Nikolla e Buja: Së shpejti do të unifikojmë kurrikulat/
-Nxënësit e Shqipërisë dhe Kosovës, shumë shpejt do të mësojnë me një tekst unik, i cili do të miratohet nga qeveritë e të dy vendeve.
Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, deklaroi sot nga qyteti i Kukësit se dy qeveritë kanë arritur një standard të ri të unifikimit të kurrikulave.
“Ajo çka po ndodh me arsimin mes Shqipërisë dhe Kosovës është më shumë se një marrëveshje, është një standard i ri. Këto muaj kanë shërbyer për një unifikim, kemi ekipe të përbashkëta që punojnë në mënyrë të unifikuar për kurrikulën e re dhe unifikimin e të gjithë sistemit”, theksoi Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Ndërkaq, homologu i saj i Kosovës, Ramë Buja, deklaroi se “përbashkimi dhe njësimi i kurrikulave është çështja kryesore dhe punët kanë ecur nga komisionet e ekspertëve. Nuk ka pse të ketë një libër ndryshe në Tiranë dhe në ndryshe në Prishtinë. Unifikimi do të ndodhë shumë shpejt pasi jemi në prag të një ngjarje të madhe mes dy vendeve”.(Ylli Pata)
Shkollat shqipe festojnë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës si dhe treva tjera e diasporë po shënohet sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit. Kjo ngjarje historike për arsimin shqip sot është ditë festive për të gjithë shqiptarët dhe shkollat shqipe. Përmes manifestimeve të ndryshme festive kulturore dhe artistike do të shënohet kjo datë në të gjitha shkollat shqiptare, në shenjë kujtimi për mësuesit e shkronjave të para. Dita e Mësuesit lidhet me 7 marsin e vitit 1887, ku në Korçë hapet mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë.dhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë. Manifestime me rastin e kësaj date do të organizojnë edhe shkolla me mësim shqip në diasporë
NE KERKIM TE BASHKEPUNIMIT PER SHKOLLAT SHQIPE NE ZONEN E TRE SHTETSHIT
Hidhen hapat e parë për jetëgjatësinë e shkollës shqipe në diasporë; shtimin e nxënësve, ngritjen e kualitetit dhe nivelit të mësimit të gjuhës shqipe, kulturës, traditës, historisë, sportit , këngës dhe valles, kulturës e artit tonë kombëtarë, nëpërmjet mësimeve plotësese me fëmijët shqiptarë në diasporë/
NGA BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Ka ardhur koha që të ndryshohet kjo praktikë. Shkolla shqipe në diasporë duhet institutionalizuar, ashtu si kan vepruar ose veprojnë edhe komunitetet e tjera . Deri më sot shkollat shqipe në emigrim janë krijuar me mbështetjen e shoqatave, kishës dhe xhamisë, ose edhe me inisiativa krejt personale, me numër tepër të kufizuar nxënësish, mënyra të tilla – por që dihet se nuk kanë pasur asnjëherë sukses, për tja arritur qëllimit .
Vetëm në Nju Jork,( Staten Island, Brooklyn dhe Bronx), që mbahen si qendrat shqiptare ku gjithmon ka pasur shkolla shqip, në 50 vjetët e fundit janë hapur e mbyllyr disa herë shkollat shqipe. Të vetmet shkolla që kan pasur deri tani kountinitet dhe sukses, kan qenë shkollat e hapura pranë kishës dhe xhamisë, të cilat duhet theksuar se nuk kan pasur vetëm karakter fetar, por edhe kombëtar; aty është bërë mësimi i gjuhës shqipe, , historia, arti e kultura, sporti, si dhe janë mësuar këngë e valle shqiptare.
Por, tash që kemi dy shtete shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë, ministritë përkatëse dhe dy konsullatat e përgjithëshme, të këtyre dy vendeve në Nju Jork, të cilat kan hedhur ide dhe inisiativa të përbashkëta që :” Vështirësitë fizike për ndjekjen e shkollave shqipe për mesimin plotësues, si fillim në zonën e ashtuquajtur e Tri- Shteteve, ( mungesa e kohës, sigurimi i plan programeve për fëmijët e diasporës, sigurimi i mjeteve mësimore, dhe ndoshta edhe ndonjë ndihmë finanaciare,pra mungesa e fondeve),të bashkëpunojnë në një Trup Konsultative/Kordinuese të Shkollës Shqipe, ose si quhen ndryshe këtu në Amerikë “Board of Education”
Kjo, sipas dy përfaqësuesve të shteteve tona, Ambasadorit Bekim Sjediu – Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës, dhe zotit Dritan Mishto Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, në Nju Jork,:” Do bëjnë që ato( shkollat shqipe) të mos mbyllen, dhe të çelen sërish e kështu të tejkalojnë përballjen e tyre me vështirësi funksionimi, dhe mungesë të theksuar efekasiteti e cilësie. Përtej atij vullnetarizmit, apo ndonjëher edhe asaj egos personale, në emër të një patriotizmi folklorik, kërkohet që funksionimi të bëhet sipas një eksperience të përbashkët. Pra, institucionalizimi i këtyre shkollave dhe nismës për krijimin e një Brodi Edukativ ose një Trup Konsultativ/Kordinues të Shkollës Shqipe . Të cilat do të hartojn një plan program kërkesash i përbashkët, dhe me nivel i të gjitha këtyre shkollave, që do të orientojë në marrëdhënien së pari në mes këtyre shkollave dhe më pasë mes përfaqësuseve tanë të dy shteteve me këto shkolla, në diasporë.
Pikërishtë, për këtë qëllim u mbajtë në mjediset e Konsullatës së Përgjithëshme të Kosovës, në Nju Jork, të premten pasdite një takim bashkëbisedues me Drjetorë/përfaqësues të shkollave shqipe, të cilat veprojnë në zonën e Tri-Shtetshit, New York- New Jersey- dhe Connecticat.
Në këtë takim morën pjesë Zera Musliu dhe Gonxhe Meta nga bordi i Shkollës shqipe pranë Fondit të Përbashkët Shqiptar në qytetin e Patersonit në New Jersey, Mustafa Qose Drejtorë i Shkollës Shqipe në Bronx dhe Qemal Zylo Drejtorë i dy i shkollave shqipe AlbaLife, në Brooklyn dhe Staten Island.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi gjendjen momentale në shkollat Shqipe që veprojnë në këtë Tre-Shtetësh, nisma për themelimin e Trupit Konsultativ/Kordinues të Shkollës Shqipe të cilat veprojnë në zonën e Tri – Shtetshit – New York, New Jersey dhe Connecticat, vështrimet e paraqitura në pytësorin dhe rekomandimet e dhëna, plani i punës si dhe mbështetja nga Konsullata e Përgjithëshme e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ambasdori Bekim Sjediu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, i cili udhëhoqi këtë takim tha në fillim të fjalës së tij se në radhë të parë, ai dëshironte të vlersojë rolin dhe kontributin e diasporës në ruajtjen e indetitetit tonë kombëtar. Dhe, njëhereshit të vinte në pahë atë punën e madhe që kan bërë deri tani këto shkolla të, cilat si u shpreh ai jan të vetmet që po punojn me gjenerata e reja në komunitetin shqiptarë.
Më tej ambasadori Sejdiu, sqaroi se :”Ideja jonë, është që këtë bashkëpunim të cilin e kemi pasur deri tani me mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, nga dy shtetet tona – Shqipëria dhe Kosova, t’a konkretizojmë , dhe kjo do të varet më shumë nga ju ” iu drejtua ia pjesamrrësve në këtë takim.
Në këtë aspekt, nëvizojë ai ne si konsullata kemi një ide që të krijojmë një Trup Kosultativ ose Bord Edukativ me shkollat shqipe, në New Jersey, Connecticut, dhe New York , ku jeton edhe pjesa më e madhe e komunitetit shqiptarë të Amerikës.
Dhe, që nëpërmjet këtij Trupi Konsultativ dhe nëpërmjet një strategjie të re, të cilën do ta diskutojmë edhe në një takim që parashihet të mbahet më fund të prillit me Ministrinë e Diasporës, duam ta bëjmë edhe më rezultative mbarvajtjen e shkollave shqipe në diasporë.
“Ne mendojmë , u shpreh Sejdiu, se ka ardhur koha për të krijuar një mekanizëm që do formalizojë dhe do të koordinojë sadopak punën mes shkollave shqipe, të paktën në zonën që thirret e Tri-Shteteve, dhe që përfshinë New Jersey,dhe New Yorkun dhe Connecticut .Kjo, sipas tij do tua lehtësojë edhe më shumë punën e këtyre shkollave, por do të ketë edhe më shumë efikasitet, mbasi afektet e kësaj pune, tha ai do të jenë të varura nga shkëmbim eksperiencat e punës suaj me shkollat. Dhe ideja dhe qëllimi ynë pra i Konsullatës së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë, është fare e qartë për të i ndhmuar dhe bërë sa më kualitative, dhe me jetëgjatësi këtë mision që keni marë për hapjen e shkollave shqipe” u shreh Sejdiu.
Më pas fjalën e mori Dritan Mishto, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, në Nju Jork, i cili tha se duke e ngritur në një nivel të till të komunikimit dhe bashkëveprimit shkollën shqipe në diasporë , ska dyshim që do të rritet efektiviteti i shkollës shqipe, por edhe prindërit dhe fëmijët do të jenë më të interesuar për të sjell fëmijët e tyre në këto shkolla.
Për këtë zoti Mishto, mendon se edhe shkëmbimi i eksperiencës mes shkollave, s.p.sh kemi shkollën shqipe të Patersonit që ka 25 vjet, apo edhe të shkollave të tjera që jan hapur 20 apo 30 vjet më parë në Bruklin, Bronx, e Staten Island, do të sjellën një risi të re në zhvillmin e shkollës shqipe në diasporë.
Kurse krijimin një Trupi Konsultativ ose Bordit Edukativ , zoti Mishto e sheh si diçka krejt normale edhe nga ana administrative, për të siguruar edhe fonde por edhe libra dhe mjetet e tjera, që sipas tij, do të vijnë në rend të parë me kërkesa të përbashkëta. Mishto, tha jo si po veprohet deri tani – kur secili ka kërkesat e tij dhe vepron jashtë këtij konteksti që mendojmë ne – Pra, mendon ai të krijohet Trup Kordinues ose Bord Edukativ që do të jetë ai i cili do të formulojë kërkesat dhe do të përgatisë sipas eksperiencës së tyre dhe plan programet e përshtatëshme për shkollat në disaporë.
“Unë mendojë, tha konsulli Dritan Mishto, se duhet dalë nga ai ngërçi që po punon aktualisht çdo shkoll këtu, sipas atyre karakteristikave që keni krijuar ju vetë, dhe pavarësisht se si i keni themeluar dhe se si funksiononi ju, mendojë se në këtë shkolla ne duhet të kalojmë tash të gjithë bashkë në një ide të tillë për të ia arritur edhe qëllimit. Dhe, për të patur një zë të vetëm për t’u përfaqësuar edhe para shtetit amerikan, me kërkesat për ambjent dhe ndoshta edhe për ndihmë financiare. Kjo ide, u shpreh ai gjithashtu lehtëson edhe dy shtete tona – ministritë përkatëse për të gjetur një “gjuhë’ të përbashkët komunikimi në rradhë të parë, mes vetit dhe pastaj për të vazhduar me një program më adekuate ashtu si e kërkon edhe koha.”
Në fund e morën fjalën edhe Zera Musliu dhe Gonxhe Meta, Mustafa Qose dhe Qemal Zylo të cilët folën për shkollat e tyre, vështërsitë që po përballen, dhe dhanë mendimet e tyre, lidhur me nismën e Konsullatës së Përgjithëshme të Shqipërisë dhe Kosovës, për themelimin e një Trupi Konsultativ/Kordinues të Shkollës Shqipe në zonën e Tri – Shtetshit –
Me, konkluzionin që bëri konsulli i Kosovës Fatmir Zjami, se :”Me themelimin e një Trupi Konsultativ përveç se do të mundësohet komunikimi më i mirë ndërmjet shkollave shqipe, gjithashtu, do të përfaqsohen në mënyrë më të denjë interesat e shkollave, nga mbështetja insitutucionale e Misioneve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe Ministrive përkatëse, si dhe të auoriteteve lokale të këtyre shteteve”, u mbyll ky takim për t’ja lënë rradhën takimeve të tjera.