Nga Reshat Kripa/
Një pyetje që sot për sot nuk gjen përgjigje. Lexoj në shtypin e përditshëm njoftimin se Shqipëria paska humbur dy vende në klasifikimin e përgjithshëm të Freedom House për vitin në vazhdim..Një gjë e tillë nuk më habit pasi e shoh përditë, edhe në shembullin tim personal, që media shqiptare është e tërhequr më tepër pas pozicionimeve partiake gjë që, në një media demokratike, nuk duhet të ekzistojë. Por, për fat të keq, ky është një realitet i kohës së sotme. Një gjë e tillë vrehet edhe në qëndrimet e partive të ndryshme politike që, njera pas tjetrës, drejtojnë politikën e qeverisjes së vendit tonë, madje edhe në shoqatat e ndryshme që veprojnë në vend.
Le të flasim më konkretisht. Sot në Shqipëri ekzistojnë një numër i madh partish politike. Ekzistojnë, gjithashtu, një numër i jashtëzakonshëm shoqatash jo qeveritare që paraqesin programet e tyre politike ose jo politike. Një nga këto është edhe Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë që unë e përfaqësoj si kryetar i degës së Tiranës të saj.
Dua të ngre disa çështje të cilat unë i konceptoj sipas gjykimit tim dhe të shtreës që unë përfaqësoj. Konstatimi kryesor që dua të ngre në këtë shkrim është se sot politika shqiptare mundohet të kalojë në heshtje kontributin e dhënë nga përfaqësuesit më në zë të nacionalizmit shqiptar. Une do të doja t’ju shprehja se ishte pikërisht nacionalizmi shqiptyar ai që mbajti të gjallë frymën e shqiptarizmit në të gjithë ekzistencën e këtij kombi dhe ai nuk mund të hidhet poshtë nga disa individë antishqiptar që kanë marrë ndër duar frenat e politikës së këtij vendi.
Le të flasim me shifra konkrete. Në këtë kuadër nuk dua të bëj dallim ndërmjet politikës së djathtë dhe asaj të majtë. Kemi disa vite që shoqata e jonë i ka drejtuar Presidentit të Republikes kërkesën për dekorimin e disa personaliteteve të shquara të nacionalizmit dhe vendit tonë por deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Në të kundërt shohim se dekorohen ish përgjegjësit e atentateve mafioze të periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe ata të maskrave të Tivarit e të tjera, ish gjeneralët e diktaturës totalitare, vetëm e vetëm pse i përkasin ish shtresës komuniste. Natyrisht një gjë e tillë është e papranueshme. Ne duam një Shqipëri për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për disa.
Një kërkesë të tillë nuk e ka bërë vetëm shoqata e jone, por edhe nga degët e tjera në rrethet e vendit. Por përgjigja e vetme ka qenë heshtja e organeve kompetente. Aq me tepër kjo ndihet më shumë kur në ato institucione punojnë edhe një pjesë e mirë e atyre që i vuajtën mbi shpatullat e tyre pasojat e regjimit të egër komunist. Do t’ju thoja atyre zotërinjve: Mos harroni gjakun e të rënëve tuaj! Mos harroni të kaluarën tuaj!
Personalisht, në muaji dhjetor 2013 jam dekoruar nga Presidenti i Republikës me medaljen “Naim Frashëri” të artë. E falënderoj Presidentin e Republikës për këtë medalje të çmuar por më duket sikur nuk e meritoj para atyre burrave të shquar të nacionalizmit shqiptar që, në çastet më të vështira të jetës time, kur endesha gërxheve dhe shkrepave ku më kishte degdisur sistemi totalitar, më mësuan rrugën nëpër të cilën duhej të ecja, rrugën e demokraciosë së vërtetë perëndimore.
Këto përsa i përket së kaluarës së vendit tonë. Tani le të kthehemi në të ardhmen. Një sistem i ri është vendiosur në vend. Një politikë e re po zvillohet. A është kjo në përkrahje të detyrimeve ndaj shtresës tonë? Nuk dua të paragjykoj por, sipas të dhënave të deritanishme vazhdon e njëjta gjuhë e trajtimit të çështjeve. Vazhdon e njejta demagogji, në mos më tepër. Flitet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Kanë kaluar mbi shtatë muaj nga vendosja e qeverisë së re dhe deri tani asnjë nuk ka mundur të marrë dëmshpërbliminn që i takon me ligj. Gjatë fushatës elektorale u premtuan shumë gjëra. U premtua se ligji i dëmshpërblimiut do të përfundonte brenda afatit të caktuar. U premtua se vlera e dëmshpërblimit do të rritej në 25 Euro për ditë burgu. U premtua se brenda dy viteve do të përfundojë dëmshpërblimi i të gjithë atyre që janë gjallë. Për këto dhe shumë premtime të tjera elektorale tani ka rënë heshtja. Askush nuk përgjigjet. Përse???
Të përndjekureit politikë nuk kanë vetëm çështjen e dëmdshpërblimit financiar. Ai është një detyrim që e ka shteti ligjor. Të përndjekurit politikë duan të dijnë se kur do të zgjidhet çështja e hapjes së dosjeve për bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit dhe organet që i detyruan ata të nëshkruajnë . Kur do të dënohet figura e diktatorit Enver Hoxha dhe kur do t’i hiqen dekoratat dhe titujt e fituar gjatë sistemit totaliatar? Kur do të rishikohen datat simbol të sistemit komunist që ende ekzistojnë në shoqërinë shqiptare? Kur do të bëhen publike dokumentat që dëshmojnë për krimet e kryera nga regjimi komunist? Kur do të plotësohen detyrimet që lidhen me statusin e të përndjekurve polittikë për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin e të tjera? Sot vihet re një masë e paparë e pushimeve nga puna të ish të përndjekurve politikë. Përse? Kur do të caktohet një fond për gjetjen dhe rivarrosjen e të rënëve në luftën kundër komunizmit, në mënyrë që të afërmit e tyre të kenë një varr ku të vendosin një tufë me lule apo ku të derdhin dy pika lot. Së fundi kur do të organizohet konferenca kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të përndjekurve politikë, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga regjimi komunist. Të gjitha këto janë të përmbledhura në rezolutën e aprovuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2006, ku ju nuk pranuat të merrni pjesë, ashtu siç nuk pranuat të merrni pjesë në miratimin e ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politië por që tani e pranuat se ai duhet zbatuar.
Së fundi edhe një gjë tjetër. Ajo që ka lidhje me të ashtuquajturën dita e çlirimit. Ndoshta kjo duhej të vihej e para, megjithatë mendoj se edhe në fund ia vlen të diskutohet. A ishte me të vërtetë një ditë çlirimi? Zor se mund të besohet. Nuk mund të besohet, pasi një ditë që solli robërimin e një populli nga një dikaturë më e egër nga ajo e pushtuesve nuk mund të quhet e tillë. Një ditë që e ndau vendin nga aletët më të njohur të demokracisë botërore nuk mund të quhet e tillë. Një ditë që ekzekutoi kuadrot më në zë të popullit shqiptar nuk mund të quhet e tillë. Një ditë që burgosi dhe internoi, pa asnjë shkak, me mijra e mijra bashkëkombas, nuk mund të quhet e tillë. Një ditë që e ktheu në skllav një popull të tërë nuk mund të quhet e tillë. Ndaj u bëj thirrje korbave që çirren për të kremuar këtë ditë të zezë të kombit shqiptar: Heshtni dhe mos u ndjeni më! Ju do të mbani në ndërgjegjen tuaj turpin e këtij kombi maritir!
Le t’ia lemë kohës të gjykojë. A do të bëhet Shqipëria? Unë thashë gjatë këtij shkrimi se nuk dua të paragjykoj asnjë, por gjithmonë jam në pritje të realizimit të kësaj ëndrre të kombit shqiptar.. Në të kundërt do ta konsideroja një demagogji të ultë të politikës shqiptare, të padenjë për atë që e deklaron veten burrë shteti. Me pak fjalë do të doja të thoja se Shqipëria e sotme nuk udhëhiqet nga shqiptarë të vërtetë. Kjo është fatkeqësia e këtij kombi.
Withers: Sfida kryesore për Shqipërinë, sistemi i drejtësisë
Ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjatë viteve 2007 – 2010, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se sfida kryesore për Shqipërinë është sistemi i drejtësisë, një sistem, sipas ambasadorit Withers i vetë-diskredituar. Sipas ambasadorit Withers, marrja e statusit të vendit kandidat në BE dhe standartet e larta që duhet të plotësojë vendi në procesin e anëtarësimitt do ta ndihmojë Shqipërinë të kapërcejë problemet e shumta të grumbulluara gjatë 20 vjetëve të fundit. Me ambasadorin Witheres bisedoi kolegu Arben Xhixho.
Zëri i Amerikës: Hera e fundit që kemi biseduar për Shqipërinë ishte para zgjedhjeve. Qeveria e re socialiste erdhi në pushtet, duke bërë fushatë me parullën “rilindje”. Tashmë pas 6 muajsh në pushtet, a mendoni se ky premtim është mbajtur?
Ambasador Withers: Mendoj se është ende herët ta thuash. Çdo qeveri e re duhet të kalojë përmes disa procesesh, duke të rimësojë mekanizmat qeverisës pasi ka qënë jashtë pushtetit për një kohë të gjatë. Mendoj se 6 muaj nuk është një periudhë e mjaftueshme për të gjykuar, në se ata do t’i mbajnë premtimet apo jo.
Zëri i Amerikës: Në Qershor Shqipëria pret përgjigje për çështjen e statusit të vendit kandidat në BE, një status që nuk e ka marë dot prej 4 vitesh. A jeni optimist se këtë herë do të marrë.
Ambasador Withers: Optimist? Po, mund të them që jam. Por besoj nuk më takon mua, një qytetar privat, që nuk flas as në emër të qeverisë amerikane, të them se çfarë mund të bëjnë, ose të mos bëjnë evropianët. Por statusi kandidat është i rëndësishëm dhe do ta ndihmojë shumë Shqipërinë. Procesi për t’u bërë anëtar i BE-së kërkon plotësimin e standarteve më të larta ndërkombëtare. Është një proces shumë më i hollësishëm dhe i ndërlikuar, se sa procesi i anëtarësimit në NATO. Dhe në shumë drejtime, si për shembull për të zgjidhur përçarjet politike që kanë pllakosur Shqipërinë prej shumë vitesh, për të gjetur një arbitër të paanshëm, për të ndihmuar me çështje të tilla jetike, si gjyqësori, apo praktikat ekonomike, ky proces i disiplinuar, që ka patur shumë përfitime për vende tjera, do të ketë përfitime edhe për Shqipërinë. Ka edhe një element tjetër që nuk duhet harruar. Anëtarësimi i Shqipërisë do të jetë përfitues edhe për vetë Bashkimin Evropian.
Ballkani historikisht ka qënë një rajon i paqëndrueshëm dhe gjatë historisë së Shqipërisë kemi parë që ajo ka luajtur një rol konstruktiv dhe bashkëpunues për të sjellë qëndrueshmëri dhe paqe në rajon. Pra, në se do të citoja një albanolog të njohur, filologun austriak Maximilian Lambertz që ka thënë pak a shumë se “historia njerëzore nuk mund të shkruhej pa shqiptarët”, për analogji, unë do të thoja sot, se një Evropë e bashkuar dhe e tërë, nuk mund të krijohet pa pjesëmarrjen e Shqipërisë në të.
Zëri i Amerikës: Ju përmendët sistemin e drejtësisë, por një element tjetër po aq i rëndësishëm është edhe ajo që përmendi komisioneri Fyle para disa ditësh, nevoja e bashkëpunimit të klasës politike. Gjashtë muaj pas qeverisë së re, në parlament po shohim të njejtat praktika, si në të kaluarën, të njejtën gjuhë të papërshtatshme. A ka ndryshuar gjë?
Ambasador Withers: Mendoj se procesi i ndryshimit, në një kuptim realist, kërkon kohë dhe nuk bëhet me shkop magjik. Gjermanisë Lindore, për shembull, iu deshën shumë vite pas bashkimit dhe vetëm tani ka arritur një nivel të krahasueshëm ekonomik me perëndimoren. Procesi i ndryshimit në Shqipëri nuk ka nevojë të zgjasë 25 vjet si në Gjermani, pasi Shqipëria është një vend më i vogël, por procesi i ndryshimit kërkon durim e përkushtim. Nuk mund të ndërtosh një shtëpi për 6 muaj, jo më të ndryshosh një shoqëri.
Zëri i Amerikës: Ndryshimet e mëdha në Shqipëri filluan para më shumë se 20 vjetësh. Qeveria e re, erdhi në pushtet me moton për të ndryshuar, për të përmirësuar shumë gjera. Por ka shumë njerëz që po ngrenë pikëpyetje për fillimin. Të marrim korrupsionin për shembull, një nga plagët më të rënda për atë vend. Shumë kritikë thonë se nuk po shkojnë pas të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”. Si mund ta luftojnë ata korrupsionin?
Ambasador Withers: Ju përmendni probleme madhore. Por a ka ndonjë shoqëri që e ka çrrënjosur korrupsionin dhe aq më shumë për 6 muaj? Por do të vijë dita kur publiku do t’i kërkojë llogari qeverisë: “Ku ke qënë? Çfarë ke bërë?” Nuk jemi ende në atë pikë. Por nga ana tjetër, ka patur disa zhvillime premtuese, siç është ligji për ndarjen administrative që do të jetë shumë pozitiv për zhvillimin e Shqipërisë, reforma e sistemit të pensioneve, që është shumë e rëndësishme në këto kohë të vështira ekonomike, ose masat ndaj ndërtimeve pa leje. Këto janë filiza të reja, por ende nuk e dimë, në se do të rriten për t’u kthyer në bimë të plota. Interesimi im në Shqipëri ka qënë gjithmonë me popullin dhe jo me ndonjë parti a qeveri të veçantë.
Ju përmendët korrupsionin. Ai është si një kancer. Gjithë shoqëria sëmuret në se ai nuk trajtohet. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë përcaktuese për trashëgiminë e kësaj qeverie. Së dyti, është sistemi i drejtësisë, një sistem i diskredituar, që në në pjesën më të madhe ka diskredituar veten. Ka njerëz të interesuar në Shqipëri që e duan një sistem të tillë drejtësie, për të ndikuar në vendimet e gjykatave për interesa të tyre. Anjë nga aspiratat e popullit shqiptar nuk mund të plotësohen pa u ndërtuar një sistem gjyqësor i paanshëm që bazohet vetëm tek ligji dhe jo tek interesat e një personi të fuqishëm apo të një partie politike.
Zëri i Amerikës: Këto probleme në Shqipëri kanë egzistuar gjatë gjithë këtyre 20 vjetëve të fundit dhe politikanët nuk kanë qenë në gjendje t’i zgjidhin ato. A mendoni se shoqëria ushtron trysninë e duhur mbi ta?
Ambasador Withers: Kjo është një çështje tejet e rëndësishme. Kur analizoj rëndësinë e zgjedhjeve të qershorit, që ishin zgjedhje historike, jo aq shumë në kuptimin që sollën një parti të caktuar në pushtet, por në kuptimin që krijuan mundësinë e një ndryshimi rrënjësor se si Shqipëria është e strukturuar nga brenda, do me thënë, krijuan mundësinë për një dialog me publikun, që nuk kishte ekzistuar më parë. Për shumë vite Shqipëria sundohej me një mentalitet diktati, që qeveria miratonte ligje dhe vendi duhet t’i zbatonte. Shpresa ime është që kjo qeveri e përbërë nga njerëz të rinj, me mentalitet të ri, të arsimuar, me një numër më të madh grash, do të dëgjojë atë që thonë njerëzit dhe të hartojë politika dhe të krirjojë mekanizma për t’i zbatuar ato.
Zëri i Amerikës: Por kritikët thonë se kjo qeveri, me njerëz të rinj, siç shpreheni ju, po bën në disa aspekte, ato gjera për të cilat kritikonte qeverinë e mëparshme, si shkarkime nga administrata, apo trysnia mbi institucionet e pavarura?
Ambasador Withers: Çdo qeveri do njerëzit e vetë në poste. Por përsa thoni ju, kjo ka qënë një traditë në Shqipëri. Mua më duket se transferimi i pushtetit ka qënë më pak radikal se në të kaluarën. Por unë nuk jam në brendësi të shumë hollësive, pasi nuk i kam më ato burime informacioni, por qeveria i ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë qënë kundër saj. Por përsëri do të thoja që pritshmëritë duhet të jenë në kufij real. Është e lehtë të thuash thjesht “bëje këtë, apo atë”, por kjo nuk është një formë demokratike e të bërit të gjërave. Forma demokratike është përmes bashkëpunimit dhe gjithë-përfshirjes. Përsëri mbetet për t’u parë në se qeveria e re do të udhëhiqet nga këto parime në jetën e saj. Kjo do të varet nga administrata e re por edhe nga një qëndrim i ri që duhet të kenë njerëzit që nuk janë fatalistë, që nuk janë cinikë, për t’u angazhuar në zhvillimet e vendit.
Dhe dua ta mbyll një citim tjetër, të një udhëtari në Shqipëri në vitin 1809, emri i tij ishte Hobhouse në se nuk gaboj dhe ai shkruan se kur udhëton në territoret e perandorisë osmane dhe i pyet njerëzit se cilët janë, të përgjigjen, myslianë, ose të krishterë, por kur pyet një shqiptar, ai të përgjigjet jam shqiptar. Sot u takon gjithë shqiptarëve, që i përkasin partisë që humbi ose që fitoi, ose partive të tjera, të mos harrojnë se janë shqiptarë dhe kanë një mundësi përpara për të përmirësuar vendin e tyre, të mos rinë pasivë, por të marrin pjesë në proces.
Venizelos-Nishanit:Greqia do të mbështesë Shqipërinë për statusin në qershor
”Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe se Greqia do të vazhdojë mbështetjen e saj dhe përpjekjet diplomatike me partnerët evropianë që Shqipëria ta arrijë këtë objektiv në qershor”.
Kështu u shpreh të premten zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangjelos Venizelos, gjatë një takimi me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Z. Venizelos, nga dita e djeshme, ndodhet për një vizitë në Tiranë, në kuadër të Presidencës greke të BE-së.
Gjatë takimit, Presidenti Nishani tha se integrimi në BE përbën një interes kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe e siguroi z.Venizelos për vendosmërinë e institucioneve dhe shoqërisë shqiptare në vazhdimin e reformave të nevojshme për arritjen e standardeve, duke nënvizuar gjithashtu angazhimin për bashkëpunim të plotë me Presidencën greke dhe gjithë institucionet e partnerët evropianë në synimin e përbashkët për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Presidenti Nishani shprehu besimin në angazhimin e Presidencës greke për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në qershor 2014, ndërsa vlerësoi lart objektivat e Presidencës greke dhe, në mënyrë të veçantë, bashkëpunimin e Greqisë dhe Italisë për shpalljen e vitit 2014, “Vitin e Mesdheut”.
Duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe si shumë të rëndësishme për vendet tona, për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për rajonin, Presidenti u shpreh optimist në një afrim dhe zhvillim të shpejtë të bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve dhe popujve tanë, bazuar në vullnetin dhe angazhimin praktik konkret për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si edhe në objektivat e përbashkëta.
Kryediplomati grek nënvizoi se midis dy vendeve tona ka arsye historike e sociale dhe një bazë ekonomike solide për forcimin e marrëdhënieve, ndërsa mbetet që politikanët të vazhdojnë të zbatojnë politikat e duhura në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Në lidhje me qasjen rajonale të vendit të tij, z. Venizelos u shpreh se Athina i gëzohet dhe mbështet fort dialogun Beograd-Prishtinë, duke veçuar se ka një plan ambicioz bashkëpunimi dypalësh mes Greqisë dhe Kosovës, ndërsa vuri në dukje se Greqia mbështet integrimin evropian të të gjitha vendeve të rajonit.
AKTUALITETI I FJALËVE TË SAMI FRASHËRIT:SHQIPËRIA Ç’KA QENË, Ç’ËSHTË E Ç’DUHET TË BËHET
Nga Frank Shkreli/
Këtu në Shtetet e Bashkuara, e hëna e tretë e shkurtit festohet çdo vit si Dita e Presidentëve, me rastin e ditëlindjeve të baballarëve të kombit, Xhorxh Uashingtonit dhe Abraham Linkolnit, për të përkujtuar kontributin e tyre në themelimin dhe në ruajtjen e unitetit kombëtar, por edhe për të pasqyruar trashëgiminë e vlerave të tyre, për të gjithë brezat e amerikanëve. Amerika, ndoshta si asnjë vend tjetër, kujton dhe ruan trashëgiminë historike të kombit dhe të udhëheqsve dhe patriotëve të gjithë historisë së saj. “Një komb”, ka thënë presidenti Xhon Kenedi, “e tregon veten me burrat që dalin nga trupi i tij, por një komb e kallëzon veten gjithashtu edhe me burrat që ai nderon dhe me burrat që kujton…”
Edhe kombi shqiptar gjatë historisë së tij ka pasur burra të cilët meritojnë të kujtohen dhe të nderohen për kontributet e tyre ndaj kombit dhe për trashëgiminë e tyre historike, kulturore dhe shpirtërore. Njëri prej këtyre burrave të kombit shqiptar është edhe Sami Frashëri, i cili këtë vit mbushë 110-vjetë nga vdekja e tij. Viti 2014 shënon gjithashtu edhe 115-vjetorin e manifestit politik dhe ideologjik, “Shqipëra ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, botuar nga Sami Frashëri në Bukuresht të Rumanisë më 1899, i cili sipas historianëve, është një nga veprat më të njohura të Rilindjes Shqiptare, që kontriboi drejtë pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Në këtë manifest, Sami Frashëri flet për të kaluarën, për periudhën në të cilën jetonte ai dhe për të ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, si e shikonet ai. E cilëson Gjergj Kastriotin-Skënderbe si një burrë që rrallë i ka shokët e tij në histori dhe deklaron se periudha e udhëheqjes së tij ishte ”m’ë bukur e m’ë bekuar e gjithë kohërave për vendin tënë, se atëherë i gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në gjithë botën”, shkruan Sami Frashëri. Në të vërtetë kjo është vlera dhe trashëgimia politike dhe shpirtërore e mesazhit të tij shkruar 115 vjetë më parë, dhe i cili duhet të tingëllojë edhe sot si një kambanë e zgjimit kombëtar për ata që duan ta dëgjojnë, sa nuk është vonë: Bashkimi i Shqiptarëve me një mendim e me një qëllim. Ai shkruan gjithashtu, si një profetë sikur të kishte paraparë përpjekjet e sotëme të shqiptarve për tu integruar në Europë, duke thënë se, si njëri prej kombeve më të vjetra të Europës, shqiptarët kanë të drejtë të jetojnë në liri dhe të zënë vendin që u takon midis popujve të qytetëruar të Europës.
Analiza që Sami Frashëri i bën situatës së atëhershme, me të cilën përballej Shqipëria, tingëllon e freskët edhe për gjëndjen aktuale sot. Ai flet për rreziqet e jashtëme, me të cilat sipas tij përballej kombi shqiptar, e që ishin, “zgjedha e huaj”, “lakmitë shoviniste të fqinjëve”, por mbi të gjitha ai flet edhe për rrezikun e madh që i kanoset kombit nga, ”grindjet dhe përçarjet midis shqiptarëve”.
Mesazhi i manifestit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet”, i ka qëndruar kohëve dhe shërbën edhe sot si një udhëzim dhe ndriçim për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe për dashurinë ndaj vendit dhe për dashurinë për njëri tjetrin, ndërkohë që u bën thirrje shqiptarëve të të gjitha kohërave: “O burrani, o shqiptarë ! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim, se kjo do t’ju shpëtojë!” Sikur donte të lente një amanet për gjithë brezat, ai i porositë shqiptarët për bashkim, si një qëllim madhor, duke shkruar: “Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim, një besë!”
Sami Frashëri me manifestin e tij politik të para 115 viteve sfidon shqiptarët edhe klasën e sotëme politike që të ri-zbulojë dhe të rivlersojë këshillat dhe udhëzimet e tija me qëllim për të ringjallur rishtas, ashtu si në kohën e Gjergj Kastriotit- Skënderbe, unitetin dhe krenarinë kombëtare, për të punuar për të mirën e përbashkët afatgjatë të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Në këtë drejtim, thotë Sami Frashëri, ”Të mos trembemi nga asgjë, të përpiqemi që mos të pushojmë deri sa të fitojmë atë që kërkojmë; jemi në të drejtën tonë; Perëndia është gjithnjë ndihmësi i të drejtëve, Perëndia është e drejta vetë!” Prandaj, këshillon ai, “Të mos rrimë të mpirë e të ngrirë, të levizim duar e këmbë, të tundemi e të lëkundemi, të ecim të lirë në udhën e Perëndisë, në udhë të së drejtës: Perendia, e drejta, kombi, gjuha, Shqipëria, Shqiptaria.” Është interesant se si Sami Frashëri i balancon të drejtat e njeriut dhe të kombit duke u bazuar në filozofinë klasike të të drejtave natyrale dhe në natyrën e Perëndisë, duke shkruar se ”Perëndia është e drejta vetë.”
Sami Frashëri, në shkrimet e tija, është i qartë gjithashtu se sipas tij dhe mendimeve të rilindasve të asaj periudhe mendimet e të cilëve ai pasqyron, politika nuk duhet të përdoret si një mjet për avancimin e ngushtë të interesave personale e vehtjake në kurriz të interesave madhore të kombit, kritikë kjo për jo vetëm për bashkohasit e tij, por edhe për sot. Ai shkruan se si është e mundur që, “Një komb kaq trim e që se kursen gjakun, të humbasë duke u copëtuar prej kombeve të dobët e të frikshëm! Mend kemi, trimëri kemi, gjuhë të bukur e të lehtë kemi, e të mos dimë a të mos duam t’i përdorim gjithë këto për të mirën tonë, po të rrimë me duar lidhur. Kjo është më e keqja, të punojmë për humbjet tona, të nxjerrim themelet e kombit tonë me padituritë e të verbërve të vetë ?!”
Duke lexuar disa prej shkrimeve të Sami Frashërit njeriu ndahet me ndjenjën se dashuria për kombin dhe për njëri tjetrin — parime themelore këto që predikonin rilindasit shqiptarë 100- e ca vjetë më parë — duhej ishte dhe të mbetet baza morale e politikës së një shoqërie,që njëkohësisht është edhe çelsi për sigurinë e mbrendshme, por edhe që kombi shqiptar të njihet nga bota për kontributet e tij, si në kohën e Gjergj Kastriotit, siç shkruan Sami Frashëri.
Për ringjalljen, rivlersimin dhe zbatimin e këtyre parimeve shqiptuara nga rilindasit si Sami Frashëri, ekziston një nevojë urgjente ashtuqë kombi shqitar të shkojë me hapa të sigurt drejtë së adhmes. Nevojitet shkrirja e këtyre ideve dhe avancimi i këtyre parimeve politike, kombëtare dhe shpirtërore, natyrisht nën rrethanat e tanishme, për të ndryshuar drejtimin e të ardhmes së shqiptarëve. Por kjo nevojitë gjithashtu edhe një strategji afatgjatë kombëtare, nga burrshtetas të stërvitur dhe të bindur në parimet e rilindasve, gjë që kërkon guxim moral, aftësi politike dhe njohuri praktike. Janë këto parime morale dhe politike të rilindasve si dhe zbatimi i tyre, dhe jo një parti, një qeveri, madje as zgjedhjet e kaluara apo të ardhëshme, ato që do të vendosin të ardhmen afatgjatë të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Le të shërbejë 110-vjetori i vdekjes së Sami Frashërit dhe 115 vjetori i programit të tij politik dhe ideologjik “Shqipëria ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet”, si një rast për të ri-zbuluar parimet dhe idetë e Sami Frashërit dhe rilindasve të tjerë të kombit shqiptar, parime këto që gjithnjë janë aktuale të freskëta dhe të pavdekshme. Shqipëria dhe kombi shqiptar mbijetuan falë veprave dhe sakrificave të rilindasve megjithë dështimet historike të brezave të 100-viteve të fundit. Prandaj tu jemi mirënjohës atyre për atë që krijuan si dhe për trashëgiminë që lanë pas, një trashëgimi kjo e pasur kombëtare, morale dhe politike, e cila duhet të ruhet të zhvillohet dhe të pasurohet brez pas brezi.
Amnisty International per korrupsionin, Shqiperia e krahasueshme me Nepalin, Timorin Lindor…
Nga Dionis Xhafa/
Amnisty International nxorri një raport ndërkombëtar lidhur me indeksin e perceptimit të korrupsionit në vendet e botës. Shqipëria, porsi gjithnjë e “përvuajtur” nga elementë negativë të shoqërisë dhe shtetit, u rendit në vendin e 116, në një rang me Nepalin e Vietnamin. Këta dy shtete ndoshta nuk ngjajnë aq dramatik, sa po të shohësh ç’vjen fill më pas nesh në renditje. Në vendin e 119 renditen disa shtete, ku mes tyre emra “simpatikë” shtetesh si Mauritania, Mozambiku, Timori Lindor apo shteti më i varfër në botë, Sierra Leone. (http://www.transparency.org/cpi2013/results ). Vendi i 116 do të thotë një ngecje në vend që nga viti 2005, kur ishim të pozicionuar në vendin e 117-të. Nuk duhet shumë imagjinatë për të kuptuar se si lëviz korrupsioni në Shqipëri, si është shndërruar në një psikozë të përgithshme shoqërore që zor të gjejë shërim. Thonë që e keqja më e madhe e shqiptarëve nga ku shpesh nuk përparojnë është se shajnë vetveten duke qenë vetvetja, si qytetar brenda një sistemi që zor të ndryshojë. Nuk besoj se ka aq dramacitet sa për të thënë se përse jemi këtu. Ne kemi jetuar me këtë dramë, kemi jetuar çdo ditë në daullen e dramës së korrupsionit që buçet fuqishëm dhe ku çdokush ia dëgjon zërin dhe e fton në të tijën strehë.
Ta nisim tashmë me qeverisjen e re, që edhe pse akoma s’është vënë në provë të vërtetë, ka një psikozë vërtetë për tu lavdëruar. Kur erdhi në pushtet dhe u rrëzua një autokrat si Berisha ngjante sikur një mal kish rënë në tokë e ishim çliruar nga rënia e tij. Retorika e vetë Ramës ngjallte kërshëri se edhe ne shqiptarët, më të thjeshtit qytetar mund të punojnë ndershmërisht dhe të mund të jetojmë në këtë vend. Të jepet përshtyja se një pëlhurë e re ka rënë në çdo gjë, institucion, rrugicë, në të folurin e njerëzve, bisedat sikur kanë ndryshuar ngjyrë. E, për të mos llastuar një politikëbërje me ngjyra të purpurta që ledhaton shumë shpresën, na mbetet të presim nëse ngjyrat e vërteta do të vijnë. Nëse e ke lexuar Qosen, ai thotë se nëse nuk do kishte organizma ndërkombëtarë, kasa politike në Shqipëri nuk do ndryshonte dhe Berisha do të mund të bënte ç’të dëshironte akoma dhe sot. Por është një zë më i fortë se ne, që e sheh të vërtetën drejt e në sy dhe që s’na lë të hamendësojmë shumë, zëri i miqve ndërkombëtarë. Është zëri i Amnisty International, që na bën thirrje sot të ndërgjegjësohemi se ç’demokraci ka funksionauar në Shqipëri. AI është një organizëm ndërkombëtar që gjithnjë merr në mbrojtje civilët, duke kryer një punë të jashtëzakonshme në lëvrimin e vlerave të vërteta demokratike. Ashtu si në jetën e një njeriu që çfarë e ka kaluar e lë pas, ashtu me dhimbje duhet të lëmë pas një sistem që e ka rrjepur shoqërinë civile. Ditën që shoqëria do triumfojë mbi politikën, do të jetë çlirimi mendor i Shqipërisë. Sinjali i parë i një çlirimi të një ndërgjegjeje të thellë u dha në çështjen e armëve kimike. Qeveria e ardhur duhet gjithnjë të jetë në mbrojtje të civilëve, në mënyrë që progresi si ekonomik, ashtu dhe mental të bëhet avash-avash, pa hedhur hapa të gabuar. Ky është Amnisty International. Ky është zëri i së vërtetës! Ne e dimë se ku jemi…Ndërgjegja ka nisur. Duhet parë përpara, jo si parrullë politike, por si realitet në veprim.
- « Previous Page
- 1
- …
- 25
- 26
- 27
- 28
- 29
- …
- 31
- Next Page »