Nga ZinaTosku/-Grupi parlamentar i partisë Bashkimi Demokratik per Integrim në Maqedoni ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën për shpërbërjen e Parlamentit. Ky qëndrim erdhi si pasojë e vendimit të partisë për mospjesëmarrje në zgjedhje presidenciale, pasi pala maqedonase nuk kishte disponim për pranim të idesë që të dilet me kandidat të përbashkët presidencial. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një interviste ka paralajmëruar se zgjedhje të reja mund të ketë edhe në muajin shtator, nëse deri në samitin e NATO-s në Londër, Maqedonia nuk arrin të zgjidhë çështjen e emrit. “NATO ka Samit në shtator, duam përparim, e jo zhgënjim. Ç’kuptim do të kishte sikur ta marrim rekomandimin e gjashtë. Pesë rekomandime i janë dhënë Maqedonisë për të marrë datë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Do të ishte një rekomandim i lodhshëm, rekomandim koti”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së