luftë

Dje dhe sot, Dita Amerikane ne Korce

October 22, 2017 by dgreca

donald Lu

Nga Shefqet Kercelli/

Kjo fundjavë solli një prej aktiviteteve më të veçanta në qytetin e Korçës, Diten amerikane. Ne kete kuader me daten 21 dhe 22 tetor, ne qytetin juglindor u zhvilluan aktivitete te shumta kulturore-artistike kushtuar emigracionit te banoreve te Korces ne SHBA si dhe miqesise shqiptaro-amerikane. Diten e djeshme per te pranishmit u dha gjithashtu nje koncert me repertor e kengetare te njohur nga te gjitha trevat.Nderkohe pjese e kesaj feste te vecante u be dhe ambasadori Lu se bashku me personel nga Ambasada.

Marrëdhënia e gjatë e Korçës me emigracionin në Amerikë, prej më se një shekulli, u festua me aktivitete simbolike në “Pazarin e vjetër” të qytetit, ku prania e diplomatit Lu ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.Ai vizitoi ekspozitën e hapur me materiale, foto dhe letra nga jeta e shqiptarëve në Amerikë ndër vite, ku edhe u njoh me historinë e hershme të emigracionit për disa prej familjeve të qytetit juglindor.

Gjithashtu Zoti Lu vlerësoi shumë prej elementëve të spikatur në qytetin e Korçës.“Mësuesja ime e parë në Amerikë për gjuhën shqipe ishte korçare dhe një nga fjalitë e para që kam mësuar ishte ‘Ja korçare, ja hiç fare. Kam mësuar gjithashtu që ushqimi dhe muzika nga Korça janë më të mirat. E sidomos birra nga Korça, sigurisht më e mirë”, tha ambasadori Donald Lu gjate shetitjes ne pazarin e Korces.

Më tej, zoti Lu vizitoi edhe këndin e kuzhinës, ku simbolikisht ishin përgatitur gatime tradicionale amerikane. Ambasadori pranoi jo vetëm të shijonte këto gatime, por nuk hezitoi që për pak kohë të bente dhe kuzhinierin. Theksojme se organizimi i festave te tilla sjell ne kujtesen e shqiptareve jo vetem emigracionin ne SHBA, por i sherben direkt forcimit te miqesise tradicionale midis dy popujve tane.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Dita Amerikane ne Korce, DJE DHE SOT, Shefqet Kercelli

SI U VODHEN KLEITIA ILIRE, DHE U ZEVENDESUAN ME VAZO GREKE

October 16, 2017 by dgreca

Ja si u vodhën Kleitia Ilire pa vlerë tregtare, por me vlerë historike, dhe u lanë vazo greke 50 mijë USD copa/kleitia

Gazetari i vjetër durrsak, Thanas Mustaqi, në një postim në Facebook, ka hedhur dritë mbi një moment të trishtë të historisë së Muzeut Arkeologjik në Durrës./

3 vazo2

Në vitin e mbrapshtë 1997, edhe Muzeu Arkeologjik nuk i shpëtoi vjedhjes dhe shkatërrimit të disa objekteve që ndodheshin në ambientet e tij, e që sipas arkeologëve të njohur të Durrësit “hoqën e grabitën atë pasuri, e cila në treg nuk është e kushtueshme, por në studimet arkeologjike dhe në identitetin tonë si pasardhës të qytetërimit dhe kulturës ilire ishte me vlera të jashtëzakonshme”.1 vazo

Zoti Mustaqi nënvizon në postimin e tij, se gjatë grabitjes nuk u morën vazot greke që në tregun e zi kapnin vlerën 50 mijë USD copa, por u vodhën Kleitia ilire pa vlerë tregtare, por që ishin objekte të periudhës ilire. Mustaqi nuk harron të kujtojë edhe Uran Sabriun, që ndërsa po përpiqej të mbronte muzeun, është qëlluar nga hajdutët dhe ka vdekur.  “Uran Sabriu, një dëshmor monumentesh i kohëve moderne, në vitin e mbrapsht 1997”, shkruan gazetari Mustaqi.2 Arkeol

Postimi i plotë:Një korrigjim i nevojshëm 1997.
Në muze u vodhën Kleitia ilire pa vlerë tregtare dhe u lanë vazo greke 50 mijë USD copa. “Bust i një gruaje ilire nga Dyrrhachium-i me emrin Kleitia (Kleitia Lusand Haire). Shekulli II p.e.s. Punuar në gur. 34 cm i lartë. Gjendet në Muzeun Arkeologjik të Durrësit”, që e postova në FB. Kështu shkruhej në albumin “Shqipëria arkeologjike”, 1971. Por m’u kujtua se në 14 mars 1997, bashkë me prof. Fatos Tartarin, kemi qenë në mjediset e muzeut të vjetër arkeologjik, që sapo ishte grabitur (për këtë kam botuar një fotoreportazh me ngjyra në ish-gazetën “Dita Informacion”). 
Po më thoshte prof. Tartari: “Shih, paskan grabitur objekte të periudhës parahelenistike, ilire. Këto sende të grabitura janë enë prej balte, armë prej metali, bronzi, hekur. U morën figurina e skulptura. Një e tillë është skulptura Kleitia (busti i saj) me veshje ilire. Emër të tillë nuk e kanë as grekët, as sllavët. Të shohësh atë skulpturë, vëren kulturën e krehjes së flokëve, mjeshtërinë e punimit të metalit”.
Kështu, Kleitia nuk dihet se ku ndodhet.
Prof. Tartari thotë objektet që vodhën grabitësit misteriozë ishin të gjitha të ekspozuara. Hynë në fonde dhe prishën disa objekte me keqdashje. Ata vodhën vetëm objekte të periudhës ilire. 
Aty kishte vazo që shkonin në 50 mijë dollarë copa, por nuk i morën. Nuk morën asgjë përveç objekteve të periudhës ilire. 
Morën një qelq mozaik, që ishte i periudhës ilire, që është shumë i rrallë. 
Vjedhja u bë jashtë orarit të punës, pas orës 17:30. Ishte e mirorganizuar nga specialistë. Për prof. Tartarin vjedhja ishte e organizuar nga brenda, kjo është e padiskutueshme. 
Nuk morën monumente e objekte të kulturës së periudhës greke, që kushtojnë shumë në treg (shih fotot). 
Përkundrazi, hoqën e grabitën atë pasuri, e cila në treg nuk është e kushtueshme, por në studimet arkeologjike dhe në identitetin tonë si pasardhës të qytetërimit dhe kulturës ilire ishte me vlera të jashtëzakonshme. 
Ndërkaq, pati dhe një ngjarje tragjike, që më ka prekur personalisht. Mësova se shoku im dhe i Bardhyl Agasit në gjimnazin “Naim Frashëri”, Uran Sabriu, që kishte një lokal përballë muzeut arkeologjik, teksa po përpiqej të mbronte muzeun, është qëlluar nga hajdutët dhe ka vdekur. 
Uran Sabriu, një dëshmor monumentesh i kohëve moderne, në viti e mbrapsht 1997.

Fotot:

  1. Busti i femrës ilire me emrin Kleitia (Kleitia Lusand Haire), emër që nuk e kanë as grekët as sllavët. Shekulli II p.e.s. Punuar në gur. 34 cm i lartë. Gjendej në Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe u vodh më 13 mars 1997. Nuk kishte vlera tregtare, por historike dhe kombëtare.

Objekte që nuk u vodhën dhe që kishin vlerë tregtare mbi 50 mijë dollarë copa:

1.Enë me figura të kuqe (shek. III para erës sonë), sipas albumit “Shqipëria arkeologjike”, 1971. 
 2.Amforë me figura të kuqe (shek. III para erës sonë), sipas albumit “Shqipëria arkeologjike”, 1971. 
3. Amforë me figura të kuqe (shek. III para erës sonë), sipas albumit “Shqipëria arkeologjike”, 1971.

{Përgatiti për “Diell-in”, Shefqet Kërcelli}

Filed Under: Histori Tagged With: KLEITIA ILIRE, Shefqet Kercelli, SI U VODHEN

100 vite më parë, kartmonedhat e para shqiptare

October 12, 2017 by dgreca

kater karmonedhat e emetuara me 10 tetor 2017Nga Shefqet Kërcelli/2 franga

Plot 100 vite më parë, më 10 tetor 1917, u hodh në qarkullim Seria C e kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës, me dy prerje, gjysëm dhe një Frangë. Këto kartëmonedha njihen edhe si kartëmonedhat e para shqiptare, të cilat përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të disa prej ngjarjeve më madhore të historisë kombëtare, siç ishte shpallja dhe veprimtaria e Krahinës Autonome të Korçës.1 franga

Këtë lajm e rikonfirmon Banka e Shqipërisë, në një postim të saj në rrjetin FB, dy ditë më parë ku thuhet:2 franga ok

100 vite më parë, më 10 tetor 1917, u hodh në qarkullim Seria C e kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës, me dy prerje, Gjysmë dhe Një Frangë. Këto kartëmonedha njihen edhe si kartëmonedhat e para shqiptare, të cilat përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të disa prej ngjarjeve më madhore të historisë kombëtare, siç ishte shpallja dhe veprimtaria e Krahinës Autonome të Korçës.  Kjo seri ndryshon nga dy të parat për shkak të ndryshimit të statusit të krahinës. Tani kartëmonedha nuk mban më legjendën “Shqipërië Vetqeveritare”, por “Republika Shqiptare”. Përveç mbishkrimit, simbolet dhe dekoracionet janë po ato të dy emetimeve të para, por të nënshkruara tashmë nga Vasil Kondi, mbajtësi i radhës i kryesisë së Këshillës Qeveritare dhe Drejtori i Zyrës së Financës, Nikollaq Zoi. Legjenda dhe vlera e këtyre kartëmonedhave janë shkruar në të dyja gjuhët, shqip dhe frëngjisht. Në faqen e pasme të tyre, lart në të djathtë, kanë vulën e rrumbullakët me shqiponjë në mes, rreth së cilës shkruhet: “Direksia e Financës Korçë”. Pamja e të gjitha emisioneve të kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës u gdhend nga një ushtar francez, i quajtur Davier, të cilit në shenjë mirënjohjeje për realizimin e klishesë së kartëmonedhave, iu dhurua një orë e artë.

Ndërkohë duke shfletuar katalogun e Bankës së Shqipërise, vendimi i parë për të shtypur këto kartëmonedha i përket Këshillit të Republikës Autonome të Korçës dhe daton në janar 1917.

Dy muaj me vonë, më 17 mars, shtypshkronja e Arqimidh Evangjelit nxorri nga botimi 15 mije cope te kartemonedhes 1 frang. Ajo u emetua në emër të “Shqipërie Vetqeveritare” dhe kishte shqiponjën dykrenore si simbol të shtetit shqiptar. Emetimi i nje kartemonedhe me emrin frang dhe me kurs te barabarte kembimi me frangen franceze teorikisht duhej te mbeshtetej ne nje rezerve ari, e cila thjeshte nuk ekzistonte. Por administrata e Korçes e gjeti zgjidhjen duke garantuar shkembimin e kartemonedhave te emetuara me te ardhurat nga taksat e pullave fiskale dhe te tregjeve. Ne vitin 1918, qyteti pati nje buxhet prej 1.75 milione frangash ari. Kjo qe nje shume e konsiderueshme, nese marrim parasysh se dita e punes ne ate kohe paguhej zakonisht dy apo tre franga. Marredheniet me francezet gjithsesi qene shume te komplikuara. Dy vjet me vone, kur Lufta e Pare Boterore po i afrohej fundit dhe fuqite e boshti qene ne terheqje, francezet e anuluan protokollin e dhjetorit 1916 dhe kjo u pasqyrua ne kartemonedhat e fundit te emetuara nga Korça. Kesaj here, nuk pati me referenca per Shqiperine Vetqeveritare apo per Republiken. Katër emetimet e fundit dolën thjeshte si produkt i qytetit dhe mbanin mbishkrimin “Korça”.

Nënvizojmë se, Shteti shqiptar i lindur nga Kongresi i Lushnjës duket se mësoi shumë nga eksperienca e Korçes, ndërsa funksionimi i administrates autonome lehtësoi perpjekjet e shtetit shqiptar per te ruajtur teresine territoriale vitit 1913. Frangu leter me kurs këmbimi fiks me monedhat e arit te standardit te Unionit Latin, u bënë formalisht monedha zyrtare e vendit, ndërsa në mungesë të bankës kombëtare, bashkitë e tjera u lejuan të kryejne emetimet e kartemonedhave te tyre.

Lidhur me këtë cështje koleksionisti Niko Kotherja sqaron se,

Në vitin 1916, ushtria franceze zvëndesoi ushtrinë bullgare në Korçë, si pjese e luftimeve mes forcave te boshtit dhe atyre të Antantes ne Frontin e Selanikut. Shqiperia qe pushtuar ne kete kohe nga te dy krahet e perplasjes se madhe Europiane dhe efektivisht qe nje front mes ushtrive te Ententes dhe atyre te boshtit, por ne pergjithesi, luftimet ne territorin shqiptar qene te pakta. Pasi moren kontrollin e Korçes, francezet dukshem deshironin qe ne kete zone te kishte vetem qetesi. Si nje zgjidhje ekonomike, duket se u vendos qe nje keshill vendes prej 14 qytetaresh, mes te cileve, Themistokli Germenji e Sali Butka te ngarkohej me qeverisjen e zones se pushtimit, e cila perfshinte qytetin e Korçes dhe rrethinat Bilisht, Kolonje, Gore e Opar. Shqiptaret duket se e shfrytezuan mire rastin. Ata arriten te marrin nje protokoll bashkepunimi nga ushtaraket franceze, permes te cilit garantuan perdorimin e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare, perdorimin e flamurit kombetar dhe emetimin e nje kartemonedhe. Organizmi i ri mori emrin “Krahina Autonome e Korçes”, por kartemonedha e saj ishte dukshem kombetare dhe republikane. “Davieri qe nje ushtar francez (i cili) gdhendi ne dru shqiponjen, e cila ishte zgjedhur si elementi qe do te vendosej ne kartemonedhe dhe per kete merite atij ju dhurua nje ore e lare me ar, nje nga vleresimet me te larta te kohes”, shpjegon Kotherja, duke rrefyer fillesat e nje historie tjeter, e cila e bashkengjiti Shqiperine me vone ne sistemin monetar te njohur si “Unioni Monetar Latin”, ne te cilin qendroi deri ne vitin 1939. Kllapat e kartemonedhes te gdhendura nga ushtari i ri francez, u derguan ne shtypshkronjen e Arqimidh Vangjelit, e cila qe hapur ne vitin 1903 dhe qe me 1917, u vendos ne sherbim te Krahines Autonome te Korçes. “Numri i serise se tyre u vendos me nje makineri te veçante e cila per kohen mund te quhej nje makineri inteligjente, sepse sa here kartemonedha futej atje ajo stamponte numrin e radhës”, sqaron zoti Kotherja.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 100 vite më parë, e para shqiptare, kartmonedhat, Shefqet Kercelli

Fëmijët nga Kosova, mirënjohje për ushtarët amerikanë

October 9, 2017 by dgreca

1 VloraKANSAS CITY: Vlora Çitaku – Ambasadorja e Republikës së Kosovës, në Washington, ka shkruar në rrjetin e saj Facebook këto ditë se, ka përjetuar momente të veçanta me fëmijët e Kosovës, të cilët i kanë dërguar kartolina në Ditën e Kujtimeve, ushtarëve Amerikanë, që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të NATO-s. 1 ok LetraAjo shkruan se, janë rreth 100 fëmijë të moshave të ndryshme nga Kosova, të cilët kanë shkruar kartolina për ushtarët amerikanë të NATO-s. Kështu  vogëlushët në mënyrën e tyre kanë shprehur falenderimet dhe admirimin e tyre për kontributin e e SHBA dhe NATO-s në Kosovë. Nëpërmjet emocioneve të tyre ata kanë shprehur falenderimet e tyre se, ushtarët amerikanë dhe të vendeve të tjera të NATO-s, ndihmuan që vendi i tyre Kosova, tash e sa vite të gëzojë lirinë, dhe të kenë mbrojtjen e tyre të vazhdueshme.

1 Ushataret “Momente emocionale nga kartolinat që u dërguan nga fëmijët kosovarë për ushtarët e SHBA-së në Ditën Përkujtimore, të cilat arritën në destinacionin e tyre përfundimtar! Kartolina këto që u pritën me emocione nga ushtarët e Divizionit të 1-të të Këmbësorisë, të cilët ishin edhe ndër trupat e para të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, për të hyrë në Kosovë në Operacionin e Përbashkët për Mbrojtjen e Kosovës”, është shprehur Çitaku. 2 ÇitakuMë tej ambasadorja nuk fsheh edhe ndjenjat e saj për këto kartolina faleminderimi, të cilat zonja Çitaku i ka quajtur mesazhe nga fëmijët tanë, që dinë të përshkruajnë më së miri mirënjohjen e popullit të Kosovës, ndaj kombit amerikan. Përveç kësaj, sipas Ambasadores së Kosovës, në Washington, Vlora Çitaku, disa nga kartolinat do të vendosen në stendat e muzeut ushtarak të Divizionit të -rë të Këmbësorisë në Fort Riley, Kansas, si një kujtesë e prekshme e lidhjes midis Forcave të Armatosura të SHBA dhe popullit të Kosovës.

Ju lumtë dora dhe mëndja fëmijëve nga Kosova, për këto letra të përzemërta falenderimi mbi rolin e ushtarëve amerikanë në clirimin e Kosovës dhe ruajtjen e pavarësisë së saj. Këto letra përcjellin mesazhin e mirënjohjes dhe miqësisë së përjetshme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan. {Shënimi im. Shefqet Kërcelli, bashkepunetor i Diellit}.

Filed Under: Politike Tagged With: Fëmijët nga Kosova, Mirenjohje, për ushtarët amerikanë, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT