PRISHTINË, 7 Maj/Kuvendi i Republikës së Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme të sapopërfunduar vendosi për shpërndarje dhe së shpejti pritet të shpallet data e zgjedhjeve paralamentare të parakohshme, që sipas shumë gjasave do jetë 8 qershori.
“Konstatoi se me 90 vota pro, 4 kundër, 3 abstenime, Kuvendi vendosi për shpërndarjen e Legjislaturës së katërt të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha kryeparlamentari kosovar Jakup Jrasniqi.
“Mirë u pafshim pas zgjedhjeve”, përfundoi ai duke mbyllur seancën e fundit në këtë përbërje të Kuvendit të Kosovës që e drejtoi në dy mandate.
Në momentin e votimit, prezenca fizike në seancë ishte 111 deputetë nga 120 anëtarët e Kuvendit të Kosovës. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për shpërndarjen e Kuvendit nevojiteshin së paku 80 vota pro, pra dy të tretat e të gjithë deputetëve kosovarë