• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EURO 2016- SHQIPERIA PERBALLE FRANCES, ZVICRES, RUMANISE

December 12, 2015 by dgreca

Shqipëria është në grup shumë të fortë,  përvec Francës e Rumanisë,  ka edhe Zvicrën, e cila ka gjashtë shqiptar në petkun e saj, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Pajtim Kasami, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi./

Shqipëria ka rënë në grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë në shortin e hedhur sot pasdite për Europianin që zhvillohet në qershor. Ja si do të luhen ndeshjet për kombëtaren shqiptare. Shqipëria do ta nisë rrugën e saj në Europian në një përballje me Zvicrën e shqiptarëve. Ndeshja do të luhet ditën e dytë të Europianit në orën 15.00 më datë 11 qershor.

Datat e ndeshjeve
11 Qershor – SHQIPËRI : Zvicër (Lens, Ora 15:00)
15 Qershor – SHQIPËRI : Francë (Marseille, Ora 21:00)
19 Qershor – SHQIPËRI : Rumani (Lyon, Ora 21:00)
GRUPI A
Francë
Rumani
Shqipëri
Zvicër
GRUPI B
Angli
Rusi
Uells
Sllovaki
GRUPI C
Gjermani
Ukraine
Poloni
Irlanda e Veriut
GRUPI D
Spanjë
Çeki
Turqi
Kroaci
GRUPI E
Belgjikë
Itali
Irlandë
Suedi
GRUPI F
Portugali
Islandë
Austri
Hungari

Rama komenton shortin: Asgjë s’është e pamundur, e pamë edhe në eleminatore

Kryeministri Rama ka komentuar shortin e hedhur sot për Euro 2016, që e vuri Shqipërinë përballë Francës, Zvicrës dhe Rumanisë.Rama thotë se eleminatoret treguan se asgjë nuk është e pamundur.“Edhe ne Finalet 2016 nje grup i pamundur, por eliminatoret ne mesuan se asgje s’eshte e pamundur:-) ‪#‎ForcaShqiperi”, shkruan Rama.

Berisha ironizon Zvicrën: Më vjen keq, e pashpresë ndaj kuqezinjve!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zgjedhur të ironizojë Zvicrën, në radhët e së cilës luajnë disa shqiptarë, nga tre kripet kundërshtare në Euro 2016.   “Grupi ynë është shume i fortë, por fati është me ne! Keqardhje ndjej për Zvicrën, një vend që e dua kaq shumë, por me Shqipërinë është e pashpresë. Dy ekipet e tjera janë shumë të forta, krejt të  pasigurta në  përballjen me ekipin tonë kombëtar. Kemi shumë arsye të jemi shpresëplotë me kuqezinjtë tanë!,” – komenti në profilin e tij Facebook, ish-Kryeministri Sali Berisha, për shortin, pas hedhjes së goglave .

Filed Under: Sport Tagged With: France 2016, ndeshet me Francen, Rumanine, shqiperia, Zvicren

Mbështetja e BE-së prej 1 miliard € për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

December 12, 2015 by dgreca

– Shqipërisë 89,9 milionë euro, Kosovës 78 milionë/

 -BE-ja miraton pakon prej 1 miliard € për të mbështetur reformat dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi/

-Komisioni Evropian ka miratuar pakon e tij të programeve të asistencës para pranimit për vitin 2015, për të mbështetur reformat dhe bashkëpunimin rajonal në vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së/

(Përgatiti:B.Jashari)

Bruksel, 11 dhjetor 2015/ Komisioni Evropian ka miratuar programet e pakos së asistencës para pranimit për vitin 2015 për të mbështetur reformat dhe bashkëpunimin rajonal në vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, me një vlerë prej rreth 1 miliardë €.

“Kjo pako shpreh angazhimin e fuqishëm për perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ai është një investim afatgjatë në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vetë BE-së dhe do të mbështesë procesin e reformimit ekonomik dhe politik të vendeve në rrugën e tyre drejt pranimit në BE”, tha Johannes Hahn, Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim.

MBËSHTETJE NË REFORMA

Financimi vjen nga Instrumenti i Asistencës para Pranimit (IPA II), dhe do të jetë në dispozicion për Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Kosovën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Ai do të mbështesë reformat e mëtutjeshme demokratike dhe publike si dhe bashkëpunimin rajonal.

INVESTIMI NË LIDHJE

Kjo pako veçanërisht përfshin një program 155 milionë eurosh për të ndihmuar financimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës rajonale në sektorin e energjisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor: katër ndërlidhje energjetike, dy projekte rrugore dhe dy projekte hekurudhore, ku të gjitha prej tyre do të sjellin më afër njëra tjetrës ekonomitë dhe shoqëritë. Kontributi i BE-së pritet të stimulojë edhe kredi nga institucionet financiare partnere deri në shumë të përgjithshme prej 540 milion €.

Përmirësimi i lidhjes brenda Ballkanit Perëndimor si dhe në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit. Komisioni e ka agjendën e lidhjes si një prej prioriteteve më të larta në këtë rajon, me mbështetje të plotë të qeverive të Ballkanit Perëndimor. Një theks i veçantë i është vënë përgatitjes dhe financimit të projekteve konkrete në investimin e infrastrukturës rajonale, mirëpo edhe në zbatimin e standardeve teknike dhe masave të buta (p.sh. thjeshtësimin e procedurave për kalimin e kufirit ose shthurjen e kompanive dhe qasjen e palëve të treta në rrjete).

 Për më shumë lidhur me këto tetë projekte, ju lutem shihni:

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/publication/2015/2015-connectivity-package.pdf

 

Detajet për vende:

 

Vendi  Shuma në EUR Sektorët kryesorë të financuar 
Shqipëria 89,900,000 Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore, Arsimi, Punësimi dhe Politikat Sociale
Bosnja dhe Hercegovina 37,200,000 Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë 24,126,000 Demokracia dhe Qeverisja, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural
Kosovë 78,000,000 Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore, Energjia, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural
Mali i Zi

Programi kombëtar 2015

 

Programi i veprimit shumëvjeçar 2015-2017

25,135,000

 

 

15,300,000

Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore

 

Arsimi, punësimi dhe politikat sociale

Serbia 196,600,000 Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore, politika e Transportit
Turqia 255,100,000 Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore, Energjia, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural
Disa vende 2015 – pjesa I

 

 

Disa vende 2015-2016 – Lidhja

122,555,000

 

 

 

155,254,000

Mbështetje horizontale për politikat dhe reformat sektoriale; Strukturat dhe rrjetet rajonale; Mbështetja rajonale në investim.

 

Mbështetja rajonale në investim

Masat mbështetëse 71,557,000 Auditimi 2015 (2,000,000); Vlerësimi dhe Monitorimi 2015 (2,000,000); Informimi dhe Komunikimi 2015-2016 (20,000,000); mbështetje për ZPL në Bosnje dhe Hercegovinë 2015-2018 (9,557,000); TAIEX 2015 (38,000,000)

 

***

European Commission

Press release

EU adopts €1 billion package to support reforms and regional cooperation in the Western Balkans and Turkey

 

€1 billion EU support for the Western Balkans and Turkey

 

The European Commission has adopted its 2015 package of pre-accession assistance programmes to support reforms and regional cooperation in countries wishing to join the EU

Brussels, 11 December 2015

 

 

The European Commission has adopted its 2015 package of pre-accession assistance programmes to support reforms and regional cooperation in countries wishing to join the EU, totalling approximatively €1 billion.

 

“This package expresses our strong commitment to the EU perspective for the Western Balkans and Turkey. It is a long-term investment in the EU’s own stability, security and prosperity and will support the political and economic reform process of the countries on their EU accession path”, said Johannes Hahn, European Commissioner for European Neighbourhood Policy and Enlargement Negotiations.

 

Support for reforms

 

The funding comes under the Instrument for Pre-accession Assistance (IPA II), and will be available to Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo, the former Yugoslav Republic of Macedonia, Montenegro, Serbia and Turkey. It will support further democratic and economic reforms, the modernisation of the judiciary and of public administration, as well as regional cooperation.

 

Investment in Connectivity

The package notably includes a €155 million programme to help fund major regional infrastructure projects in the energy and transport sectors in the Western Balkans: four power interconnections, two road projects and two rail projects, all of which will bring economies and societies closer together. The EU contribution is expected to trigger loans from partner financial institutions totalling €540 million.

 

Improving connectivity within the Western Balkans, as well as between the Western Balkans and EU, is a key factor for the economic development of the region. The Commission has made the connectivity agenda one of its highest priorities in this region, with the full support of the Western Balkans governments. Special emphasis is given on preparing and financing concrete regional infrastructure investment projects, but also on implementing technical standards and soft measures (e.g. simplifying border crossing procedures or unbundling utilities, and third party access to networks).

 

More about the eight projects:

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/publication/2015/2015-connectivity-package.pdf

 

Details per country:

 

Country Amount in EUR Main sectors financed
Albania 89,900,000 Democracy and Governance, Rule of Law and Fundamental Rights, Education, Employment and Social Policies
Bosnia and Herzegovina 37,200,000 Democracy and Governance, Rule of Law and Fundamental Rights
The former Yugoslav Republic of Macedonia 24,126,000 Democracy and Governance, Agriculture and Rural Development
Kosovo 78,000,000 Democracy and Governance, Rule of Law and Fundamental Rights, Energy, Agriculture and Rural Development.
Montenegro

2015 national programme

 

2015-2017 multi annual action programme

25,135,000

 

 

15,300,000

Democracy and Governance, Rule of Law and Fundamental Rights

 

Education, employment and social policies

Serbia 196,600,000 Democracy and Governance, Rule of Law and Fundamental Rights, Transport policy
Turkey 255,100,000 Democracy and Governance, Rule of Law and Fundamental Rights, Energy, Agriculture and Rural Development
Multi-Country 2015 – part I

 

 

Multi-Country 2015-2016 – Connectivity

122,555,000

 

 

 

155,254,000

Horizontal support to sector policies and reforms; Regional structures and networks; Regional investment support.

 

Regional investment support.

Support measures 71,557,000 Audit 2015 (2,000,000); Evaluation and Monitoring 2015 (2,000,000); Information and Communication 2015-2016 (20,000,000); 2015-2018 support to OHR in Bosnia and Herzegovina (9,557,000); TAIEX 2015 (38,000,000)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 1 Miliarde Euro, 9 milion, Ballkani Perendimore, shqiperia

Atdheu ynë Shqiperia

November 28, 2015 by dgreca

Nga Anton CEFA/

 Atdheu është toka jonë, trojet tona, trojet e dheut, trojet e shpirtit, trojet e gjakut, trojet e frymës, trojet e gëzimit, trojet e dhimbjes; të dhimbjes nga dashuria, të dhimbjes nga vuajtja, të dhimbjes nga dhimbja.

I kemi dhënë dy emra, emrat e prindit: atdhe dhe mëmëdhe, dheu i  babait, dheu i mëmës, prindit që na lindi, prindit që na rriti.

E kemi quajtur Shqiperi, në emër të shpendit mbretëror. Shqiperi e madhe, Shqiperi e vogël, Shqiperi e malit, Shqiperi e fushës, Shqiperi e pasur, Shqiperi  e varfër, Shqiperi  e mendjes, Shqiperi e zemrës.

“Shqiperi, moj nëna ime,

Më ke rritur me thërrime.

Shqiperi, të qofsha falë,

Të kam nënë e më ke djalë.”

Shqiperi, ky dhe i shtrenjtë, kjo lëndë e shenjtë, ky det i hapët, ky qiell i kaltër.

Shqiperi,  ti shpirti im; Shqiperi, ti zemra ime; Shqiperi, ti jeta ime; Shqiperi, ti varri im.

Shqiperia ime, Shqiperia yte, Shqiperia jonë, tokë e larë me gjak, e mbruajtur me djersë. Pjellë e një historie të shqetësuar, hapësirë e copëtuar nga mëria, e nëpërkëmbur nga  smira, e yshtur nga urrejtja.

Shqipëri, ti kështjellë e heroizmit mitik, muranë lavdie shekullore.

Historia të dha dy data: atë të 28 Nëntorit 1443, dhe atë të 28 Nëntorit 1912, datën e Heroit të Shpatës e të Lirisë, datën e Burrit  të Shtetit e të Pavarësisë.

Shqiperi, jemi bijtë e tu  të patjetërsueshëm, bijtë e dashurisë, bijtë e kënaqësisë, bijtë e vuajtjes, , bijtë e dhimbjes, bijtë e lavdisë, bijtë e krenarisë.

“Na jem’ bijt e nji fisi t’permendun

N’dorë qi i shndriste si rrfeja çeliku

Qi e qestisë veç tu’ u dridhun anmiku

Qi t’tanë bota kah besa e nderon.”

 

Jemi popull i lashtë, i lidhur ngusht me tokën tonë jo prej shekujsh, po prej mija vitesh.

Kur jemi afër, të shohim me sy, të prekim me dorë, të puthim me buzë; kur jemi larg, të shohim me mall, të prekim me afsh, të ndjejmë me dhimbje.

Shqiperi  të duam, ti je shpirtësuar në qenien  tonë, në dheun e zemrës sonë, në qiellin e shpirtit tonë. Te ky shpirtësim, na vegon drita e misionit tonë, misionit të dëshirës, dëshirës së vullnetit, vullnetit të veprimit, veprimit të flijimit. Flijim, kjo dritëz e kaltër ndriçimi qiellor!

*   *   *

 Reflekse të 28-ës

Festa e 28-ës na përndizet të gjithëve me një hov të fuqishëm ndjenjash që trazojnë zemrën e çdo shqiptari dhe zgjojnë një mori refleksionesh.

Një zjarr dashurie për tokën tonë, për fjalën, për frymën na përflak, një etje e pashuar, e përgjithmonshme, e të gjitha brezave për lirinë na dëshirohet, një dell manifestues krenarie për lavdinë e bëmave të dikurshme na vezullon në sy e në ballë, një dhimbje e thellë për fatkeqësitë e panumërta na shtrëngon në gjoks; të gjitha të plazmuara në palat e atij Flamuri të shenjtë, para të cilit qëndrojmë në këmbë, në më të bardhën ditë të kohëve të reja të kombit tonë-në Ditën e Madhe të 28-ës.

U ngrit, së pari, në epopenë më të lavdishme të popullit tonë, në dorën e Skënderbeut, për të zëvendësuar flamujt përçarës të principatave, duke mishëruar vullnetin e një prijësi dhe gjakimin e një populli, që nuk pranon të nënshtrohet.

Ai u ngrit për t’i dhënë qenies sonë një frymë harmonie, vetëdijes shqiptare një parim kombësie, ndjenjës popullore një shkëlqim vëllazërie, vullnetit tonë një forcë bashkimi.

Sado që 500 vitet turke u përpoqën ta hedhin atë në hauret më të errta të kujtesës kombëtare, ai shkëndijoi gjithnjë në kraharorët shqiptarë dhe u ngrit herë pas here nga duar kryengritëse, që nuk munguan kurrë, deri në Ditën e Bardhë të 28-ës, kur Plaku i Kombit e fisnikëroi në Vlorë, duke e qarë me lot gëzimi e malli, dhimbjeje e përkushtimi.

Ai qe lartësuar më parë në Prizren, qe përgjakur në Deçiç, dhe në ditët tona shkëlqeu në Prishtinë.

Në këmbë përpara asaj pëlhure të kuqe me shkabën e zezë, “lagur me lot, djegur me flakë”, përjetojmë edhe refleksione tejet të dhimbshme, kur e kujtojmë të rënduar e të përdhosur nga simbolet e huaja të gjysmëhënës, spatave të Liktorit dhe yllit gjakatar të internacionalizmit proletar pansllavist.

Qëndrojmë më këmbë me nderim të thellë, në atë Ditë  të Madhërishme, para asaj pëlhure të kuqe me atë shpendin e zi, zemërak për padrejtësitë, përbuzës ndaj shovinistëve, mospërfillës ndaj ksenofobisë së huaj, kërcënues për armiqësitë, por zemërhapur për miqësitë dhe krahështrirë kurdoherë për të përfshirë dhe mbrojtur të gjithë bijtë e tij.

E kush nuk shpirtësohet në vetëdijësimin e atij simboli identifikues që të prushit në gjak shqiptarësinë, duke na yshtur të ripërtërijmë me vlera më të freskëta trashëgimitë tona të gjakut, ato që janë më të denja për ngjyrat e këtij Flamuri të magjishëm, të përtërijmë përvojat tona, ato më të fismet, që i bëjnë nder atij, të këndellim vullnetin tonë këmbëngulës për të shmangur ndasitë e ushqyera nga të gjitha izmat e hisës së zezë të shpirtit tonë, që fatkeqësisht na e fali natyra!

E kush nuk tronditet për ditët e bardha, sado të pakta, të valëzimit të tij në fllade lirie ngazëlluese !

E kujt nuk i dhembin plagët që hoqi e heq ai stinë pas stine, dikur dhe sot ! E kush nuk gazmohet nga një vizion plot shkëlqim dëshirak i së ardhmes së këtij Flamuri, që pau aq pak ditë të bardha !

E kush nuk akullohet e ngrin menjëherë porsa refleksioni të zbresë me këmbët në tokë dhe të prekë me duar të sotmen!

Mungesë e plotë parimësie në politikë, mohim idealesh kombëtare, luftë e paprinciptë për sundim, etje e çmendur për pasurim, lojë e ndyrë pushtetarësh mbi kurrizin plagë të një populli, mjerim e varfëri, krim e korrupsion .

Por, edhe në këto ditë të vështira, që po kalon vendi, në Ditën ogurmire të 28-ës, gjithsesi, kur ndodhemi para tij, shpresa na përkëdhel dhe besimi na forcohet, mendja na e thotë dhe zemra na e ndjen që ky Flamur i shenjtë, me shtizën të ngulur thellë në  zemrën e kombit, do të valëvitet triumfues në përjetësi, se

“Zoti vetë e tha me gojë,

që kombe shuhen përmbi dhe,

por Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne.”

Filed Under: ESSE Tagged With: Anton Cefa, Atheu ynë, shqiperia

MANASTIR-Shqipëria, Kosova e Maqedonia – bashkëpunim në arsim dhe shkencë

November 22, 2015 by dgreca

-Nënshkrim marrëveshje në Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit, ku para 107 viteve, gjenerata më eminente e asaj kohe e Rilindjes sonë kombëtare mbajti Kongresin dhe unifikoi apo themeloi Alfabetin e gjuhës shqipe, bëri bashkimin gjuhësor të shqiptarëve/
MANASTIR, 22 Nëntor 2015/ Në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, sot Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nënshkruan Programin e Bashkëpunimit për arsim dhe shkencë.
Ministria kosovare bën të ditur se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, kanë nënshkruar sot në Manastir “Programin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë”.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Programit ishte prezent edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila po ashtu, nënshkruajti të njëjtën marrëveshje me ministrin Ademi.
Nënshkrimi i Programit është bërë në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës, e cila është nënshkruar në korrik të këtij viti në Vlorë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, me synim përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në këtë fushë.
“Programi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2015-2018 që e nënshkruam sot, është një instrument i rëndësishëm për të plotësuar detyrimet tona për realizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në arsim dhe në shkencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, të 2 korrikut 2015”, tha ministri Bajrami.
Ndërsa, media shqiptare në Maqedoni bën të ditur se, zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot me rastin e 22 Nëntorit Ditës së Alfabetit ka vizituar Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit. Ai në këtë rast ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të tre ministrave të Arsimit, të Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami të cilët nënshkruan Programet Ekzekutive për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës.
Në këtë rast zëvendëskryeministri Xhaferri të gjithë qytetarëve shqiptarë ua uroi këtë ditë, ku para 107 viteve , këtu në Manastir u themelua Alfabeti i Gjuhës Shqipe.
“Për mua është kënaqësi që me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe të jenë bashkë me ne këtu tre Ministrat e Arsimit dhe Shkencës ,nga Republika e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë ku patëm rastin të jemi dëshmitarë të nënshkrimit të bashkëpunimit, diçka që ka qenë domosdoshmëri. Besoj se do vazhdojë edhe në të ardhmen të pasurohet ky bashkëpunim në kuadër të arsimit, shkencës, kulturës, sportit, varësisht sesi përkufizohet.
Është rast i veçantë që na nderon neve shqiptarëve që ky nënshkrim bëhet në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ku para 107 viteve, gjenerata më eminente e asaj kohe e Rilindjes tonë kombëtare mbajti Kongresin dhe unifikoi apo themeloi Alfabetin e gjuhës shqipe, bëri bashkimin gjuhësor të shqiptarëve. Atëherë Kongresi dhe delegatët në emër të Kongresit u përcaktuan për vlerat perëndimore dhe Alfabeti ynë është me shkronja latine, që ka një domethënie për periudhën që po kalojmë dhe të jemi konsekuent të vlerave perëndimore dhe euroatlantike”, tha Xhaferri, cituar nga Tetova Sot.
Në Muzeun e Alfabetit, zëvendëskryeministri Xhaferri ka hapur Tribunën shkencore me temë: “Atdhetari i shquar Mit’hat Frashëri”.
Ndërsa, sonte me fillim në ora 19.00 në qendrën për Kulturë në Manastir, zëvendëskryeministri Xhaferri do të marrë pjesë në Akademinë solemne që organizohet me rastin e Ditës së Alfabetit./b.j/

***

Prishtinë, 22 nëntor 2015

Komunikatë

Ministrat Bajrami dhe Ademi nënshkruan Programin e Bashkëpunimit për arsim dhe shkencë mes dy vendeve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, z. Abdilaqim Ademi, kanë nënshkruar sot në Manastir “Programin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë”.
Nënshkrimi i Programit është bërë në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës, e cila është nënshkruar në korrik të këtij viti në Vlorë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, me synim përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në këtë fushë.
“Programi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2015-2018 që e nënshkruam sot, është një instrument i rëndësishëm për të plotësuar detyrimet tona për realizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në arsim dhe në shkencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, të 2 korrikut 2015”, tha ministri, z. Arsim Bajrami.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Programit, ishte prezent edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, z. Musa Xhaferi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, e cila po ashtu, nënshkruajti të njëjtën marrëveshje me ministrin Ademi.

Me respekt,
Divizioni per Komunikim Publik
Tel: 038 213 065

Filed Under: Rajon Tagged With: dhe shkencë, Kosova e Maqedonia - bashkëpunim, Manastir, në arsim, shqiperia

A do digjet Shqipëria?

November 10, 2015 by dgreca

Nga Aurel Dasareti, USA/*
Apel të gjithëve me gjak shqiponje në damarët e zemrës të leni mënjanë ideologjitë, inatet, rivalitetet e sëmura, hakmarrjet, fanatizmat fetare, budallallëqet dhe dëshirat e juaja personale. Është koha për të lejuar Shqipërinë të vijë më parë. T`i largojmë kriminelët. Të dritësojmë Shqipërinë!
***
Sqarim: Kur them “SHQIPËRI” mendoj për të gjitha trojet, brenda dhe jashtë murit të arbrit. Kur them “unë” mendoj për secilin prej jush.
Unë nuk dua asgjë tjetër përveç se vendi ynë i përbashkët përsëri të bëhet i joni. Unë nuk dua që shqiptari edhe më tutje të ndjehet i huaj në vendin e tij. Ëndërroj që motrat/vëllezërit e mi të gjakut dhe gjuhës një ditë do ta duan përsëri njëri-tjetrin, dhe që askush prej nesh nuk do të tolerojë padrejtësinë, që të gjithë ata që venë re diçka të gabuar në këtë vend, do ta korrigjojnë atë përsëri dhe se zyrtari do të mendoj një mijë herë para se me goditur ndokënd në fytyrë.
Të gjithë do ta takojnë fatin e tyre, herët a vonë. Sipas meritave. Shpërblimet apo dënimet. Dhe siç thotë gjyshi im: “Ti nuk mund të zgjedhësh si të vdesësh. Ose kur. Por ti vetëm duhet të zgjedhësh si të jetosh”.
Jo të gjithë besojnë në atë që kam shkruar në mediumet shqiptare prej vitit 2001 deri më tani, por unë betohem se ajo vjen direkt nga zemra. Kam lindur, jetoj dhe veproj jashtë Shqipërisë, jashtë Evropës, por e dua pakufishëm edhe vendin e gjyshërve të mi dhe unë ëndërroj për kushte më të mira të jetesës për të gjithë shqiptarët e trojeve. Unë nuk dëshirojë për të filluar një revolucion ose të bëjë grusht shteti ushtarak dhe unë nuk e konsideroj veten si ndonjë formë e liderit politik. Unë jam ai që kam qenë dhe ai që do të jem. Thelbi i qëllimit tim është që unë vetëm dua të jem krenar se jam shqiptar dhe unë nuk dua që një qytetar i vetëm pa privilegje të rrahet nga kriminelët sa që ai të mos jetë në gjendje as të shprehë dhimbjen e tij.
Unë kam dhënë një betim përpara Perëndisë se do të shpenzojë kohën e duhur për të zbuluar të gjithë kriminelët, hajdutët, tradhtarët dhe spiunët në Shqipëri. Unë nuk do të lejojë djegien e vendit tim (tonë). Por këtë nuk mund ta bëjë vetëm. Unë dua që ne të punojmë së bashku që secili prej jush të ndjeni se ne duhet të ndryshojmë Shqipërinë. Unë u bëj thirrje të gjithë atyre atdhetarëve që u është dhënë një talent për të shkruar, ilustruar ose për të bërë film të unifikojnë veprimet. Le të bëjmë atë që mundemi për të përhapur mesazhin. Të dritësojmë Shqipërinë!
***
Të mos harrojmë amanetin dhe Gjakun e Dëshmorëve të Lirisë që gjatë rrjedhës së historisë flijuan jetën në luftërat e pabarabarta kundër pushtuesve barbarë.
Lavdi dëshmorëve! Ne të gjithë duhet të përpiqemi për drejtësi për ta.
Shqipëria! Ky është vendi im. Ky është vendi ynë. Secili prej nesh që jemi duke thënë se Shqipëria është e jona, duhet të jemi të gatshëm për të luftuar për të drejtat e Kombit dhe për sovranitetin e Atdheut, nëse jo për brezin tonë atëherë për të ardhshmin. Kërkesat tona janë: “Ikni”! Daljes në pension të politikanëve, qeveritarëve dhe zyrtarëve bastard është një kërkesë që duhet të mbështetet nga të gjithë ne.
Ndjenja e solidaritetit me vëllezërit dhe motrat tona të gjakut dhe gjuhës do të mjegullon dallimet në moshë, klasë, kulturë, arsim, krahinë, parti, fe. Të gjithë shqiptarët mund të besojnë në ëndrrat e tyre. Shqiptarët duhet të ngrihen së bashku për të fituar të drejtat e tyre dhe të realizojnë aspiratat e tyre. Përvoja e paparë dhe inkurajuese e unitetit, marrëveshjes tonë, do ta prezantonte popullin shqiptar me të gjithë dinjitetin dhe bukurinë e tij, në kontrast të qartë ndaj regjimit të prishur, ligësisë dhe tradhtisë. Gjëja kryesore tani është të mos tradhtojmë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për atë që ata ëndërruan.
Se qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët shqipfolës janë të zhytur në krimin e organizuar dhe tradhtisë ndaj vendit është një fenomen i njohur që ndihmon bastardët për të mbajtur edhe më tutje pushtetin. Zyrtarët publik, duke përfshirë administratën politike dhe gjyqësore, drejtuesit që kontribuojnë në krimin kundër të drejtave të njeriut në lidhje me një ose më shumë persona janë kriminelë që duhet ndjekur penalisht.
***
A e dini pse pronarët antikombëtar analfabet të portaleve/gazetave të “mëdha” nuk i publikojnë shkrimet e mia? Sepse unë nuk kam marrë lekë për të shkruar tregime të rreme siç u konvenojnë punëdhënësve dhe financuesve të këtyre servilëve të gërditshëm.
Mediumet e pavarura janë mjeti ynë për të shprehur mendimet, shpresat dhe ëndrrat, pa qenë të ndikuar nga presionet e gjithanshme me konflikt interesi.
Mediave “të mëdha – të pavarura” dhe “Analistëve” të cilët mbrojnë ligësinë e fundamentalistëve islamik apo ortodoks, të korruptuarve, kriminelëve, politikanëve dhe regjimeve të fëlliqura u them:
Ju nuk jeni gjë tjetër veçse plehra propagandistësh që përhapni gënjeshtra. Plehrat si ju duhet të gjendeshin të shtrirë në spitalet psikiatrike ose në burg e jo në mediume apo zyrën publike. Ju jeni pazgjidhshmërisht të lidhur ngushtë me politikanë shqipfolës, sllavo-folës, greko-fil, turko-fil dhe regjime gjakatare që kanë vrarë me gjakftohtësi qindra mijëra shqiptarë dhe po aq femra të dhunuara seksualisht.
***
Partia shqipfolëse e FYROM-it, BDI, të largohet nga qeveria e sllavo-folësve fashistë/nazistë/ terroristë sepse me vrasjen e fundit të shqiptarëve në masakrën e Kumanovës nuk kanë më kënd të vrasin përveç vetvetes.
***
«Vëllezërit» primitiv racist aziatik/afrikan-mysliman të shqipfolësve, përfshirë “Palestinën” për të cilën bastardët e trojeve arbërore derdhin pa ndërpre lot deveje të shkretëtirave arabike, favorizuan mikun e tyre Serbinë, votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Qeveria kriminele antikombëtare e Hashim Thaçit dhe Isa Mu(t)stafës domosdoshmërish të ndërpresë dialogun me Serbinë dhe të shpall të pavlefshme nënshkrimet për “Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë” dhe “Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”.
***
Pasi Shqipëria nuk është anëtare e BE-së, nuk ka asnjë detyrim për të ndjekur vendimet që BE-ja miraton. Kjo do të thotë se nuk është obligimi dhe detyra e Shqipërisë lilipute të mbrojë “refugjatët” e gjithë rruzullit tokësor, por të mbrojë dhe strehojë ata qindra mijë “refugjatë” shqiptarë të cilët BE-ja ka filluar t`i dëbojë, dhe ata qindra mijë nevojtarëve të vendit që jetojnë nën kushtet më mizore. Skandaloze. Qeveria mos të përpiqet të kolonizojë vendin me ata 1-2 miliard aventuristë të huaj që kërkojnë fatin në Evropë. Askujt nuk i kemi borxh. Nuk është Shqipëria që gjatë historisë ka robëruar, kolonizuar, shfrytëzuar dhe masakruar Afrikën dhe Azinë, por Fuqitë e Mëdha kolonialiste: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia, të njëjtët që në Kongresin e Berlinit (1978) dhe Konferencën e Londrës (1913) copëtuan edhe tokat tona duke mos i marrë aspak parasysh kundërshtimet dhe kërkesat e shqiptarëve. Edhe pse në Berlin dhe Londër luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Prandaj, mos bëhemi edhe më tutje gaztorët e gjithë rruzullit tokësor. T`i kthehemi vetvetes. Kombit. Vendit.
***
Për të gjithë qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët kriminel:
Ne nuk do të lejojmë shitjen e Shqipërisë te fqinjët apo kolonizimin e saj me “refugjatët” e paftuar afrikan/aziatik/arabik-islamik. Ne nuk do lejomë më të na manipuloni, mashtroni, shfrytëzoni, dëboni, keqtrajtoni, terrorizoni dhe masakroni. Nuk do të kënaqemi me reforma të vogla. Ju do të ikni vullnetarisht ose do ta paguani ligësinë e juaj. Mjaftë është mjaftë. Gjaku shqiptar nuk është i lirë. Ne betohemi se dëshmorët e viteve të fundit nuk do të kenë vdekur më kot.
Gjaku i vëllezërve dhe motrave tona që flijuan jetën për Komb e Atdhe nuk është i lirë, të dashur plehra.
*Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Analiza Tagged With: a do te digjet, Aurel Dasareti, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 31
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT