Me romanin “Zjarre të brendshme”, Ibrahim Vasjari nderon çdo presidium të letrave shqipe/
Nga Enver LEPENICA/
Dega e Lidhjes së Shkrimtarve, Lushnje, nën drejtimin e Elmas Qerretit, Biblioteka nën drejtimin e Fatbardh Rustemit dhe Muzeu nën drejtimin e Niko Ferros, ish deputeti Kujtim Gina, organizuan më 3 mars 2016 diskutimin dhe promovimin e romanit të ish deputetit Ibrahim Vasjari “Zjarre të brendshme”, që ka si temë vrasjet pas shpine, gjatë luftës 1943-1944 dhe armiqësitë që vazhduan edhe në kohë paqje.
Nxënës të shkollave “Jani Nushi”, “Vath Koreshi” dhe “18 Tetori”, recituan me pasion poezi nga krijimtaria e Ibrahim Vasiarit.
Gjatë diskutimit te romanit u muar vesh se Niko Ferro ishte bërë me djalë. Ishte fëmija e parë, çka na bëri që ne vlonjatët: Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Prof. Bajram Karabolli, Ibrahim Vasjari, Vilson Haxhiraj, Zaho Caushi, të mendonin se kishim zbritur me këmbë të mbarë në Lushnje.
* * *
Drejtori Muzeut, Niko Ferro, që rrezatonte dituri dhe fisnikri, na tregoi me krenari të ligjëshme Muzeun Historik, pasurimin dhe tasformimin e tij, sipas kritereve shkencore, duke e shndërruar Muzeun nga një vatër propogande partiake, në një vatër atdhetare, duke ngritur në peidestalin që meritonin shumë patriot të mohuar e harruar, veçanërisht ne vlonjatët u emocionuam kur pamë aty figurat e ndritura të Qazim Kokoshi, Ahmet Lepenica, të cilët i kishin shërbyer këtij qyteti që nga viti 1913 etj.
Elmas Qerreti, hapi ceremoninë me një anlizë kompetente e të plotë të romanit, duke nënvizuar vlerat ideo-artistike. Me romanin “Zjarre të brendshme”, tha ai, kemi një mënyrë të re të të treguarit çka paraqet talentin e autorit që është brenda dramës që trajton në roman. Autori u ka lënë fushë veprimi personazheve dhe ngjarjeve që lënë mbresa të pa shlyera tek lexuesi.
Edhe Fatbardh Rustemi foli gjatë për krijimtarinë letrare të Ibrahim Vasjarit dhe në veçanti për romanin. Ai tha se romani, këtu në Lushnje, ka kaluar dorë më dorë duke bërë për të vlerësime të larta. Autori ka pasqyruar bukur të vërtetën historike, realitetin e hidhur për vrasjet pas shpine gjatë luftës 1943-1944 dhe pas sajë, se si ata që i kishin shpëtuar plumbit të armikut nuk mundën t`i shpëtonin dot lapsit kopjativ të oficerit të Sigurimit!
Prof. Sadik Bejko vlerësoj krijimtarinë e Ibrahim Vasjarit me tre librat e tij: “Kristale në errësirë”, libër historik trajtuar me një gjuhë të pastër letrare, poezin e tij që prek zemrën dhe romanin e fundit “Zjarre të brendshme”
Poeti Vasil Bozo, përmëndi kontributin që kanë dhënë disa personalitete të kulturës nga Tepelena nga i ka rrënjët edhe Ibrahim Vasjari, autori romanit.
Shkrimtari dhe publicisti Naun Kule, që tash së fundi i dha kulturës dhe historisë veprën shumë vlerëshe “Shënjtëri e vjedhur”, foli me kmpetencën e një studjuesi dhe tha se Ibrahim Vasjari, është produkt i teatrit politik shqiptar dhe i bën nder çdo presidiumi të letrave shqipe. Në roman ka personazhe të skalitur dhe del qartë ideja se armiqt i mundëm në luftë, por armiqësitë mbetën midis nesh, nuk i mundëm dot.
Vilson Haxhiraj, tha se diskutimin e këtij romani duhet ta bënim ne vlonjatët pasi Ibrahim Vasjari i ka sjellë shërbime të shquara Vlorës, si mësues, si aktivist shoqëror, si deputet dhe si krijues, pra si vlonjat falnderojë organizatorët e kësaj ceremonia mbreslënëse z. Elmas Qerreti, z. Fatbardh Rustemi dhe z. Niko Ferro. Lushnjarët na mësuan se si duhet nderuar e vlerësuar një krijues. Pastaj Vilsoni u ndal në vlerat e romanit, dhe mbresat që kishte lënë tek lexuesi vlonjat.
Prof. Bajram Karabolli, përkthyes dhe shkrimtar tha se kur lexova romanin e Ibrahim Vasjarit, përzierja e personazheve të vdekur me të gjallët e pyeta autorin në se e kishte lexuar Rulfon, shkrimtarin e realizmit magjik që unë kisha përkthyer. Kur më tha jo, u habita sepse romani i z. Vasjari është në këtë radhë të këtyre autoriteteve të shquara të letërsisë. Shqipëria, tha ai, ka parë shumë pushtues, por mallkimin e popullit tonë “Të humbtë varri” e bënë realitet vetëm komunistët.Këtë temë dhe ide autori Vasjari e trajton me talent, duke na lënë të kuptojmë se vrasjet nuk harrohen, të vrarët pas shpinë gjatë luftës 1943-1944, sipas popullit nuk i tret varri, ata ngrihen nga varri dhe romani Ibrahim Vasjarit na kujton dhe emocionon me këto ngjarje historike të trajtuara me art dhe gjuhën e bukur letrare.
Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, foli me gjuhën e thjeshtë popullore, plot kolorit dhe ide. Fjalën e tij e shoqëroi me barsoleta historike të cilat ngritën lart humorin dhe emocinet e dëgjuesve. Edhe pse Ibrahim Vasiari, tha ai, nuk u lejua të botonte në atë kohë, përsëri ai me shpirtin e tij ka qënë prezent në botën kulturore të Vlorës ku jetonte dhe punonte.
Sa mirë është, tha Valter Dauti, kur shoh Vlorën dhe Tepelenën që kanë zbritur në Myzeqe. Romani “Zjarre të brendshme” i Ibrahim Vasjari të bën për vete me përmbajtjen gjatë luftës dhe pas sajë, me idetë, me stilin, gjuhën dhe sintaksën. Për sa i përket ideve dhe vështrimeve të tij ato janë personale dhe duhen respektuar.
* * *
Në fund autori i romanit Ibrahim Vasjari falnderojë të pranishmit për vlerësimet dhe nderimin që i bënë duke promovuar krijimin dhe punën e tij.
Diskutimet vazhduan në një drekë të shtruar me miqtë, por këtu me godën e rakisë dhe të verës përpara.