• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shuhet Johanna Neumann, gruaja hebraike që u strehua nga shqiptarët

April 27, 2017 by dgreca

1 NumannJohanna Neumann, gruaja që i shpëtoi Holokaustit e strehuar dhe u mbrojtur nga shqiptarët dhe që luajti një rol të rëndësishëm në njohjen dhe vlerësimin e kontributit të Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq të mërkurën në moshën 86 vjeçare pranë Uashingtonit.

Ajo ishte e rrethuar nga bashkëshorti i saj prej 60 vjetësh, David, fëmijët dhe nipërit dhe mbesat e saj.

Në një njoftim të Muzeut të Holokaustit në Uashington, ku punonte zonja Neumann thuhej se jeta e jashtëzakonshme e saj ishte një testament i fitores së të mirës ndaj të keqes dhe se ajo preku jetët e mijëra njerëzve, duke rrëfyer historinë e jetës së saj për të frymëzuar të tjerët për një të ardhme më të mirë.

Johanna shkoi në Shqipëri së bashku me familjen e saj në vitin 1939 ku i mbijetoi holokaustit nazist, duke u strehuar nga disa familje, përfshirë familjen Pilku.

“Familja Pilku u ekspozua plotësisht për shkakun tonë. Gjermanët mund të kishin zbuluar se ne ishim hebrej dhe ata mund ta kishin pësuar. Nuk mund të gjenden dot fjalë për të lavdëruar të gjithë ata njerëz që shpëtuan hebrejtë me çdo çmim, përfshirë disa njerëz në qeverinë e ashtuquajtur kukull, si Mustafa Kruja, i cili ishte në dijeni të kësaj situate. E gjithë kjo diktohej nga Kanuni dhe nga Besa. Njerëzit kishin dhënë fjalën dhe fjala e dhënë nuk mund të kthehej. Ata e pohonin vetë: nëse të jap fjalën se do të të fsheh e do të të shpëtoj e nëse nuk e bëj këtë, atëherë do të turpërohem përpara vetes, përpara familjes dhe tërë fshati”, shprehej ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës në janar të 2012.

Zonja Neumann, përmes punës së saj në Muzeun e Holokaustit, pjesëmarrjes dhe ndihmës për filmin “Besa” që ka në qendër mbrojtjen e hebrenjbe nga Shqiptarët, luajti një rol të madh në njohjen e kontributit të Shqipërisë në një periudhë të errët të historisë evropiane. Ajo u rikthye në Shqipëri për ta vizituar para disa vitesh.

Në një ceremoni në Uashington në vitin 2012, ku ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e nderoi veprimtaren Johanna Neumann, ajo foli për mirënjohjen e saj.

“Sa më shumë që mësoj dhe lexoj për krimet që ndodhën, aq më tepër ndjej detyrimin për t’i ngritur shqiptarët në piedestal sepse ajo që ata bënë ishte e jashtëzakonshme. Ata jetonin me një moral të lartë. Ata i treguan botës se kur njerëzit janë në nevojë, atyre u duhet dhënë ndihmë. Ajo që bën secili ka rëndësi. Çdo individ i veçantë që ka guximin për të bërë diçka për të ndihmuar një qënie tjetër njerëzore jep një kontribut të madh”, tha zonja Neumann.

Në vitin 2014, ajo u nderua me dekoratë nga Presidenti Nishani.

Johanna Neumann u lind në një familje tregëtarësh në Hamburg më 2 dhjetor 1930. Familja e saj u përpoq disa herë të merrte viza për të ardhur në Shtetet e Bashkuara, por nuk arritën që të gjithëve t’u jepej viza dhe kështu vendosën të qëndronin në Gjermani si familje.

Ata shkuan në Shqipëri në vitin 1939 ku qëndruan deri kur u çliruan nga aleatët në vitin 1945. Ata shkuan në Itali dhe në vitin 1946 ajo shkoi në Shtetet e Bashkuara me nënën e saj. Në vitin 1947 edhe i ati i saj u bashkua me familjen në Amerikë. Zonja Neumann jetonte në Silver Spring të Merilendit pranë Uashingtonit.(Kortezi:VOA)

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: hereaikja, qe u shpetua nga shqiptaret, Shuhet Johanna Neumann

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT