• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHPIRTI

April 16, 2021 by dgreca

Pse njeriu duhet të jetë kaq i frikësuar nga vdekja kur është i mbrojtur nga pavdeksia e shpirtit? 

SHKRUAN:ALFONS GRISHAJ

              Dëshira e përjetësisë mbi dhe’…është një iluzion “pozitiv” që si  shumë iluzione  të tjera… zënë  vend  vetëm në kartat narrative dhe asnjëherë si “cibus immortalis” (ushqim i pavdekësisë),  që e bën njeriun komod e gjysëm-Perëndi. 

Njerëzit,sapo fitojnë pjekurinë për të dalluar dy botët, ngatërrojnë  jetën e përtejme me misterin e “vdekjes”… dhe pakuptuar ndihen  të frikësuar nga hija e saj  që  i shoqëron herë pas here  deri në finale. 

Po pse njeriu duhet të jetë kaq i frikësuar kur është i mbrojtur nga pavdeksia e shpirtit? 

                  Krejt e  kuptueshme: misteri gjithnjë është i frikshëm…është një labirinth i panjohur , një enigmë.  E megjithatë , dikur ,  Herakliti thoshte:  “ Për të shkuar tek Hadi , njerëzit vrapojnë me një frymë dhe kremtojnë festat e tyre .” Kurse , Volteri shkroi : “ Vdekja ? Fajtori i frikësohet; fatkeqi e grishë; trimi e përbuzë dhe ecën me guxim drejtë saj; i urti e pret dhe e pranon pa përmallim”. Ndërsa , Koliqi na sjell në shqip, Vinçenzo Monti-n (neoklasicist i madh) me Sonetën e tij “ Sopra la Morte”.  Unë po e sjell dhe në Italisht  , që lexuesit t’a shijojnë përkthimin e përsosur të Prof. Ernest Koliqi :

Sopra la Morte                                                               

Morte, che se tu mai? Primo dei dann                               

L’ama vile e la rea ti crede e teme;

E vendetta del ciel scendi aitiranni,

Che il vigilie tuo braccio incaiza e preme.

Ma l’infelice, a cui de’ lunghi affanni

Grave e l’incarco e morta in cuor la speme,

Quel ferro implora troncatordegli anni,

E ride all’ appresar dell’ore estreme.

Fra la polve di Marte e le vicende

Ti sfida il forte che ne’ rischi indura;

E il saggio senza impallidir ti attende.

Morte, che se’ tu dunque ? Un’ ombra oscura,

Un bene, un male, che diversa prende

Dagli affeti dell’uom forma e natura.

Mbi Vdekjen

O Morde, vall shka je? T’parin ndër dame

shpirt-ligu e i mbrapshti ty t’kujtojnë, e t’ druhen;

ahmarrje qiell u zbret tirajve n’ shkame*

qi krahi i yt pamejshëm ndjek e ruen.

Po njeriu i ngrat’ qi jetën plot me t’ fshame

ka randë e nuk mban shpres’, hekrin qi shuen

vjett e mjerueme thrret, e ditt e mbrame

deshron, o qesh’ kur shef se i u afruen.

N’ mes ngjarjeve plot flak’ qi Marti* ndezë

ai i forti t’përbuzë i msuem n’ poterë;

e t’pret i urti pa u verdhue n’fytyrë.

Morde, shka je ti pra? Nj hije e zezë,

nji e mir’, nji e lig, qi t’ndryshme merr përherë

nga ndiesit e njeriut trajtë e natyrë.

           Si klasik që kam mbetur , nëse do kthehesha (time machine) prapa  në kohën e Perëndive, do  preferoja të adhuroja Iris , Perëndeshën  e Ylberit ( “Sword Lily” – Gladiolus në latinisht , siç e quajtën Perëndeshën),  që ishte  emblema e besimit shpirtëror . Ajo mban emrin e një luleje,  rrënjët   e së cilës u përdorën për parfum në qindra vjet dhe  po nga këto rrënjë u prodhuan dhe hajmali për tu mbrojtur nga  magjitë e zeza…, amuletë që  SOT do i nevojitej   shumicës  njerëzore.  

            Sipas mendimit tim dhe studimeve , në kontekstin e hapësirës për t’a kuptuar shpirtin… mbetet kështjellë misterioze titanium, por në planin praktik, shpirti nuk është enigmë , është  i kapshëm, motori i vetëm gjenerues i materies . Ai është i ndërtuar në atë formë energjie që vibron në disa  frekuenca të kalkuluara mjeshtërisht nga At’ i gjithëpushtetshëm. Shpirti është i bukur… sinonim i universit që pluskon frymë ,  ozon , por the impakte.

Ashtu si virtyti , shpirti ka shumë forma. Mund të bëhet lule, pemë,  zog, avull , ujë ( si Melusine* , që  pothuajse sot janë zhdukur nga barbaria e njeriut-Incubus*) , re, shi , erë , atom, vetëtimë e çdo formë tjetër jetike. Kështu , njeriu duhet të ndihet i sigurtë në kacavjerrjen midis “kohëve” dhe të zhveshë përfundimisht dyshimin se , Hyu ka  prapaplan negativ për shëmbëlltyrën e vet. Aty ku nuk ka shpirt nuk ka jetë, nuk ka mëkate veniale. Ka vetëm  trupa të ngurtë të trajtshëm që tregojnë pamundësinë e integrimit të vazhdimësisë.  P.Sh. : Një pemë e tharë (që nuk ka shpirt) shërben më tepër për dru zjarri sesa një hije magjike ku paqton rrugëtarin e lodhur  apo frymëzon  poetin për të bërë një sonet.  Nëse njeriu nuk do të kishte shpirtin si forcë gjeneruese  do e humbiste  ekuilibrin duke u kthyer në  një vandak kockash (si pema e tharë), pamundësi  e përdorimit të forcës superiore  të veprimit . Në fund , asnjë nga trupat  e pashpirtë nuk kanë fuqi “kërcënuese” ndaj njëri-tjetrit : pema do ngelej e tharë ashtu si dhe  kockat ,   materie … komshinjë të përkohshëm ,  memecë  deri në pluhur.  

           Shpirtrat, nganjëherë përdorin përkohësisht trupat e forcës lëvizëse  për të përcjellë mesazhet e ngarkesave të  pathëna, pengjeve, ashtu siç kemi lexuar dhe  historitë e Meri Rof , Xhuzepe Verdalit , Shanti Devi etj. Lexuesi duhet të jetë i vëmendshëm se, duke sjellur shembuj të tillë…, duhet të thellohet e të nxjerrë konkluzionin real përpara  thënies : “Përrallë!”. 

Kur arsyeja mbetej e kyçur… Jung , përdorte slloganin : “ Të mendosh është përpjekje e mundimshme dhe e neveritshme, ndaj shumica e njerëzve kënaqen me gjykime të verbra.”  Sipas mendimit tim, gjykimi është ajo që ndan botën shtazore me atë njerëzore . Sepse, nëse njeriu do  të ishte një “kafshë racionale”… atëherë çfarë i bije kafshës të jetë…njeri iracional?! Në gjykime infantile hasim dhe “akademikë” që gradën shkencore e quajnë si anti-plumb , si arsye të çeliktë të  “shkencës”. Por,  kur ballafaqohen me arsyen e nënvetëdijes (shpirtit),  çarmatosen  si robër lufte që nuk kanë rrugëdalje tjetër vetëm të ngrenë duart lart. Dallimi midis akademikut amorf dhe shpirtit gjeni është se, akademiku amorf ushqehet me tekste shabllone, ndërsa arsyeja e shpirtit  ka kapërcyer në dimensionin tjetër krijues. Dr. Raymond A. Moody  është i tillë, gjeni  , i cili na sjell shkencërisht tranzicionin e shpirtrave. Ai thoshte : “ I have absolutely no fear of death. From my near-death research and my personal experience, death is, in my judgment, simply a transition in another kind of reality”.

Për shpirtin , Judeizmi ka patur  një doktrinë të fshehtë  të quajtur , Kabala (Kabbalah*) , e cila  njihte mirë teorinë e reinkarnacionit. Teori që ,  kristianët e quajtën të rrezikshme dhe e shmangën me shumë mjeshtëri… që në një rast dhe , Edgar Kejsi ia përmend gruas së tij,  Gertrudë : “E di ti që patriarkët kristianë kanë qenë njerëz shumë të ditur? Çdo ditë e më shumë po bindem për të drejtën e tyre. Atyre u lumtë që aso kohe hoqën dorë nga ideja e shpërnguljes së shpirtrave, duke e quajtur atë si një doktrinë shumë të rrezikshme dhe të panevojshme.”

          Kjo është shumë e saktë , sepse sipas “leximeve hipnotike”  njeriu mund të mbesë peng i të kaluarës dhe zhvendosjes së unit nga njëri vend në tjetrin, duke qënë i pavëmendshëm në të tashmen. Sipas mendimit tim, shqetësimi i kristianizmit  nuk presupozon mohimin e mohimit të mohimit, por ruajtjen e vërtetësisë brilante të akuariumit të kristaltë të shpirtit si qënie mistike , dhuratë e papërsëritshme e Zotit. 

Në botën e përtejme ,  shpirtrat e njohin njëri-tjetrin , por ka dhe nga ata që asnjëherë nuk përkojnë me të kaluarën , sepse njerëzit janë të ndryshëm… dhe sipas qasjes tyre  transformohen . Disa mbesin të egërsuar derisa tjetërsohen dhe largohen në paqe nga lutjet…Shpirtin duhet t’a ruash me fanatizëm se nëse e keqpërdor , je i braktisuri i madh!

            Por jo të gjithë e konceptojnë shpirtin si çelësi i përjetësisë të së bukurës ! Bota e kinamatografisë Hollywoodiane , nga një shoqëri frymëzuese e emancipimit të fillimeve të shekullit 20 deri ne vitet 70 , sot  është kthyer  në një lukuni abuzuese delirante … sa  na e sjell  shpirtin në formën e zambive… që me një egërsi shtazore  patrullojnë rrugët për të bërë prehë çdo gjallesë. Mbase kjo është shëmtia më e madhe komerciale e njeriut që  dënon  vetveten. Ngatërresa negative e konceptit së “nënqenies” me botën komerciale  është degradimi më i madh  moral e shpirtëror që njeriu  ka prodhuar ndonjëherë.  Dhe pse  fantazia e sëmurë ferrëzon, shpirti kulmon triumfal,  vegjeton! Sepse,  anima (shpirti) , nuk është një imagjinatë primitive, por  energjia gjeneruese unike e përjetësisë , fryma  e universit! 

Nëse shpirti i njeriut vdes …ka vdekur  dhe Zoti!  Nëse  Zoti vdes ,  universi pushon së qëni! ————————————————————————————————————

Shpjegime :

*N’ Shkame: në throne. 

*Marti: hyu i luftës.

* Incubus:  diall , por që merr formë atraktive të  zotërinjëve.

*  Melusine:   shpirt,  e ngjashme me mermaid , e cila ra në dashuri me Kont Raimond. Melusine dhe Raimond  bënë një pakt që, kur Melusine të lahej… ai t’mos e shikonte. Por, ky i fundit nuk e mbajti fjalën. E ndoqi nga pas duke  zbuluar sekretin e bukuroshes  së ujit, që kur ajo lahej shfaqeshin hiret  e  trupit të saj: poshtë belit merrte trajtën e peshkut dhe herë formën e bishtit gjarpërit. Pas këtij “zbulimi” (sepse ai dinte që ajo ishte nimfë) , Rajmond , sa herë kishte ndonjë debat me të bukurën e ujit ,  e quante   : “Gjarpëreshë!”   Ajo e fali njëherë , por pasi , Raimond e bëri rrugë  fyerjen, ajo u kthye në dragoneshë dhe u zhduk  për të mos u kthyer kurrë më. 

Melusine,  reprezanton harmoninë e bashkimit  të  kundërt , për shembull: Shpirt dhe fizik , tokë dhe ujë, mashkull dhe femër. 

* Kabbalah : Zoti i ushtrisë engjëllore. Mbreti i Universit (Sipas , Sefer Yetzirah).

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj, shpirti

Shpirti, Misteri i Zotit

October 5, 2015 by dgreca

(refleksione dhe dëshmi)/

Shkruan:Alfons Grishaj/

“It is only though mystery and madness that the soul is revealed”./

(Tomas Moore)/

Që në fëmijërinë time jam ndeshur me fenomene të mistershme, të cilat, më kanë detyruar të mendoj dhe të punoj në heshje për t’ iu përgjigjur vetvetes dhe pyetjes, a ekziston shpirti? Eshtë shkruar, debatuar e folur shumë rreth kësaj teme që nga Platoni, Aristoteli, Aurelius, Rumi, Ciceroni, Tzu e deri tek Niçe, Deepak Chopra, Steve Maraboli e shumë e shumë të tjerë.

Epi i Gilgameshit, që është dhe  libri më i vjetër në botë i shkruar, na  ballafaqon  me  misterin e shpirtit. Gilgameshi takohet  me shpirtin e Enkidujit, për të mësuar për të panjohurat e vdekjes dhe tmerrin e  atyre që kanë shkuar.

Ndeshja me psikologjinë e Faraonëve në ndërtimin e tempujve  apo piramidave, përbëjnë sinonimin e reinkarnacionit. Osiris, Zoti i jetës së përtejme  dhe i reinkarnacionit  na shfaqet si  shpirt i pavdekshëm, dhe  një gjykatës model për mëkatet e jetës.  Ai  me dyzetedy  gjykatës të tjerë  prisnin  njeriun që të vdiste,  dhe e gjykonin për mëkatet apo mirësitë që kishte bërë në jetë.  Nga  mitologjia Greke, Hadi mbërrin tek ne, si një Përendi e nëntokës  dhe i mbretërisë së të vdekurve. Sipas kësaj mitologjie e shoqja e tij, Persefoni, jetonte katër muaj bashkë me të nëntokë,  dhe tetë muajt e tjerë i kalonte në mbretërinë e të gjallëve, duke dëshmuar për një botkuptim që e pranonte idenë e shpirtit që lëviz në të dy botët: në atë lëndore dhe atë jolëndore. Ajo ishte vajza e Zotit Dimitër, por ishte rrëmbyer nga Hadi në botën tjetër,  dhe qe detyruar të bëhej gruaja e tij.

Platoni, qe  i pari filozof  që shpirtin e bjen si një fenomen  të  pavdekshëm dhe trupin e njeriut si karrocën që bart shpirtin…

Metamorfozën e fenomeneve trupa (shpirtëra) e ndeshim në të gjitha shtetet me kultura të ndryshme, ku njerëzit (shpirtëra) nganjëherë bëhen dhe të dhunshëm, biles transformohen dhe në kafshë të përbindshme.

Libri Tibetian “The Book of the Dead” është një ndërthurje e magjishme dhe e shkëlqyshme e tranzicionit të shpirtit. Shpirti paraqitet si fuqi sublime, ku mund të përshkojë çdo gjë, biles dhe zemrën  e shkëmbinjve, ndërtesave, maleve etj…

Emanuel Swendenborg, si kërkues i madh shkencor në fushat e në psikologjisë, teologjisë, anatomisë, filozofisë, dhe misticizmit, na sjell  në librin e tij Heaven and Hell shkencërisht dhe misticikisht se si funksionon shpirti me trupin në raport me qiellin dhe ferrin. Ai shkruan: “This I can declare: things that are in heaven are more real than things that are in the world!”

Profetët e mëdhenj si: Von Bigen, Southeil, St  Malaki, St Nilus, Nostradamus, Vanga, Kejsi etj. (këtu nuk do të përfshij  24 Profetët e Biblës dhe 25 Profetët e Kuranit, që vijnë nga e njëjta traditë profetike, me ndryshimin e vetëm se tek Kurani kemi edhe Muhamedin),  ata na afrojnë  të ardhmen, duke parashikuar dhe ballafaquar frymën profetike të shenjtë nëpërmjet ëndrrave, vizioneve, në të shkuarën dhe të ardhmen, që nuk janë asgjë tjetër vetëm eksperienca e shpirtërave në hapësirë e kohë, të cilët punojnë në një përpikmëri matematike, mistike dhe riciklike.

Edhe kultura jonë etnike nuk qendron më poshtë në këtë sens. Balada e Konstandinit që ngrihet nga varri për të mbajtur besën e dhënë përbën një nga vlerat më të larta të kulturës sonë poetike dhe shpirtërore.

Unë mendoj se njeriu si krijesë universale, është i pajisur me një gjenerator jetik, shpirtin, i cili është dhe forma më supreme dhe më enigmatike e Krijuesit. Shpirti është trajta e frymës së Zotit, që i bën trupat gjallesa jo instiktive, por koshiente, dhe format instiktive, subkoshiente. Shpirti është një cikël në infinit, ose siç e quajnë disa  reinkarnacion (Reincarnation). Në këtë cikël është: lindja, ”vdekja” (pushimi), dhe rilindja. Në jetën time nuk kam pasur asnjë lloj dyshimi që shpirti ekziston, biles shpirti ka qenë logjika e qënies time.

Pas leximit të librit të Dr. Raymond A. Moody, “Life After Life”,  e plotësova kornizën e fakteve që shpirti jo vetëm që ekziston, por është mamia e gjallesave trupore. Dr. Moody i sjell njerëzimit me qindra fakte të studiuara shkencërisht të njerëzve dëshmitarë që kanë vdekur dhe janë kthyer në jetë, ose të njerëzve që kanë qenë para vdekjes. Udhëtimet e shpirtrave janë të ndryshëm: disa  takojnë  të afërmit e tyre, dikush ëndrrën e vet,  ndonjë tjetër zhgënjehet me aktin e bërë. Religjiozët, shkojnë tek besimi dhe Udhëheqësi Zot, apo Profet. Dhe këto nuk i takojmë vetëm tek Moody, por tek shumë emra që kam përmendur dhe kam lënë pa permendur në ketë shkrim.

Kur Dr. Moody, botoi librin, “Life after Life”, bota e qytetëruar u tall me të, dikush e quajti dhe të çmendur, megjithëse kishte mbrojtur doktoraturën në filozofi dhe në mjekësi. Sot, puna e tij,  jo vetëm nderohet dhe respektohet, por është referenca absolute e shpirtit. Libri i tij i ka kaluar  13 milion kopje. Gjithashtu, Ivan Sanderson, paraqet njëzet rastet më tipike të njerëzimit, një ndër to dhe rastin e famshëm  të Shanti Devit, që do ta trajtoj më poshtë.

Dr.Moody, na afron ngjarjet e të larguarve në jetën tjetër, që largohen nga trupat tranzitorë dhe kthehen përsëri. Shpesh herë shpirtërat takohen më të afërtit e tyre. Ndonjë takohet me Hyjin  apo Engjëjt. Të tjerë shkojnë nëpër lëndina apo përshkojnë një dritë që tokës që i mungon, ose ne e krijojmë nëpërmjet filmave kompjuterikë. Disa nuk kanë qejf të kthehen më në trupat e tyre kur u kërkohet… etj…e tjerë.

Mbase dikush do më quajë dhe mua sot blasfemues apo trillues, delirant, apo  aluçinacionist, moralist apo prekursor. Në fakt, unë nuk shkruaj për ata që jetojnë në inegzitencë dhe konfuzion, por shkruaj për ata që jetojnë në botën e shpirtit dhe të arsyes së mosarsyes dërmuese-dominuese, e cila  është ricikluar për përsosmëri shpirtërore, por e ka humbur shansin e qiellorëve, duke moskuptuar rastin. Rastet që do sjell, nuk lënë hapësirë për koment dhe as dyshim sajimesh.

Njerëzimi si vepra më e madhe ciklike e Krijuesit, ka privilegjin të paraqitet në forma të ndryshme, tokësore e jashtë tokësore. Shpesh herë,  ne, hasim tek njeriu i thjeshtë nuanca profetike, që  parashikon të ardhmen e vet, ngjarje dhe momente delikate. Sa herë kemi dëgjuar që njerëz të zakonshëm tregojnë për ëndrrat e tyre, të cilat nganjëherë dalin më përpikmëri! A nuk janë këto shenja profetike riciklike?! Sigurisht që po. Edgar Kejsit, tek po lexonte Biblen, i shfaqet në pyll gruaja me krahë (Engjëlli). Ajo e pyeti fëmijën e pazhvilluar që talleshin të gjithë me të, në klasë, shtëpi e kudo: “Çfarë donte në jetë?”, – Edgari , i qe përgjigjur, –  “Të di gjithçka”. Ajo,  me fjalën “NE” i përmbushi dëshirën e tij, duke u bërë një rast unikal në botë. Edgari do të shprehej pas rezultatit të ndihmës hyjnore: “Tani i di të gjitha”.

Sot studiuesit e Biblës sjellin kodin matriks, i cili na rrënqeth prej vërtetësisë së ngjarjeve me emra. Si ka mundësi që në një faqe të Biblës të shkruhen ngjarjet e të ardhmes, histori etj?!  Profetësia është loja e hyjnorve, apo ngërçi i padijes tonë për ta shpjeguar?!

Unë mendoj se denduria e rrezatimeve elektromagnetike dhe  fusha e përgjthshme informative, vijnë nga energjia delikate, që përdoret nga bota paralele e përtejme, duke reflektuar rezonance dendurie, dhe aty profeti informohet me programacionin e të kaluarës  dhe të ardhmes. Ky nuk është një mendim i panjohur, por racional i situr prej paqartësive të thëna më parë.

Studiuesit, Ledbiteri, apo   Fomin, në pikpamjet e tyre janë aty-aty, por nuk  bëjnë lidhjen  e neoroneve – rreflektive prej valëve shpirtërore, të cilat, kanë një arkitekt dhe një qendër. Uroj që unë të jem i gabuari dhe pse notoj në po të njëjtat vibracione specifike, siç shkruan Ledbiteri, megjithëse mendoj se,  ne, duhet të shkojmë dhe më larg, duke respektuar riciklimin e shpirtërave si dituri dhe pasuri thelbësore zgjidhse, duke afruar të ardhmen e panjohur dhe të shkuarën e mjergullt.

Mendelejevi do ta shihte në ëndërr Tabelen Periodike që më pas do ta shkruante ashtu siç e pa. Shpirti i Edgar Kesit, dilte nga trupi për të bërë kërkimet e duhura në përgjigjet e tija specifike.

Arkeologu i famshëm, Gilpreht, pa në ëndërr priftin me veshje pagane  shpirti i të cilit e dërgoi Gilpreht (në ëndërr) mes Tigrit dhe Eufratit në tempullin e Belas, për t’i shpjeguar atë që e mundonte prej kohësh arkeologun, që nuk mund t’i deshifronte  cilindrat që  kish zbuluar. Ai u lodh por qe e pamundur ta bënte një gjë të tillë. Shpirti i priftit i erdhi në ndihmë tek i foli me një anglishte të kulluar. Ai jo vetëm i tregoi deshifrimin e shkrimeve në cilindra, por dhe vendin e thesarit. Menjëherë Gilpreht, organizoi gërmimet në vendin, ku shpirti i shfaqur në ëndërr i pat treguar dhe aty u gjend thesari i tempullit.

Një  rast real dhe tronditës, është rasti i Shanti Devi, në Indi, i cili  është rasti më flagrant që na sjell  shpirtin e njeriut të pacënuar nga metamorfoza e tranzicionit. Për këtë rast, vetë  Gandi, e pat takuar gruan Luxhi Devi, që pat hyrë në trupin e fëmijës Shanti. Gandi ngriti komision shtetëror, ku u vërtetua  katërcipërisht rasti në fjalë: Ballafaqimi i shpirtit të Luxh Devi, të hyrë në trupin e vogëlushes Shanti, do ta trondiste botën dhe do të linte pa gojë dhe ish burrin e saj Kedarnati. Takimi  saj me ish burrin dhe djalin, tronditi të shoqin, Kedarnati, dhe djalin e madh që i kishte lindur nga Luxhi (Shanti). Fëmija-nënë, përkëdhelte të birin e rritur sikur të ishte fëmijë, kurse të shoqit i tregonte historitë më intime. I shoqi iku i tmerruar, duke mos u kthyer më tek fëmija-grua. Shanti Devi (Luxhi Devi), nuk u martua kurrë më. Ajo vuajti tmerrësisht gjatë viteve të jetës së saj. Luxhi (Ludgi), u largua në jetën tjetër e dëshpëruar, duke marrë me vete dhe misterin e kthimit.

Aleksej Prijma, në përmbledhjen e “Edgar Kejsi” na sjell një rast unikal:  Xhyzepe Veraldi, i vrarë nga  shokët e vet nën një urë në shkurtin e vitit 1936, afër qytetit Siano. Tre vite pas vdekjes, shpirti i Xhyzepes hyn në trupin e vajzës Maria Talariko, e cila u godit nga një sëmundje e pashpjegueshme. Vajza në fjalë jetonte në Siano afër urës. Xhyzepe posa hyri në trupin e Marias, shpjegoi se ai do të qëndronte përkohësisht në trupin e vajzës 17 vjeçare, dhe do të largohej, porsa ajo të shërohej. Ai tha se mamaja e tij ishte Katerina. Maria që tani kishte zërin e Xhyzepes, kur u takua me të ëmën Katerina pas tre vjetësh pati  një takim të dhimbshëm. E ëma qante me dënesë. Ajo e pyeti shpirtin e të birit në trupin e vajzes, nëse kish vdekur natyralisht apo e kishin vrarë. I biri i shpjegoi se si qe vrarë nga shokët e tij. Ai kish qenë vetë i pesti, Toto, Damjanoja, Abelja, Rozarjo dhe ai. Ai i thotë që njëri nga shokët e tij ishte nisur për të ardhur aty. Porsa, Damianoja kaloi pragun e derës, filloi të akuzonte vajzën si të çmendur, por faktet e Xhyzepes e bënë atë të largohej i tmerruar. Policia i arrestoi të gjithë vrasësit pas ballafaqimit në fjalë. Shpirti i Marias u kthye e shëruar dhe shpirti i Xhyzepes u largua nga kish ardhur pasi kish mbaruar misionin.

Eksperienca e treguar, duhet ballafaquar me eksperiencën e jetuar:

Jam dëshmitar i disa ngjarjeve të tilla, duke thyer heshtjen e viteve. Sigurisht ata më kryesoret janë për librin tim, kurse këto janë sa për ilustrimin e mësipërm.

Kam jetuar në lagjen Xhabije përballë një xhamie të rrënuar nga komunistët. Apartamentet në formë L-je  ishin ndërtuar mbi varrezat afër xhamisë. Aty u ballafaqova për herë të parë më fenomenet paranormale, në moshën gjashtë vjeçare. Ato çfarë shikova, u realizuan ndër vite.

Një grua e quajtur Sulltana (komshije), fliste me shpirtërat përnatë, një gjuhë që nuk ishte as turqisht e as shqip. Kureshtja ime prej fëmije, zgjohej herë pas here duke pyetur, pse ajo fliste më zë të lartë. Njëherë e mora vesh se foli shqip: “Largohuni shpirtëra të kqij e mos hajdeni më këtu!”. Pyeta përsëri për atë grua që jetonte në katin e parë poshtë nesh, përgjigja ishte: “Asht e çmenun!” Përgjigja e familjes time dhe e komshinjve nuk ma mbushi kurrë mëndjen, se ajo ishte  e tillë, se nuk kishte sjellje çmendurie. Ajo  ishte shumë e kujdesshme më fëmijët dhe e dashur me mua.

E pyeta një ditë, pse ajo bëhej nervoze dhe më kë fliste. Ajo u zbardh në fytyrë dhe sytë e saj m’u dukën më të zinj nën degërminë e bardhë që i mbulonte kokën, përgjigja saj, qe kjo: “Ky vend asht mush me shpirtna që vijnë te unë e ankohen për me u hakmarrë, por ti nuk  kupton se je ala i vogël”. Në ata momente tek fliste Sulltana, nuk e di pse m’u përfytyruan shpirtërat, dhe ndjeva sikur dhe unë kisha jetuar atë kohë më parë… Një drithmë etheje më kapi, jo nga frika, se atë nuk e kam njohur kurrë, por  mbase nga sikleti i pranisë tyre përrreth. Sigurisht atë kohë isha konfuz dhe nuk i kuptoja, por pas disa viteve e mora përgjigjen e dilemës. Rastet e fatkeqësive dhe sëmundjeve të rënda apo dhe telashe të tjera që kaluan familjet që jetuan në ndërtesat në formë L-je, nuk  pushoi deri vonë.

Shpirtërat që Sulltana përpiqej më kot t’i ndalonte, ishin hidhëruar aq shumë, sepse mendonin (sipas saj) se fajtorë të prishjes së varreve të tyre ishin banorët e atyre pallateve të reja. Në një periudhë relativisht të shkurtër, nga dy-tre pjestarë të çdo pallati vdiqën djem ose vajza të reja. Në pallatin tonë Nr. 7 shkoj e re Lumnie Coku, dhe nipi i Sulltanës, Naim Vekshari. Në pallatet Nr: 6 dhe Nr: 5 kanë vdekur të rinj Gëzimi, Esati dhe djali i Kabil Bushatit. Në pallatin Nr: 8 Tristan Halili, Edmond Nuhja dhe Fuat Muriqi. Vdekje të parakohshme nuk ka pasur vetëm ndër rradhët e banorëve të pallateve, por edhe tek familja që banonte tek shtëpia private ngjitur me pallatet tona në formë L. Kështu nga familja Mandia, që banon ngjitur me Banjon e Vogël (Monument Kulture) kanë vdekur në moshë të re kushërinjtë: Petriti 18 vjeç, nga një sëmundje e pashërueshme, dhe Agroni, pa i mbushur të dyzetat, i mbytur në ujrat e liqenit të Shkodrës.

Varret duhen respektuar dhe trajtuar si gjallesa, se shpirtërat dalin shpesh herë jashtë kontrollit dhe bëhen të dhunëshm ndaj sakrilegjit, e aq më tepër kur objekti i kultit dhunohet e shkatërrohet. Siç duket, xhamija  ishte  streha e atyre  shpirtërave, ku shpirtërat çmalleshin me nipërit e mbesat që ishin akoma në qiellin e hapur tek faleshin në xhami. Sigurisht, një nga krimet e komunizmit ishte se, dhe ata  si nazistët, nuk pyetën kurrë për shpirtëra, varre e objekte kulti, por i shkatërruan, si në rastin e fundit të qeverisë shqiptare me kishën e Dhërmiut…

Raste të familjes :

Kur u vra gjyshi im, Luketë Marash Grishaj, “Martir i Demokracisë” nga forcat e ndjekjes, një malsor nga lagjia tjetër (!) kaloi pranë trupit të Luketës dhe ia mori kutinë e duhanit prej bademi, çakmakun dhe Ungjillin që e mbante gjithmonë në xhep. Atë Ungjill, ia kish dhënë miku i tij, Dom Nikoll Gazulli. Komshiu (!) jo vetëm që nuk i dërgoi sendet e marra, por nuk tregoi as ku kish rënë Luketa. Pasi u gjet trupi i Luketës me kry të ndarë nga trupi (vepër kjo e forcave të ndjekjes) dhe u varros jashtë varreve si armik i betuar i rregjimit. Luketa i shfaqet të shoqes, Drane dhe i thotë: “Shko te (!) dhe thuaji se Luketa ka ardhë në andërr dhe më tha se ti ke marr kutinë e duhanit, çakmakun dhe Ungjillin, tash kam ardh me i marrë!”. Gruaja e Luketës një malsore fisnike, motra e luftëtarit  dhe atdhetarit, Fran Luli (Camaj), e quajti si ëndërr dhe asgjë më tepër. Luketa u shfaq përsëri, por këtë herë serioz dhe urdhërues, “Shko dhe merri tek (Filani ) ato sene që t’kam thanë, se ai e ka thy dy herë besën e malësisë. Nuk du me ardhë ma për kët punë!” Dranja, u nis  pas kësaj, pak  me marre, se helbete “andërr”. Por,  kur mbriti tek dera e malsorit (!) në lagjen tjetër, ajo, e pa se si ai u pre dhe u zu  ngusht… Ajo i tregoi se si Luketa, i qe shfaqur dhe çfarë i kish thënë. Malësori i lagjes tjetër  i kërkoi ndjesë gjyshes, dhe i dorëzoi sendet që i kish marrë Luketës, duke iu lutur që mos t’ia qiste emrin se do ta koriste atë dhe familjen e tij për aktin që kish bërë. Gjyshja e mbajti fjalën dhe familja jonë gjithashtu! Ungjillin e mbajti babai dhe unë më vonë, kurse çakmakun dhe kutinë e bademit gjyshja. Gjyshja para se të shkonte në jetën tjetër u tha pjestarëve të familjes: “Tash po shkoj, se erdhi Luketa me më marrë…”. Luxhja, mbesa dhe vajza e djalit të madh Palokë, e pyet:  “Nanë, a asht i bukur Luketa si ka kenë?” – “Ma i bukur nuk ka ku me shkue!” Pas atyre fjalëve  ajo  mbylli sytë dhe shkoi me të shoqin që e priste diku tek pragu i derës…Djali i xhaxhait të babait, Prelë Grishaj, ishte në koma prej disa kohësh. Papritmas, ai,  çohet  nga gjendja e komës  dhe pyet: “ Çfarë dite është sot?” Pjestarët e familjes dhe konkretisht i biri Gjovalini, i përgjigjet: “E enjte babë” – “Oh,  kuku! Si mundem me jetu unë deri të dielën që do shkoj!” dhe ai iku të dielën ashtu siç tha.

Më lajmëruan se babai im ishte shumë i sëmurë… U nisa bashkë me xhaxhain tim Llesh Grishaj, për në Shqipëri për t’ i dhënë lamtumirën e fundit. Posa mbërritëm, ai u gëzua dhe në fjalët e tija nuk la asnjë shteg për kompromis, duke u drejtuar nga unë dhe vëllau i tij Lleshi,  me këto fjalë: “Jam shumë i gëzuar që po ju shoh! Kemi tre ditë bashkë, pas këtyre ditëve do të shkoj, mos më torturoni me doktorë dhe budallallëqe që nuk kanë pikë kuptimi… Unë do shkoj!” Humori i tij vazhdonte. E bezdiste ndokush që jepte ndonjë këshillë… Ditën e fundit  e çova ndenjur dhe e futa në gji. Trupi i tij ishte i rëndë si plumb! E kuptova se shpirti i tij po largohej  nga kish ardhur dhe trupi po bëhej njësh me tokën. Isha i gëzuar që po mbaja në gjoksin tim peshën e trupit të babait, si dikur ai më mbante në gji kur isha fëmijë. Ai  kish vuajtur me vite ndër burgje e internime, i kish shpëtuar dy herë pushkatinit, dhe shpirti i tij po çlirohej nga të gjitha vuajtjet,  aderencave, urrejtjes dhe jetës së gënjeshtërt… Tek po largohej, ai, i shikoi të gjithë më rrallë dhe më vështroi, duke vënë buzën në shenjën e mirëkuptimit, më vështroi me sytë që po i perëndonin, sikur më tha: “Të thashë se sot do të shkoj…” Bashkë kishim bërë një pakt, dhe ai e mbajti fjalën…

Një nga ndodhitë e mia:

Në Batërr të Martaneshit, në galeri, po mbushja vagonin me krom nga trimozha. Pasi  mbusha vagonin që peshonte dy ton, e shoqërova vagonin, apo fiksen, siç e quanim ne. Harrova se, shinat me shtyllat (që mbanin  peshën e mosshembjes së galerisë sipër kokës), ishin tre ose katër gisht larg njëra-tjetrës. Vagoni më mori me vete dhe më futi midis shtyllës dhe fikses(vagonit), trupi im u shtyp si një libër, duke rënë mbi shina para vagonit që fatmirësisht u ndal, pa kaluar mbi mua. Si u ndal vagoni?! Hëm,  ky qe dhe një nga misteret… Të gjithë menduan se vdiqa. “Vdiq!”, “Vdiq!” – dëgjova shokët e mi. Unë me fuqinë e shpirtit mendoja të çohesha e t’u thoja shokëve nuk kam asgjë, por qe e pamundur. Nuk ndjeva asnjë dhimbje dhe vetja m’u duk aq i lehtë, sa nuk  po merrja vesh asgjë. Ajo çfarë më çuditi ishte, se unë po i shihja shokët e mi që po qanin, Fatriu dhe Muhameti kishën vënë duart mbi kokë, por  Fatriu po qante me dënesë.

Si kishte mundësi që unë t’i shikoja, kur isha i shtrirë dhe sytë e mi ishin të mbyllur dhe trupi im nuk lëvizte?! Më ka munduar ky mister ndër vite, derisa ngjashmerinë e rastit tim e ndesha, tek “Engjëlli Blu” në Francë, ku vajza që ish aksidentuar ndërroi jetë. Engjëlli Blu e shpëtoi dhe e paraqiti tek Krishti. Ai  e ktheu vajzën në trupin e saj,  për t’i plotësuar kërkesën që ajo mos të linte nënën vetëm. Rrëfimi i vajzës qe tronditës, tek shpjegonte se si ajo u fut përsëri në trupin e vet, ku,  tek po futej më vështirësi, i vinte ndot  prej trupit dhe nuk besonte se kishte qenë më parë aty.

Pas studimeve të mëvonshme dhe ballafaqimeve të rasteve me ndodhitë pothuajse identike, kuptova, se shpirti im kish dalë nga trupi dhe kish bërë riciklimin e duhur! Pasi u ngrita e shtyva vagonin sikur mos kish ndodhur asgjë. Pas disa orësh dola nga galleria dhe mbërrita  në kamp, ku bëra dhe vizitën e rastit tek doktor, Agron Belishova, vëllau i Lirie Belishovës. Ai pasi dëgjoi rastin tim, më vizitoi dhe u habit se si unë isha i gjallë. Të gjitha brinjët, unazat lidhëse të gjoksit kishin filluar të merrnin ngjyren mavi. Ai m’u kthye: “Alfons, sot tek ti, ka ndodhur një mrekulli!” Unë qesha, jo për shkak të pohimit të tij, por sepse edhe pse isha vetë dëshmitari autentik i një fakti të tillë, ende nuk kisha një definicion për ngjarjen, e cila për mua ishte e paralajmëruar! Pas asaj ngjarje nuk hyra më në galeri, jo nga frika, por sepse nuk doja të vija më në provë Engjëjt e mi…

Pas leximeve intensive, ngjarjeve personale (që do t’i tregoi në librin tim “Pse Duhet Besuar”) dhe më në fund tek libri i Dr.Moody, “Life After Life” nuk më la më asnjë ekuivok, për shpirtin si Misteri i Zotit.

Walt Whitman thotë: “Whatever satisfies the soul is the truth.”

Po ju paraqes disa raste të shkruara nga Dr. Moody.

Ja çfarë tregon një grua pasi shpirti saj ka dalë nga trupi:

1-I didn’t look back at my body at all.Oh, I knew it was there , allright and I could’ve seen it had I looked. But I didn’t wont to look, not in the least, because I knew that I had done my best in my life, and I was turning my attention now to this other realm of things. I felt to look back at my body  would to look back at the past, and I was determined not to do that.

Një vajzë me një rast të ngjashëm, ka të njëjtën experiencë pas daljes nga trupi të shpirtit të sa :

2- I could see my own body all tangled up in the car amongst all the people who had gathered around, but you know, I had no feelings for it whatsoever. It was like it was a completely different human, or maybe even just an object… I knew it was my body but I had no feelings for it.

Një tjetër rast:3-I saw them resuscitating me. It was really strange. Iasn’t very high; it was almost like I was on a pedestal,but not above them to any great extent, just maybe lookingover them. I tried talking to them but nobody could hear me, nobody would listen to me.

Rasti tjetër që na sjell Moody, është më i rrallë , por ndodh tek njerëzit që janë religjiozë dhe besojnë :

4- I heard the doctors say that I was dead, and that’s when I began to feel as though I were tumbling, actually kind of floating, through this blackness, which was some kind of enclosure. There are not really words to describe this. Everything was very black, except that, way off from me, I could see this light. It was very, very brilliant light, but not too large at first. It grew larger as I came nearer and nearer to it. I was trying to get to that light at the end, because I felt that it was Christ, and I was trying to reach that point. It was not a frightening experience. It was more or less a pleasant thing. For immediantly, being a Christian, I had connected the light with Christ, who said, “I am the light of the world.” I said to myself, “If this is it, if I am to die, then I know who waits for me at the end, there in that light.”

Në bazë të tregimeve të shumta të njerëzve që kanë dalë nga trupat e tyre, për shkak aksidentesh, vetëvrasjesh, sëmundjesh etj, Dr.Moody, e përmbledh shpirtin në këtë formë: It is agreed that the spiritual body has a form or shape (sometimes a globular or an amorphous cloud,but also sometimes essentially the same shape as the physical body) and even parts (projections or surfaces analogous to arms,legs,a head, etc)

Dr. Moody, dhe pse dëshmitar i të gjithë këtyre fakteve nuk na sjell esencën,  misionin e shpirtit. Në  asnjë moment nuk e shpjegon se si funksion shpirti dhe cili është roli i tij; a është vetëm gjenerator i trupit, misionar apo frymë e shenjtë?

Megjithëse, ndonjë, e quan trupin e shpirtit si “energy pattern”, apo “amorphous cloude”,  unë nuk jam dakord me këto përkufizime. Unë mendoj se shpirti njeriut është e njëjta formë simetrike, por transparente që shihet vetëm atëherë, kur Urdhëri i beson materies…

Dr. Moody, e ilustron veprën e tij dhe me dy thënie nga  “Testamenti i Vjetër”  nga Bibla, përkatësisht Isaiah dhe Daniel:

Isaiah 26:19:  Thy dead men shall live , together with my dead body  shall they arise .Awake and sing, ye that dwell in dust for… the earth  shall cast out the dead.

Daniel 12:2: And many of them that sleep in the dust of earth shall awake ,some to everlasting life , and some to shame and everlasting contempt.

Njerëzimi ka arritur në gjashtë pika përsa i përket  jetës së përtejme. Materializmi, Paganizmi, Reinkarnacioni , Pantheizmi, Immortaliteti , Resurrection . Pesë  nga gjashtë teoritë  janë për vazhdimësinë e shpirtit ,vetëm Materializmi është kundra!

Që nga Gilgameshi që ishte gjysmë perëndi, te Osiris, Hadi etj., deri tek ditët tona, ne e takojmë shpirtin në forma të ndryshme, ku enigmatikja është sinonim i shenjtërisë së krijimit, pavdekësi dhe rigjenerim, shpresë dhe frymë, jetë  dhe respekt, privilegj dhe mister, zhgënjim dhe sakrilegj!

Profetësitë e shkrimit të shenjtë dhe faktet, dikush i  quan  “rastësi” dhe rastësinë fat?! Kjo është dhe ngatërresa e arsyes që konkludon gabueshëm në përceptimet unike  në misterin e shenjtë. Atëherë,  hullia që ne  shpesh hasim, na e bën botën e pakonceptueshme, irreale dhe të padrejtë. Krijon një barrierë,  na zhyt në dekadencën e komplekseve të energjisë negative.

Steve Maraboli thotë: “People tend to be generous when sharing their nonsense, fear, and ignorance. And while they seem quite eager to feed you’re their negativity ,please remember that sometimes the diet we need to be on spiritual and emotional one. Be cautious with what you feed your mind and soul. Fuel yourself with positivity and let that fuel propel you itno positive action.”

Sa herë flasim për “ ankth shpirtëror” apo “anxiety” në gjuhën angleze,  “sollicitudo” në gjuhën latine, kjo na ndodh, se ne kemi gabuar diku, se kemi shkelur rregullat dhe shpirti është lënduar në atë masë, sa krijon në trupin tonë një lloj demonstrimi të brendshëm, që ne e quajmë ankth!

Pjesa më e madhe e njerëzimit, nuk i shërben shpirtit, por vetëm trupit, duke harruar se “trupi është karroca e shpirtit”, siç e përshkruan Platoni. Njeriu nuk mendon të përsosë shpirtin, i cili është ricikluar në tokë për përsosjen e tij dhe pas përsosjes bashkohet me qiellorët. Egoizmi dhe meskiniteti i njeriut shkon deri në atë shkallë, sa të sakrilegjojë ndaj vetë qënies sublime, duke u tejkaluar çdo normë njerëzore e hyjnore për çka dhe dënohet shumë herë në riciklimin e vuajtjeve të tokës. Budallallëku dhe injoranca rregëtijnë në faqet e të pacipëve si pamflet me vlerë, pa e kuptuar se shpirti është transparent dhe i pamanipulueshëm. Shpirti nuk është i lirë deri sa fiton statusin e përsosmërisë, dhe kur e fiton atë status, ai është i lirë nga  Urdhëri, pikërisht se bëhet qiellor. Pas kësaj shpirti njeri që ka kaluar në disa faza, bëhet shëmbëlltyra e Krijuesit. Atëherë, dheu do të ketë atë që i mungon,  Njeriun Shpirt, i cili  nuk do të largohet më nga trupi i dukshëm, nuk do të jetë më tranzitor, nuk do na paraqitet më si fantazëm apo mister. Trupi  transparent do të bëhet një me trupin e dukshëm, që më  parë degradohej dhe kalbëzohej, bëhej pluhur nga veset, mosmirnjohja,  urrejtja dhe mosperceptimi dhe zbatimi i rregullave universale që i krijoi Zoti.

Shën Pali thotë: 40 -“There are also heavenly bodies and earth bodies, but glory of the heavenly is one, and the glory of the earthly  is another”.

Ai vazhdon: 51- “Behold, I tell you a mistery; we will not all sleep, but we will all be changed.

52 -In moment , in the twinkling of an eye, at the last trumpet; for the trumpet will sound , and the dead will be raised imperishable,  and we will be changed.

53- For this perishable must put on imperishable, and this mortal must put on immortality”.

Dikush do më pyes : “ Hej zotëri  , ti po i bie  ndesh  pikave kristiane ku kundërshtohet rinkarnimi…”  Unë u përgjigjem , personalisht , nuk  jam duke thënë më tepër se Shën Pali , por po e përsëris atë në një formë moderne . Veç kësaj , Rinkarnacioni  nuk është   Resurrection (Ringjallja). Këtë privilegj e pati i 24 profet i  Biblës… pra , Jezu Krishti (Mesia) , i cili ishte  dhe është me trup  dhe me shpirt hyjnor , dhe jo tokësor…Kujtoni vetëm një moment, se si njeriu tokësor e linçoi…dhe Ai u shfaq më madhështor,  bash me trupin dhe fytyrën e Tij  rrezatuese qiellore , duke  na sjellë fjalën e Zotit dhe  porositur të gjithëve ne , për të ardhmen tonë…

Swedenborg thotë: “Peace has trust in Lord, that He governs all things, provides all things and lead to a good end”

 

Filed Under: ESSE Tagged With: alfons Grishaj, Misteri i Zotit, shpirti

Aspektet lirike, si formësim dhe gjuhë e thellë shpirti

June 2, 2014 by dgreca

Referim rreth Vëllimit Poetik “Lulëkuqja e egër“ të autores Raimonda MOISIU/
Nga Agron Shele/
Të diskutosh rreth veprës letrare të autores Raimonda Moisiu është njëlloj sikur të hysh dhe të kërkosh mistikën në universin e madh dhe të pa fund, pasi gjerësia dhe hapësira krijuese kap pothuajse të gjitha zhanret e gjinisë së shkruar dhe polivalent të mendimit letrar, estetik dhe publicistik. Figura shumëplanëshe dhe autoriteti inteketual i krijuar spikat në të gjitha fushat e jetës, duke sjellë perfomancën e personalitetit grua shqiptare përherë e në rritje, përherë në kërkim, përherë në ndryshim dhe përherë në progresivitet me modelet shoqërore më të zhvilluara. Që në fillim duhet theksuar se autentizmi krijues i autores vjen si frymë e muzës së thellë krijuese dhe përzgjedhjes së zërit elitar, vjen si gërshetim i njohjes psiko-analitike shoqërore dhe idesë për tu përballur me pragmatizmin e saj, vjen si inspirim i kostelacioneve më të larta të shpirtit dhe ndjesisë për t’ i deshifruar ato, vjen si dallgëzim i rrebelimeve poetike dhe dritësisë për ti pasqyruar ato. Konceptualiteti i artit të saj shpesh kapëren nëpër dritëhije dhe kjo jo rastësisht, pasi teknika bashkohore e përdorur mundëson beftësinë por dhe simbolikën e saj, intrigon elementët jetësorë por përafron me botën e imazheve të saj dhe kështu e endur nëpër labirinthet e përtejkoshienës ringre dhe magjeps me madhështinë e fjalës. Duhen vënë në dukje edhe gjurmimet e formimit si autore dhe ndikimet, të cila kalojnë nëpër një shtrat të pasur etnokulturor dhe traditë që pak kush e ka, sikurse është Korça e mësonjtores së parë, Korça e karnavaleve, Korça e serenatave dhe e lirikës më të bukur shqiptare.
“Lulëkuqja e egër“ është një nga veprat lirike më të fundit të publikuara nga autorja Moisiu, cila për nga fuqia shprehëse, autoriteti krijues, ndjeshmërisë poetike që përcjell, emocionaliteti, notat e thella përshkuese dhe ngjyrimet, e bëjnë këtë vepër sa inkluidive po dhe kaq drithëruese. Kjo risi krijuese për më tepër vjen në katër gjuhë të ndryshme, në katër lloj komunikemesh, në katër shije lexuesish, të cilët e bëjnë thelbin e boshtit që përshkon sa identifikuese po dhe kaq dhe universale, duke e klasifikuar autoren si trasmetuese të vlerës shirtërore dhe kulturore të vendit që përfaqëson. Vargjet poetike kapërcejnë nëpër lëndinajat e pafundme të përtejndjenjës, nëpër pezmet e muzave më të zjarrta, nëpër infinitet e horzonteve më të bukura, nëpër ornamentet më tejçuese të pafajësisë shpirt dhe e gjithë kjo e konceptuar si dashuri e vërtetë dhe etikë. Gjithashtu në këtë vëllim poetik lirizmi percepetohet jo vetëm si fluiditet, por dhe intimitet figurativ, dhe e gjithe kjo në referim të shpirtëzimit të fjalës artistike, të rritjes së forcës së saj, të dhënies së koloritit të duhur dhe elokuencës së vargut. Edhe ejmotivet apo ndërthurjet e motiveve të futura, sikurse motivi esenian (shagane), apo motivet lasgushiane e rrisin kurbaturën dhe tempin poetik duke e përafruar shumë më tepër me frymën orientale, por dhe duke e bërë më platonike, kumbuse dhe po kaq muzikale.

“ Të gjithë mëkatojmë,
Të gjithë e dëshirojnë atë,
si Unë edhe Ti… »
Këto vargje përflasin mëkatin figurativ si fuqi, si ndjenjë që shtyn dhe përafron (unë dhe ti), të cilët përbrenda botës pasionate dhe dëshirës për t’ u ndierë, për të shkrirë zjarrin e shpirtit, fluturojnë çiltërsisht qiellit të shtatë, harbojnë ëndrrat e bardha dhe çmendin të pashtershmen dashuri.
Në mbyllje :
“Unë e Ti… mëkatarë… të Perëndeshës Dashuri! “
Me lakonizmin lasgushian (Perëndeshë e dashurisë), përshkallëzimi fuqisë së ndjenjës rritet, llahtarohet, ngrihet si prelud hyjnor, dhe në antitezë të veprimit qënësi (mëkatit), luhet me kontrastet dhe tablotë e shpirtit, faljes tek e përndritmshja pernëndi madhështi. Gjithashtu duke ravijëzuar këtë poezi si hyrje dhe si përmbyllje kupton simetrinë e shtrirjes së shkallës përjetuese, emocionit të fortë dhe në anaforë të plotë me gjithë qëndërzimin ose barslargimin nga mëkati, si mallkim i endur brenda nesh (konceptim përgjithësues), e indetifiokon si trill të vetë botës njerëzore.
“ Heshtur,
vështroj qiellin e errësuar,
përhumb në mjegullnajën e yjeve. “
Kjo poezi vjen si diskurs i përmbysjes së madhe, gati në apokaliptizëm, e cila njëhëson në dukjen e parë gjendjen heshtje ( eremi) me errëtinë qiell ( kuptim më i gjerë qiell shpirtëror), dhe pikërisht përbrenda kësaj perdeje metafizike, forca, dhe intuitiviteti i njeriut optimist, konkretisht i autores, shquan portat e dritësisë jetësore, mjegullnajën më ndriçuese të universit, duke mbjellur besimin dhe shpresën për të nesërmen, si dhe duke evokuar idetë dhe qëllimet fisnike për përditësinë dhe kuptimësinë e vërtetë.
“ Heshtur,
ndiej rrezen përcëlluese
të buzëve dhe
paqen e vështrimit adhurues “

Përqasja e kësaj poezie sikurse mbarë poezia e saj përkon natyrshëm me objeksionin lirik, ku heshtja nënçmohet dhe paramendohet si përkohësi, pasi aty mes heshtjes plogështuese ringrihet dhe ritmojnë rrahjet e zemrës pa kufi, po aty përjetësohet shija e përhumbur dashurive, dhe sikurse rrezja më e bukur që shpërthen petalin edhe farfurima ngjyrë-jetë e rimëkëmb ëndrrën më të parë.
Gjuha poetike e kësaj autoreje është vërtetë e brishtë dhe mjaft sinjikative, është e qelqtë dhe po kaq reflekuese , por ndaj fenomenit shoqëror ajo bëhet sa i mprehtë dhe po dhe kaq mesazhus, sa rrebel po dhe kaq ndërgjegjësues.

“ Çdo ditë shoh gra, të fyera, të dhunuara,
të braktisura, si
kufomat mbi ujë nga mbytja e varkës,
të flakura nga krevati i dëshirave,
epsheve,dhe pikat e gjakut… “
Autorja shpreh shqetësimin e ligjshëm për dhunimin, trajtimin e gruas si objekt epshi, dhe flakjen e saj pa mëshirë, apelon për mentalitetet e cungura që nuk pranojnë dot personalitetin dhe vendin e saj të merituar në shoqëri, apelon këto forma monstruoze fobizmi dhe kërkon që nëpërmjet vargjeve të prekë zemrat dhe memoriet e tyre, si dhe të sensibilizojë ndërgjegjiet njerëzore.
Arti i autores Moisiu është art i një bote të tërë ndjenjash, është art që shkruhet me gjuhë shpirti, është art i prekshëm dhe mjaft befasues, dhe si i tillë ai ka shijen estetike dhe vizualitetin e imazheve që janë përftuar nga formësimi etik dhe filozofik . Poezia e saj vjen si përmasë e fuqisë shprehëse dhe dhuntisë së lindur, vjen si kristal që zbukuron margaritarin e kurorës lirike shqiptare dhe percepetim i madalitetit bashkohor, vjen si dritëthënie e mendimit të avancuar dhe universalizimit të fjalës përzgjedhur sot.
“Lulëkuqja e egër“, është vepër e mirëfilltë lirike, e cila fludizon kaltërsinë e ndjenjës dhe ashtu e ardhur, si : aspirim i botës femërore, frymëzim, muzë e derdhur nga përflakja e perëndimeve më të plakur dhe rizgjuar agimeve më të zbardhur, çiltërsi dhe brishtësi, përthyen dhe rihap të tjera koncepte në letërsinë tonë shqipe, për poezinë si tërësi dhe gjuhën e letrave në vazhdimësi.

Filed Under: Featured Tagged With: Aspektet lirike, e thellë, shpirti, si formësim dhe gjuhë

Shpirti nuk mund të ngrijë

December 19, 2013 by dgreca

Prozë poetike nga Vjollca Tiku Pasku/

Kur qëllon me kamshikun e ftohtë të padrejtësisë, fjalët vrasëse krijojnë akull masiv nga tufani i zemërimit.Një botë me ngjyrë acari.Stuhia pushton  ngrohtësinë e diellt.Bora e ftohtë e mendimeve bie si  zambak të prerë. Alfabeti i trishtimit rreshton vargjet e lotëve. Kripa e bardhë mbush poret e faqeve e ngrin duke vijëzuar dhimbjen.Figurat e pikëlluara në faqe, thekojnë pejsazhet e ngrira, si  me shkopin magjik të shtrigës.Stalaktitet e mprehta bien në shtamën e shpirtit duke e thyer në copa të vogla. Turnet e pagjumësisë ndërrojnë njëra- tjetrën.Brenga dhe dëshpërimi,dhuruesit e thëllimit asfiksojnë pemën e mushkërisë me mjegull të errët.Frymëmarrja vështirësohet në ritet e ajrimit.Sytë vështrojnë pejsazhin e zbrazët…Mola ngrirëse buzëqesh djallëzisht për fitoren…Zbrazëtira, drita e akullt është vrasëse.
Kambana e ringjalljes ekzorkizon të ftohtin dhe plasarit akullin.Shpirti nuk mund të ngrijë, nuk mund të muroset.Krahët e tij janë petale trëndafilash që nuk fishken kurrë.Fluturashkat e ëndrrave janë si  yjet, nuk shuhen në pafundësinë e qiellit.Lulja e mëngjesit  lajmëron agun e bardhë.Rrezja shplekset prej diellit të ngurosur dhe përthithet me dëshirë nga shpirti..Frymarrja lirohet.Ndjenjat e ngrohta terin shpirtin e lagur nga ftohtësia.Ngjyrat e shpresës shkrijnë copëzat e ngrira dhe dielli reflektohet në rrëkezat e ujta të cilat avullojnë duke ngritur tullumbace të ylberta në lartësi. Shpirti pastron brushinë e ftohtë nga kallëpi i vuajtes,dhe fluturon në vizionet e pranverës së qiellit.Mbulesa e sedeftë krijon  përbërje të flladit të gjelbërt me zëra bilbilash. .Jeta  fillon të kalojë kudhrën e sprovave,për të lartësuar shpirtin në drejtim të qiellit.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: nuk mund te ngrije, shpirti, Vjollca Pasku

Arti hyn në shpirt ashtu siç hyn shpirti në parajsë

November 26, 2013 by dgreca

(Shënime nga një ekspozitë pikture)/

Nga Vaso Pata/

Autorët, në ekspozita, paraqesin punime të gjinive të ndryshme, të punuara me teknika, po ashtu, të ndryshme. Motivet lidhen me njeriun apo me natyrën. Tablotë kanë përmasa të mëdha apo të vogla. Vizatimi realizohet me vija të prera apo linja të buta. Ngjyrat janë të gjithëfarëllojshme. Të gjitha këto ndikojnë për të vlerësuar një punë, në të dyja kahet, për ta bërë më të bukur ose thjesht të rëndomtë. Duke gjetur “prerjen e artë” të raporteve të mësipërme artisti arrin të nxjerrë nga duart diçka të bukur, të cilën e pëlqen shumica. Vetëm disa pak prej këtyre “bukurive” kthehen në vepra arti.

Ekspozita e çelur nga Edi Kojani pati punë të bukura që do të zbukurojnë mjediset e do të gëzojnë të zotët e tyre. Aty pamë edhe vepra arti të denja për të rritur vlerat e galerive e të muzeve.

Në punën e tij, Edi interesohet për gjithçka që sheh, përjeton e mediton. Sheh njeriun dhe botën shpirtërore të tij, me ndjenjat e emocionet por dhe shqetësimet e ndërlikimet e jetës, sheh natyrën në të gjitha shfaqjet e në të gjithë përbërësit e saj. Sheh pyllin, pemët e pyllit, degët dhe gjethet e pemëve por gjithnjë pa humbur nga sytë pyllin. Ka mjaft ide për të arritur aty ku kërkon, motivet nuk mungojnë, teknikat e punës i njeh mirë, vizatimi nuk përbën problem për të, ngjyrat janë aty dhe ai di t’i përzgjedhë sipas qëllimit e t’i kombinojë ato për të arritur efektin maksimal. E njeh mirë thelbin e punës së vet dhe ka njohuri të gjera nga fushat e tjera të artit, nga letërsia e më gjerë.

Nuk është aspak e thjeshtë të analizosh gjithë “këtë pyll”. Madje, edhe të japësh mendime për “pemët” është ndërmarrje e vështirë. Gjithësesi do të përpiqemi të vlerësojmë disa prej “pemëve të pyllit”

Një motiv, që e ngacmon artistin, lidhet me “Qytetin e Jugut” tepër i dashur për të.

“Ky ishte një qytet i çuditshëm, që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur një natë dimri si një qënie prehistorike dhe duke u kacavjerrur me mundime të mëdha, i ishte qepur faqes së malit. Gjithçka në këtë qytet ishte e vjetër dhe e gurtë, duke filluar nga rrugët dhe çesmat e gjer te çatitë e shtëpive të tij të mëdha, shekullore, që ishin të mbuluara me pllaka guri ngjyrë gri të cilat u ngjanin luspave gjigante. Ishte e vështirë të besoje se nën ato korraca të forta gjëllonte dhe përtërihej mishi i butë i jetës.”

Tabloja tregon se Kojani piktor e sheh Gjirokastrën si Kadareja ynë i madh. Megjithatë, pamjen e gurtë të qytetit dhe ashpërsinë e maleve përballë, artisti e zbut me një tis të hollë e magjik mjegulle.

Deti nuk mund të mungonte në ekspozitën e një piktori vlonjat. Ai paraqitet i egërsuar dhe mësyn shkëmbin, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë historisë së tij. I kreshpëruar e shikon shkëmbin nga lart si për t’i treguar se është mbi të gjithë. Po ai det, në një tablo tjetër, di të tërhiqet me dinjtet e butësi, duke ftuar pulëbardhat të marrin ushqimin e tyre të përditshëm, vogëlushët të mbledhin guacka dhe peshkatarët të kërkojnë krimba për grepat e tyre. Artisti luan me kontrastin e ideve, ndjenjave, emocioneve, linjave, ngjyrave, dhe e shfrytëzon atë, shpesh, si mjet artistik.

Tabloja “Perëndim” që fare mirë mund të titullohet “Dashuria që lind dhe dielli që perëndon” të kujton që je njeri dhe duhet të dashurosh (gjithçka të bukur e të mirë) por edhe të meditosh. Dielli ka perënduar por do të lindë përsëri, ashtu siç ka bërë mijëra e mijëra vjet dhe do të vazhdojë të bëjë mijëra e mijëra vjet më pas. Po ashtu njerëzit janë dashuruar për mijëra e mijëra vjet e do të vazhdojnë të dashurohen deri në pafundësi.

Ky punim ku ndihet një frymë romantike përçon ndjenja të holla lirike. Ngjyrat e përdorura, jo të kursyera por, të përzgjedhura me kujdes, i theksojnë edhe më shumë ndjenjat aq të pastra dhe emocionet aq të thella.

Kalimthi vërejmë se artisti parapëlqen arin, ngrohtësinë, afërsinë, ndriçimin e fortë e plot ngjyra të diellit më shumë se argjendin, ftohtësinë, largësinë, ndriçimin e zbehtë e monoton të yjeve.

Tablotë e Kojanit janë piktura që flasin. Shikuesit nuk e kanë të vështirë të dëgjojnë personazhet, të përjetojnë botën e tyre shpirtërore.

Ja një tablo ku personazhet plotësojnë njëri-tjetrin. Shohim dy mullarë, nuhasim aromën e kashtës së thatë dhe ndiejmë ngrohtësinë që lëshojnë në atë vjeshtë të vonë. Një peizazh pastoral e idilik që flet për paqë e fton për prehje. Ngjyrat e buta, të ëmbla e të ngrohta i janë përshtatur më së miri subjektit duke plotësuar vizatimin tepër shprehës.

Në një tablo tjetër shohim një rrugicë fshati dhe dy plaka që po bisedojnë. Aty në kënd duken disa rrënoja. Duke admiruar tablonë “dëgjojmë” bisedën e tyre. Ato qajnë hallet për shëndetin në muzgun e jetës por më shumë për mungesën e djemve të tyre që janë larg. Njëra nga plakat është me fytyrë nga shikuesi, tjetra me shpinë. Eshtë pikërisht kjo e fundit që “flet” më shumë. Një gjetje shumë e goditur. Ngjyrat e kursyera janë përshtatur më së miri për personazhet dhe mjedisin që i rrethon ato.

Portreti i djaloshit me ngjyrë është punuar me ndjeshmëri të hollë. Qëndrimi i djaloshit, fytyra e, sidomos sytë shprehës, pasqyrojnë botën e tij shpirtërore. Ai nuk shikon vrëngër por i shqetësuar dhe paksa i brengosur. Gjithë pamja e tij pyet: Pse më shikoni shtrëmbër?

“Personazhet” (në thonjëza ose jo), në punët e Edit, ndërveprojnë, kundërshtojnë ose plotësojnë njëri-tjetrin. Kompozimi “No coment” paraqet trotuarin e një rruge pak të ndriçuar. Lart, në mur, duken tre foto të mëdha të “Statujës së Lirisë”. Poshtë, në trotuar një vajzë me kokën ulur mbështetur në gjunjë. Megjithëse titulli nuk e kërkon, ose pikërisht për këtë arsye, tundohemi të bëjmë ndonjë koment. Janë vendosur përballë, simboli dhe njeriu. që e ka krijuar atë simbol. Tek vajza me pamje të përhumbur mungojnë liria, dinjiteti, krenaria që aq shumë i rrezaton simboli. Njeriu është i ndërgjegjshëm për forcën por dhe dobësitë e tij, për përsosmërinë e botës por dhe pamundësinë për ta shijuar plotësisht atë. Jeta e tij është e kufizuar nga ligjet e natyrës por dhe nga veprimet, nganjëherë kundër arsyes, të shoqërisë. Për të kapërcyer dobësitë, pamundësitë, kufizimet etj. njeriu krijon simbolin. Njeriu jeton të sotmen ndërsa njerëzimi mbijeton me të ardhmen (simbolin).

Kompozimet “Ardhja e çamëve”, “Komisioni i festës” “Oborri i Ali Pashës” etj., me tema kryesisht historike, do të kërkonin një analizë më të thelluar.

Diskutimi mbi punët e ekspozuara nuk mund të quhet aspak i shterrur. Dashamirës të tjerë të artit mund të thonë më shumë, për më tepër, të kenë këndvështrime të tjera, të parashtrojnë interpretime të ndryshme nga ato që u shjelluan në këtë shkrim, madje edhe të kundërta.

Artdashësit kanë parapëlqime të ndryshme për gjinitë, teknikat, motivet, për realizimin e tyre, për vizatimin dhe ngjyrat. Është mëse e natyrshme. Kojani ka edhe ai qëndrimin e këndvështrimin e vet, por vetëm buzëqesh, duke shpjeguar e interpretuar kur ja kërkojnë, duke mos mbajtur anë. E ka vënë re tashmë se të gjithë bashkohen në një pikë. Eshtë kënaqësia që ndien e përjeton secili duke shijuar artin e tij. Artisti ofron dhe shpërndan bujarisht kënaqësi të tilla dhe Edi di ta bëjë mirë këtë.

Filed Under: Kulture Tagged With: arti, parajsa, shpirti, Vasp Pata

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT