• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

G O S T I V A R I SI PARATHËNIE E SHPRESËS

July 9, 2013 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/ BERNE/ ZVICER/

Është marrë si aksiomë tanimë,shprehja e latinëve se koha në rrjedhat e saj mbyll plagët.Për më tej,kur simbolet tona kombëtare ende po dhunohen publikisht në shtetin artificial të FYROM-it,nuk mund të flitet për plagë të mbyllura dhe histori të kaluara.Klithmat e gjakut të derdhur në rrugët e Gostivarit jo shumë larg se ca vite më parë,akuzojnë ende.Ç’ka mund të ketë trazuar qetësinë shqiptare të atyre viteve  ? Mendoj se janë disa faktorë.

Së pari qyteti i lindjes sime Gostivari,është historikisht e njohur për kontributet e saja në çështjen mabrëkombëtare.Bijt dhe bijat e saj kanë dhënë kontributin më të madh mes të mëdhenjëve për zgjidhjen e çështjes shqiptare,në luftëra,beteja,organizime ilegale,veprimtari patriotike e atdhetare,me një fjalë Gostivari ka qenë dhe mbetet një kështjellë e fortë e nacionalizmit të pastërt shqiptar,ndaj dhe gjithmonë ka qenë në shënjestër të ekstremeve shoveniste,serbe,bullgaro, sllavomaqedonase e komuniste.

Së dyti,Gostivari gjatë gjtha  decenieve të sundimit sllavokomunist ishte një fole e ngrohtë e nacionalizmit shqiptar,i cili në heshtje rrefyzonte gjdo ndërmarje të pushtetit sllavomaqedonas,por edhe ishte iniciatorja kryesore  e lëvizjeve ilegale në hapsirat e Maqedonisë shqiptare.Por edhe një votër e ngrohtë mbrojtëse e veprimtarëve dhe aktivistëve ilegal nga të gjitha hapsirat shqiptare.

Së treti,Gostivari mbeti gjithmonë në shënjestër të nacionalshovenizmit  ortodoks sllavomaqedonas i cili nuk i shuajti kurrë hakmarrjet kundra popullatës shqiptare të këtij qyteti me rrethina që nga kohrat e luftës së dytë botërore , thellë të humbura nga forcat e Xhem Gostivarit dhe nacionalistëve të tjerë shqiptar,për ti kujtuar më pas demostratat e 68-ës,ata të 74-ës,të 81-shit e me radhë,me aktivitetet e saja në të gjitha përpjekjet mbarëkombëtare deri tek rrezistencat e armatosura.

Mendoj se këto janë disa nga arsyet e epsheve në nacionalshovenizmit sllavoortodoks për hakmarrje ndaj popullatës shqiptare të Gostivarit,kështu për të ardhur deri tek dita kobzezë e regjistruar në memorjen e gjdo Gostivarasi si një ditë zie,ku tupanat e mortës paralajmëronin vaditjen e rrugëve të qytetit me gjak shqiptari.

LEGJITIMIMI I PADREJTËSISË

 Në mëngjezin e datës 8 korrik 1997,kish nisur të luhej skenari i përgaditur që ma parë,prej idhtarëve të verbër të boshtit sllavoortodoks Beograd-Shkup.Dhe akti i parë i kësaj drame filloj të shfaqej në sallën e parllamentit sllavomaqedonas dhe realizimi i saj,vë përpara përgjegjsisë kolektive,deputetët e zgjedhur prej elektoratit sllavomaqedonas.Në këtë ditë,parrlamenti sllavomaqedonas miratoi ligjin mbi përdorimin e simboleve kombëtare të kombësive,me ç’rast mohohej plotësisht mbajtja e tyre për shqiptarët etnik.E vërteta është se pro këtij ligji apsurd,votuan deputetët sllavomaqedonas të pozitës ndërsa opozitarët votuan kundra.Grupi i deputetëve shqiptarë të opozitës,në mënyrë të hapur,në çastet e votimit,u largua i indinjuar nga salla.Po të martën mbas dite,zëvendësi i qeverisë sllavomaqedonase,njoftoi (sipas agjensisë Enter) se :”Nëse pushtetarët lokal në Gostivar,nuk respektojnë kërkesën e gjykatës kushtetuese maqedonase,për heqjen e flamujve përpara kësaj komune,atëherë këtë do ta bëjnë organet kompetente”.

Pas kësaj deklarate ( që mund të konsiderohej si një kërcënim i hapur) policia sllavomaqedonase ndërmerri hapin tjetër kriminal.Në befasi të plotë,në mesnatën e 9.korrikut,rreth orës 1-2 ajo arrestoi me dhunë qindra shqiptarë aktivistë të Gostivarit,jashtë çdo lloj procedure ligjore,qoftë edhe prej atyre që vetë parlamenti pat vendosur.Asnjë mandat arrestimi nga gjykata nuk pati në duart e policëve sllavomaqedonas përveç se të armatosur deri në dhëmbë,të cilët shumica të prurë nga monopolet e duhanit e orizit nga rrethinat e Gjevgjelisë ,Kavadarcit,Koçanës e tj,zona të cilët janë të tërbuara nga antishqiptarizmi shoven ortodoks.Midis qindra të arestuarve me dhunë,ishin edhe kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani,kryetari i këshillit komunal të Gostivarit Refik Dauti,zëdhënësi i PDSH-së,Ernard Fejzullahu etj.Arestimet në masë u pasuan kësaj nate edhe në heqjen e flamujve shqipatrë nga të gjitha ndërtesat e objekteve shtetërore në Gostivar,Tetovë e Dibër etj,duke dashur të përulnin kësisoj dinjitetin shqiptar,krenarinë emblematike të tij.Me këtë rast,shërbimet sekrete sllavomaqedonase,të kontrolluara tërësisht nga UDB-ja dhe KOS-i,vërtetuan edhe një herë si shum herë fytyrën e tyre të pafytyrë kriminale,duke hyrë e dhunuar edhe votrat e qindra qytetarëve e veprimtarëve shqiptarë.Kuptohet lehtë pse kahu kryesor i goditjes ishte pikërisht Gostivari.Prej vitesh ka qenë dhe mbetet qyteti më krenar shqiptar në kreaturën FYROM,si në pikëpamje të rrjedhava demokratike ashtu edhe në rrafsh të vlerave të nacionalizmit të pastër shqiptar.Mbase nuk duhet harruar fakti që në Gostivar,në vitet 1941-1944,krejt rendin qetësinë,ngritjen e shkollave etj,i siguronte pushteti i cili ishte plotësisht në duart e nacionalistëve të ndershëm shqiptar.Në ato vite,falë pikërisht autoritetit dhe largëpamësisë të atyre burrave,flamuri ynë kuqezi valonte krenarisht në çdo shtëpi e shkollë në Gostivar e rrethina.Nacionalshovenizmi sllavomaqedonas,pra i një “populli” që nuk ka ende historinë dhe flamurin e tij,në vend që t’i shtyje këta në kërkim të simbolikës së humbur të tyre,i nxit për masa të tilla bizantine ndaj shqiptarëve me ç’rast kanë patur një histori,një gjuhë të folur e të shkruar,një flamur-simbol,së paku 6 shekuj më parë.Dita e dhjetë korrikut,do të vinte me përcjelljen në varr të viktimeve të para,të burrave të parë të Gostivarit që dhanë jetën për flamurin tonë kuqezi,për ate simbol të shenjtë i cili përmbledh në vetvehte aspiratën shekullore të shqiptarëve për liri,prosperite,demokraci e bashkim kombëtar.

Vrasjet e tre shqiptarëve të cilët demonstruan hapur dashurinë e tyre për mbrojtjen e simboleve arbërore, e rritën tepërimi revoltën e banorëve të krejt Maqedonisë shqiptare.Përballë kësaj revolte në shpërthim,policia e fshehtë sllavomaqedonase,ndërmori hapa të tjera kirminale duke montuar reparte të tjera nëpër udhëkryqet kryesore të Gostivarit,të gatshëm për reprezalje të tjera.Ndërkaq,në mbramjen e datës 9 korrik,parlamentarët shqiptarë në parllamentin sllavomaqedonas,kërkuan që qeveria në mënyrrë urgjente të japë spjegime mbi terrorin dhe vrasjet e kyrera,por spjegimet veç ishin shum kohë ma parë të përgaditura në sirtaret e shovenizmit sllavoortodoks.

KOMPONENTE ANTISHQIPTARE NË VEPRIM

 Mendoj se ka influencuar së tepërimi,propagnada e Shkupit shoven e cila duke u rrekur t’i fshehë e minimizojë masat represive të qevrisë sllavomaqedonase,arritiu së paku një objektiv në arenën ndërkombëtare,natyrisht duke pasur në krah të vetin diplomacia sllavomaqedonase edhe disa politikan shqiptarë nostalgjik të ish mbeturinës komuniste jugosllave.Kështu u caktua të shkojë në Shkup,komisioneri i lartë i OSBE-së,për minoritetet,Van der Shtul,i cili do të mundësonte edhe një fare “zgjidhjeje të problemit”,këtë lëvizjeje të politikës mafioze të qeverisë sllavomaqedonase, e mbështeti edhe lobi sllavoortodoks në ballakn me elemntin e tyre në zyrat e OSBE-es.Misioni i Van der Shtulit,do të menodeh i gabuar që në fillim prej disa analistëve përëndimorë.Dy-tri gazeta gjermane të atyre ditëve e quajtën madje qesharake këtë misioner i cili ishte i mirë informuar dhe me predispozitën për interesim ndaj minoriteteve dhe jo ndaj rastit në fjalë,ku shqiptarët janë më shumë se 40% e popullsisë së këtij shteti të ngjitur me pështyme disa decenie më parë.Van der Shtul do të dështonte ashtu sikundër në Shqipëri e më pas edhe në Bosnjë ndaj krimeve shovene serbosllave.Në bisedën që Rufi Osmani,ka bërë me të,në mjediset e paraburgimit,ia ka spjeguar me hollësi ç’kish ndodhur,duke u ndaluar sidomos në ato plane çka fshiheshin prapa heqjes së flamujve.Por mesa duket për Evropën “e qytetëruar” çështja e flamurit të shqiptarëve,mund të jetë edhe si çështje e kaluar,që nuk ja vlen të rimeresh.Përkundër kësaj,kryeministri  gjakatar sllavomaqedonas Cërvenkovski,vetëm dy ditë pas dhunës së Gostivarit,përgëzoi pjestarët e policisë kriminale që sipas tij:”Kanë kryer më së miri detyrën që u ishte besuar”.Në unison me këtë deklaratë,mund të merret edhe kërcënimi në po ate ditë i kryekriminelit  dhe antishqiptarit të tërbuar Gligorov,i cili u shpreh tekstualisht ndaj shqiptarëve se “Do të jetë me rrezik vazhdimi i rezistencës së tyre”.Më pas  situata e tillë e rrezikshme u përcuall edhe në Dibër,Strugë dhe Kumanovë.Pas këtyre ngjarjeve ishin me dhjetra letra e telegrame që arritën në Shkup,në qendër të misioneve diplomatike të huaja,sidoqoftë,protestat shqiptare binin në vesh të shurdhër,qëndrimi i ftohtë i këtyre misioneve në Shkup e gjetkë,dëshmonte trajtën e palëvizshme të qëndrimit ndaj shtetit amë,përndryshe detyrimin që këta shtete kishin ndaj boshtit Beograd – Shkup.

 SHTETI AMË… APO NJERKË ?

 Ngjarjet e Gostivarit,nuk mund të kalonin heshturazi në Shqipëri.Në shtetin tonë amë,mijëra shqiptarë marshuan drejt ambasadës së FYROM-it,duke protestuar zëshëm si “Shkupi-kryeqytet i Dardanisë” mandej “Shkodra,Tirana e Vlora janë në Gostivar” edhe parrula si “Shkupi,Tirana, Prishtina,Janina” mbulonin pankartat demonstruesit,duke rënë në sy edhe këngët patriotike të shoqatës “Dardania”,ndërsa në protestën e lexuar pos të tjerave thuhej se “Gjaku i derdhur në Gostivar,çjerr përpara botës perden e krimit të kuazidemokacisë së shtetit tuaj, e cila është demokraci e tankeve dhe e automatikëve.Ju bëjmë me dije se gjaku i derdhur në Gostivar,në mbrojtje të flamurit kombëtar nuk mund të shlyhet dot,asnjëherë”.E vërteta është se këto tubime,protesta,deklarime e qëndrimeve nacionale,ishin  njëra anë e medaljes,Ana tjetër ajo më e turpshmja,më paradoksalja,më ogurzeza është qëndrimi socialisto-komunist i Tiranës,në një deklaratë e cila ende sot dallon prej njollash turpi,ku asnjë nuancë dhimbjeje për të rënët e Gostivarit,asnjë fjalë humane për qindra të plagosur e maltretuar,por vetëm disa fraza të ftohta të cilat Shkupi shoven i ka dëgjuar duke qeshur.Duam apo s’duam,kjo butafori politike më jep të drejtën tju kujtoj vitin 1945,atëherë kur sllavomaqedonasit kryenin masakra të përgjithshme në Maqedoninë shqiptare ndërsa klika e Tiranës së kuqe,u binte borive të miqësisë vëllezërore me popujt e ballkanit.Po ato ditë Paskal Milo (minoritar grek),i cili  në përgaditje për postin e ministrit të jashtëm,pat bërë një deklaratë të shëmtuar ( jo pa qëllim) në të cilën popullsinë shqiptare mbi 40% të Maqedonisë perëndimore e pat quajtur minoritet.Kjo deklaratë turpi u përshëndet nga Shkupi shoven,por u denoncua ashpër nga partitë politike shqiptare të spektrit të Djathtë.,si një deklaratë antishqiptare që sinkronizohet me qëndrimet më të ndyra të shovenizmit sllavo-maqedonas.

Ultranacionalistët e Shkupit shoven,ata që i vunë flakën Gostivarit,ata që vranë e maltretuan mbrojtësit e flamurit tonë kombëtar,ata që më pas legjitimuan këtë gjakderdhje,në fundkorrikun e vitit 1997 do të vazhdonin gjyqet farse ndaj atdhetarëve shqiptarë,pikërisht duke parë se Shqipëria nuk sillej si shteti amë por si njerkë e jona.Shovenistët sllavoortodoks përsëri u liheshin duart e lira për të vazhduar krimet dhe proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve,prona dhe votra shqiptare rrezikohej deri në skajshmëri,ndërsa qytetari gostivaras humbte vlerën përballë krimit ditorë.

SIMBOLIKAT SI KUNDËRVËNIE

 Simbolikat kombëtare përfaqsojnë një histori të tërë me epikën dhe tragjizmin e tyre.Anipse ato janë ngjizur me një moment të caktuar të historisë,bashkëjetesa me fatet e popujve ka qenë e mbetet shekullore e palujtshme.Parë në këtë rrafsh,unë them se lufta antishqiptare për flamur,asesi nuk mund të jetë shprehje e një nacionalizmi romantik të vonuar.Por ajo luftë ka qenë dhe është,betejë për të drejtat themelore për liritë e harruara,për prosperitetin dhe tek  e mbramja për vetë egzistencën e shqiptarëve etnikë.Se sa e rrezikuar është kjo egzistencë prej sulmeve të verbërta shovene,mund ta rrëfejnë dhjetra ngjarje në këto shtatë  decenie të triumfit të internacionalizmit proletar në ballkan dhe Evropën Lindore.Në FYROM nuk pati asnjë precedent të djegjes së “flamurit maqedonas” për të vënë flamurin shqiptar.Por me djegjen e flamurëve shqiptar,me vrasjet e njerëzve që e mbajtën ate,policia kriminale e Shkupit shoven kërkonte të vriste në radhë të parë historinë tonë,në përpjekje për ta mbuluar ate me një histori të shkurtër në kohë krejt të sajuar nga të tjerët.Të pretendosh paskëtej,të fshish nga kujtesa e një kombi,një flamur lavdie disa shekullore duket tepër donkishotesk dhe e rrezikshme.Kjo ngase duhet të varrosësh një etni të tërë,me kontinuitetin psiko-moral,me vlerat e fituara përmes sakrificave sublime.Në rastin më konkret,synimet e gostivarasve që mbajtën me gjak flamurin tonë kombëtar,ata e vunë jetën e tyre,jo vetëm në mbrojtje të historisë shumshekullore tonën por edhe të egzistencës fizike e morale të kombit tonë,duke u dëshmuar segmenteve kriminale të shtetit sllavomaqedonas se shqiptarët në asnjë rast nuk do të konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë,në vatrat tona,në trojet autoktone shqiptare.

Tek e mbramja,une do të thosha se ngjarjet e Gostivarit,në 9-të korrikun e vitit 1997,shërbyen si prologu i një stuhie të madhe që afronte.Brenda zemrave të gostivarasve të mij,jetonte jo vetëm dëshira për flamur e shkollë shqipe,por krejt dimensioni njerzor që të fal liria.Ndaj në horizontet e Maqedonisë shqiptare nuk do të vononin krismat e pushkëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,të cilat paralajmëronin rizgjimin e shpresave për qëllimin emblematik të shqiptarëve,liri,bashkim, prosperitet e ardhmërinë kombëtare,në tokat ku zoti ua ka falur shqiptarëve.Dhe amanetet e   dëshmorëve të kombit,le të jenë të shenjta për gostivarasit e mij.

                                                                                                                                           Bern-Zvicër

Filed Under: Featured Tagged With: Eugen Shehu, Gostivari, si parathenie e shpreses

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT