• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“SI E NJOHA NËNËN TEREZE”

December 9, 2016 by dgreca

Në 37-vjetorin e laurimit të Nënës Tereze me Çmimin Nobel/

2-1PROMOVOHET VEPRA E FRROK KRISTAJT “SI E NJOHA NËNËN TEREZE”/

Me rastin e shënimit të 37-vjetorit të laurimit të Nënës Tereze, alias shën Nënës Tereze, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ditën e shtunë, më 10 dhjetor 2016, në orën 12, shënohet 10 dhjetori, kur bëhet dorëzimi i Çmimit Nobel, përkatësisht shënohet 37-vjetori i laurimit të Nënës Tereze me Çmimin Nobel për Paqe. Kjo datë edhe ishte kur për herë të parë u lauerua një shqiptar (shqiptare) me Çmimin Nobel. Tani dihet se Nëna Tereze është nobelistja e parë në botë që u shenjtërua. Po ajo është edhe autorja e parë shenjtëreshë në botë e uratave, që do të thotë se ajo e shenjtëroi edhe lutjen, e shenjtëroi lutjen që ne na gjason me poezinë.

Njëherësh, Nëna Tereze është simboli i Nënës së parë në botë që u shenjtërua. U shenjtërua Nëna që lind, rritë dhe edukon brezet e reja. Motrat e nderit pjesëtare të ‘Misionareve të dashurisë” pas Nënës Tereze nuk kanë të drejtë ta trashëgojnë më titullin Nënë. Kjo pra është SHËN NËNA TEREZE.

Nga kjo del se Nëna Tereze ishte shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare, që u ngrit në një figurë të një nëne dhe të një të shenjtëre të gjithë njerëzimit. Dhe, nuk është e rastit që shkrimtarja franceze, Margerit Jursenar, se dëshiron që për nënë ta ketë pikërisht një nënë shqiptare.

Me shpalljen e Nënës Terezës shenjtëreshë (4 shtator 2016), ajo u ngrit në lëterin e mbarë njerëzimit pa dallim feje, race apo etniteti.

Për këtë edhe mund të pohohet se ndër personalitetet më të ndritur që pati njerëzimi, ishte figura e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze.

Me këtë rast promovohet edhe vepra e Frrok Kristajt “SI E NJOHA NËNËN TEREZE”.

Filed Under: Kulture Tagged With: Frrok Kristaj, NËNËN TEREZE”, si e njoha

Si e njoha Tomë Mrijajn?

February 26, 2015 by dgreca

Prof.Dr.Riza Sadiku/*
Për studiuesin Tomë Mrijaj, kisha mësuar përmes shkrimeve të tij, dhe prej shokut tim të ngushtë asokohe, tani i ndjeri Mrsc. Jetish Kadishani. Ai me fliste shpesh për Tomën, i cili, jo vetëm e kishte ndihmuar financiarisht, për botimin e disa librave. Ndihmë të konsiderueshme i kishte dhënë në sigurimin e dokumenteve dhe sugjerimeve të ndryshme, për kompletimin e librave.
ë atë kohë, për këtë person qysh në fillim krijova një respekt dhe simpati pa e njohur nga afër, duke thënë me vete: Çfarë fati të mirë ka Jetish Kadishani, që po bashkëpunon me një personalitet dhe figurë atdhetare, me zemër kaq të madhe!? Si nuk pata edhe unë një fat të tillë, që të njoh ndonjë Tomë si Jetishi!?
Vitet kalojnë dhe një ditë prilli të vitit 2004, papritmas troket në derën e zyrës time të punës një djali ri. Mbasi e hapa derën, shoh para meje, një djalë elegant, i cili, ndër të tjera me pyet: A jeni ju Prof. Dr. Riza Sadiku!? Me buzëqeshje fisnike dhe me pak habi iu përgjigja pozitivisht. I porsaardhuri, me ofroi një ftesë, ku ndër të tjera më tha: “I nderuari Profesor Sadiku! Për ju kemi një vizë garancioni, për të udhëtuar drejt Gjermanisë. Është fjala, se në muajin Qershor, do të mbahet në Hamburg Simpoziumi Shkencor, kushtuar të Djathtës Shqiptare, me të cilin rast do të përkujtohen me nderime e respekt edhe përvjetorët e nacionalistëve të shquar, si: Ing. Xhaferr Devës, Kapidanit të Mirditës Dr. Mark Gjomarkut dhe shumë figurave të tjera të lënë me qëllim, në pluhurin e harresës…”
Ai kërkoj nga unë, që brenda 10 ditëve të përgatis temën e referatit, për të marrë pjesë në Simpoziumin në fjalë. Djaloshi i ri, kishte qenë njeri ndër organizatorët e Simpoziumit. Ai quhet Besim Morina. Pasi e mora ftesën, lajmërova mikun tim Jetish Kadishanin, i cili, kishte marrë të njëjtën ftesë sikurse unë. Nga kolegu im mësova, se në Simpozium do të marrin pjesë shumë veprimtarë të dalluar nga mërgata shqiptare e Evropës dhe Amerikës, në mesin e të cilëve është edhe studiuesi T. Mrijaj nga Nju Jorku. U gëzova, që do të marrë pjesë edhe J. Kadishani dhe do të kem rastin të njoh nga afër edhe Tomë Mrijajn.
Pas të gjitha përgatitjeve, udhëtimi u realizua në fillim të qershorit, kurse Simpoziumi u mbajt me 10-11 qershor 2004, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trojet etnike shqiptare, pra edhe nga Çamëria, si dhe shumë intelektual dhe veprimtarë të dalluar nga mërgata shqiptare, në mesin e të cilëve edhe publicisti Mrijaj.
Para se të filloj Simpoziumi, si zakonisht, pjesëmarrësit mblidhen në hollin afër sallës, ku do të mbahet Simpoziumi, aty shoh një person të veshur në mënyrë solemne dhe të kompletuar, sipas normave bashkëkohore, duke u takuar me shume njerëz. Takimet ishin shumë të përzemërta dhe të sinqerta. Në një moment pash edhe J. Kadishanin, duke u përqafuar me atë personalitet, i cili, i takonte me modesti të gjithë pjesëmarrësit. Atëherë mendova se ai person do të jetë Tomë Mrijaj i “Jetishit”. Pa u hamendur, unë u afrova afër Jetishit, me të cilin rast me njoftoi me Tomën. Ishte një takim shumë i ngrohtë, i perzemërt dhe i sinqertë.
Gjatë qëndrimit 4-5 ditor në Hamburg, me Tomën patëm edhe disa takime shumë të përzemërta dhe miqsore, gjatë të cilave këmbyem disa libra në mes veti, adresat dhe numrat e telefonave. Ndarja me Tomën në Hamburg, ishte shumë e ngrohtë dhe miqsore. Ai, gjithnjë ndaj Jetishit dhe meje tregoj një kujdes të veçantë.
Në vitin 2005, udhëtova zyrtarisht për SHBA, për mbledhjen e materialeve të ndryshme, nga veprimtarët e dalluar të mërgatës shqiptare, lidhur me realizimin e ekspozitës tematike; “Amerika për Kosovën”, në kuadër të së cilës me fakte dhe argumente ishte parapa prezantimi i veprimtarisë kombëtare të mërgatës shqiptare në administratën amerikane, lidhur me zgjedhjen e çështjes mbarëkombëtare, në veçanti asaj të Kosovës.
Për qëllimet e lartcekura, përveç Çikagos vizitova edhe Detroitin, bazë e fortë e nacionalizmës shqiptare, në të cilin qytetet ka shumë veprimtarë të dalluar të çeshtjes kombëtare. Ne Detroit, përveç personaliteteve të njohura kombëtare, rol të rëndësishëm në afirmimin e çeshtjes mbarëkombëtare, kanë luajt edhe institucionet fetare shqiptare: si ai bektashian, mysliman, dhe në veçanti ai katolik i udhëhequr nga Dom Anton Kçira.
Pasi i vizitova disa personalitete kombëtare dhe institucione fetare shqiptare, Teqen Bektashiane e cila në atë kohë udhëhiqej nga Baba Arshiu, Xhaminë Myslimane e udhëhequr nga themeluesi i saj, Imam Vehbi Ismaili, iu drejtova Tomë Mrijajt, për të vendosur kontakte me Kishën Katolike Shqiptare Shën Pali, të cilën e drejtonte në atë kohë Dom Anton Kçira. Kërkesës time studiuesi Mrijaj, iu përgjigj pozitivisht. Kështu duke iu falënderuar atij, unë me Hafëz Jusuf Azemin dhe Ajet Rushitin (të cilit me shoqëronin), vizituam Kishën, përfaqësuesit e të cilës na pritën si delegacion zyrtar, me të cilin rast na dhuruan disa materiale të vlefshme për nevojat e ekspozitës.
Pas Detroitit, vizitova Nju Jorkun, me të cilin rast përsëri e angazhova Tomë Mrijajn, për të më përgatitur dhe koordinuar vizitat në Arkivin e Organizatës Politike të Lidhjes se Tretë të Prizrenit në mërgim, Sekretar i Pergjitheshëm i të cilës është aktivisti i palodhur Tomë Mërijaj, Arkivin e redaksisë së gazetës “Dielli” dhe Arkivin e redaksisë së gazetës “Illyria”, i cili, përsëri kërkesave të mia iu përgjigj, pa përtesë dhe me vullnet.
Toma, duke sakrifikuar, përveç kohës së lirë, ai për t’i bërë shërbime muzeut dhe kombit, bëri edhe shpenzime financiare, për me i vizitu vendcaktimet, të cilat njëra me tjetrës kishin distanca të mëdha hapësinore, por duke e falënderuar këtë aktivist zemërbujar, arrita të realizoj hulumtimet në ato institucione, për të mbledh shumë materiale dhe foto interesante, për nevojat e ekspozitës: “Amerika për Kosovën”.
Në vitin 2007, përsëri shkova në Nju Jork, për me vazhduar hulumtimet, nëpër organizata tjera politike dhe personalitete të veçanta, të cilët janë marrë me çështjen e afirmimit dhe zgjidhjes së çeshtjes kombëtare të Kosovës.
Këtë vit mjerisht në Nju Jork përjetova një infarkt të rëndë kardiologjik (por falë kushëririt tim Feti Sadiku, i cili menjëherë ndërhyri, duke me dërguar në një spital kardiologjie), unë sot jam në mesin e të gjallëve. Kur miku im Tomë Mrijaj dëgjon këtë lajm, ka ardhur të më vizitoj në spital, në ditët më të vështira, që përjetova. Ai gjithnjë më ka dhënë përkrahje morale dhe materiale. Pra, në këtë rast tek unë u vërtetua më së miri fjala popullore: ”Shoku i mirë në ditë të vështira”. Pra, ky shok dhe mik për mua është Tomë Mrijaj.
Në vitin 2010, përsëri me përfaqësuesin e Muzeut dhe të Ministrisë të Mërgatës (Diasporës), me qëllim, grumbullimin e marrjen e disa eksponateve origjinale nga Batalioni “Atlantiku”, kemi vizituar Nju Jorkun. Edhe kësaj radhe publicisti i palodhur Mrijaj, u angazhua për mbledhjen e eksponateve për nevojat e Muzeut. Gjithashtu miku i Tomë Mrijajt, antari i Organizatës Balli Kombëtar me qendër në Nju Jork, zoti Tomë Jakaj, me këtë rast i dhuroi Muzeut të Kosovës, një numër të eksponateve origjinale, të rëndësishme për ekspozitën e lartcekur.
Përmes Tomë Mrijajt, munda të siguroj në vijim kontakte pune me disa veprimtarë të dalluar të mërgatës shqiptare. Ai aktivizoj edhe lidhjet zyrtare shtetërore, përmes bashkëshortës së tij Liza Mrijaj, e cila asokohe punonte si Shefe e Stafit në Zyrën e Bashkisë së Yonkers-it në Nju Jork. Aty pata rastin dhe fatin e madh të takohem me Kryetarin e Bashkisë së Yornkes-it Philip Amicone dhe stafin e tij, i cili na priti ngrohtësisht. Kryetari i Bashkisë, në saj të ndërhyrjes direkte të Shefes së Stafit Liza Mrijaj, na krijoi mundesinë që ekspozitën: “Amerika për Kosovën”, ta hapim falas në ambientet e Muzeut të Qytetit Yonkers.
Tomë Mrijaj, kujdes të tillë nuk ka treguar vetme ndaj meje, por ndaj të gjithë atyre që i ka pas shokë dhe miq. Ai këtë zemërbujari e ka treguars edhe me studiuesin dhe mikun e tij të ngushtë Mrsc. Jetish Kadishanin, i cili dy here e ka vizituar Nju Jorkun, për të hulumtuar mbi historinë dhe kontributin e diaposrës shqiptare në Amerikë dhe çështjen kombëtare në tërësi.
Me siguri ka pas edhe shumë “Jetisha e Riza”, tjerë, për të cilët me zemërgjerësi është kujdes Tomë Mrijaj, deri sa ata kanë qëndruar ne SHBA. Një mikpritje të tillë dhe kujdes të veçantë, Tome Mrijaj, ka treguar ndaj, delegacionit të Kosovës i udhëhequr nga Prof. Dr. Muhamet Shatri, Ramë Manaj dhe Ruzhdi Panxha, gjatë qëndrimit te tyre dy javor në Nju Jork, me rastin e marrjesë të Arkivit të Lidhjes së Tretë të Prizrenit në mërgim, lidhur me prurjen e materialeve të Lidhjes se Prizrenit, nga Nju Jorku, në Prishtinë, në fondet e Arkivit të Kosovës, për të cilin ka shkruar gjerësisht mediat.
Tomë Mrijaj, është treguar i kujdeseshëm dhe gjithëmonë bujar e i gatshëm për të financuar botime me përmbajtje kombëtare ndaj miqve dhe shokëve, si në SHBA dhe në vendlindje. Studiuesi dhe publicisti Mrijaj si intelektual bashkëkohorë për çeshtjen kombëtare, ka dhenë e jep kontribute të veçantë me botimin e disa veprave nga fusha e historisë, ku spikasin tematikat e persekutimit komunist të figurave të shquara të nacionalizmit në SHBA dhe vendlindje, të cilët nuk janë studiuar dhe botuar deri me tani.
Kushdo që i ka lexuar me kujdes serinë e veprave të tij origjinale, sheh se ato përmbajnë në vetvete jetëshkrime interesante, të personaliteteve të nacionalizmës shqiptare, të anatemuara nga regjimi komunist, të cilat figura e pasurojnë historinë tonë kombëtare.
Gjithashtu publicisti i mirënjohur Mrijaj, ka shkruar edhe një numër të madh artikujsh për veprimtarët e dalluar të çeshtjes kombëtare, si: Kapidanët e Mirditës ndër shekuj, Themeluesin e Kishës së Parë Katolike Shqiptare në Amerikë Mons. Dr. Zef Oroshin (1912-1989), Dom Anton Kçirën, Kapiten Gjon Destanishen, Marie Shllaku, Prof. Rexhep Krasniqin, Kolonel Abaz Kupin, Prof. Zef Neken, Ndue Perlleshin, Ukë e Shaban Sadikun, Sadik Ramë Gjurgjevikun, Alush Leshanakun, vëllezërit Ndue dhe Pjetër Jakun, Prof. Luan Gashin, e shumë personalitete të tjera (Për më gjerësisht mund të shikoni biografin e Tomë Mrijajt)…
Aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare shqiptare Tomë Mrijaj, në bazë të shënimeve dhe materialeve që posedoj, si Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në mërgim (1962), ka përgatit dhe kanë dërguar, në emër të Lidhjes së Prizrenit së bashku me Kryetarin e saj, zotin Ismet Berishën shumë rezoluta, shkresa dhe telegrame, të personalitetëve të ndryshme të administratës amerikane dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare, për gjendjen e popullit shqiptar nën regjimet komuniste, sidomos për gjendjen e popullit shqiptare të Kosoves, ka marrë pjesë në shumë takime, me përfaqësues të administratës amerikane, në të cilat objekt i bisedave ka qenë çeshtje shqiptare në përgjithsi dhe ajo e Kosovës në veçanti.
Ai ka marre pjesë në të gjitha demonstratat dhe protestat, të organizuara në Nju Jork, Washington, Detroit, etj., kundër dhunës serbe në Kosovë, dhe gjithashtu ka dhënë kontribute të veçanta financiare familjeve të ndryshme në Kosovë gjatë vitëve 1990-1999. Aktivisti Mrijaj, ka dhënë kontribute të veçanta edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UCPMB-n dhe Ushtrinë Kombëtare, për çlirimin e trojeve etnike, e shumë kontribute tjera, që unë nuk jam në dijeni.
Vlen të theksohet, sipas asaj që më ka treguar i ndjeri Jetish Kadishani, se studiesi dhe publicisti Tomë Mrijaj, gati në të gjitha veprat e botuara të Jetish Kadishanit, ka dhënë kontribute të konsiderueshme financiare, për të dalë në dritë veprimtaria botuese e tij.
Këtë zemërgjerësi, zoti Mrijaj e tregoj sëbashku me Tomë Jakajn, kur i informova se dua të botoj librin kushtuar mërgatës shqiptare të Amerikës: “Amerika për Kosovën”. Menëjeherë të dy bashkëatdhetarët, dhanë kontribut të konsiderueshëm financiarë, për botimin e librit. Me siguri miku im Mrijaj, falë bujarisë karakteristike, kontribute të tilla ka dhënë edhe për shumë autor të librave, për të cilët unë nuk jam në dijeni, mbasi Toma si modest, asnjëherë nuk permend veprat e bamirësisë…
Publicisti bashkëkohorë Mrijaj, është njeri ndër ideatorët dhe organizatoret kryesor të Simpoziumeve të së Djathtës Shqiptare, të cilat mbahen çdo vit, prej vitit 2004, nëpër qendrat e ndryshme të territoreve etnike shqiptare dhe diasporë, në të cilat marrin pjesë me kumtesa, perfaqesus nga të gjitha trojet shqiptare, duke përfshi këtu edhe Çamerinë.
Kujtojmë, se deri me tani janë botuar 12 vëllime me kumtesa te mbajtura në çdo simpozium, ku një volum i shtypur përmban 800-1000 faqe. Në çdo botim, ai ka dhënë kontribute të veçanta financiare, të cilat sipas tij do të vijojnë edhe në të ardhmen, deri në realizmin e andrres së çdo shqiptari bashkimin e të gjithë trojeve shqiptare në një Shqipëri Etnike Demokratike. Kjo ishte edhe fjala e mbylljes së z. Mrijaj, në Simpoziumin e XII të radhës, të mbajtur në qytetin historik të Gjakosovës, në muajin gusht të vitit 2014.
Nga i gjithë ky përshkim i shkurtër, që ceka më lart, për mendimin tim, prej kur e njoh studiuesin Mrijaj, shihet se është një personalitet me prejardhje prej familjes me tradita kombëtare, gjatë tërë jetës, me gjithë qenien e tij shpirtërore, morale dhe intelektuale, është angazhuar për afirmimin, sensibilizimin, ndërkombtarizimin dhe zgjidhjen e çeshtjes mbare kombëtare në tërësi, dhe në veçanti të Kosovës. Për këto arsye, ai ka qenë i ndjekur edhe nga regjimi komunist i kohës, duke qenë i detyruar ta lëshojë edhe vendlindjen.
Qysh nga koha, kur ka dalë në mërgim, Toma kurrë nuk e harroi jo vetëm familjen, por as çeshtjen kombëtare, për të cilën u angazhua në të gjitha mënyrat dhe format, pa kursyer dijen, kohën dhe mjetet financiare. Gjithashtu ai, ka kontribuar për daljen në dritë të disa dhjetra veprave te autoreve te ndryshëm, ka kontribuar në ndërtimin e institucioneve fetare te gjitha konfesioneve. Mendoj, se kontribute të tilla kanë ndikuar në afrimin edhe më të madh të tolerancës ndërfetare me shqiptarëve.
Personalitetet të tilla universale, janë të rralla në mesin e popullit shqiptare, si Tomë Mrijaj, andej si i tillë meriton të zej vendin e merituar, në mesin e personaliteve më të shquara kombëtare, në historinë më të re të popullit shqiptare.
23 Shkurt, 2015, Prishtinë
* E dergoi per Diellin-Beqir Sina/

Filed Under: Opinion Tagged With: Riza Sadiku, si e njoha, Tom mriajn

PETRO KOLONJA: SI E NJOHA FAIK KONICEN DHE SI U TAKOVA ME AT GJERGJ FISHTËN NË ZYRËN E KRYETARIT

December 27, 2012 by dgreca

Më kujtohen këshillat e At Naum Ceres, priftit të Peshkop Nolit, por që nuk lidhnin dot harmoni me njari-tjetrin, më thosh me gusto:Pjetro, mos kundërshto Faikun, se kritikat e makar sharjet e Faikut, hahen si llokume, por kritikat dhe lëvdatat e Nolit të mbeten në grykë.”/

Isha larguar nga Korca dhe gjendesha në Durrës duke pritur që të nisesha për në Amerikë.Një ditë, po rrija në një kafene atje, ku ishin dhe njerës të tjerë- e atje pranë, një burrë u ngrit në këmbë, me një fletë kartë në dorë e ia dorëzojë njërit atje në tryezën duke thënë:-“Këndoje Faik bej…dhe sa do të pëlqejë.”

Ay e mori, i hodhi një vështrim, dhe i tha:”Unë s’jam vjershëtar-dhe nuk më pëlqen. Ia dorëzoi fletën dhe u ngrit e iku. Mua m’u bë një nënshtypje dhe pyeta:Kush ishte ai burrë?Më tha njëri se ai ishte Faik Bej Konitza. Kështu që ajo ishte e para herë që dëgjova emrin e Faik bej Konitzës.- dhe nënshtypja ime nuk qe aq e mirë me sjelljen e tij.

Më pas ay Faik bej Konitza erdhi në Amerikë, ku kisha ardhë më parë edhe unë. Këtu ai filloi në Vatër dhe editonte gazetën”Dielli”, që u bë edhe për mua një shkollë e cmuar se me anë të Diellit, fillova duke e mësuar shqipen mirë e më mirë.

Në atë kohë unë jeshë edhe në listën e studentëve shqiptarë që Vatra i ndihmonte finnaciarisht.Kur fillova në Hartford Theological Seminary disa nga pjesëtarët e Komisionit të Vatrës, deshën t’ma pushonin ndihmën sepse ishin me mendje se unë merrja ndihma nga Kisha Protestante.(Te plote mund ta lexoni ne Diellin e printuar te Dhjetorit 2012)

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: dhe u takova me Fishten, Faik Konice, Petro Kolonja, si e njoha

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT