• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Konferenca e fundit për shtyp si kryetar shteti e Presidentit Obama

January 19, 2017 by dgreca

1Obama 4Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama u shpreh të mërkurën se, presidenti i zgjedhur Donald Trump mund të mos i ndjekë këshillat e tij për disa çështje, duke qenë se i fitoi zgjedhjet dhe duke i kundërshtuar ato. Obama deklaroi se, me të marrë detyrën, Trump do të përballet me “kompleksitetin” e këtyre çështjeve dhe ka gjasa që opinioni i tij të ndryshojë, si për Obamacare dhe reformën e punës.  Në një konferencë për shtyp, e fundit si kryetar shteti, Obama i cilësoi bisedat telefonike të zhvilluara me Trump si “konstruktive” dhe në disa raste “të gjata”.Obama tha se, këshilla më e mirë që mund të jeptë Trump, – dhe që ia ka dhënë,- është të mbështetet tek stafi i tij. “Është një punë me një magnitudë aq të fortë, saqë nuk mund ta bësh dot i vetëm”, u shpreh Obama. Konferencën Obama e hapi duke mbrojtur mediat e atashuara pranë Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se gazetarët që mbuluan aktivitetet e administratës së tij ishin një aspekt i rëndësishëm i funksionimit të demokracisë.  “Ne u japim llogari atyre që na kanë sjellë këtu. Dhe ju e keni bërë detyrën”, tha Obama për reporterët. “Nuk është nevoja të jesh servil, duhet të jesh skeptik”, vijoi ai. Fjalët e presidentit të parë me ngjyrë të Amerikës ishin një kontrast ndaj atyre të Trump, i cili akuzoi strukturat e shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë për raportim të “lajmeve të rreme”. Më tej, Obama preku edhe marrëdhëniet me Rusinë, të cilat pas konflikteve në Ukrainë dhe Siri kanë prekur minimumin historik. “Mbajtja e marrëdhënieve konstruktive me Rusinë është një prioritet për SHBA dhe në interes të gjithë botës. Por me Putin ka patur një përshkallëzim të ndjenjës anti-amerikane”, theksoi Obama. Nuk mungoi edhe një përgjigje sa i takon Bradley Manning, ndihmësi i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, i cili po shkon drejt lirimit. “Manning ka shlyer një dënim të ashpër në burg, një dënim që nuk ishte në proporcion me krimin. E kam shqyrtuar me imtësi rastin e tij”, tha Obama, duke shtuar se mesazheve të Assange në rrjetet sociale, nuk ua vë veshin. Ndryshe nga parardhësi i tij, George W. Bush, Obama e mbyll mandatin e tij me një rritje thuajse rekord të aprovimit. Një sondazh i CNN/ORC, i publikuar të mërkurën tregoi se 60 për qind e amerikanëve e aprovojnë punën që ai ka bërë si president.

Filed Under: Komente Tagged With: Konferenca e fundit, Presidenti Obama, si kryetar shteti

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT