Nga Astrit Lulushi/
Që nga lashtësia, përparimi i dijes e ka bërë njeriun të ndeshet me veten. Disave gjithmonë duhet t’ia kujtosh se nuk janë në qendër të gjithçkaje. Galileo, Koperniku e të tjerët u përdorën që njeriu të mësonte se ai banonte në një planet shumë të zakonshëm në periferi të një galaktike relativisht modeste, dhe nuk ishte larg qenieve të tjera. Darvini e morri njeriun dhe e ngjiti në pemën gjenealogjike së bashku me kafshët. Njeriu u detyrua të gëlltiste krenarinë e sëmurë dhe të pranonte se ishte produkti më i fundit në univers, dhe se jeta e tij kishte filluar nga një organizëm mikroskopik. Disa zbulimeve të sotme forcojnë bindjet se Shkenca mëson; Feja mëson. Historia e re e botës nuk bën asnjë përpjekje për të kapërcyer, ose shmangur as pyetjet shpirtërore ose metafizike; një rreze drite biblike, që kalon nëpër jehonën e një miti të lashtë, në pyjet shumë të largta afrikane, për një Adam dhe Evë. Zbulimet nuk i japin fund një herë e përgjithmonë debateve midis shkencës dhe fesë, por u japin atyre hua një jetë dhe një kuptim të ri. Është interesante të mendosh se si dy forca me ide krejt të kundërta, Fe e Shkencë, mund të bashkëjetojnë.Në shoqëri ndodh pak ndryshe. Luftrat nuk pushojnë kurrë. Por krahas arsyes, bashkëjetesa shoqërore bëhet e mundshme edhe falë balancës ose tolerancës, ku herë njëra palë herë tjetra mund të kenë të drejtë, të paktën përkohësisht, një herë në katër vjet, me votime. Por, shoqëria është kaq e përçarë, me njerëz që luftojnë si në kohërat kur lufta ishte i vetmi profesion për të jetuar, apo se peshku i madh ka të drejtë të pamohueshme për t’a ngrënë peshkun e vogël dhe jo për t’u kujdesur ose për t’a marrë nënmbrojtje.
RESPEKTI NDAJ VUAJTJES SE TJETRIT ESHTE VLERE HUMANE E CIVILIZIM I VETE SHOQERISE
Ne ndergjegjen e gjithsecilit duhet te sundojne vlerat civile e humane te respektit e ndihmes ndaj te pamundure e vlersimi per ata qe sarifikuan per nje shoqeri me humane e demokratike.
Respekti e ndihma per te pamundurit te persekutuarit e viktimat e sistemit dictatorial este nje mates i mire i vlersimit te vete civi…lizimit te shoqerise.
Mendoj se jemi ne nje mendje me pjesen dermuese te shoqerise shqiptare per te kaluaren diktatoriale komuniste pergjate 50 viteve te fundit.
Diktatura komuniste ne Shqiperi por edhe me gjere ne krejt Europn e Lindjes nuk do shembeshin(aq sa jane shembur) pa ndihmen e demokracise se botes , Shtetet e Bashkura te Amerikes.
Revolucionet demokratike te 90tes ne nje pjese te mire te vendeve te Lindjes ish-komuniste stopuan apo u kthyen mbrapsht. Ky eshte nje fakt historic ashtu sic eshte edhe domosdoshmeria e ecjes perpara te ketyre revolucioneve qe pa ndihmen e Shteteve te Bashkuara zor se do kene sukses.
Ne pothuaj krejt Europen e Lindjes krimet e komunisteve nuk u ndeshkuan e ne emer te zgjerimit te lirise e shoqerive liberale ish-komunistet u rkthyen ne pushtet apo me mire te themi ne rastin e Shqiperise nuk e leshuan ndonjehere pushtetin.
Per popullin shqiptar te shtypur nga pushtuesit e terrorizuar nga diktatura eshte pothuaj e pamundur te gjeje ekujlibrin shoqeror mbi te drejten pa ndihmen dhe mbeshtetjen e aleateve tane perendimore kryesisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Te kerkosh ndihmen e mikut per te kapercyer nje veshtersi ne rastin konkret per te kaluar nje kapercyell historic nga nje shoqeri e shtypur ne nje shoqeri te lire e demokratike qe e mbeshtet zhvillimin e perparimin mbi ligj e te drejta njerzore mendoj se jo vetem eshte e domosdoshme por edhe ngritje e vetedijes se shoqerise.
Nuk mendoj se problemet e medha te nje shoqerie postkomuniste i zgjidh nje peticion sado masiv qe te jete por eshte nje hap i rendesishem ne rrugen e gjate e te veshtire te implementimit te demokracise e ndergegjesimit e reagimit te shoqerise ne menyren e duhur e productive.
Per hir te se vertetes duhet thene se ne nje menyre apo ne nje tjeter shoqeria shqiptare eshte e persekutuar nga diktatura komuniste. Megjithate edhe nese nuk e ndieni veten te persekutuar firmoseni peticionin ne respect te vuajtjeve e sakrificave te bashkatdhetareve tuaj e fundi I fundit ne respect te drejtesise pa te cilen nuk a ardhmeri.
https://secure.avaaz.org/en/petition/President_Barack_Obama_Denied_communist_crimes_n_Albania/?Day2Share
Ajet Delaj
New York