Teatri u prish në orët e hershme të mëngjesit. Media shkroi se ndodhi në orën 4 e 30. Kryeministri Rama nuk i dëgjoi zërat as të Aleancës për Teatrin, as të ndërkombëtarëve, të Presidentit Meta, Jo se Jo. Edhe pse Presidenti Ilir Meta, e dërgoi për herë të dytë në Gjykatë Kushtetuese këtë çështje, ai nuk priti. Meta i kërkoi Gjykatës të shfuqizojë si antikushtetues ligjin special “Fusha” dhe të ndalet rrëzimi i Teatrit Kombëtar, derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për ligjshmërinë e këtyre hapave nga qeveria.
Argumenti i Presidentit ishte: “Përmes këtij akti, shqiptarët sot po rrezikohen të humbasin një pasuri publike me interes të lartë kombëtar. Me prishjen e tij, trashëgimia kulturore dhe identiteti kombëtar që mishërohet në këto godina, synohen të zhduken, dhe memorja jonë e përbashkët kolektive, të humbasë. Ky vendim i Këshillit të Ministrave vazhdon të bartë qëllimin antikushtetues për cenimin e pasurive pronë publike që janë të lidhura ngushtësisht me trashëgiminë kulturore kombëtare dhe identitetin kombëtar”.
Presidenti ashtu si opozita e akuzuan kryeministrin për lidhje me Mafien: “Mafia urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për Mafien në pushtet. Ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm”.
Presidenti I zbrazi të gjitha bateritë, por kryeministri nuk u tund. Ai e sfidoi presidentin dhe qytetarët që mbronin kauzën e Teatrit.
As ultimamtumi i Monikës dhe i Lulit, nuk e zmbrapsën Ramën. Pas manovrës ligjore të ndryshimit të pronësisë duek ia kaluar në vartësi të Bashkisë, me anë të policisë, ai nisi shembjen e teatrit në orët e para të mëngjesit të së Dielës, 17 Maj. Mediat vendase dhe ato ndërkombëtare nisën trasmetimin e kronikave që nga mëngjesi dhe trasmetuan pamje me dron.
Forcat e shumtat policore dhe mjetet e rënda të Institutit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur shembjen.
Policia është konfrontuar me artistët, që që po mbronin Teatrin Kombëtar të cilët, së bashku me disa figura politike të opozitës janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që e gjithë zona pombrohet nga forcat e policisë. Githëandej u lëshuan thirrje:Poshtë Diktatura!
Mbrojtësit e Teatrit me Edmond Budinën në krye kanë bërë thirrje për mosbindje civile të qytetarëve. Edhe opozita! Por Rama nga ana e tij ka postuar një video në rrjetin social Facebook ku ka shkruar se personat qe kundërshtojnë ndërtimin e teatrit, janë po ata, të njëjtët që kanë kundërshtuar çdo projekt rindërtimi në Tiranë.
Policia ka arrestuar fillimisht rreth 37 veta mes tyre edhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, gazetarin Alfred Lela e të tjerë.
Pas lirimit nga policia Monika Kryemadhi ka folur me tone të ashpra: “Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre”.
Kreu i opozitës Lulzim Basha,ka reaguar ashpër. Ai tha se ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër!
Turma vazhdon të qëndrojë në shesh dhe të protestojë dhe të mbajë fjalime kundër qeverisë që ka instaluar dikturën, sipas tyre.