Nga Keze Kozeta Zylo/
Klubi i Karatesë “Ulqini” u paraqit denjësisht dhe profesionalisht në turneun ndërkombëtar të 21-të. Ata jo vetëm që kanë vite që sterviten në këtë sport kaq të dashur dhe të vështirë, por ndërkohë dhe trainimi në Amerikë këto ditë nga kampionët kombëtarë amerkanë Ariel David dhe legjenda amerikane Hanshi Bernard Scarda ishin frytdhënëse.
Klubi i famshëm i Karatesë “Ulqini” ka për kryetar z.Gjergj Daboviq, menaxher z.Skender Tahiri dhe kryetrainer Z.Ruzhdi Rama, të cilët erdhën në Amerikë nën kujdesin e trainerit të ekipit të karatesë në Staten Island nga z.Safet Tahiri. Z.Tahiri me banim në Staten Island është mik i afërt me legjendën e Shatokan, z.Hanshi Bernard Scarda i cili ka praktikuar artet marciale mbi 50 vjet.
Të gjithë garuesit kur i takuam para kampionatit ishin shumë optimist për fitore dhe përfundimisht ia arritën qëllimit. Përgatitja e tyre fizike detyrimisht i përgatit dhe shpirtërisht, ata luftojnë me mendje dhe me zemër, sepse nje pjesëmarrje e një garuesi në gara pa zemër do të ishte thjesht një kufomë.
Në datën 24 Prill Klubi I Karatesë “Ulqini” mori pjesë në turneun ndëkombëtar të 21-t.Hiraldo’s Kai Shobukan në Queens, New York.
Në këtë turne morën pjesë 14 shtete me rreth 500 garues.
Shtetet qe moren pjese ishin: Dominican Republic, Puerto Rico, Canada, Colombia, Texas,
Boston, Rhode Island, Pensylvania, New York, New Jersey, Venezuela, Panama, Haiti.
Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 9 garues në Kata dhe luftra individuale të cilët korën një sukses të jashtëzakonshëm. Ata morën gjithsej 13 medalje, prej të cilave 3 të arta, 2 të argjendta dhe 8 të bronxta.
Medaljet e arta i morën Marko Daboviq dhe Hantija Ibroci, në Luftra, ndërsa Seida Suma në Kata individuale.
Medalje të argjendtë fituan Antigona Ranoviq dhe Ronald Jacoviq në luftra individuale.
Medaljen e bronxtë e fituan këta garues: Dardan Ceka 2 të bronxta, një në kata dhe një në luftra, Antigona Rama një të bronxtë në kata individuale, Adnan Kuqi një të bronxtë në luftra individuale, Diellëza Rama 2 të bronxta, një në kata dhe një në luftra. Edin Kraja 1 të bronxtë në luftra individuale dhe Marko Daboviq një të bronxtë në kata Individuale.
Fitoren e tyre të merituar e përshëndetën mijëra shqiptarë anë e mbanë si dhe spektatorët shqiptarë dhe amerikanë që morën pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar. Tek karateistët e Ulqinit, pashë trimërinë në sytë e tyre, guximin kur luajtën me kundërshtarin dhe thjeshtësinë kur morën 13 medalje të njëpasnjëshme, një sukses i madh për Kombin dhe për Klubin e Karatesë “Ulqini” në turneun ndërkombëtar.
27 prill, 2016
New York