• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KILOMETRIKËT E PARESPEKTUAR

September 23, 2023 by s p

Shqiprim Pula/

Disa nga studiot televizive sikur të jenë shëndruar në ambiente atraksioni, për të kilometrazhuar me deklarime, e të dhëna të paqëndrueshme. Janë këta, disa [analistë], [ekspertë] apo [njohës], të tillët, shumë të gjatë e kanë bë rradhën, aq sa kilometri!. Biografitë e tyre janë të çuditshme por paraqitjet i kanë teatrale.

Disa nga këta, [analistë], [ekspertë] apo [njohës] të temave politike, por jo vetëm …janë të prirur të n’a plasojnë analiza e edhe parashikime, me informata jo të sakta, dhe jo aq të besueshme si rezultat i mungesës së verifikimit të burimit. Disa të tillë, krijojnë edhe epitete dhe flasin e insistojnë sikur veç e vërteta e tyre ekziston. Të tillët, pas kritikave, sharjeve e ofendimeve nëpër disa studio televizive, fshehen lidhjet jopublike të tyre me motive të dyshimta, me grupe interesi, e struktura parapolitike e politike. Disa të tillë, të hutuar për të dhënë shfaqje në ekranet televizive, tregojnë paaftësinë e tyre për të ofruar kritikën objektive, alternativën e argumentuar apo zgjidhjet e qëndrueshme. Për qytetarin e rëmdomtë, të edukuar, e të emancipuar, është shqetësuese mungesa e ndershmërisë dhe përgjegjësisë mbi fjalën publike.

Të krijosh rradhën e të vërtetës, e vështirë. Mbase, jo e pamundur, por të përpiqesh në argumente për të vërtetën do të thotë të mos e pranosh gënjeshtrën. Madje, “nga ata që i krijojnë të pavërtetat dhe të këqijat dhe atyre që i pranojnë si të mirëqena, krijohet një dakordim i turpshëm” do të thoshte, Viktor Hygo. Sistemi politik pluralist, nxjerr në sipërfaqe aktorë politikë me mendësi e koncepte të lloj llojshme, e më të dëmshmit për kombin e Republikën, janë ata të paformuarit politikisht. Ka nga ata që abuzojnë përmes politikës dhe keqpërdorin kredencialet që mund t’i kenë, duke e minuar madje edhe gjeostrategjinë kombëtare Shqipëtare në rirreshtim të gjeopolitikës rajonale e Europiane, të shekullit që po e jetojmë. Këta akterë politikë pas vehtes kanë edhe këtë rradhën e kilometrikëve, të cilët, mjaftueshëm krijojnë polarizime dhe ndasi në shoqëri e institucione. Ashtu si në periudhën e aparteidit, atë të luftës çlirimtare, atë të pas shpalljes së pavarësisë, dhe aktualisht, Kosova, po kalon një etapë në kontekst politik, unike. Prandaj, do të ishte vyrtyt kombëtar madhor të pretendojmë të bëhemi si shtet ashtu siç ne duam, dhe t’a tregojmë ashtu si do të jemi. Jo siç fqinjët n’a duan të pafuqishëm, të ndarë e të përqarë.

Keqkuptimi i pikëpamjeve sovraniste, i mundur nga mos dija por edhe nga qëllimi.
Sot, ndërvarësia politike, ekonomike, ushtarake e diplomatike ndërmjet shteteve ka tejkaluar parimet përcaktuese të Traktatit të Westfalisë, mbi sovranitetin territorial e politik. Por, pas përfundimit të luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë, në këto dy etapa politike unike, pjesa veriore e vendit mbeti jashtë sovranitetit shtetëror politik!. Andaj, cilado, garniturë qeveritare e ka përgjegjësinë kushtetuese e ligjore që t’a garantoj integritetin dhe sovranitetin territorial, e specifikisht, atëherë kur autoriteti shtetëror e sundimi i ligjit sfidohet nga grupe parashtetërore të një vendi fqinj. Më tej, në erërat politike nëpër të cilat kemi kaluar, kemi mësuar se, do jetojmë si të mashtruar e të kërcënuar apo do e kuptojmë përmbajtjen e porosisë së preambulës së kushtetutës sonë. Nëse nuk e guxojmë nuk e fitojmë, andaj, betejën me fqinjin verior e kemi jetike për t’i shpëtuar apetiteve gllabruese kundrejtë Republikës tonë. Trysnia që po i bëhet Kosovës zyrtare është puro politik, ne, si shoqëri nuk duhet të përdorim qasjen [po] për hir të europianëve apo ndërkombëtarëve, [jo] dhe për inat të pozitës; thjesht dhe hapur, duhet rezistuar për qëllim të ruajtjes së Republikës. Nuk e kemi të garantuar Republikën prandaj duhet mbrojtur të unifikuar me çdo kusht, nga çdo presion. Disa nga këta [analistë], [ekspertë] apo [njohës], flasin mjaftueshëm interpretime të pasakta, jo korrekte, e mbi teza politike të gabuara, dhe kjo mëpas, shpërfaq një politikë të përuljes dhe jo bashkëpunimit. Disa të tillë, e bëjnë propoganduesin e që në teoritë e propogandës moderne njihet si operacioni flamuri i rremë (falce flag operation). Ne, edhe mund t’a mashtrojmë veten, mund t’a bëjmë edhe vasalin, por, kur quhesh i pavarur e ‘sovran’ duhet detyrimisht të sillesh si shtet.

Disa nga këta, [analistë], [ekspertë] apo [njohës] jo vetëm se e mungojnë thelbin e çështjeve, e mungesën e integritetit të tyre, por poashtu po bëjnë paragjykime mbi baza personale e konspirative. Të njejtit, sikur duan të gatuajnë pogaqe misri me miell gruri, e u del e pashije.

Filed Under: Fejton Tagged With: shqiprim pula

KLERIKËT E PAQES SË PAARRITUR

April 25, 2023 by s p

Shqiprim Pula/

Një maksim latine thotë; për t’i dhënë problemit zgjidhje, problemin duhet t’a njohësh dhe kuptosh. Në kontekstin historik, që kur Kosova u la jasht Shqipërisë londineze, si dhuratë për sllavët, përgjatë një shekulli kishim klerikë që Kosovën nuk e ‘njohën’ por kishte klerikë që edhe nuk e ‘kuptonin’ si problem!.

Disa etapa; që më 1918 Kosovës i’u dha njëtrajtshmëria me sllavët e Jugut. Në Shkurt 1945, në Beograd, nga udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ), u vendos që Kosova t’i bashkangjitej Serbisë, e më pas në Korrik 1945, në Prizren, u mblodh një grup i quajtur, këshilli popullor i Kosovës dhe i rrafshit të Dukagjinit, që i referohen edhe si “Kuvendi i Prizrenit”, ku, nga të gjithë pjesëmarrësit, diku 30 prej tyre ishin Shqiptarë, ku u proklamua vullneti “gjoja” i popullit të Kosovës që të jetë me Serbinë. Në Janar 1946, kushtetuta e Republikës Federative Popullore e Jugosllavisë (RFPJ), përcaktoi Kosovën si territor autonom brenda Serbisë. Në Shkurt 1974, u miratua kushtetuta e Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSFJ), e cila i ofroi Kosovës atributet e një republike por jo edhe emrin republikë. Apo, thënë ndryshe, Kosovës, i’u njoh emri por jo edhe mbiemri. Në Mars 1989, autoritetet serbe përmes veprimeve kundërkushtetuese suprimuan statusin e Kosovës si njësi konstituive e Jugosllavisë, sërish duke e vendosur dhunshëm Kosovën si territor me popullatë shumicë Shqipëtare, nën Serbi. Në Korrik 1990, nga Shqiptarët shumicë të Kosovës u nxorr Deklarata e Pavarësisë, e më pas në Shtator 1990 nxjerrin Kushtetutën, që përcakton Kosovën si Republikë, madje, në nenin 1 të kësaj kushtetute ka një përkufizim; “Republika e Kosovës është shtet demokratik i kombit Shqipëtar dhe i pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave që jetojnë në Kosovë”. Kështu, krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi, u shthurr edhe me front luftimesh ushtarake ndërmjet ish-njësive federative, me luftën e Kosovës si të fundit. Por, e gjitha, në tërrësinë e etapave politike është histori e aspiratës Shqipëtare për mëvetësi dhe për ribashkim me Shqipërinë. Pas përfundimit të luftës Kosovë-Serbi, në Qershor 1999, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nxorri rezolutën 1244 e cila jo vetëm se ka përkufizime të përgjithësuara por edhe të çuditshme si p.sh., njeh vetqeverisjen substanciale brenda Jugosllavisë, nuk njeh burimin shekullor por vetëm pasojat e problemit e poashtu nuk përcakton afat kohor të efektivitetit të rezolutës!.

Po për çfarë ndodh ky gllabrim e përvetësim, nga sllavët e “Nova Rusia” çdo gjë Shqipëtare?

Që kur perandoria otomane, tokat Shqipëtare i kishte ndarë në vilajete për t’u administruar si të ndara ndër-Shqiptarë, por nën portën e lartë, deri në kapitullim dhe largim të tyre; nga Serbët fqinjë u rishfaq apetiti gllabrues e përvetësues, me frymën “sllavizmi nuk përfundon askund …” i realizuar brenda konturës “Nova Rusia” por me akterë të ndryshëm kohor. Ishin, pretendimet territoriale shekullore sllave për ‘tokën e shenjtë’, për ‘identitetin kishtar’, për ‘ekzistencë kombëtare’ dhe jo vetëm, kjo, bëri që të jetë prej kohësh një nga problemet më të vështirët në botë. Fshirja e plotë e vendbanimeve, toponimeve dhe e emërave me identitet Shqipëtar, ka treguar ekzistencën, gjuhën, historinë tonë të herëshme. Kishat tona Arbnore-Shqipëtare, të përvetësuara e prezentuara si serbe-sllave, poashtu tregon se deshën t’a fshijnë plotësisht identitetin Shqipëtar. Në vitet 1921, 1931, 1948 dhe 1953 kur ishte bërë regjistrimi i popullsisë së Jugosllavisë, identiteti kombëtar Shqipëtar paraqiste problem, por jo ai musliman!. Atëherë, madje, shkruhej se numri i popullsisë i rritur në bazë të shtimit natyror është manipuluar dhe të dhënat mbi Shqiptarët nuk përkonin me realitetin fare. Sllavët, edhe mund të quhen një qytetërim si vlerë ndryshe, por kjo vlerë nuk ishte e pranuar për ne Shqiptarët, andaj, çdo herë e në çdo kohë u kemi thënë jo.

Përpjekja diplomatike e kufizuar në “normalizim” si zgjidhje?

Diplomacia e dekadës së fundit e udhëhequr nga UE-ja, e fokusuar në zgjidhjen e çështjeve fundamentale përmes “normalizimit” duket të jetë e kufizuar. Serbia me ndërhyrjen e paprecedent në veriun e vendit, duke e aneksuar politikisht dhe institucionalisht nga autoriteti qendror i Prishtinës zyrtare, për vite, ka rivendosë një epërsi të saj të dikurshme, në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore, duke sfiduar rendin dhe çdo lloj kërkese të Unionit Europian, emisarëve të saj dhe të tjerëve ndërkombëtar!. Nëse Serbia, tolerohet tejmase në një horizont veprimi si kërcënues i paqes, ajo, po e ripërcakton dukshëm rolin e saj në gjeopolitikën rajonale, duke realizuar marrëveshje ushtarake në marrjen e sistemit raketor Rus e dronëve Kinez. Prandaj, dinamika e rolit të saj destruktiv ndaj vende fqinje, e posaqërisht Kosovës, dhe në zgjerim kundrejtë luftës në Ukrainë, sa bëhet i dukshëm roli i saj kërcënues për të blerë përqafimin e faktorëve ndërkombëtar. Serbia e rishfaqur si forcë për t’u patur në konsideratë, përkundër ndërhyrjeve të paprecedent në realizim të interesave gjeopolitike sipas kornizës së “Nova Rusia” lidhur me çështjet strategjike kombëtare, kishtare-sllave; disa faktorë ndërkombëtar i ka shtyrë ‘heshturazi’ t’a mbështesin atë. E në rrethet e studiuesve të ‘Think Tank’ për siguri ndërkombëtare, së fundmi, përmendet se, Serbia ka shprehur interesim për rotor nuklear me Rusinë e me furnizim uraniumi nga Kazakistani!, fatkeqësisht.

Klerikët e Brukselit zyrtar dhe ata ndërkombëtar, po e respektojnë fuqinë e jo drejtësinë në raport me Kosovën dhe çështjen Shqipëtare.

Filed Under: Analiza Tagged With: shqiprim pula

Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!

January 26, 2023 by s p

Shqiprim Pula/

Në Bruksel, më 13 Prill, 2013 u nënshkrua një “marrëveshje ndërkombëtare” ndërmjet Kosovës e Serbisë, e njejta më 22 Prill, 2013 në Qeverinë e Kosovës u miratua me Vendim (Ref. Nr. 1/126), dhe, në po të njejtën ditë, u nxorr një rezolutë nga Kuvendi (Ref. Nr. 04-R-10) me shumicë votash, në mbështetje të kësaj “marrëveshje” e cila, në gjashtë (6) pikat e para të saj flitet për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe përkatësisht mbi ‘statutin’, ‘strukturën’, ‘kompetencat’ dhe ‘statusin ligjor’ të saj. Poashtu, në Kuvendin e Kosovës, është miratuar një Ligj (Ref. Nr. 04/L-199) mbi ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Çka përmbajtësisht e bën të dalloj një marrëveshje ndër-shetërore me atë ndërkombëtare?
Marrëveshjet ndër-shtetërore në përgjithësi janë çdo dakordancë apo pajtueshmëri kontraktuale për të adresuar tema të caktuara me interes të veçantë e të përbashkët, ndërmjet shteteve por edhe entiteve juridike.
Marrëveshjet ndërkombëtare në përgjithësi janë gatishmëri politike formale për t’a konsideruar një institucion, traktat apo konventë, nga shtetet si palë nënshkruese, dhe si subjekte të së drejtës ndërkombëtare, e të cilat janë burim kryesor i së drejtës për rregullimin e marrëdhënieve të caktuara, apo edhe bazë për zgjidhjen e kontesteve të caktuara në marrëdhëniet konkrete ndërkombëtare.
“Lex specialis derogat Lex generalis”

Eksperimenti i quajtur Asociacion/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe sipas dokumentit të nënshkruar në Bruksel nuk n’a paraqitet si “marrëveshje” ndër-shtetërore, sepse Serbia nuk e ka njohur shtetin e Kosovës!. POR, eksperimenti i quajtur Asociacion/Bashkësia …nuk rezulton të jetë as ndërkombëtare!?, sepse Kosova duke mos qenë shtet anëtar i OKB-së, dhe si e tillë “marrëveshjen” nuk e ka regjistruar pranë sekretariatit të OKB-së, siç kërkohet me nenin 21) të Ligji Nr. 04/L-052 për Marrëveshjet Ndërkombëtare e poashtu edhe sipas nenit 102) të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku, traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duhet të regjistrohen dhe publikohen, për t’i vënë në fuqi. Serbia, nuk e ka bërë një miratim në Kuvend e as nuk e ka regjistruar pranë sekretariatit të OKB-së, sepse ashtu do t’a njihte shtetin e Kosovës. Kështu që, politikisht e proceduralisht, kemi pasur veprime të një anëshme institucionale.

Përtej, përkufizimeve ligjore, kjo “marrëveshje ndërkombëtare mbi Asociacionin/Bashkësinë …” është e paprecedentë, mbase për shkak të karakterit eksperimental juridik-administrativ. Miratimi i “marrëveshjes” i një anshëm, duke qenë i miratuar në Qeveri e Kuvend, vetëm nga pala jonë, e humb postulatin fundamental mbi marrëveshjet ndërkombëtare, që ka të bëj me tekst identik dhe procedurë analoge ndërmjet palëve respektive; e poashtu, njëra palë nuk mundet njëanshëm të mungoj apo shtoj ndonjë klausolë.

Doktrina juridike ndërkombëtare, nuk njeh praktika që marrëveshjet ndërkombëtare, të miratohen me kusht! siç, ka ndodhur në rastin tonë; me kusht, sepse, ishte lënë mundësia që Gjykata t’a vlerësoj kushtetutshërinë e saj. Prandaj, të merren përgjegjësi mbi themelimin dhe funksionalizimin e Asociacionit/Bashkësisë …por, me klausulën e kushtit, ishte në kundërshtim me parimet elementare të marrëveshjeve ndërkombëtare. Si e tillë, “marrëveshja” mbeti juridikisht e pa qëndrueshme, e pa drejtë në kuptim të rregullimit shtetëror unitar të Kosovës, e dëmshme politikisht, si dhe kundër frymës kushtetuese duke cenuar paragrafin 1) të nenit 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sikundër dihet, pa rreshtur, po kërkohet e po bëhet presion kohor, kundrejt Qeverisë së Republikës së Kosovës, që t’a bëj të mundur funksionalizimin e Asociacionit/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, duke e kërkuar si përmbushje të obligimit ndërkombëtar. Të paktën, kështu po n’a e shesin. Atëherë, Qeveria e Kosovës i ka dy rrugë para vehtes, e para, mundet t’a pranoj si të mirëqenë kërkesën për themelimin dhe funksionalizimin e Asociacionit duke e draftuar statutin apo, e dyta, pikat e “marrëveshjes” mbi Asociacionin t’i përcjell në Kuvend për shfquqizim me të njejtat arsyetime siç i referoheshin dikur; “Zajednica” ka vdekur. Është obligim i yni që të mos e lejojmë ringjalljen e saj.

Filed Under: Fejton Tagged With: shqiprim pula

NJË ҀERTIFIKATË PËR POLITIKANËT

July 6, 2022 by s p

Shqiprim Pula/

Para disa ditëve, një shok i imi, më tregoi se kishte qenë tek mjeku specialist i syve (oftamologu), për të marrë një raport mjekësor që të ripërtërijë lejen e vozitjes. Pra, të pajisesh me raport mjekësor që të vozisësh një mjet motorik. Në fakt, kjo, më nxiti të mendoj më thellësisht lidhur me politikanët tanë; dhe më lindi pyetja a do duhej të pajiseshin me raport mjekësor psikiatrik apo neurologjik, politikanët tanë para se të ulen në karrigen drejtuese e merrnin udhëheqje ekzekutive?, disa mund të thonin PO e disa të tjerë JO!.

Kaluan mbi dy dekada vite, që nga paslufta, dhe ne vazhdojmë të sakrifikojmë për JU, duke pritur se po ndryshoni e po e bëni më të mirën për vendin e qytetarët, por jo, ju të papërgjegjëshmit, vazhduat t’a shkatronit ardhëmërinë e vendit për shkak të barkut tuaj të urritur e mendjeve tuaja joracionale e edhe të sëmura. Vitet nëpër të cilat kemi kaluar, kemi parë, dëgjuar e përjetuar lloj-lloj skandalesh si rezultat i paaftësive profesionale dhe vendim-marrjeve kriminale, të këtij apo atij kryetari, të këtij apo atij udhëheqësi institucional. Të gjithë neve, n’a kujtohen mega skandalet që lidheshin me privatizimet; infrastrukturën rrugore; hidrocentralet; vjedhjet në institucione publike; tenderomaninë e deri tek idetë mbi territoret!. E, për të vazhduar me fjalorin ofendues e deningrues, egocentrik e emocional, të përgjithësuar e paragjykues, që e dëgjonim dhe dëgjojmë ҁdo ditë. Për rrjedhojë, në mungesë të një jete normale qytetarët tanë ҁdo ditë ikin nga vendlindjet e tyre sepse pasojat janë afatgjate e nga më të ndryshmet…stagnim ekonomik, ngadalësim reformash në të gjitha dikasteret, për një jetë normale për gjithë, sepse, në politikë hyni gjithëkush e shumëkush, e siҁ thoshte shkrimtari Ali Asllani “hanin e pinin, rëmbenin, mbushnin xhepa e arka, të pabrekë i gjeti dreka, e milioner i zuni darka”!. Ata, që të vetmin profesion kishin “politikën”, me barkun e urritur dhe mendjen e sëmurë, të gjendur në karrigen vendim-marrëse si politikanë, i bënë dëmin vendit. Prandaj, për t’a shpëtuar vendin dhe ardhëmërinë, kryetarë e udhëheqës institucional, para marrjes së detyrës duhet t’i kryejnë kontrollet mjekësore, që të konstatohet, që ata, janë mirë e të aftë, mendërisht e emocionalisht, për të udhëheq me shtetin. Ti politikan, përmes vendim-marrjes tënde, që bënë normativën për një shofer veture t’a bëj kontrollën mjekësore me detyrim; po ti, ti pse nuk kontrollohesh përderisa mban në dorë fatet tona?!

Është shkruar për Adorlf Hitler se kishte patur probleme shëndetësore mendore, i cili niste fronte lufte, e dëmtoheshin fate miliona njerëzish. Poashtu, është shkruar edhe për Slobodan Milosevic e Radovan Karagjic të cilët kishin probleme shëndetësore mendore, të cilët shkaktuan krime kundër njerëzimit e gjenocid. Madje, kur lexon histori politike botërore, has në diktatorë e sundimtarë që kanë sunduar nëpër botë, e që kanë patur probleme shëndetësore mendore që e kanë zhytur botën në gjak.

Kudo e kurdo, që flitet për pluralizmin e demokracinë, për reforma tek pushteti ekzekutiv e gjyqësor si nevojë e kohës; për dekriminalizim tek cilindo dikaster, ajo ҁfarë poashtu duhet, është që mjekët specialist të psikiatrisë e neurologjisë t’u krijohet status ligjor, që me detyrim krerët partiakë e institucional, t’i kontrollojnë e reduktojnë ata me insinuata keqbërëse apo plangprishësat, që po i’a marrin frymën kombit e shtetit. Meqë, e normuar kërkesa për raport mjekësor për lejen e vozitjes, pse të mos e normojmë edhe kërkesën për kontroll mjekësor për krerët institucional e vendim-marrës, të cilët vendosin për fatet e qytetarëve. Tek ne, e në mes nesh, duhet të kultivohet kultura e të bërit politikë me ndjesinë e atdhedashurisë e vetkorigjimit.

Filed Under: ESSE Tagged With: shqiprim pula

Artikujt e fundit

  • Sounds of Albania…
  • Fuqia e vërtetë…
  • Qyteza dardane në Kodren e Pecës – Kukës
  • Realiteti i përballueshmërisë për amerikanët
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN, PRINCIN E MIRDITËS, MBI DORËZIMIN E SHKODRËS DHE FATIN E ARDHSHËM TË SHQIPËRISË
  • NYC Flag Raising for Albania’s Independence Day – Recognition of our Community’s Contributions and History
  • Data 10 Dhjetor shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
  • ELITEN E RE DUHET TA MBËSHTESIM
  • Në Parlamentin e Rumanisë u promovua fjalori akademik rumanisht–shqip: një ngjarje historike për dy kulturat
  • LAHUTA NE UNESCO FITORJA SHQIPTARE PERBALLE PRETENDIMEVE SERBE
  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT