• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPËRIA NATYRALE

October 11, 2018 by dgreca

NUK KA  “SHQIPËRI TË MADHE”, POR SHQIPËRI ETNIKE NATYRALE/

 Edhe sa shekuj, edhe sa vjet duhet polemizuar me shpifësit shovinistë serbomëdhenj dhe me hyzmeqarët e tyre injorantë filoserbë lidhur me tezën e tyre “Shqipëria e Madhe”?/

1 Mehdi_Hyseni

Shkruan: Prof. Dr. Mehdi HYSENI/
-Nuk janë të vërteta “përrallat me tupan” dhe paçavuret “exibicioniste” me “teh agjenturor” antishqiptar të “hokatarëve” të ndryshëm (vardisës së politikave të vajtueshme ditore dhe, njëherazi puthadorë të llahtarshëm “mëditorë” të liderëve të ndryshëm në pushtet, që për ta lëpirë ndonjë asht të tyre ose për t’ua mundësuar hapjen e ndonjë burketoreje, qebaptoreje ose lejimin e ndonjë “tezge” në Pazar të blertë…etj., marrin guximin që të “lehin” ditë e natë pa pushuar kundër idesë shenjtë të ribashkimit kombëtar), se gjoja ideja e ribashkimit kombëtar shqiptar, “është e tejkaluar”, dhe se nuk është asgjë tjetër vetëm se “një sentiment”, të cilën “nuk e mbështet shumica dërrmuese” e shqiptarëve në hapësirat etnike të Shqipërisë, si dhe gjoja “nuk ka forca e as faktorë politikë që e mbështesin atë”!?
Këtë të pavërtetë, qe një shekull (si papagajt) e trumbeton politika dhe propaganda serbo-sllave për shpërfytyrimin e identitet kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve nga harta gjeografike e Ballkanit.
Kjo është një gënjeshtër dhe shpifje e madhe alla serbmoadhe dhe pansllave e  “Velika Serbisë” , që po i bëhet jo vetëm popullit shqiptar në Ballkan, por edhe Evropës, edhe Amerikës dhe gjithë botës së qytetëruar demokratike.
Ideja ribashkimit kombëtar nuk është mit, as utopi e as kurrfarë “sentimenti” i kohës mesjetare, por e drejtë natyrore e ligjshme dhe legjitime, si dhe AMANET SHEKULLOR i etërve tanë (brez pas brezi) që kanë sakrifikuar dhe flijuar jetën e tyre për ta çliruar dhe ribashkuar kombin shqiptar dhe Shqipërinë etnike nga sundimi i egër kolonial dhe imperialist shekullor (1878-2018).
Ideja e ribashkimit kombëtar, do të thotë forcë lëvizëse centrifugale që shpie drejt shkallmimit të robërisë shekullore kolonialiste sllavo-bizantine (që edhe sot, në kohën e integrimeve evropiane, ushqejnë pretendime dhe synime territroriale në kurrizin e territoreve etnike të Shqipërisë natyrale) drejt lirisë, pavarësisë, ribashkimit, qytetërimit, zhvillimit, përparimit të përgjithshëm, si dhe të mborjtjes dhe ekzistencës së shqiptarëve në Ballkan, si popull dhe si shtet i barabartë me popujt dhe me shtetet fqinje, duke mos prekur dhe dëmtuar asnjë interes të stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes në rajon.
Ribashkimi kombëtar nuk është një “çështje e ngushtë” e një grupi “huliganësh” a klani intelektual gjysmak, por kërkesë imediate dhe e domosdoshme e shumicës dërrmuese të kombit shqiptar në Ballkan. Këtë të vërtetë të pamohueshme e provojnë edhe numri i madh i lëvizjeve, i fronteve, i partive dhe i subjekteve të tjera politike dhe kuluturore kombëtare, të cilat janë formuar dhe po veprojnë haptazi dhe në mënyrë legale, demokratike dhe paqësore në skenën politike gjithëshqiptare, jo vetëm brenda territoreve etnike të shqiptarëve në Ballkan, por edhe në gjithë diasporën shqiptare në mbarë botën.
Gjithashtu, ribashkimin kombëtar e mbështesin edhe elita intelektuale akademike shqiptare si brenda Shqipërisë etnike, ashtu edhe në gjithë diasporën shqiptare, me ndonjë përjashtim efemer aty-këtu, por ai numër i vogël argatësh të huaj të “Velika Serbisë”, edhe pse në forma të rafinuara po orvatën ta baltojnë dhe shpërfytyrojnë aspiratën shekullore të ribashkimit gjithëkombëtar, ata nuk kanë kurrfarë peshe, as ndikimi në popull e as në politikën e brendshme, as në atë ndërkombëtare. Ata janë në numër pak dhe, krejtësisht të vetmuar, që askush (as faktori i brendshëm shqiptar e as ai ndërkombëtar) nuk i “vë në pullë”, as nuk i merr seriozisht se çfarë “llomotisin”, përfolin të tjerët, si dhe shpifin ata kundër interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar
Ia vlen të theksoj se, në dy dekadat e fundme, idenë dhe kërkesën historike të popullit shqiptar për ribashkimin e tij, në mënyrë të dokumentuar shkencore, publicistike dhe informative, e mbështesin me dhjetra e qindra vepra të shkruara nga fushat e ndryshme (histori, kulturë, gjuhë, art, politikë, drejtësi, diplomaci, ekonomi …etj.) të elites së mirënjohur akademike shqiptare.
E gjithë kjo veprimtari e përbashkët për një objektiv dhe imperativ të përbashkët për çlirimin, mëvetësimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar, është rezultat i zgjimit dhe i ngritjes së vetëdijes dhe  I ndërgjegjës së lartë politike dhe kombëtare, në saje të rrethanave dhe të realiteteve të krijuara politike dhe demokratike në Ballkan (1990-2018).
Ata që po shpifin marrëzisht, duke propaganduar në opionin publik se gjoja në territoret etnike shqiptare “nuk ekzistojnë forca të rëndësishme politike, që e mbështesin ribashkimin kombëtar”, janë jo vetëm në gabim, por edhe miopë, sepse nuk e njohin realitetin e krijujar brenda kufijve etnikë të Shqipërisë, as atë në diasporë. Ndryshe, nuk do t’i kishin ndërruar tezat alla serbe, duke gënjyer për “hava”, jo për “tokë”, se gjoja “shumica” e shqiptarëve nuk e mbështet ribashkimin kombëtar.
Këtë shpifje serbe dhe filoserbe e përgënjeshtrojnë formimi dhe veprimi i këtyre subjekteve politike shqiptare, që me programin dhe me plaformat e tyre e mbështesin ribashkimin kombëtar shqiptar, jo vetëm të Kosovës me Shqipërinë: Aleanca Kuq e Zi, UNIKOMBI, Lëvizja Vetëvendosje, Lëvizja për Bashkim, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, Lista për Bashkimin e Shqipërisë Natyrale, Partia e Unitetit Kombëtar…, si dhe shumë parti deh shoqata të tjera poltike me përcaktim të ribashkimit kombëtar qoftë majtiste, djathtiste apo centrist, që veprojnë si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike.

Se ideja e ribashkimit kombëtar gjithëshqiptar është aktuale, realiste, moderne, demokratike, qytetëruese, paqësore, domodoshmëri dhe imperativ historik, politik, kombëtar dhe shtetëror, dëshmon edhe Kushtetuta moderne e Republikës së Shqipërisë në fuqi ( e miratuar me Referfendum), ku në Preambulën e saj thuhet :” me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,” (1998).
Sipas kësaj logjike racionale, duke bazuar në fakte të ligjshme të kësaj Kushtetute, kryeministri Edi Rama ka plotësisht të drejtë të kërkojë jo vetëm ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por edhe më gjerë, sepse e ka për detyrë ta zbatojë, jo ta shkelë Kushtetutën në fuqi.
Së fundi, duhet t’i rikujtojmë serbomëdhenjtë dhe “bishtat” e tyre filoserbë dhe të agjenturave të huaja të ndryshme, se në asnjë pjesë të Shqipërisë etnike natyrale e as në diasporën shqiptare, nuk ekziston, as nuk vepron asnjë individ dhe, asnjë subjekt politik apo kulturor për krijimin e ndonjë të ashtuquajture “Shqipëri të Madhe”, e cila, si nocion semantik me përmbajtje politiko-propagandistike antishqiptare, fatkeqësisht, dhe për tragjedinë e derisotme shqiptare në Ballkan, daton që nga viti 1844 si “pjellë inkubatori” e “industrisë” së gjenocidit të “Velika Serbija” të Ilia Garashaninit, e kuazishkencës, e politikës dhe e Kishës Ortodokse Serbe, gjithnjë në funkson të mohimit dhe të shkatërrimit të identitetit të tërësishëm të kombit, të territorit dhe të shtetit shqiptar-Shqipërisë etnike natyrale në Ballkan.

_______

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof. Dr. Mehdi Hyseni, Shqiperia Natyrale

IA KEMI BORXH ADEM JASHARIT

August 28, 2013 by dgreca

Opinion Nga Cene Pushkolli/

Ribërja e Shqipërisë Etnike(Natyrale) është në duar të politikanëve shqiptarë si edhe në duar të politikanëve të shteteve mike të shqiptarëve, natyrisht se në këtë rrafsh ka edhe asi politikanë që këtë të drejtë shqiptare nuk e duan dhe do të angazhoheshin që ta pengojnë (me çdo forcë demokratike dhe jo demokratike) Ribërjen e Shqipërisë Etnike(natyrale). Gjithsesi kjo kategori e politikanëve të shteteve jo mike të shqiptarëve që nuk e duan dhe do ta pengonin Ribërjen e Shqipërisë Etnike nuk e kanë në favorin e tyre asnjë akt juridik, asnjë konventë, asnjë ligj ndërkombëtar lidhur me vetëvendosjen dhe bashkimin e shteteve në një shtet të vetëm. Prandaj, shqiptarët e të gjitha shtresave, duke e ditur këtë fakt, është mirë që të angazhohen me mall e me shpirt (siç thotë populli) të bashkohen rreth idesë së Ribashkimit Kombëtar. Për hir të së vërtetës, shqiptarët po qe se do të përcaktoheshin që të angazhohen me “me mall e me shpirt”, atëherë politikanët dhe jo vetëm ata të shteteve mike do të na përkrahnin, jo pse ne duam, por sepse në favorin tonë janë të gjitha faktet, dokumentet, ligjet dhe konventat ndërkombëtare që na e mundësojnë Ribashkimin Kombëtar. Politikanët shqiptarë të Kosovës Historike të angazhuar në Institucionet Qeveritare dhe Institucionet tjera shtetërore dhe jo vetëm në to në Kosovën Historike, ia kanë borxh bacit Adem, alias komandantit legjendar të Ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si edhe të rënve të tjerë për shqiptarizëm, që amanetin e e tyre pra të betuarëve për Ribashkim Kombëtar Shqiptar, ta qojnë në vend, përndryshe ata në rast se takohen në botën e amshueshme me bacën Adem dhe jo vetëm me te, por edhe me dëshmorët e tjerë, sigurisht që do të qortohen për mos kryerjen e amanetit në fjalë. Jo. Jo, mos u shqetësoni o ju politikanë të Kosovës Historike! Ribërjen e Shqipërisë Etnike vetëm ju nuk mund ta bëni! Për këtë çështje ju duhet ta keni mbështetjen edhe të politikanëve të të gjitha shtresave të Kosovës Historike të Shqipërisë Londineze, si dhe të politikanëve të trojeve të tjera shqiptare, veçanërisht të shqiptarëve nga mërgata shqiptare e veçmas e atyre nga Amerika. Me siguri për mos angazhimin e duhur rreth Ribërjes së Shqipërisë Etnike që nuk e keni bërë deri më tash, edhe pse e meritoni qortimin e popullit, populli do të ju falë për të kaluarën, por, për tash e tutje që nuk angazhoheni sa dhe si duhet për Ribërjen e Shqipërisë Etnike, me siguri se do të ju qortojë populli. Juve që sot keni mundësi që të angazhoheni për Ribërjen e Shqipërisë Etnike e që nuk e bëni, koha do të ju mallkojë, historia do të ju gjykojë për tradhti të amanetit të dëshmorëve, luftëtarëve dhe të veprimtarëve të të gjitha kohërave. Është mirë që të shfrytëzohet i gjithë potenciali intelektual, politik, ekonomik dhe të gjithë së bashku të angazhoheni maksimalisht sa është e mundur për t’u kërkuar në mënyrë institucionale Ribashkmi Kombëtar. Është e sigurt se në rast se angazhohen të gjithë me aq sa kanë mundësi, materiale, politike dhe jo vetëm politike, atëherë me siguri se edhe faktori ndërkombëtar do të jetë në anën tonë. O sot të bashkuar të veprojmë, o nesër do të na gjykojë historia. Andaj, të veprojmë në këtë drejtim dhe mos të na mashtrojë ana materiale, duke e harruar çështjen kombëtare

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Adem jasharit, ia kemi borxh, Shqiperia Natyrale

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT