• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA: Qyteti i New Yorkut, popullsia shënon rekord të lartë – Big Apple po bëhet më e madhe

March 28, 2014 by dgreca

Shqiptarët në Nju Jork, dhe Nju Xhersi, jetoin në qarqet me rritjen më të madhe të popullsisë/

Nga BEQIR SINA/NEW YORK – NEW JERSEY : Popullsia e Qytetit të Nju Jorkut, e ka shënuar një rekord në rritjen e popullsisë prej 8.405.837 njerëz, sipas një vlerësimi të lëshuar të enjten nga Zyra e Regjistrimit të SHBA – “U.S. Census Bureau” . Popullsia e njërit prej qyteteve më të mëdhenjë në botë, New York City,  deri në korrik të 2013, u rrit me 230.704 njerëz, ose përafërsisht 2.8 për qind , që nga viti 2010.Secili nga të pesë njësive bashkiake, qytet-lagjet kan rritjen e popullsisë , përfshirë edhe dy njësit Queens dhe Staten Island – që sipas raportimit mund të arrijnë në rezultate të reja të popullsisë . Një analizë e të dhënave nga Departamenti i Urbanistikës të Qytetit të Nju Jorkut treguan ndryshimi më i madh ka ndodhur në qytetin e Brooklynit,( një qytet ky ku më së shumti jetojnë emigrantët përfshirë, shqiptarët, sidomos ata të ardhur dy dekadat e fundit), ku popullsia u rrit me 3.5 për qind , ose 87.400 njerëz , e ndjekur nga njësia Queens (edhe këtu ka një përqëndrim të madh shqiptarësh) – ( 2.9 për qind  , 65.500 njerëz ); Manhattani (ka numërin më të vogël të shqiptarëve për shkak të shtrejtësisë) – ( 2.5 për qind  , 40.300 njerëz) , Bronxi ( bënë pjesë në qytet më të populluara me shqiptarë)-( 2.4 për qind  , 33,600 persona ) ; dhe Staten Island( edhe ky është një ishull i vogël i populluar nga shqiptarët) – ( 0.8 për qind  , 3,900 persona ) .

Zyrtarët e qytetit ia ja atribuojnë rritjen e popullsisë , pjesërisht , në një rënie të numrit të personave që kanë lëshuar qytetin dhe një tepricë e vazhdueshëme vjen prej natalitetit – atë të lindjeve mbi numërin e vdekjeve .

” Këto rritje të popullsisë, theksojnë nevojën për të nxitur krijimin e strehimit për të gjithë njujorkezët , diçka që ne jemi duke u përqëndruar në këtë të mandatit të ri të kryetarit të bashkisë për të siguruar 200,000 apartamente të përballueshme për popullim të 10 viteve të ardhshme “, tha Carl Weisbrod , kryetar i Komisionit të Planifikimit të qytetit të Nju Jorkut.

Kurse, për ne shqiptarët, ndoshta për të nxjerr dhe numërin e shqiptarëve që jetojnë në këto qarqe me rritjen më të madhe të popullsisë!?

Në vitin 2007 , paraardhësi i Kryebashkiakut Bill de Blasio  , multimiliarderi Michael Bloomberg , publikoi një dokument të quajtur PlaNYC , një nismë kjo që kishte për qëllim përgatitjen e qytetit për një rritje të popullsisë deri në 1 milion banorë më shumë, deri në vitin 2030 . Dokumenti përshkroi përpjekjet për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për të siguruar njujorkezët, të mos lënë qytetin se sipas planit PlaNYC ata do të jenë të shëndetshëm dhe më të sigurt, dhe me qytet më të pastër për brezat që vijnë .

Ndërkaq, Zyra e Regjistrimit të Popullsisë dha një vlerësim të imët mbi rritjen e shpejtë të popullsisë në dy Qytetet Metropolitane sipas statistikës në bazë qarqesh (zip code) New York – Newark – Jersey . Ku edhe Byroja e Regjistrimit e SHBA, njoftoi sot se ka rritje rekord të popullsisë në qytetet New York City dhe Newark e Jersey NJ, aty ku është përqendruar më së shumti popullsia.

Rritjen më të shpejtë simbas qarqeve e kan qytetet New York dhe Newark – dhe qyteti Jersey, në mes të 1 korrikut  2012 , dhe 1 korrik 2013 . Mbas tyre vjen Hudson County , New Jersey, popullsia e të cilit u rrit me 1.1 për qind gjatë periudhës së lartpermendur. Ato u pasuan nga  Kings County, New York dhe Queens County , New York  me 0.9 për qind, Bronx County, NY, Westchester County , NY dhe Union County , NJ me 0.8 për qind , dhe Bergen County, New Jersey, Middlesex County, NJ dhe Somerset County , NJ me 0.7 për qind.

Në lidhje me rritjen numerike , Kings County në Brooklyn – New York, është shtuar me 23.714 njerëz gjatë periudhës 2012-2013, më shumë se çdo qark tjetër . Ajo u pasua nga Queens County, NY, e cila u rrit nga 20.286 njerëz , Bronx County , NY  10.794 njerëz, Westchester County , NY  7,696 njerëz dhe Hudson County , NJ me 6.913 njerëz.

Kings County në Brooklyn New York, mbetet njëri prej qarqeve më i populluar në qytetin New York – Newark – Jersey me 2.592.149 banorë , e ndjekur nga Queens County, po në qytetin e  New Yorkut dhe New York County, NY.

Ky informacion është i bazuar në vlerësimet vjetore të popullsisë për secilin prej qarqeve të vendit , ekuivalentët e qarkut , zona metropolitane dhe zonat Micropolitane që nga regjistrimi i vitit 2010 dhe deri në 1 korrik 2013 . Të dhënat e internetit kanë qenë në dispozicion dhe ndihmuan të tregojnë renditjen dhe komponentët e ndryshimit të popullatës si lindjet , vdekjet , migrimit dhe lëvizjet e brendeshme .
New York – Newark – Jersey City, zonat  Metropolitane simbas statistikës përbëhet nga 24 qarqet : Bergen , Essex , Hudson , Hunterdon , Middlesex , Monmouth , Morris , Oqeani , Passaic , Somerset , Sussex dhe Njësitë e Unionit në New Jersey , kurse në Metropolin e New Yorkut, janë njësitë Bronx , Dutchess , Kings , Nassau , New York , Orange , Putnam , Queens , Richmond , Suffolk dhe Westchester . .

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, NY NJ, rriten, shqiptaret

Kuvend-Berisha:Marrëveshja me FMN-në, lajm tragjik për shqiptarët

March 20, 2014 by dgreca

TIRANË, 20 Mars- Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në Kuvend se marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar është një lajm tragjik për shqiptarët, pasi zbatimi i saj do të pasohet me rritjen e një numri taksash në kurriz të tyre dhe ngrirje të pagave.

“Shqiptarëve, me marrëveshjen me FMN-në do t’iu rriten taksa të tjera. Nuk ka lajm më tragjik se ky për qytetarët që do të varfërohen në mënyrën më të pamëshirshme kur të mësojnë se do t’u rriten taksat, mes tyre çmimi i energjisë dhe ujit”, tha z. Berisha.
Ai kërkoi që marrëveshja me FMN të vijë sa më parë në parlament, pasi sipas tij Fondi ”ka përcaktuar një seri kushtesh për qeverinë për shkak të mosbesimit total që ky organizëm ka tek qeveria”.

Ai propozoi modifikimin e rendit të ditës të kalendarit trejavor të Kuvendit, ku së pari të përfshihet marrëveshja me FMN-në, që siç tha Berisha, ‘parashikon rritje të dhjetë taksave dhe ngrirje të rrogave’.
Ndërhyrja e sotme në parlament e z. Berisha u shoqërua me një fjalor tepër të rëndë dhe fyes në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Kjo shkaktoi reagimin e fortë të drejtuesit të seancës, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta i cili e këshilloi deputetin Berisha të ruajë etikën në parlament.

‘Aq më tepër sot, tha Meta, kur është dhe Dita Ndërkombëtare e Lumturisë gjithë ato etiketime nuk shkojnë. Ne nga ju presim që të jeni dhe një model i etikës parlamentare për shkak të eksperiencës. Nëse ne bëjmë ndonjë gabim, ju nuk duhet të bëni gabimet tona. Kjo nuk është një shaka e denjë për staturën tuaj”, iu drejtua kryeparlamentari Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha

 

Filed Under: Politike Tagged With: Kuvend-Berisha:Marrëveshja me FMN-në, lajm, shqiptaret, tragjik për

Shqiptarët e diplomuar në universitetet e Zelandës së Re

February 23, 2014 by dgreca

Nga Sabit Abdyl/Zelanda e Re/

Zelanda e Re është njëri prej shteteve më të largëta ku shqiptarët jetojnë. Migrimet në shtetin e përmendur janë të vonshme dhe datojnë që nga maji i vitit 1951 kur erdhën mbi 60 burra shqiptarë kryesisht me moshë të re. Mund të ketë pasur edhe përpara shqiptarë në ketë ishull të largët, por e sigurt është që me numër kaq të madh të ardhurish nga tokat shqiptare këta ishin të parët. Ardhjet në mënyrë individuale vazhduan deri ne vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, kurse pas vitit 1990 për shkak të ndjekjeve, burgosjeve e vrasjeve të shqiptarëve në Kosovë, eksodit masiv në Shqipëri, rritet numri i atyre që vinin në Zelandë të Re. Vala e dytë, kjo e fundit, e imigrimeve masive u bë pas zhvendosjeve të dhunshme, gjenocidit në Kosovë, në pranverën e vitit 1999. Më, 22 maj 1999, erdhën refugjatët e parë shqiptarë, të cilët u morën në mënyrë të organizuar nga Qeveria zelandeze në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Ardhjet vazhduan gjatë tërë vitit 1999. Të ardhurit kishin lidhje farefisnore me shqiptarët zelandezë. Pritjet qenë të ngrohta dhe emocionuese. Shqiptarët në qytetin e porsaardhur në mënyrë të organizuar filluan me kurse të gjuhës angleze, për të vazhduar pastaj me rikualifikime për profesione të ndryshme. Struktura kualifikuese e mërgimtarëve shqiptarë është e lartë. Të rinjtë vazhdojnë shkollimin në shkollat përkatëse, filloristët ndjekin mësimet në shkollat ku i kishin të vendosura familjet, kurse gjimnazistët vazhduan mësimet gati që të gjithë në shkollën e mesme “Selwyn College”. Shqiptarët, këtu në Zelandë të Re, respektohen si njerëz punëtorë e familjarë të mirë. Si kudo në botë edhe këtu shqiptarët po tregohen punëtorë të aftë e të zgjuar, sidomos në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Të ardhurit në vitin 1951 ishin kryesisht nga Shqipëria, kurse të ardhurit në vitin 1999 janë nga Kosova. Komuniteti shqiptar është i përqendruar në qytetin Aucklandit. Mundet që edhe në qytete tjera të ketë shqiptarë, por ne nuk i dimë. Në bisedë me mërgimtarët, që kanë ndjekur lëvizjet, ardhjet e shqiptarëve, del se në Zelandë të Re duhet të jenë diku 400 shqiptarë. Të ardhurit shqiptarë, fjalën e kam për imigrimet e vitit 1999, që të gjithë janë të përqendruar në qytetin e Auckland-it. Shqiptarët përbëjnë një pjesë të vogël, por të rëndësishëm të qytetit multikulturor. Them të rëndësishëm se komuniteti ndër më të pakët në numër ka shumë të diplomuar në universitet e këtushme. Që nga vitet e ardhjes, shkollarët shqiptarë treguan zgjuarsi në shkollat e mesme dhe në fakultete. Në universitetet që radhiten në mesin e universiteteve të njohura në botë, shqiptarët janë ndër më të mirët, më të suksesshmit në mesin vendësve, aziatikëve, evropianëve etj. Suksesi, mendoj unë, është rezultat i sistemit shkollor në Zelandë të Re që ofron kushte e mundësi për t’u shkolluar gjithsecili, është rezultat i interesimit të familjeve dhe vetë studentëve. Brenda pak më shumë se një dekade kanë kryer fakultetin këta mërgimtarë: (radhitur sipas alfabetit), lexo si më poshtë, Shënimet biografike janë dhënë nga vetë të diplomuarit. E bëj me dije lexuesin se një numër jo edhe i vogël nuk dhanë informacion edhe pse kanë kryer shkollimin superior, si psh. Drini, Hana, Miloti, Rilindi, Ylli etj. Agim Pireva

Agim Pireva e nostrifikoi diplomën e fakultetit te farmacisë të kryer në Sarajeve dhe u regjistrua ne Këshillin Farmaceutik të Zelandës ne vitin 1999. Në vitin 2003 i kreu studimet postdiplomike, ndërsa në vitin 2007 e kreu magjistraturën, të gjitha këto ne University.

Bekim Fusha-Bekimi kreu fakultetin e farmacisë në qytetin e Auckland-it. Pas mbarimit të studimeve kthehet në Kosovë dhe punësohet në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.

Blerta Rakovica-Blerta – Bachelor of Graphic Design 2006 Whitecliffe College of Arts and Design Auckland

Donika Shabani-Donika kreu studimet në vitet 2004-2007: The University of Auckland; Bachelor of Arts, Major Psychology, Minor Spanish 2004-2007. Në të njejëtin universitet vazhdoi edhe për një viti: Post-graduate Diploma in Child Mental Health (Child Psychotherapy). Për temë të diplomës pati: Violence and Trauma Studies.

Flutura Veliu-Abdyli-Flutura kreu gjimnazin (drejtimi gjuhësor) dhe një vit të fakultetit, dega gjuhë letërsi në Prsihtinë. Me të arritur në Auckland (29 tetor1999) kreu së pari kurset të gjuhës angleze dhe diplomoi në Institutin Teknologjik të Manukaut (M.I.T) Early Childhood Education Degree (Edukim i hershëm i fëmijëve). Punon në Çerdhen për fëmijë, në qytetin e Auckland-it

Hana Xharra Bates-Me të arritur bashkë me familjen në Auckland 29 tetor 1999, Hana Xharra Bates fillon mësimet e gjuhës angleze në St. Helens Auckland Institute of Studies (AIS), pastaj vazhdon në Auckland Institute of Technology (AIT). Pas kryerjes së kursit për gjuhen angleze regjistrohet në Auckland Univesity (Univesiteti i Auckland-it). Diplomon me Bachelors of Arts (BA) me dy drejtime ose degë në Psikologji edhe gjuhë spanjishte. Pastaj vazhdon studimet në Auckland University of Technology (AUT) drejtimi Child Mental Health, pastaj regjistron magjistraturën në të njëjtin universitet në degën Child Psychotherapy (Psikoterapia e fëmijëve). Momentalisht jeton në Auckland me burrin dhe dy fëmijë.

Gentiana Shabani-Gentiana ka kryer studimet në Auckland University of Technology (AUT). Dega: Bachelor of Graphic Design (në vitin 2012) dhe Media Design School-Diploma in Creative Advertising (në vitin 2013). Jeton në Auckland.

Korab Hoxha-Korabi ka kryer fakultetin në University of Auckland Dega: Bachelor of Commerce Degree Major in Information Systems and Electronic Commerce (2001-2005) Momentalisht punon si: Information Systems & IT Manager në kompaninë FRAMECAD Limited, Auckland.

Kreshnik Pireva-Kreshnik Pireva ka kryer fakultetin e Shkencave në dy drejtime at të Shkencave Kompjuterike e të Kimisë në University of Auckland në vitin 2013.

Krenare Pireva-Krenare ka kryer fakultetin e farmacisë në University of Auckland, në vitin 2013.

Labinot Xharra-Bachelor of Dental Technology 2005 University of Otago Dunedin

Marigona Xharra Bachelor of Fashion Design 2006 Whitecliffe College of Arts and Design Auckland

Malisa Xhemshiti Govori-Malisa u diplomua në vitin 2009 në Uneversitetin Teknologjik të Auckland-it (AUT). Jeton në Prishtinë. Punon në shkollën e mesme American School of Kosova, ku ligjëron lëndën computer graphic design.

Majlinda Hoxha Majlindja u diplomua në Artet e Bukura në degën e fotografisë në Kolegjin e arteve dhe dizajnit “Whitecliffe” dhe në vitin 2008 e kreu masterin në Shkollën Elam të arteve të bukura në Universitetin e Auckland-it. Ka ekspozuar në Zelandë të Re dhe në Kosovë. Jeton e punon në Prishtinë.

Nita Jashari Nita – The University of Auckland, Auckland, New Zealand Bachelor of Arts – Major in Political Science – International Relations & Political Economy Bachelor of Business – Major in Management and International Business Punon ne TSB Bank në Auckland.

Pashtrik Hoxha Pashtriku sdudjoi në University of Auckland Dega: Bachelor of Architecture Studies (BAS) (Diploma e Studimeve to Architektures) dhe Bachelor of Architecture (Barch) (Hons) (Diploma e Arkitekturës) prej 2001-2005 (5 vite) Tash punon në kompaninë LIAM OCONNOR ARCHITECTS në Londër, ku edhe jeton.

Pajtim Abdyli Me të arritur bashkë me familjen në Auckland (29 tetor 1999) Pajtimi vazhdoi mësimet si shumica e shqiptarëve të ardhur ato vite në Selwyn College. Pas kryerjes së shkollës mesme regjistrohet në Auckland Univesity of Technology (Universiteti Teknologjik i Auckland-it). Diplomoi në drejtimin Graphic Designer (dizajn grafik) 2008. Pasi nuk gjeti punë në profesionin për të cilin ishte i kualifikuar me, 2 maj 2013 vendoset në Melburn të Australisë.

Rilind Tairi-Rilindi u lind në vitin 1985 në Shkup. Diplomoi në maj të vitit 2011, në Universitetin e Auckalnd-it, Fakulteti i Arteve: Dega filozofi – psikologji. Tash Rilindi punon e jeton në Argjentinë.

Shpend Jashari Shpendi – Massey University, Auckland, NZ Bachelor of Business studies with major in Financial Economics Jeton e punon në Melbourne, Australi.

Shkëlzen Ilir Hoxha Shkëlzeni u lind më, 07.03.1992 në Prishtinë . Shkollën fillore dhe Kolegjin e ka kryer në Auckland. Diplomoi në Fakultetin e Tregtisë – Dega Sistemi Informatikë dhe Marketing në Universitetin e Auckland-it

Taulata Gjerqeku Lindi në Prishtinë, në një familje të nderuar. Aty kreu tetëvjeçaren në shkollën fillore “Elena Gjika”. Gjatë kësaj periudhe ishte aktive në klubin Ambasadorët e Rinj, në Qendrën e Rinisë e të Sporteve, ku edhe për çudi vendosi të bëhej ambasadore e Zelandës së Re. Ndjek shkurt mësimet në shkollën e muzikës, si dhe kurset fillestare të gjuhës angleze. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin matematikor “Xhevdet Doda” në Prishtinë, prore me sukses shembullor. Gjatë kësaj periudhe ishte anëtare e Art Klubit organizuar nga shoqata Soros në Prishtinë. Studimet i filloi në Universitetin e Prishtinës Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Si studente e vitit të dytë, si shumë shqiptarë te tjerë, gjatë viteve te 99-ta, vendosi të shpërngulet jashtë atdheut fillimisht në Maqedoni e nga Shkupi në Auckland të Zelandës së Re. Pas ndjekjes së kursit të gjuhës angleze në AUT (Auckland University of Technology) që ishte i obliguar për studentët e ardhshëm të Universitetit të Aucklandit, aplikoi të pranohet në Universitetin e Aucklandit –School of Architecture, me po të njëjtat kritere sikur të gjithë kandidatët e tjerë, ku edhe u deshtë të përgatis esenë dhe portfolion e konkurrimit brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Aplikimi qe i suksesshëm dhe nga fillimi i nisi studimet pasi ”Shkolla e Arkitekturës” në Auckland kishte sistem krejt tjetër të studimit në krahasim me atë të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2008 i përfundoi studimet Bachelor of Architectural Studies (BAS) në universitetin më prestigjioz të Zelandës së Re, në Universitetin e Aucklandit. Gjatë studimit Bachelor, bashkë me katër student të tjerë, themeluan radio programin e parë në gjuhën shqipe në Zelandë të Re, të quajtur “Zëri Yt” në valët e radio stacionit Planet FM. Pastaj vendosi t’i vazhdojë studimet Master po ashtu në Universitetin e Aucklandit. Në vitin 2009 i fitoi dy shpërblime të dhëna nga Shkolla e Arkitekturës, pjesë e National Institute of Creative Art Industries “Excellence in Timber Design”, si dhe “1st Prize at Ken MacIntosh Timberlam”. Studimet Master i përfundoi në vitin 2010 dhe mori titullin Master of Architecture Prof. (HONS). Tani jeton dhe punon në Auckland në kompaninë “SHA Architecture LTD”, me titull Graduate Architect.

Trina Jashari Trina – Unitec, Auckland,New Zealand Bachelor of Landscape Architecture . Punon si landscape architect ne City Council, Auckland.

Tonin Gjerqeku
Tonini u lind në familjen me tradita qytetare Gjerqeku, e ardhur nga Gjakova dhe e vendosur në Prishtinë, në 21 nëntor 1980.
Kreu tetëvjeçarë në shkollën fillore “Elena Gjika” e pastaj u bë nxënës i gjimnazit “Xhevdet Doda” të Prishtinës, i njohur për kritere të ashpra, të cilin, për shkak të luftës, e ndërpreu para se të diplomojë. Si nxënës i fillores u regjistrua në klubin “Ambasadorët e Rinj” pranë Pallatit të Rinisë e të Sporteve, duke u zgjedhur njëherësh Ambasador i Finlandës. Ndërsa si gjimnazist, bashk me shokë, u përpoq të formojnë ekipin e basketbollit, për cka kishte shumë merak. Në prill të vitit 1999, bashk me të motrën, Taulatën, mërgoi fillimisht në Maqedoni e pas qëndrimit disajavësh aty, u vendos në qytetin e Oklandit Zelandë e Re, në këtë vend të largët, por të bukur. Me të arritur në këtë vend, i vijoi mësimet në “Selvin Kolegj”, aty ku ishte pjesa dërmuese e nxënësve shqiptarë. Menjëherë pas kësaj, u regjistrua në Universitetin e Oklandit, Shkencat Kompjuterike- Programim, studime që i kreu me shumë sukses. Tonini me një grup studentësh shqiptarë, formuan emisionin foljoro-muzikor “Zeri yt”, në valët FM. Me të kryer studimet, por me dëshirën e kahmotshme që t’i shohë shokët e shpërndarë nëpër botë, fillimisht shkoi në SHBA, vend që i pëlqeu shumë e që do të bëjë kthesë në jetën e mëtutjeshme të tij. Në Njujork qëndroi për disa vite dhe aty krijoi familjen Gjerqeku. Tonini tani ka një familje pesëanëtarëshe, bashkëshoren, Vesën dhe fëmijët: Malin, Lirin e Troin. Jeton dhe vepron në Prishtinë. Punon si kontraktor për kompani internacionale, kryesisht me seli ne SHBA.

Vesa Sahatçiu
Vesa ka kryer studimet në Universitetin e Auckland-it Bachelor of Arts, në vitet 2000-2003, kurse studimet postdiplomike në Kolegjin Goldsmiths në Londër në vitin 2008. Tash jeton e punon në kryeqytetin e Republikës së Kosovë në Prishtinë.

Filed Under: Kulture Tagged With: e diplomuar, ne Universitetet, Sabit Abdyl, shqiptaret, Zelanda e Re

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (I)

January 31, 2014 by dgreca

Nga Brahim AVDYLI/

Duke pas parasysh artikujt e shumtë të shtypit tonë dhe të rrjetit elektronik që “fshikulloi” në veçanti shqiptarët e Gadishullit Ilirik, dhe duke i lexuar dhe sistemuar, duke i shkoqitur e duke i vlerësuar apo duke i parë me syrin kritik disa prej tyre, e gjejmë të pashmangshme kthimin edhe njëherë me një shkrim të veçantë në drejtim të tyre, se çka është Evropa. Kjo është arsyeja e parë e vështrimit polemik dhe njëkohësisht domosdoshmëria e vështrimit kritik, pas disa viteve të kësaj çështjeje. Ne shqiptarët i shohim me syrin e mashtruar të Evropës. Kush e di dhe kush nuk e di se çka është Evropa? Ne bëjmë prova për ta thënë se çka është Evropa e Bashkuar.

Evropa e Bashkuar është bashkim i shteteve të veçanta të kontinentit të Evropës në bazë të përcaktimit apo deklarimit të vullnetit popullor të lirë për këtë bashkësi. Vjen si rrjedhojë në përcaktimet e deklarimet e këtyre popujve dhe zgjedhja e organeve të udhëheqjes në nivel të kontinentit apo të shteteve që e kanë pranuar këtë bashkësi. Kuvendi për tërë Evropën  ka një histori të gjatë historike, por ne po e fillojmë me mbledhjen e parë të Këshillit të Evropës, me 10 gusht 1949, që është më i vjetri Kuvend parlamentar pluralist e demokratik me përbërje ndërkombëtare dhe deputet të zgjedhur në mënyrë demokratike për tërë Evropën. Evropa e Bashkuar përbëhet nga Këshilli i Evropës, i cili me statut i ka dy organe, apo të themi më mirë dy njësi strukturore, të cilat janë Komiteti i Ministrave, i përbërë nga ministrat e punëve të jashtëm të këtyre shteteve, të cilat janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe Kuvendit Parlamentar, përfaqësues i forcave politike të shteteve anëtare.[1]

Këshilli i Evropës numëron sot të gjitha shtetet anëtare dhe ka për qëllim statutar realizimin e një uniteti gjithnjë më të madh të anëtarëve të tij përmes debateve, marrëveshjeve dhe aksioneve të përbashkëta. Vetëm shtetet të cilat i plotësojnë kushtet e anëtarësimit mund të bëhen anëtarë të saj. Në radhë të parë këto kushte janë demokracia pluraliste, politika globale dhe regjionale e sigurisë, ligji dhe drejtësia, sistemi i sigurimit social, si dhe respektimi i të drejtave të njeriut[2], etj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja janë vëzhgues të Këshillit të Evropës, ndërsa procesi i anëtarësimit fillon së pari me një lutje të shtetit që do të futet në Evropë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i cili, ia dërgon këtë lutje Komitetit të Ministrave me qëllim studimi. Ky i fundit e konsulton Kuvendin Parlamentar, i cili e shikon a i ka plotësuar kushtet e parapara me aktet e saj për anëtarësim. Fjala vjen për shembull në vendin e ngjarjes; hulumtimit të përgjithshëm të tij, madje prej komisioneve parlamentare si dhe të komisioneve informative, të formuara nga anëtarët e Komisionit; Gjyqit evropian apo ndërkombëtar, si dhe vetë të Gjyqit për të Drejtat e Njeriut.[3] Shqiptarëve, me të dy republikat që i ka bërë, iu është premtuar një gjë e tillë, por kjo çështje zvarritet e zvarritet, pa caktim.

Unë nuk i shoh shqiptarët si një popull, por si komb, dhe jo si një popull i ndarë nëpër 5 shtete artificiale rreth e përqark, por si një komb i veçantë, i cili, pas mija vitesh luftë pandërprerë për mbijetesë, ka mbetur si një grusht i vogël në këtë bashkësi. Është një komb i vetëm prej gjenezës së hershme të botës, por bota e avancuar nuk na sheh, d.m.th. nuk na njeh.

Në kurrizin tonë janë krijuar disa shtete, me tokën tonë, me mallin tonë të rrëmbyer, ne me. Të ashtuquajturat “shtete” gënjejnë fuqishëm, më së pari me “historinë” e formimit të tyre. Botës i duhen njëmijë vite studim për ti parë këto gjëra, të mbushura me të pavërteta. Disa nga këto shtete të reja apo edhe të vjetra kualifikohen si shtete “multinacionale”, si p.sh. Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Më parë, janë krijuar Greqia dhe Serbia, me tokat shqiptare që i mbajnë gjithnjë me dhunë shfarosëse e politikë të pandërprerë, pra nën vete. Askujt nuk ia vrasin veshin të vërtetat e hidhura, që fshihen në petkat e feve të ndryshme të Evropës. Feja vihet mbi kombin. Madje, ajo është kryesore.

Edhe sot e kësaj dite po luftohet për çështje fetare, por duke anashkaluar kombin shqiptarë, të ndarë, të përçarë, të luftuar deri në fund të fjalës.[4]

Feja islamike e ka përfshirë një pjesë të denjë të kombit shqiptar. Edhe sot ajo mobilizohet, duke i mashtruar kryesisht të rinjtë që nuk dinë me tepër sa ato që i dëgjojnë përmes feve, dhe shkojnë për të vdekur për shembull në Siri. Përmes feve populli i pa ngritur shqiptar politizohet. Kjo gjë i shkon më së miri për shtat armiqve tanë të mëdhenj, në radhë të parë Turqisë, etj., sikurse armiqve tjerë të mëdhenj, Bullgarisë, Greqisë e Serbisë, për të ngritur gishtin e tyre ndaj shqiptarëve, “ja, a e dini kush janë këta shqiptarë, që do ti pranoni”.

Sadri Ramabaja ka të drejtë të theksojë edhe njëherë Senekën, me thënien e tij për fenë. “Fenë vegjëlia e beson. Të diturit e përbuzim. E të pushtetshmit e përdorin”. Erdogani është një përfaqësues i islamizmit politik që e ka të plotë fuqinë që i jep shteti dhe pushteti, duke mos i përfillur normat demokratike.[5] Demokracia evropiane nuk i ka kaluar aspektet e veta fetare, në mes të Kishës Katolike të Romës dhe Kishës Ortodoksëve të Lindjes, pra mes të Patrikanës së Vatikanit dhe të Patrikanës Ekumene. Shqiptarët, të ndarë e të përçarë nën 5 shtete fqinjë dhe feve të shumta nga çdonjëri kënd i botës; të vrarë; të shtypur, të gënjyer e të çnjerëzuar deri në fund; pa ndonjë zgjim të sërishëm të vetëdijes kombëtare, as pas kaq vitesh luftë në të gjitha anët për ekzistencë, mbesin në bredhje të kotë mes të dy ekstremeve. Madje, edhe Vatikanit, Spanjës, etj., që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, si një vend multinacional, dhe vetë Kardinalit Walter Kasper i jepet mundësia të flasë në emër të Këshillit Papnor pas vizitës së tij te Kisha Ortodokse Ruse e të Patriarkut Aleksei, se “Kosova është djep i Kishës Ortodokse Serbe”, që është një prej kualifikimeve të gabuara të Selisë së Shenjtë dhe të Unitetit të Krishterë me seli në Vatikan. Kjo është  shenjë se Vatikani nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën.[6]

Evropa e Bashkuar e ka domethënien e vet prej shqiptarëve dhe gjenezës së tyre, mirëpo kjo u mjegullohet dendur nga filozofia artificiale e shndërruar në “shkencë” nga armiqtë e përbetuar kundër nesh. Ata mbijetojnë me tokat tona; pasurinë tonë të rrëmbyer me pahir; dhe duke na marrë neve si opsion të domosdoshëm të mbijetesës së tyre.

Evropa e Bashkuar nuk sheh me sytë e mjegulluar prej kujt e ka gjenezën kjo ide dhe e marrin prej Kretës, pa e ditur se ajo e ka fjalën për këtë popull. Populli shqiptar është populli i parë i antikës së hershme të Evropës. Ai nuk është quajtur kështu, në kohët më të vjetra. Arbër janë quajtur shqiptarët prej pellazgëve të tyre hyjnorë. Kjo gjë d.m.th. se ilirët e kanë prej tyre prejardhjen, dhe prej ilirëve e kanë prejardhjen shqiptarët.

Pse këta i lidhin me “Greqinë”? Dihet, atëbotë nuk ka ekzistuar “Greqia”. Ajo është themeluar kryesisht nga Franca, Anglia dhe Rusia. Asnjëherë nuk ka ekzistuar kombi “grek”, por shqiptarë të Greqisë, d.m.th. arbër të Greqisë, si rajon i tërë verior i Greqisë së sotme dhe Epirit. Ta marrin si shembull sa të duan veprën e parë të shkuar letrare të Homerit dhe të thonë se ai ka qenë i “kombit grek”, dhe të ndërlidhen keq me “Greqinë”, kur dihet se edhe vetë Uliksi (d.m.th. Odiseo) e ka mbajtur plisin e bardhë (borealë).[7] Në të vërtetë, Greqinë “e themeluan” fuqitë e mëdha, ndër të parët Franca, Anglia dhe Rusia, në bashkëpunim me fanariotët dhe Kishën Ortodokse, në shekullin e 19.[8]

Dihet nga shkencëtarët e mirëfilltë se gjuha shqipe ka pasur edhe një formë të parë të shkrimit, të ashtuquajturën shkrim me alfabetin antik, të cilën shkencëtarët e botës së avancuar e thërrasin “alfabeti grek”, që nuk është “alfabet grek”, por alfabet i pellazgjishtes, që ka mbetur gjallë përmes shqipes. Ky është quajtur më vonë “epirotas”, sepse epirotët kanë qenë më të njohurit nga pellazgët, edhe nëpër luftërat e tyre të shumta. Alfabeti pellazgo-epirotas ka pasur formën e parë të shkrimit, nga e djathta në të majtë, si arabishtja, shkrimin bustrofedik, që dokumentohet me dhjeta shkrime të vjetra antike. Shkencëtarët albanologë vinë pas shkencëtarëve të Evropës, të cilët, ripërtypin pa dijen e tyre “shkencore”. Ne nuk kemi kohë të merremi me ta, por merreni shkrimin tim, “Armiqtë e rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, 1-8”, deri sa të kem kohë të shkruaj për gjuhën e parë shqipo-epirote. Evropa thotë se ishin helenët që futen dhe përshtatën alfabetin fenikas dhe ndërtuan me te alfabetin e parë të Evropës. Kush e përdori alfabetin fenikas? Pra, ishin pellazgët të përzier me pakica të vetat dhe të Afrikës (Libisë). Më të parët qenë pellazgët këtë alfabet, më parë se kushdo tjetër në Evropë.

Janë germat e para të shkrimit të Linearit B, që datohet prej Mikenës, që datohet rreth 16-12 p.e.s dhe rrasen e Lemnit, që datohet si e shekullit të 7 p.e.s, që janë përdorur në shkrimin bustrofedik  dhe përbëjnë germat e para  të përdorura në Evropë. Alfabeti pellazg ka shërbyer si bazë për ndërtimin e alfabeteve helene dhe latine, ashtu si shërbeu kultura dhe gjuha pellazge[9].

Gjuha pellazge apo epirotase, ka dhënë një kontribut të veçantë në kulturën e vjetër parahistorike Evropiane dhe të shkrimit të gjuhës së sotme shqipe. Gjuha pellazgo-shqipe është zhvilluar më tej nga ilirët, dardanët, makedonët, epirotët, etruskët, thrakët, për të arritur deri në ditët tona.[10]

Pseudoshkencëtarët grekë rus e sllavë që përbëjnë Evropën e Bashkuar, e rendisin me veprat të shumta qoftë në disa vepra të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë, të Spanjës e të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo qoftë dhe vënë në gjumë shkencëtarët e botës me përrallisjet e tyre. T`u thuash se nuk ka pasur aspak “Greqi të grekëve”, se këto që thonë për veten e tyre janë gënjeshtra të mirëfillta apo të pavërteta, etj., ata të përsërisin në pafundësi fjalët e gënjeshtarëve më të mëdhenj, se “ilirët nuk kanë pasardhës”, se “ilirët nuk kanë gjuhë të tyre”, etj. etj, dhe nuk të dëgjojnë fare. Kjo është një dukuri e “përgjumjes” së qëllimtë të këtyre “shkencëtarëve” me porosi.

Ne po ua sjellim edhe njëherë këtyre “shkencëtarëve” dhe opinionit botëror thënien  e Nermin Vlora-Falaskit, e cila thotë se “Gjuha shqipe nuk u helenizua, megjithëse përdori shkrimin grek për shumë shekuj; nuk u latinizma mbas zaptimit të Romës me 168 para Krishtit; nuk u sllavizma si tek fqinjët e tjerë, kur Sllavët zbritën në jug…; nuk u turqizua gjatë 5 shekujve të zaptimit Otoman”;[11] dhe thënien gjeniale të shkencëtarit madhor shqiptar, Dhimitër Pilika, që thotë se “I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!”[12] Ai thotë: “Grekët, si armiq e varrmihës të pellazgëve, nuk mund të trashëgojnë asnjë lidhje gjenetike me pellazgët… Trashëgimia origjinale, e papërlyer, e gjithëmbarshme dhe intensive e pellazgëve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i brendshëm, vetëm në trojet shqiptare…”[13] Më konkretisht se: “Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës… Pellazgë, ilirë, arbër, albanë, shqiptarë, janë pesë emra të ndryshëm, por që bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pandërprerë…”[14] Dhe, askush nga kjo botë, nga shkencëtarët e politikanët apo intelektualët e botës dhe të Evropës nuk e shohin origjinën e Evropës.

Në Evropë kanë qenë pellazgët të shpërndarë kudo dhe i vetmi popull para themelimit të ndarjeve të saj në forca të caktuara të shteteve. Fillimisht Evropa ka qenë pellazge dhe ajo u flijua që në shekujt e 18-të e 19-të.[15] Themelimi i “kombeve” ka ardhur prej gjysmës së shekullit 18 e 19, kur ajo bën prova për ta “harruar” kombin arbër, pra kombin shqiptar të vonuar në këtë drejtim, që ishte i shpërfillur dhe i shkatërruar që nga romakët me ilirët brenda tyre e nga bizantinët me iliro-shqiptarët brenda tyre. Nuk duan ta kuptojnë se pellazgët kanë qenë të vetmit banues të Evropës. Të pashkëputur nga ata janë ilirët, që ishte shtet i madh i Evropës dhe pashmangshmërisht trashëgimtarët e tyre, bijtë e vetëm të tyre- shqiptarët. Shqiptaro-pellazgët janë arbërit, që grekët na i quajnë avranitas; romakët albanë; turqit arnautë dhe sllavët albanci.

Për ta shpjeguar më mirë, që në fillim, po i marrim prej antikës dy libra të veçanta; të parën, nga një grup autorësh, “Si jetonim atëherë-në Greqinë antike”[16], dhe në tjetrën, Henric L. Wuermeling, “Një kërkim kah Evropa/ udhëtim kohe nëpër histori”,[17]. Ato përbëjnë kulmin e këtyre “shkencave” dhe na ndihmojnë që ta kapim që në gjenezë këtë çështje. Në të vërtetë, ato na e mundësojmë të shohim këtë padrejtësi të madhe që po na e bën sot Evropa. Pikërisht, e ndërlidhin me shumë vepra “shkencore”, që nuk kanë fund.

Në veprën e parë, “Si jetonim atëherë-në Greqinë antike”, do ta shohim vendin e lindjes së demokracisë, Greqinë e vjetër antike dhe Athinën. Në Greqinë e vjetër, sikurse në Athinë, dhe nëpër të gjitha veprat prej themelimit e nëpër librat e shumtë të mitologjisë, të cilat nuk ka nevojë ti numëroj, grekët dhe bota e quajnë veten si “themelues” dhe botën në të cilën i prijnë se është “botë greke”. Ata, në të vërtetë janë arbër, por aty nuk njihen si të tillë, por si “mite greke”. Mitet kryesore të kësaj periudhe, prej Olimpit e deri te Olimpia dhe Aleksandri i Maqedonisë, bir shqiptareje, që e kam nxjerrë në Facebook, me zbulimin e testamentit të tij,  “unë jam ilir”[18], në të cilën ai i drejtohet popullit të Shkodrës, që e ka bërë studiuesja e shquar italiane, Lucia Nadin. Zeusi dhe Hera; Athina dhe Posejdoni; Apolloni, Artemisi, Aresi dhe Afërdita; Hermesi, Dhemitri (Demetrea), Persefona dhe Hadi; Shkolla dhe Medicina; gjeneza e Demokracisë; Athina dhe Sparta; Agamemnoni, Herakli dhe Akili; Odiseu dhe Platoni; etj., të gjithë janë pellazgë të vjetër dhe arbër, por kurrsesi nuk janë të “kombit grekë”, sado që shihen e shiten e studiohen si “grekë”.

Mjafton ti shikojmë veprat, si, p.sh. “Pellazgët e pasardhësit e tyre”, të Eduard Shnaider[19]; “Greqia përpara Grekëve” të Luis Beonlew[20]; “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, të Robert d`Angelys[21]; “Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve”, të Arsim Spahiut[22]; “Pellazgët, ilirët, etruskët, shqiptarët” të Nermin Vlora-Falaskit[23]; “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” dhe “Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme” të Arif Matit[24]; “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, të Besnik Imerit[25]; “Roli pellazgo-ilir në forminin e kombeve dhe gjuhëve evropiane”, të Elena Kocaqit[26]; etj., sidomos dy veprat e Niko Sylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, dhe “Etruskishte-Toskerishte”[27], të cilat, në mënyrën më shembullore na i deshifrojnë emrat e vjetër “grekë” sipas “mitologjisë greke”, prej librave të vjetra, sepse janë arbër, arvanitase, etruske, ilire, pra shqiptare, ndonëse qarkullojnë edhe sot si “greke”.

Nëpër duart e grekëve flet edhe Evropa, sepse kjo hyn e del nëpër armiqtë më të mëdhenj që kemi gjatë historisë përplot me luftëra të shumanshme, në radhë të parë, të Grekëve, të Bullgarëve, të Serbëve, të Rusëve, të Turqve, të Sllavo-Makedonëve, të Malazezëve; të Romakëve; etj. dhe të tjerëve, që na rrethojnë me gënjeshtrat e tyre. Janë me qindra vepra që mund të radhiten këtu, madje edhe “shkencëtarët” shqiptarë. Ne nuk kemi kohë të merremi me to.

Evropa e merr emrin nga Kreta, në të ashtuquajturën “Greqi”. Kreta është teatër i madh i botës. Askush nuk e vranë mendjen se edhe atje është kombi shqiptar, se këtë komb e “njeh” bota që prej vitit 1462 e këtej, por jo më parë. Kanë dëgjuar të flitej “një gjuhë barbare” në këtë truall, që është shqipja, por nuk e vrasin mendjen se kombi “arbër” është pikërisht ky komb, pra kombi i sotëm shqiptar, që ka jetuar prej pellazgëve hyjnorë. Ata janë të shpërndarë nëpër Evropë dhe janë të transformuar në popujt e ndryshëm të saj.

Në Greqinë e vjetër, që sot quhet “Greqi e grekëve”, të ashtuquajturit “grekë” nuk e njohin gjuhën e vjetër “greke”, të cilën bëjnë përpjekje disa herë për ta reformuar. Shkrimi Lineari B i Mikenës është i deshifruar me gjuhën pellazgo-shqipe. Shkrimi i gjuhës shqipe do të përmblidhej prej hallkave të para:

 

Shkrimit të Lenearit A të Kretës, para shekullit të 16 p.e.s, pra ende e pa  deshifruar, që mund të deshifrohet nëpërmes të dialektit gegë;

Shkrimit të Linearit B të Mikenës, shekujt 16-12 p.e.s., pra që mund të deshifrohet nga shqiptarët e sotëm dhe dialektit gegë;

Shkrimi në rrasën e Lemnit, shekulli 10-7 p.e.s.;

Poemat epike të Homerit, shekulli i 8 p.e.s.;

Mozaiku i Mesaplikut, Vlorë, në shekujt 6-4 p.e.s.;

Shkrimet në mjaft rrasa varresh, të gjetura në Durrës, Apolloni, Butrint, Itali, etj. të shekujve 4 p.e.s. dhe fillimit të erës së re (lindjes së Krishtit);

Deri tani, Formula e pagëzimit, nga viti 1462;

Pra, gjuha shqipe, e rishkruar në formën e dytë, pas errësirës së madhe të robërisë dhe paditurisë.[28]

 

Dija dhe padija sillen në rreth, si akrepat e orës. Nata e robërisë së rëndë ka zgjatur mbi 500 vite të robërisë turke. Njerëzit, tani, në mesnatë, flasin ashtu si dëshirojnë armiqtë tanë. Edhe ata “shohin” me sytë e huaj.

Shpirti i Evropës ik përtej reales dhe nëpër duart e përgjakura të turqve, të grekëve, të serbëve, të sllavo-makedonëve, të malaziasve, të rusëve, etj., nëpër duart e pjellës bastarde, rreth e përqark shqiptarëve.

Specifikat e Evropës në Bashkimin Evropian mbesin jashtë përgjigjeve tona.

Kur mendojmë ne si definohet “Evropa”, vendet e ndryshme të kontinentit Evropë, rreth e më rreth Detit Mesdhe dhe Detit të Zi dëshirojnë të futen në trashëgiminë e Evropës, të cilën nuk e njohin.

As Spanjën, Portugalinë, Francën, Anglinë, Shtetet e Beneluksit, etj. nuk i njohin sa duhet, me ato që dëshirojnë ato, duke i shtypur tendencat e zgjimit me forcën e vet të Baskëve dhe të Irlandës.

Këtu, do të përpiqemi të japim një përgjigje të vonë, në vazhdimësi…



[1] Kuvendi Parlamemtar i Këshillit të Evropës, Këshilli i botimeve Evropiane, Tiranë, 1999, faqe 2.

[2] Shiko librat e Daniel Thürer&Daiel Ledergerber, „Regional- und Sicherheitspolitische Aspekte Europas“, Schulthes Polygraphischer Verlag AG, Zürich 1995; Bashkim Zahiti, „E drejta Evropiane“, Btim i dytë i zgjeruar dhe i përmirësuar, Universität Eberhard, Tübingen 2003; Abdullah Ahmeti, „Lëvizjet e popullatës në Bashkimin Europian dhe koordinimi i përbashkët i sistemeve të sigurimit social“, Botim i autorit, Tetovë 2009…

[3] Shih më gjërë „Kuvendi parlamentar i Këshillit të Europës“, faqe 3.

[4] Shiko artikujt e Arbër Xhaferit, „Religjioni, politika, shqiptarët“, 15.08.2013, nga http://www.koha.mk, apo ato të Sadri Ramabajës „Faktorizimi i Shqiptarëve-parakusht i integrimit në BE“, dhe „Islamizmi politik dhe demokracia“, 20 dhjetor 2013 e 6 janar 2014, në http://www.pashtriku.org; apo qidra artikujve të tjerë.

[5] Sadri Ramabaja, „Islamizmi politik dhe demokracia“, po aty.

[6] Shikoni artikullin informativ të Kattpress (Qendra Informatike Katolike), i botuar me 5 janar 2014, http://www.orainfo.com, „Vatikani: Kosova, djep i Kishës Katolike Serbe“ (??!) dhe komentet e lexuesve.

[7] Ndër të tjera shiko puimin tim „Armiqtë e rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, VIII“, faqe 3.

[8] Shiko artikullin e hedhur dhe të përsëritur në opinion nga http://www.pashtriku.org, nga literatura e shfrytëzuar Elena Kocaqi-Levanti, „Planet për zhdukjen e shqiptarëve/Si u krijua Serbia e Greqia me trojet shqiptare“, Emal, Tiranë, 2010.

[9] Luftula H. Peza & Liljana Peza, „Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre“, GEER, Tiranë 2009, faqet 9 e 10.

[10] Po aty, faqe 10.

[11] Nernim Vlora-Falaski: „Pellazgët, ilirët, Etruskët, Shqiptarët”, Faik Konica, Prishtinë, 2004, faqe 52

[12] Dhimitri Pilika: “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254, marrë nga artikulli im “Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine (VIII)”, po aty.

[13] Po aty, ose Dhimitër Pilika, e njëjta vepër, faqe 293.

[14] Po aty, vepër e përmendur, faqe 430.

[15] Shiko intervistën e Arif Matit dhe punimin tim të përmendur, faqe 9.

[16] Grup autorësh, „Wie sie damals lebten-im Griechenland der antike”, Deutsche Ausgabe, Time-Life Bücher, Amsterdam, 1997.

[17] Henric L. Wuermeling, „Auf der Suche nach Europa/Zeitreise duch die Geschichte“, Langen Müller, München 2005.

[18] Shikone p.sh. http://www.voal-online.ch/indeks.php?mod=article&cat=INTERVISTËPRESS&artikle=40071 apo te “Zgjohu shqiptar-faqe e të gjithë shqiptarëve…”, në http://www.zgjohushqipatar.blogspot.ch .

[19] Eduard Schnaider, “Pellazgët e pasardhësit e tyre”, L.H.P.V.K.A, Tiranë 2009.

[20] Luis Beonlew , “Greqia përpara Grekëve”, Plejad, Tiranë 2008.

[21] Robert d`Angely, “Enigma- Nga pellazgët te shqiptarët”, Botmet Toena, Tiranë 1998.

[22] Arsim Spahiu, “Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve”, Mësonjëtorja, Tiranë 2006.

[23] Nermin Vlora-Falaski, “Pellazgët, ilirët, etrusket, shqiptarët”, Faik Konica, Prishtinë 2004,

[24] Aref Mathieu, „“Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008 dhe “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Plejad, Tiranë 2007.

[25] Besnik Imeri, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2013

[26] Elena Kocaqi, “Roli i pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane”, Emal, Tiranë  2009.

[27] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, Printing Press, Prishtinë 2004 dhe “Etruskishte-Toskerishte”, West Print, Prishtinë 2010.

[28] Shiko vepën e përmendur, „Dritë e re mbi pellazgët…“, faqe 25-26, dhe burimet që ka përmendur autori, në faqen 27, prej Arif Matit (Aref Mathieu) e deri te Niko Stylos.

Filed Under: Histori Tagged With: Brahim Avdyli, Evropa e Bashkuar, shqiptaret

SHQIPTARET JANE VLERA PAQSORE E EUROPES DHE E GJITHE NJERZIMIT

December 22, 2013 by dgreca

SHKRUAN AT NIKOLLA MARKU/

Refuzimi i statusit te vendit kandidat per ne bashkimin europian si njeri i feshur me rroben dhe besnikerine ndaj krishtit birit te atit te perjetshem, me thene te verteten per momentitn me deshperio thelle ne shpirt. Ky deshperim me erdhi jo se bashkimi europian eshte ndonje perfeksion hyjnor i jeteses njerezore por thjeshte nga mendesia e disa vendeve ne lidhje me kombin shqiptar.

Besoj na kujtohen te gjitheve ngjarjet e disa koheve me pare ne permet dhe incidente te tjera te denushme nga fryma e shenjte ne drejtim te sjelljes se njeriut. Besoj jemi te vetdishem se nuk ndodhen rastesisht. Janullatos e realizoi qellimin e tije per ti ven nje minus ne hije atdheut tone, panvarsisht se kjo nuk ishte primare  ne vendimin per statusin , mbeti ne kujtesen e politikes europiane. Ashtu si dhe vizita e presidentit grek, vend qe do te marre presidencen e rradhes , ishte pergatitur me shume kujdes, qe nga vendosja e dates qe duhej te perkonte me dite te diele, kur meshohet ne kishat e Shqiperise. Po gjithashtu,  riperseritja e kohes dhe muajit, me perafersi te kujdesshme, pikerisht ne Nendor. Cfar ndodhi me axhenden e presidentit grek me origjine shqiptare? Cfar duhet te kuptojme nga te gjitha levizjet dhe deklaratat verdhacuke, te ketij shtetari?

Ky president, i ftuar nga homologu shqiptar, zoti Nishani, per kortezi dhe diplomaci serioze dhe pozitive, duhej te takohej me presidentin shqiptar. Natyrisht qe nuk ndodhi keshtu, sepse per Papuljasin nuk kishte rendesi te madhe Nishani, per te thene troc asnje rendesi per viziten e tije ne Shqiperi. Ky lojtar pokeri ne politike dhe danci ne diplomaci, i bute si pambuku ne fjale, por dhe gjarperues ne favor te vorio-epirit, i keputi nje te ofenduar presidentit shqiptar ne menyren me rraciste dhe percmuese te mundshme. Kuptohet qe nepunesit e dobet te hartimit te axhendave, duhet te ishin te prere ne percaktimin e levizjeve te ketij politikani karriere. Do te ishte mire qe presidenti Nishani, pikerisht ne ate ore takimi, ta shtynte si takim sepse mund te ishte i zene me nje pune me te rendesishme se pritja e presidentit Papuljas. Loje diplomacie, ti ke Janullatosi dhe une skam kohe tani por kam kohe mbas dy oresh. Nejse, Shqiperia ende nuk po tregon se pas mikpritjes, ka dhe dyer e zot shtepie.

Nuk ka asgje te keqe qe presidenti Papuljas shkon ne meshe tek kisha ortodokse, megjithse eshte e uzurpuar nga bashkatdhetari i tije, sepse ky personalitet eshte ortodoks por, do te vlerohej maksimalisht dhe i sinqerte ne viziten e tije, ne rast se e mbyllte pikerisht tek nje meshe, per tju lutur Zotit qe gjerat shqiptaro greke te behen sa me mire. Se cfare eshte biseduar ndermjet agjentit te asfalise Janullatos dhe presidentit te atdheut te tije, askush se mori vesh por e ka garantuar qe te vazhdoje punen e tije, pa u shqetesuar sepse ka mbrapa shtetin grek dhe se Papuljas ka biseduar ne Shqiperi me x-a dhe y-a politikan shqiptar, qe ky ogic ti rrije nga mbrapa dhe kur shkon tek bashkia e Tirane. Sa per meshen ne gjuhen shqipe, ky ishte nje veprim fasade, sepse po te fliste Janullatos greqisht, do te perbente nje skandal dhe gjithe vizita do te ishte hedhur ne ere.

Vazhdojme me teje me takimin politik me kryetarin e partise per te drejtat e njeriut, nje emer  partie bobastik por qe ne te vertete, partia e  zotit Vangjel Dule e ka emrin partia e metamorfozes, shndrrimi i shqiptareve te jugut deri ne guret e Artes ne greke, per kete proces ka shkruajtur Franc Kafka teper hollsisht. Zoti Papuljas e dinte mire se presidenti shqiperise, kryeministri, kryetari parlamentit, kryetari bashkise Tirane, nuk e kane emrin as Janullatos dhe as Vangjel Dule. Po, zoti Papuljas e di mire se ligjin ne Shqiperi e bejne Janullatos , Dule, Barka dhe emra te tjere te ketij kulti anti shqiptar deri ne palcen e tyre, palce te kalbur nga dashakeqsia dhe rracizmi kunder kombit shqiptar. Mos harrojme qe keta persona profetizuan ne emisionin opinion mos marrjen e statusit.

Zoti Papuljas, meqenese na paska pire qumesht nga nene came, le te respektoje ne thellsine e tije kombin shqiptar  dhe te perkulej me nderim per viktimat e genocidit grek ndaj shqiptareve te Camerise, genocit tre dimensional, jete njerzish, besim fetar dhe prona.

Pse data e vizites perputhet per te dyten here me perrallat e autonomise se Himares, protokollet e ishullit Korfuz, ose me mire mbledhje pasanikesh bixhosci, sepse Korfuzi njihet mire per mbledhje sekrete te tipit kumar dhe emergji negative kunder te ndershmeve dhe njerezve te pambrojtur, ashtu si fshatrat e Shqiperise se jugut,fshatra qe jane djegur dhe shkatrruar ne cdo drejtim. Masakra greke kunder popullit shqiptar, nuk duhen harruar kurre.

Te mos harrojme ceremonite per partizanet geke ne Dervican dhe Kelcyre. Aty meshat u bene greqisht, u fol greqisht dhe porosite e fshehta u dhane greqisht.

Zoti Papuljas respektoi  viktimat e ushtrise greke, po mire, po viktimat shqiptare te camerise? Shqipria nuk besoj se ka vend ne token e saje dhe per 1500 varre te tjere te ushtris greke. A nuk e di zoti Papuljas se Shqiperia ka te renet e saje gjate luftes se dyte boteror? Nuk mundej ky politikan karriere, te respektonte dhe deshmoret e vendit fqinje? Zoti Papuljas dhe politika shqiptare te kuptoje mire se Shqiperia nuk mund te kthehet ne nje varreze, ndonse ka qene nje fushe betej nder shekuj. Kush ka varre apo eshtra, ti marri dhe ti coje ne shtepi, ashtu sic kane bere italiane dhe gjermane per ushtrite e tyre gjate luftes se dyte boterore.

Vizita e presidentit grek, ngjante me detyrat e shtepise per Janullatosin dhe Vangjel Dulen, ndersa per shtetin shqiptar, ishte injorim rracist, panvarsisht nga shterngimi i duarve, ku njeri i ka te lyera me gjak shqiptari te Camerise dhe te tjeret te parfumosura, sepse nuk i kane te fuqishme dhe te pergjegjshme aq sa duhet. Cuditerisht per njohjen e Pavarsise se Kosoves, u fol me ze te ulet, sepse mushkrit e shtetit shqiptar, jane te semura nga inferioriteti ndaj Greqise, me trashgimi kulturore te hershme, por jo sa ajo e shqiptareve. Ne e mesojme kulturen greke neper shkolla, mire bejme. Me te drejte pyese kombin tim. Greqia e meson kulturen shqiptare nder shekuj? Me gjeni nje tekst historie qe shkruan drejte dhe me te verteten per Pellazget, Iliret, Dardanet, Arberoret etj? Nuk ka. Le te bisedohej per keto probleme me presidentin grek Papuljas, me kete njeri me gjak shqiptari, ushqyer me qumesht te nje nene came, nene qe mund te kete vuajtur me vone nga genocidi grek, si dhe me mendje greke qe ka ky personalitet i diplomacise europiane.

Cfar u tha? Cfar u bisedua? Cfar tha ky president i ushqyer me qumesht te camerise? Qendrimi enigmatik i politikes shqiptare, e ofendoi deri ne palce  shoqerine shqiptare, sidomos  ne vecanti ate elitare. Sekrete mbante partia komuniste ndaj kombit te saje, nderkohe qe sekretet tona i dinte gjithe globi.

Cfar mbeti nga vizita e presidentit grek?

Kerkoi varreza te reja per ushtrine greke, apo ate qe cliroi vorio-epirin imagjinar te Greqise. Kerkoi ujrat shqiptare ne detin Jon sepse aty ka nafte. Mbeshteti politikisht dhe praktikisht grekun e paligjshem ne krye te kishes ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos, ky i fundit te vazhdoje punen e tije me provokime te tjera si ato te Permetit. Kerkoi respektim te minoriteti grek etnik, sic e quajti Dule, panvarsisht se e di shume mire se minoriteti nuk eshte etnik por refugjat. Ne kete histori bisedimesh ka dhe mekatare qe kane marre vendime qeveritare dhe parlamentare ne dem te Shqiperise, sic jane varrezat memoriale greke, nje kancer qe po zmadhohet dita dites, si dhe marveshjet per rishikim kufijsh detar. Po nuk pate formim dhe kulture kombetare, nuk te ben pershtypje asgje, as teritori i atdheut apo memedheut tend  dhe as historia e kombit tend. Vizita e presidentit grek, zotit Papuljas, ishte nje rast i mire per ti shikuar gjerat ne sy. Te kerkohej falje per genocidin grek mbi shqiptaret dhe fshatrat shqiptare te Cmerise dhe jugut te Shqiperise. Te ngrihej nje komision i perbashket greko-shqiptar per pronat came dhe ato me gjere shqiptare.

I kujtoj keto ngjarje sepse kane nje lidhje me refuzimin e statusit panvarsisht nga vota pro e shtetit grek. Cdo te ndodhe deri ne qershor te 2014 me statusin e shqiperise? Cfar do te ngreje greqia gjate kesaj kohe? Pikerisht keto probleme do te dalin ne drite se shpejti.

Ne kete moment te nje deshperimi te ligjshem, dhe pse kemi probleme, dua ti them dhe ti kujtoj me te drejte te ligjshme kombit tim disa histori.

Si klerik, si shqiptar me prejardhje pellazgjike, ju lutem te gjitha moshave dhe gjinive, si dhe besimeve te nderuara te kombit shqiptar, mos e ulni koken poshte nga deshperimi i ketij momenti, sepse ne shqiptaret nuk kemi krijuar perandori te disa llojeve te ndryshme ,qe kane derdhur gjakun lume te njerezve te pafajshem. Le te krenohet kushe te doje per fuqite e tyre te ngritura mbi varre njerezish te pafajshem. Ne nuk do te ishim kurre krenar per perandoret e romes apo napolon bonapartin, po gjithashtu nuk do te ishim kurre krenare per nazizmin e hitlerit apo cthurjen familjare me ligj te disa vendeve te europes. Mikrobi ka lindur diku gjetke, tek ata qe sot mikrobin e tyre e kane shitur pse jo dhe tek ne duke fajsuar te semurin ne menyren   me jo humane .

Guxoj pa asnje hezitim, ti them kombit tim se me te vertete  per problemet qe kemi si korrupsion, padrejtesi, mungese dinjiteti te institucioneve e gjera te tjera, jemi te infektuar nga kufomat e kaluara te pseudo bashkimit europian.

Ne jemi ne atdheun tone, me nje popullsi mbi 10 milion njerezish paqsore dhe te viktimizuar. Atdheu yne eshte ky ku jetojme  me mbi 80 mije Klm2, le te quhet si te duan, ballkan, europe, amerike etj, emri yne eshte Shqiperi dhe nuk do te zhvendosemi kurre nga ky truall. Zoti eshte ne krahun e te drejtes qe na takon.

Me shqeteson nje plan grek gjate presidences europiane dhe prandaj duhet te jemi te pergatitur. Ne kishim nevoje per nje dore te ndihmes dhe nga ato vende qe nuk votuan per shtetin tone. Apsolutisht nuk dua te injoroj problemet qe kemi dhe ndihmen deri tani te bashkimit europian por, ne kemi nevoje te respektohemi per natyren tone paqsore, besimtare, paqen fetare dhe mardheniet vllazerore  ndermjet pakicave te tjera qe jetojne ne Shqiperi.

Deshperimit duhet ti japim fund. Le te ruajme vlerat tona dhe te mendojme per zhvillimin, dashurine, paqen dhe harmonine me njeri tjetrin. Kombi shqiptar eshte vlere besimi dhe jo shthurjeje. Rendesi ka integrimi brenda njeri tjetrit dhe fuqia e nje jete shoqerore pozitive dhe harmonike. Ne ketu jemi ne europe, panvarsisht nga nje boshllek kunder nesh. Shpresoj dhe lutem qe zoti te na largoje trishtimin dhe zhgenjimin e ketije momenti.

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: AT Nikolla Marku, shqiptaret, vlera evropiane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 27
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT