Arben Dedaj :”Për, ne shqiptarët ka ardhur koha që të mos kemi nevojë për të bërë fushata për të marrë me “qera” politikanët, e tjerë. Ne tani kemi nevojë të kemi një shqiptarë të ngrisi zërin tonë për në kongres. Kurrë një shqiptar-amerikan ka ardhur kaq afërnë “vijën e finishit” siç e quajti ai dhe ka nevojë për mbështetjen tonë – ne nuk mund të injorojmë fushatën e tij – por duhet t’a mbështesim me të holla”.
Nga BEQIR SINA, New Jersey/
NEW JERSEY : Në një përpjekje për të mbajtur një fushatë të hapur, pasi tani ai i ka deklaruar zyrtarisht ambicjet e tij që janë të ngjashme me disa nga figurat shtetrore në nivel federalë si kongresmen në Capitol Hill, Emin Eddie Egriu – kandidati për kongres nga partia demokrate në Bufallo – New York, pajtohet se duhet të ketë një dialog të hapur dhe të komunikimit në lidhje me fushatën e tij – të thirrur “Egriu for Congress”.
Kandidati për zonën elektorale 26të në Buffalo, mbasi ka marrë mbështetjen e madhe të komunitetit në zonën ku konkuron – në Bufallo, ka siguruar me peticion (3.500 firmat) në ballot edhe përpjekjen e tij ambicioze për të mundur kongresmenin në detyrë Brian Higgins , duke besuar në programin e tij i cili flet për një të radhme më të mirë të njujorkezve në veri të shtetit.
Emin Eddie Egriu – thotë se ai po bënë një fushat të dyzuar ; duke e zhvilluar atë intezivisht në çdo ditë, në takimet me votuesit e tij në zonë elektorale 26të. Aty ku ai ka ngritur shtabin e tij elektoral të drejtuar nga manaxheria e përgjithshme Katerin Martin, dhe manaxheri për strategji Matt Ricchiazzi, të cilët kan një staf të kompletuar në Bufallo – New York.
Duke parë se në veri të New Yorkut, jetojnë shumë pak shqiptar, ai ka hapur një fushat tjetër, e cila është e përqendruar për ngritjen e fondeve financiare(fundraising) në qendrat më të banuara nga shqiptarët, dhe ajo drejtohet nga manaxheri i saj këtu në New York, Mentor Mata, i diplomuar në Londër.
Të dy fushatat kan rëndësinë e vetë. Nga fushata në New York, New Jersey, Detroti, Çikago, Dallas, Las Vegas, Atlantik City, Boston, Florida dhe Arizona, Egriu dhe stafi i tij – pret që shqiptarët t’i japin bashkarisht një ndihmë të madhe financiare – mbasi, në se zgjidhet në nëntor në kongresin Amerikan, ai premton që të jetë zëri i komunitetit dhe çështjes shqiptare në Kongresin Amerikan – Capitol Hill.
Gjatë fushatës së ditës së martë, në një takim modest, për mbledhje fondesh – Egriu dhe stafi i tij elektoral qëndroi në qytetin Wayne – New Jersey – në lokalin “Bella Sera” me pronar shqiptar biznesmenin Nebi Kaba. Në këtë fushat morën pjesë disa veprimtar të këtij komuniteti – anëtar të Fondit të Përbashkët të Patersonit.
Fushatën e udhëhoqi Matt Ricchiazzi, “strategu” i fushatës “Egriu Për Kongres”, i cili ka një përvojë të mirë në këto fushata. Ricchiazi, udiplomua nga Universiteti Cornell dhe është një republikanë nga “Tea Party”, por, ka zgjedhur të punojë si manaxher me një demokrat si Emin Eddie Egriu. Ai i është bashkëngjitur fushatës së Egriut , megjithse, vet është konservator ndërsa, Engriu një demokrat që po lufton me kartën e një strategjie “Populiste” në këto zgjedhje.
Manaxheri i tij Ricchiazzi, tha se ai ishte, shumë i kënaqur për të përmbushur këtë dalje të “ndritshme” dhe “impresive” të Engriut, dhe e quajti fushatën e tij si të qëlluar në kohë dhe vendin e duhur – dinamike dhe “agresive” siç u shpreh ai..
Fushata për grumbullimin e të holllave, një pratikë mjaft e njohur në SHBA, me politikanët, kandidatët për President, kongresmenët , senatorët, dhe postet e tjera drejtuese, e kandidatit shqiptarë për në kongresin amerikan Emin Eddie Egriu u tha në këtë takim duket se e ka rritur edhe interesimin e shqiptarëve, kudo në SHBA.
Megjithse, shumë donator nuk janë votues në atë zonë, ata mblidhen për donacione Egriu për Kongresin fondesh. Një javë më parë një fushatë e tillë u mbajtë në Atlantic City – ku biznesmen dhe veprimtar shqiptar në lokalin e vëllezërve Jonuzaj mblodhën fonde për Egriun.
Arben Dedaj i cili ka marrë pjesë në disa fushata për Egriun tha se :”Për, ne shqiptarët ka ardhur koha që të mos kemi nevojë për të bërë fushata për të marrë me “qera” politikanët, e tjerë. Ne tani kemi nevojë të kemi një shqiptarë të ngrisi zërin tonë për në kongres. Kurrë një shqiptar-amerikan ka ardhur kaq afër në “vijën e finishit” siç e quajti ai dhe ka nevojë për mbështetjen tonë – ne nuk mund të injorojmëfushatën e tij – por duhet t’a mbështesim me të holla”.
Lirim Kaba kishte ardhur për të dhënë donacion për Egriun. Ai është majft i njohur në shtetin e New Jersey, mbasi ai shërben prej vitesh në Departamentin e Policisë, dhe ka ndihmuar shumë shqiptar. Lirimi, është dalluar gjatë luftës në Kosovë dhe asaj në Maqedoni, në fushatën e grumbullimit të fondeve. Ai tha se “Ne shqiptarët e Amerikës kemi mundësi të bëjmë shumë por vetëm nëse bashkohemi – ashti si u bashkuam për Kosovën, kur e nisem edhe me 10 dollar – por i rritem fondet sa që ndihma jonë qe mjaft e rëndësishme.”
Emin Eddie Egriu, familja e tij ka emigruar dekada të shkuara nga Dibra e Madhe, thotë se ” Një gjë që ju mund të jeni i sigurt është se me mua në Kongres zëri dhe ndikimi i shqiptarëve ka për të qenë edhe më i fortë. Ne komuniteti shqiptar Amerikës, nuk duhet të flasim më për të drejtat tona jashtë Capitol Hill – por duke patur një kongresmen zëri ynë është atje brenda në Kongres”
Në të gjitha fjalimet e tij të fushatës në Bufallo, kandidati për në Kongresin e SHBA, Distrikti 26-të, në New York, Emin Eddie Egriu e ka bër të qartë se ai është duke luftuar për ” Një Buffalo tjetër , një Buffalo që ashkush deri tani nuk flet për të . Egriu ka deklaruar në radion, gazetat dhe televizionin e Bufallos se:” Ai është duke luftuar për të varfërit , për ata që janë pa të drejta , dhe janë të margjinalizuar nga këta përfaqësues si kongresmeni Higginis, i cili nuk ka bërë asgjë për Bufallon. Egriu premton ndryshim – duke premtuar të jetë një kongresmen – dera e të cilit do të jetë e hapur për të gjithë , duke e quajtur veten ” kandidat i popullit . ”
Emin Eddie Egriu është një kandidat zyrtar demokrat që po kërkon të zgjedhit për në Dhomën e Përfaqësueseve të SHBA -së për të përfaqësuar Qarkut 26 të New Yorkut në Kongres. Egriu është duke kërkuar, së pari emërimin e tij si kandidat demokrat në zgjedhjet paraprake më 24 qershor, 2014. Ndërkohë, që ai dhe oponenti i tij Brian Higgins edhe në se i humbin zgjedhjet brenda partisë do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 4 nëntor 2014.
Ekspertët janë duke i quajtur zgjedhjet e 4 ntorit 2014 (midterms) një referendum sidomos rreth të ashtuquajturës “ObamaCare” , pra “a do të jetë e mundur për të fituar Aktin e Përballueshm Shëndetësor – Affordable Care Act dhe problemet e mëdha të politikës së jashtme Amerikane”?.