• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

”SHTËPIA PA DYER”…E VALBONA HAKLAJ

August 9, 2014 by dgreca

Nga Sokol Demaku/
Këto ditë kemi në dorë librin më të ri të tertin më radhë të së resë tropojane Valbona Haklaj ”SHTËPIA PA DYER” E VALBONA HAKLAJ/
Proza gojore është shumë e zhvilluar në letërsinë shqipe. Ajo paraqitet në forma të ndryshme,e një nga ato forma më të përhapura tek ne është përralla, që është një tregim me plotë fantazi dhe
elementet dhe subjekti janë ëndërrimet dhe mendimet njerëzore në formë alegorie. Ato nisën nga një trillim i plotë e që mban kurdoherë lidhje me probleme, me situata, me mmendime filozofike, morale,shoqërore, etike e estetiket ë jetës së njerëzve. Këto janë të përhapura në tërë botën dhe janë po ashtu të pëlqyera në tërë botën si për vlerat filozofike njashtu edhe për vlerat didaktiko mësimore.
Përrallat shqiptare shquajnë për larmin e fantazisë së tyre dhe për thurje inetersante të subjekteve të tyre. Fantastika në përrallt tona është shumë e madhe dhe zë vend dominant në to.
Përmes saj krijohet një simbolikë e pasurë që flet në alegori për mësimet shoqërore dhe morale në shoqërin njerëzore. E pikërisht këtu qëndron vlera filozofike e përrallës.
Gjinia më e përhapurë dhe më e lexuar, e kënduar tek shqiptarët është përralla popullore shqiptare.
Edhe tropojanja Valbona Haklaj e këndoi përallën shqiptare më një sens të vecant në librin e saj të radhës pas asaj me poezi ”Etja e ëndrrës” dhe librit të saj të dytë më përralla për fëmijë ”Dhelpra pa bisht”, pra tani na vjen me librin e saj të tretë ku në te ngërthehen 32 përralla me motive dhe karaktere të ndryshme, të cilat më plotë, trillime, magji dhe qasje të ndryshme të ngjarjeve na sjellin në kujtesë të mirën dhe të keqën që është prezente tek një mori njerëzish edhe në ditët e sotme bashkëkohore.
Fabula e përrallave është shumë e qartë, e thejshtë për ta kuptua lexuesi.
Duhet të them se Valbona na vjen si një vazhduese e traditës së Kutelit më rrefime të përpunuara mirë dhe bukur e më një ligjërim të natyrshëm dhe të sistemuar me kujdes e që e bënë librin të lexohet më shumë vemenedje dhe kujdes nga lexuesi. Mbështeturë në këtë themi se ky libër zgjon kurreshtjen e lexuesit, e pasuron imagjinatën dhe ajo cka është më shumë rëndësi dhe ndoshta për mendimin tim më kruesorja ndihmon lexuesit të këndell sinqeritetin njerëzor, të zgjon ndërgjgjen kolektive tek njerëzit.
Sepse këtu përmes përrallave autorja na jep gjykime për jetën, për të ardhmen, lumturinë, për të mirën, për të keqën, për të bukurën dhe atë të shëmtuarën, për aspiratat famkëqia të njerëzve, ëndërrat e parealaizuara të njërëzve me mendje të prishur.
Por ma thotë mendja se vizioni i përgjithshëm që në të vërtetë buron nga përlla në këtë përmbledhje për jetën në përgjithësi është i plotë dhe shumë optimist, sepse cdo herë këtu do shofim
se triumfon jeriu me ato përpjekjet e tij mbinjerëzore dhe ato sakrifica të cilat e përcjellin në jetë si e kemi këtu rastin tek ”Djali i vogël”, ”Kucedra”, e përalla të tjera. Êshtë inetersant se njeriu duke qenë cdo herë i ndershëm, edhe pse në jetë do ketë një fat ndoshta gadi targjik, ia arrin më në fund lumturisë së tij si e kemi rastin tek përralla ”Djali gjarpër”, oset ek e ”Bukrua e dheut” që na del si simbol lumturie.
E them me plotë gojën se ky vizion optimist në njëren anë edhe realist në përrallat e këtij libri e ka burimin tek karakteri i fortë i folklorit tonë popullor, ku me shekuj ka shprehurë solidaritetin dhe qëndrushmerinë e popullit përballë të këqiave, përballë problemeve dhe vështirësive nga më të ndryshmet në jetë që i kanë dalë përpara në jetë.
Gryksia, pangopshmeria, e disa individëve që edhe sot është shumë aktuale dhe prezente në jetën e tyre të përditshme na vin në shprehje edhe në librin e Valbona Hykajt dhe na pasqyrojnë për mrekulli këto veti dhe shprehje mjaft negative dhe të damshme shoqërore si tek përrallat ”Balona dhe vajza e mbretit” pastaj ”Dy vëllezërit dhe Qeli” ose gryksia e cila edhe sot prek shtresat shoqërore në cdo cep të botës dhe shkatrron jetë e familje e na paraqitet për mrekulli në përrallën me titull ”Divat dhe tri mbulesat e arta”.
Pra janë këto 32 përralla të përpunuara dhe prezentuara për mrekulli në këtë libër të Valbona Hykaj me redaktor Jaho Margjeka dhe recenzent Prof.asoc.dr Adem Jakllari, ia vlenë që njeriu ti lexoje e rilexoj se kanë një vlerë të madhe shpirtërore dhe filozofike për ditët e sotme në të cilat jetojmë.
Përralla më rolin e saj psikologjik, historik dhe kulturor që ka në shoqëri si shprehje e këtyre procese shoqërore që përmendem në shumë përalla nga ky libër mendoj se është e vecantë dhe e
bënë përrallën të llojit specifik brenda llojit të prozës gojore. Por ajo cka është më kryesore mendoj unë përralla shqiptare këtu ruan larmin e fantazisë të subjekteve, ku roli i fatnazisë këtu është shumë domethënës, sepse përmes fantazisë përpunohet subjekti i saj artistikisht por edhe në aspektin filozofik ku realiteti përmes simbolikës dhe alegorive fletë shumë dhe jep mësime shoqërore, estetike, etike për jetën tek individi e sidomos në ditët e sotme që është më se e nevojshme kjo. E pikrisht vlera e saj filozofike është më e rëndësishme sepse përmes saj jepen gjykime për jetën, për lumturinë, për të mirën të keqën, gryksinë, për të bukurëne tër shmetuarën, për ëndërrat e parealizuara aspirata e njerëzve në përgjithësi.

Filed Under: ESSE Tagged With: Shtepia pa dyer, Sokol Demaku, Valbona Haklaj

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT