• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJOFTIM I SHOQATES SE SHKRIMTAREVE SHQIPTARO-AMERIKANE

September 9, 2014 by dgreca

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë organizon Audiencë me Shkrimtarët:Yllka Filipi, Pierre Pandeli Simsia dhe Marjana Zeneli Bulku’
Programin e moderon Raimonda Moisiu/
Takimi do të zhvillohet Ditën e Diel, 21 Shtator 2014 ,- ora 1.30 p.m.në Monroe College –King Hall, 2501 Jerome Ave, Bronx NY 10468.
Audienca do të zhvillohet në dy séanca. Në fazën e parë secili nga shkrimtarët promovues, do të prezantojë një përmbledhje të krijimtarisë së tij, duke i ilustruar me fragmente të zgjedhura, prozë apo poezi nga veprat e tij/saj.
Seanca e dytë do të jetë më aktive në formën e një tryeze të rrumbullakët bashkëbiseduese , jo thjesht me pyetje përgjigje për letërsinë, por edhe shkëmbim idesh ,–mbi të fshehtat, sfidat e labirinthet e procesit krijues, pasi në audiencë bëhet fjalë për autorë me përvojë e pjekuri krijuese letraro-artistike, në prozë, poezi, përkthim e publicistikë . Do t’i lemë hapësirë spontanitetit dhe larmishmërisë së përvojave letrare, nga vetë autorët dhe pjesëmarrësit dashamirës në audiencë me qëllim për të bindur një audiencë skeptike me pikëpamjet e merituara të këtyre shkrimtarëve, dhe do të përcjellim mesazhet aktuale mbi kontekstin e letërsisë shqipe moderne sot në Diasporë , Shqipëri, Kosovë e botë, – që do të thotë qasje afër globalizmit. C’po ndodh sot me shkrimtarët? A kemi prozatorë, poetë, përkthyes të zotë e me pjekuri profesionale? Si prezantohet Letërsia Shqipe sot në Diasporë e botë?
Ftohen të marrin pjesë anëtarët e SHSHSHA-ë . Gjithashtu një ftesë speciale shkon edhe për ata shkrimtarë, poetë, publicistë, studiese, historiane, gazetare , krijuesë dhe dashamirës të artit e letërsisë që jetojnë, punojnë e shkruajnë në ekzil,
Gjithashtu ftohen figura të shquara të letrave shqipe dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, t’i bashkohen këtij eventi të quajtur –Audiencë me Shkrimtarët.
Ky lloj aktiviteti do të bëhët traditë , qe Shoqata e Shkrimtareve-ë do të organizojë Audiencë me Shkrimtarë –duke i dhënë prioritet vlerave promovuese të anëtarëve të Shoqatës dhe të Letrave Shqipe në Diasporë.
Çfarë informacion të ri mund të ofrojmë me anë të temave të rëndësishme për audiencën pjesëmarrëse dhe se cfarë mund të përfitojmë në motivimin e tyre duke i sjellë në vëmendje të kolegëve , anëtarëve të Shoqatës , por edhe dashamirësve të artit e letërsisë dhe atyre që aspirojnë të bëhen shkrimtare. Pra, si sistem kompleks i dalë nga organizmat dhe Shoqatat apo si lënie në dorën e fatit dhe sa publiku di për këtë temë? Pra të sjellim përvoja e këndvështrime të ndryshme për të gjetur gjuhën e përbashkët për t’i dhënë ngjyrë kombëtare e historike aktivitetit.
Feedback- Biografia Krijuese e Shkrimtarëve
Shkrimtarja dhe studiuesja Dr. Yllka FILIPI ka mbrojtur Doktoraturën në fushën e Letërsisë së Krahasuar, Universiteti i Tiranës (2009-2012). Është specializuar në degën e Letërsisë duke përfunduar Studimet e Thelluara Pasuniversitare, Master Shkencor (2006-2008), pranë këtij Universiteti. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (1995-1999). Shkruan kritikë, poezi, prozë dhe ese. Ka botuar dhe vazhdon të botojë në periodikë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Është vlerësuar nga kritika me disa Çmime të para Kombëtare dhe Ndërkombëtare, duke spikatur si zë unikal në letërsinë moderne shqiptare. Aktualisht jeton dhe punon në NewYork, U.S.A, ku bashkëpunon midis të tjerash, me gazetën Dielli, Illyria dhe revistën Kuvendi në Michigan. Është autore e këtyre veprave:
*Trekëndëshi infernal universal, Dante-Migjeni-Kadare, studim krahasues, 2012
*Post Hekuba vëllim poetik, 2011
*Me ipsum ames (roman postmodern), 2010
*Eternitas (vëllim poetik, ),2009
*Eshtra tempujsh, (cikël poezish të zgjedhura,) 2009
*Dante-Kadare, studim kritik, 2008
Ka fituar këto çmime letrare:
• Dhjetor 2012, Titullin e Lartë, Libri i mendimit kritik, për veprën Dante-Migjeni-Kadare, L.N.SH.P, Albania
• Qershor 2012 Çmimi poetik Ndërkombëtar “Azem Shkreli II”, Ennepetal, Gjermani
• Maj 2011 Çmimi i Parë, në Festivalin Ndërkombëtar të poezisë, TPSH, Vushtrri, Kosovë
• Prill 2011 Çmim Special, Fituese në Konkursin Letrar Ndërkombëtar Poetik, Muza Poetike Pegasi Albania 2011.
Krijimtaria e saj është përfshirë në disa antologji si
* 100 Poetë për dashurinë, (Lirika shqiptare dhe botërore) 2012,
* Korsi e hapur, 2012, në 14-gjuhë të botës, etj.
-Në mesin e shkrimtarëve në ekzil, anëtar i hershëm i SHSHSHA-së është shkrimtari dhe publicisti Pierre Pandeli Simsia. I lindur në qytetin antik të Beratit, në familje autoktone, intelektuale e qytetare beratase, e njohur në fushën e farmaceutikës. I diplomuar për ekonomi-financë, ai u dashurua me muzikën e letërsinë në adoleshencën e hershme. Autor i disa librave në prozë e publicistikë, romancier, shkrimtar profilik, shtjellon tema të ndryshme si; fëmijëria nën diktaturë, dramat sociale, zakonet e tradita, emigrimi, shtjellimi i dukurisë së gjakmarrjes, etj, janë pjesë e rrëfimeve të autorit. Prej vitit 1997-ë jeton, punon e krijon në Neë York. Në vitin 2005 doli para lexuesit me vëllimin me tregime “Le të jem unë Zamira”, promovimi i të cilit u bë në Sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në Tiranë. Në muajin korrik, 2005 Revista KULT nga Çelësi, këtë libër e ka renditur të parin në klasifikim. Një vit më vonë botoi romanin “Një dashuri e vrarë” dale nga Shtëpia Botuese ARBËRIA, roman që është mirëpritur nga lexuesi dhe kritika letrare. Sukses të madh pati në Vlorë libri monografik “Dr. Selahedin Velaj, Legjenda vlonjate në Amerikë” i cili u promovua po në Vlorë në sallën e Bibliotekës “Shefqet Musaraj” Në vitin 2013 doli para lexuesit me romanin “Nuse në derën e hasmit” botuar nga Shtëpia Botuese TOENA. Promovimi i këtij romani u bë në sallën Tefta Tashko Koço në Ministrinë e Kulturës në Tiranë. Deri tani ka botuar gjashtë libra: 1) “Le të jem unë Zamira” (Tregime) 2) “Një dashuri e vrarë” (Roman) i cili edhe u ribotua. 3) “Kafeja” (Tregime) 4) “Faleminderit, shënime nëpër vite” (përmbledhje publicistikë, esse…) 5) Dr. Selahedin Velaj, Legjenda vlonjate në Amerikë”, 6) “Nuse në derën e hasmit” (Roman). Është aktiv në artin e kulturën shqiptaro-amerikane, prodhimtar në letërsi e publicistikë, boton në median shqiptare e Diasporë. Për krijimtarinë e tij është nderuar me disa çmime, në SHBA, si: “Pena e artë”, “Petro Marko”, Cmimin e Parë në gjininë e romanit nga Revista FotjonArt dhe Cmimin e Parë në gjininë e tregimit.Nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është vlerësuar me çmimin “Pena e Artë” në gjininë e romanit: “Një dashuri e vrarë”. Për këto merita, ai është zgjedhur sekretar i SHSHSHA-së, në dy mandate.
Marjana Zeneli Bulku ka lindur dhe është rritur në Peshkopi, Dibër, Shqiperi. E diplomuar për Gjuhe-Letërsi shqipe në fakultetin Histori-Filologji Tiranë , dhe më pas ka kryer studime pepasuniversitare Master për Politika dhe Qeverisja në Bashkimin Evropian, po pranë këtij fakulteti.Eshtë certifikuar nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) për programin ”Zhvillimi i liderve të rinj në politikë,rritja e pjesëmarrjes së gruas”,është trajnere për partitë politike,certifikuar gjithashtu nga NDI. Ka punuar mësuese e letërsisë në shkollën e mesme të përgjithëshme “Said Najdeni”,drejtuese e biblotekes publike Peshkopi. Eshtë autore e tri botimeve letrare ”Zemë e thinjur” (poezi) , ”Muzg ekzistence” (novelë) të vitit 2003 dhe ”Lutja e vetmisë” (poezi) 2008. Marjana ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak, Bashkia Peshkopi për tri mandate radhazi, specialiste e lëndëve shoqërore në Drejtorinë Arsimore Rajonale Dibër, pranë sektorit të trajnimit dhe kualifikimit të mësuesve deri në vitin 2010,por si eksperiencën më të vyer të saj kujton punën në biblioteke,aty ku iu desh të rikrijonte një traditë që qytetit nuk i kishte munguar,por i duhej ridhënë gjallëri.”Maratona e leximit, promovim i botimeve te autoreve dibranë, ngritja dhe funksionimi i Këshillit Konsultativ të Bibliotekes , Plani i Përmirësimit të Bibliotekes Publike Peshkopi ,Krijimi këndit te kulturës evropiane,pavjonit te antikuareve,,,jane realizimet, sfidat,por edhe ëndra të mbetura përgjysëm, pasi qysh prej vitit 2011 jeton në SHBA.
Ndërkohe Marjana ka qenë koordinatore lokale e rrjetit ”Barazi ne vendimmarrje”, i cili ka pasur mjaft ndikim në disa rajone të Shqipërisë përmes veprimtarive ne jetën politike,sociale si dhe në përditshmërinë e problemeve të qyteteve shqiptare ku vlen te përmendet veprimtaria ”Grua e shëndetëshme…familje e shëndetëshme” ku rreth 500 gra dhe vajza u informuan, dhe u sensibilizuan rreth rreziqeve të kancerit të gjirit ,duke intesifikuar bashkëpunimin me organet kompetente të shëndetit publik në qytetin e Peshkopise dhe disa komuna ku rreziku për shkak të mosinformimit është edhe më i madh.Dy vitet e fundit Marjana ka qenë prezente ne Shqipëri nëpërmnjet shkrimeve te saj “Dy ëndrra,nje realitet :Dibra më e mirë”, ”Individi, ky kurban i totalitarizmit”, Mendja,ajo që na con drejt zgjedhjeve”, ”Të vërtetat e heshtura te grave dibrane”, shkrime këto të botuara tek gazeta ”REPUBLIKA”.Vitet e fundit ajo është prezente në ”Dielli” me shkrimet ”Kur nderohen heronjtë respektohet historia”, ”Kur më merr malli për Shqipërinë Zonjë”, ”Liria ime”.

Nga Kryesia e Shoqates,

Presidenti Kryetarja
Adnan Mehmeti Raimonda MOISIU

Filed Under: Komunitet Tagged With: Njoftim, shoqata e shhkrimtareve, shqiptaro-amerikane

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT