Shumica e amerikanëve druhen se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen në një luftë tjetër të madhe në 4 vitet e ardhshme. Kështu konkludon një sondazh i NBC News, i publikuar të mërkurën qe shkouar. Sipas anketës, 66 % e amerikanëve janë të shqetësuar, 36 % prej të cilëve “shumë të shqetësuar” dhe 30 % “disi të shqetësuar”. Ndërkohë, pjesa e mbetur e personave të përfshirë në sondazh nuk janë “shumë të shqetësuar”, ndërsa 8 për qind nuk janë të shqetësuar aspak. Anketimi tregoi gjithashtu se, shumica e amerikanëve, 62 %, mendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të kujdesen edhe për interesat e aleatëve, edhe nëse kjo do të kërkojë të bëjë kompromise me ta; ndërsa 34% mendojnë se vendi duhet të mendojë vetëm për interesat e veta kombëtare. Ndër të tjera, 80% e amerikanëve shprehen se të qenurit anëtarë të NATO-s, është mirë për vendin, ndërsa 15% janë shprehur kundër. Ndërkohë, 61 për qind e amerikanëve e konsiderojnë Rusinë një vend jo miqësor, ose një armik të Shteteve të Bashkuara. Vetëm 7 për qind e konsiderojnë Moskën një aleat, ndërsa 28 për qind e shohin si një vend miqësor, por jo aleat. Sondazhi është kryer online nga data 13 në 19 shkurt, duke marrë në pyetje 11 mijë e 512 persona të rritur nga i gjithë vendi. Sondazhi ka treguar se shumica e amerikanëve mbështesin gjithashtu punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
JO LUFTES- Shumica e amerikanëve kundër sulmeve ajrore ndaj Sirisë
Shumica e amerikanëve kundër sulmeve ajrore ndaj Sirisë
Presidenti Barack Obama dhe disa ligjvënës të rëndësishëm amerikanë po mbështesin hapur dhe me forcë një sulm ushtarak ndaj Sirisë, por duket se ata do të duhet të përpiqen më shumë për ta binduar publikun amerikan për këtë çështje.
Një anketë e përbashkët e gazetës Washington Post dhe ABC News arrin në përfundimin se 59 e amerikanëve të përfshirë në anketë e kundërshtojnë një sulm me raketë ndaj qeverisë sirian, dhe 36 për qind e tyre e mbështesin sulmin.
Sipas anketës, mbështetja për sulm ajror rritej nga 36 për qind në 46 për qind, në se në këtë sulm do të përfshiheshin edhe Britania dhe Franca. Një tjetër anketë e kryer nga qendra kërkimore Pew, arrin në përfundimin se numri i personave që janë kundër sulmit ajror është më i madh se i atyre që e mbështesin atë. 48 për qind të anketuarve ishin kundër fillimit të sulmit ndaj Sirisë dhe 29 ishin në favor të tij, sipas anketës së Qendrës Kërkimore Pew.