Nga Frank Shkreli/
Zyra e Senatorit demokrat të shtetit të New Yorkut, Charles E. Schumer njoftoi javën që kaloi se ai dhe mbi 70-senatorë të Shteteve të Bashkuara — republikanë dhe demokratë — i dërguan një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry që të interesohet mbi atë që ligjvënsit amerikanë thonë se është një frikësim dhe kërcënim i vazhdueshëm ndaj medias dhe një praktikë censurimi e shtypit në Turqi, nga ana e administratës së Presidentit Taip Erdogan. Senatorët amerikanë theksojnë, në letrën e tyre se kohët e fundit, dy gazetarë që drejtojnë media të rëndësishme në Turqi dhe të cilët njihen si kritikë të administratës së Presidentit Erdogan, janë arrestuar. Para këtij incidenti, shumë gazetarë kanë humbur punën pasi kishin shkruar artikuj kritikë ndaj Presidentit Erdogan dhe administratës së tij.
Duke venë në dukje traditën e gjatë të Turqisë ndaj demokracisë dhe tolerancës ndaj mendimeve ndryshe dhe të kundërta, Senatori Schumer dhe kolegët e tij në Senatin amerikan shprehin shqetësimet e tyre mbi frikësimin e medias në atë vend dhe i bëjnë thirrje Departmentit Amerikan të Shtetit që të bashkpunojë me qeverinë turke për të zgjidhur këtë çështje në mënyrë paqësore dhe sa më parë që jetë e mundur.
Senatori Schumer dhe 74 senatorë të Shteteve të Bashkuara të cilët nënshkruan letrën drejtuar Sekretarit Kerry – që mund të jetë ndër paralajmërimet më të forta të Kongresit amerikan ndaj Turqisë — thonë se duke u bazuar në lajmet e botuara në median dhe shtypin turk dhe amerikan, administrata e Presidentit Erdogan ka frikëson dhe ngacmongazetarë turq, të cilët ajo i konsideron si kritikë të qeverisë së tanishme. Senatorët shkruajnë në letrën e tyre drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, se më 14 dhjetor ishte arrestuar krye-redaktori i gazetës Zaman, (i cili tani është liruar) një gazetë kjo me qarkullim të gjërë anë e mbanë Turqisë, si dhe pronari i Grupit të Medias Samanyolu i cili, sipas senatorëve, fatkeqsisht mbetet nën arrest. Të dy këta, thonë ligjvënsit amerikanë, janë të njohur si kritikë të administratës Erdogan. Senatori Schumer dhe kolegët e tij i bëjnë thirrje kryediplomatit amerikan që, “ta bisedojë këtë çështje me Presidentin Erdogan dhe me përfaqsues të administratës së tij, në një mënyrë që të inkurajojë një zgjidhje të
shpejtë, të nevojshme dhe paqësore të këtyre rasteve.”
Senatorët vunë në dukje se këto raste arrestimesh dhe frikësimesh të përfaqsuesve të medias janë një devijim nga tradita e gjatë e Turqisë ndaj demokracisë dhe tolerancës, duke thekësuar se, “Si një demokraci me një traditë të gjatë tolerance dhe diskutimi të lirë dhe si një vend partner i vlefshëm i Amerikës në shumë ndërmarrje, qeveria e tanishme e Turqisë nën Presidentin Erdogan duhet të ndërpresë shtypjet ndaj lirisë së shtypit dhe njëkohsisht t’u japë fund frikësimeve flagrante ndaj pjestarve të medias të cilët shprehin mendime ose raportojnë mbi ngjarjet, në një mënyrë që regjimi mendon se janë në kundërshtim me interasat e tij.
Është e rrallë që në Senatin amerikan të shfaqet një unanimitet i tillë për çfardo kauze, por në letrën që u nënshkrua nga shumica e senatorëve amerikanë (73 nga 100 senatorët gjithsejt), thuhet gjithashtu se Sekretari i Shtetit John Kerry duhet të përqëndrojë vëmendjen rreth prirjeve shqetësuese ndaj sjelljeve jo demokratike në radhët e qeverisë së presidentit turk Erdogan dhe njëkohsisht t’i bëjë thirrje qeverisë turke që të zbatojë parimet bazë të demokracisë, përfshirë edhe lirinë e shtypit, diçka që për një kohë të gjatë konsiderohej si një vlerë në Turqi, tha ndër të tjera, Senatori demokrat Charles Schumer.
Ndërsa kolegu i tij republikan dhe bashk-autori i letrës drejtuar Departmentit Amerikan të Shtetit, Senatori Roger Wicker i shtetit Mississippi u shpreh se, “Administrata e Presidentit Erdogan duhet të mbahet përgjegjëse për këto shkelje të rënda ndaj fjalës së lire dhe lirisë së medias. Arrestimi i gazetarëve dhe censurimi i medias janë shënja të një regjimi autoritar dhe jo të një demokracie të mirëfilltë. Shpresoj që Sekretari Kerry do të zgjidhë së shpejti këto zhvillime shqetësuese”, tha Senatori republikan i shtetit Mississippi.
Ndërkaq, në një deklaratë që bëri në Dhomën e Senatit, një ditë para se të botohej letra e Senatorëve drejtuar John Kerry-t, Senatori Patrick Leahy u ngrit për të denoncuar masat e qeverisë turke ndaj lirisë së medias duke thënë se, “Jo vetëm që këto masa nuk janë në përputhje me normat dhe vlerat që pritet të zbatohen nga Turqia, një vend aleat i NATO-s.” Ato masa shtoi Senatori Leahy, jo vetëm që ” Dhunojnë vet angazhimet që ka marrë përsipër Turqia në bazë të marrveshjeve ndërkombëtare, por nxisin edhe kundërshtime dhe mospajtime të mëtejshme dhe njëherazi vërtetojnë akuzat që janë bërë kundër Administratës së Erdoganit.” Senatori Leahy shprehu zhgënjimin dhe shqetësimin e tij si dhe të shumë eskpertëve të marrëdhënjve amerikano-turke se një, “zmbrapsje nga demokracia në Turqi, do të dobësonte partneritetin tonë të rëndësishëm strategjik në atë rajon.” Senatori i shtetit Vermont deklaroi se bashkohet me të gjithë ata që kanë bërë thirrje për zgjidhjen e menjëhershme të këtyre rasteve dhe që t’i, “Jepet fund arrestimeve nga ana e qeverisë turke të personave që ushtrojnë të drejtën e tyre të lirisë së shprehjes. Komuniteti ndërkombëtar dhe njerëzit vullnet mirë presin më shumë nga qeveria e këtij kombi të madh. Populli turk meriton më mirë se kaq”, përfundoi deklaratën e tij në Dhomën e Senatit amerikan, Senatori Patrick Leahy.
Reagimet ishin të shpejta kundër kësaj letre të Kongresit amerikan, nga ambasadori turk në Washington, nga media pro-Erdogan në Turqi e cila pretendoi se kongresmnët kishin marrë ryshvet për të shkruar një letër të tillë dhe nga vet Presidenti Taip Erdogani cili gjatë një vizite në Meksikë, i cilësoi anëtarët e Kongresit amerikan si “ligjvënës me qira”. Disa nga kongresmenët që kanë nënshkruar letrën thanë se reagimeve zyrtare turke “u mungon respekti”.
Ndërsa gazeta turke Zaman sjellë reagimin e një prej zërave të opozitës, grupit parlamentar të partisë turke MHP, nepërmmjet nënkryetarit të saj, Oktay Vural, i cili u shpreh për median se letra e senatorëve amerikanë erdhi tepër vonë. Oktay Vural tha se, “Liria e shtypit ësht liria e kombit tonë. Nuk mund të ndërmarrësh operacione kundër pjesëtarve të medias vetëm e vetëm sepse ata botojnë lajme për korrupcionin. Ne nuk e meritojmë një gjë të tillë. Presioni kundër medias”, shoti ai, “ka arritur pikën që po dëmton interesat turke.”
Pa marrë parasyshë reagimet zyrtare turke ndaj shqetësimeve të Kongresit amerikan mbi mungesën e lirisë së shtypit dhe mbi kërcnimet dhe arrestimet që u bëhen gazetarve turq, trajtimi i gazetarëve turq nga administrata e Presidentit Erdogan njihet mirë dhe është publikuar nga organizata të njohura ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe me lirinë e medias në mbarë botën, siç Human Rights Watch.
Një tjetër ent ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, siç është liria e fjalës, organizata prestigjoze që merret me mbrojtjen e gazetarëve dhe të lirisë fjalës anë e mbanë botës, “Korrespondentët Pa Kufij” (Reporters Without Borders) e rendit Turqinë në vendin e 154 nga 180 vendet në Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2014. Turqia, sipas kësaj organizate është ndër vendet që vazhdimisht ka numrin më të madh të gazetarve të arrestuar në botë, se bashku me vendet siç janë Kina dhe Irani.
Letra e Kongresit amerikan drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit është një mbështetje me rëndësi e lirisë së fjalës dhe të lirisë së punës së gazetarve jo vetëm në Turqi por në mbarë botën. Kjo mbështetje nga senatorët amerikanë e lirisë së medias në Turqi ka rëndësi edhe për pjesë të tjera të botës ku mungon, ku keqpërdoret, ose ku shkelet liria e medias. Sepse arrestimi ose keqtrajtimi i një gazetari, vetëm e vetëm sepse shpreh mendime ose shkruan për diçka që nuk i pëlqejnë , si për shembëll, autoriteteve qeveritare në Turqi ose në Kinë, është një sulm kundër çdo gazetari kudo në botë.
Frank Shkreli
Shqetesimet e Joe DioGuardit per gjendjen e rende ne Kosove
Nga Skender Karacica/
Per disa levizje politike dhe te ecurive te renda ekonomike me te cilat po ballafaqohet shteti I Kosoves,ish kongresmeni dhe kryetari I LQSHA-se Joe DioGuardi i ka pritur me shqetesime te medha.Permes nje letre derguar veprimtareve dhe asociacioneve kombetare shqiptaro-amerikane qe ka bashkepunim,thekson nder te tjera se investimi i madh politik,diplomatik dhe ushtarak qe eshte bere per lirine,demokracine dhe pavaresine e shtetit te Kosoves nga Amerika mike dhe miqte e saj ne Evrope,nuk e ka merituar qe tashti te ballafaqohemi me gjendjen e rende politike dhe ekonomike.Dihet se shtendertimi nuk behet aq lehte,por klasa politike shqiptare ne Kosove me tere mekanizmat e saj ligjor(Kushtetuese)duhet te bejne vijat e qarta per kahet e reja demokratike dhe te ecurive te zhvillimit ekonomik te Kosoves,ndonese dihen tashme resurset e saja te pasura te nentokes dhe te faktorit me te ri njerezor shqiptar ne Evrope,thekson ne reagimin e tij Joe DioGuardi.
Arbereshi me origjine shqiptare,Joe DioGuardi,i rrethuar me shqetesimet e tij rreth Kosoves thekson zeshem se ne rrugetimin e shtetndetimit duhen te marrin pjese te gjithe qytetaret e ketij vendi dhe per pakicen serbe qe po manipulohet dhe po instrumentalizohet nga qarqet politike dhe zyrtare te Beogradit,tashme jemi mesuar me kete kolovajze politike qe po e dirigjon udheheqja e Beogardit me njerezit e Sllobodan Millosheviqit dhe te Sheshelit.Duhet theksuar se ka kaluar koha kur serbet ne ish Jugosllavi dhe ne Kosove,si pakice ka qene te priviligjuar eshe permes(ligjeve)kushtetuese te kohes,prandaj tashti ne realitetin e ri te Kosoves (si shtet i pavarur)edhe serbet dhe te tjeret si pakice duhen te mesohen te jene te barabarte para aktit me te larte te Kushtetutes e jo me ,,ligjet,,qe na dalin nga marrveshja Kosove-Serbi ne Bruksel,qe sipas vleresimeve te LQSHA-se ne Nju Jork dhe ne bashkepunim me kongresmene e senator(debatet zyrtare te politikes se jashme)eshte thene se poblemi shqiptaro-serb ka mbetur peng dhe i varur para deres se Kosoves,thekson nder te tjera DioGuardi.
Pse po ikin te rinjte shqiptare,Trepca eshte e Kosoves e thote zeshem DioGuardi ne kete paraqitje te tij publike dhe me miqte e tij shqiptaro-amerikan.Kujtoj se qeveria dhe institucionet profesionale te shtetit te Kosoves paksa jane vonuar,eshte dashte qe me projekte atraktive te punuara me aktet ligjire e profesionale te fushave ekonomike,te teknologjise,te miniefrave,te energjetikes,te agrokompleksit dhe te resuarseve te pasura te njerezve te rinje shqiptare te edukuar neper shkolla dhe universitet e Kosoves,me nje kordidnim te afroheshin me afer me kompanite dhe me boten e boznesit ne Amerike,qe edhe njehere ky vend mik i madh i popullit shqiptar te ndihmoje ekonomine dhe kahet e zhvillimit te shtetit te Kosoves,thote DioGuardi.
Per te gjitha keto kahe LQSHA-se i ka ne programin e vet si asociacion lobues per ceshtjen shqiptare,por nuk e kam te qarte pse kaq shume klasa politike ne Kosove dhe Shqiperi dhe ne pjeset tjera etnike na kane kthyer shpinen dhe ka vite qe nuk kam takuar njerin prej tyre si thuhet per nje kafe,thote me shqetesim DioGuardi.Perderisa me rrah zemra dhe gjaku shqiptar me qarkullon nepe damaret e trupit tim,une do te jem ne sherbim te ceshtjes kombetare shqiptare ne trojet e veta ne Ballkan.E kam thene dhe po e perseris,ceshtja eshiptare ende nuk eshte zgjidhur drejte ne hapesiren e Ballkanit te trazuar,ku shqiptaret me shekuj kane qene ne kandarin e pazareve politike te kohes.Shteti i Kosoves duhet te zhvillohet me kodet demoktatike,te jete e zhvilluar ekonomikisht te te vednos ligjet e shtetit ligjor,te gjithe te barabart para tij dhe te afirmoje vlerat tona kombetare si komb i lashte e jo te mbesim ne skenen e problemeve qe te tjeret te na drejtojne gishtin si ,,fajtor,,kujdestar te kohes dhe per rajonin,thekson ne fund Joe DioGuardi.