• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në vend të debatit(parlamentar)në Prishtinë

January 4, 2018 by dgreca

1 Fabrika Ramiz Sadiku

Çfarë ndodhi me privatizimin e Fabrikës së Autopjesëve,,Ramiz Sadiku,,në Pejë?/
Nga Skënder Karaçica/
Për privatizimin e ndërmarrjeve ekonomike, shoqërore dhe publike në Kosovë përmes AKP-së, shumëherë pati debate për lëshime,keqpërdorime të nduarnduarta të këtij aktiviteti.Për këto vite u privatizua tërë pasuria ekonomike e shoqërore në Kosovë e ndërtuar me mund të madh në sistemin e vetëqeverisjes dhe punës së bashkuar  në ish Jugosllavi.
Tashti në Kosovë pas privatizimit zhvillimi ekonomik ka marrë kahe të reja në planin e biznesit dhe të punësimit të qytetarëve tanë me rregullat dhe normat e reja të punës me standarde të njohura të ekonomisë dhe të tregut të lirë.
Në rrugëtimin e privatizimit në Kosovë dhe për Fabrikën e Autopjesëve,,Ramiz Sadiku,,në Pejë,për qudinë tonë jemi informuar në Amerikë për tërë rrjedhën e këtij aktiviteti nga AKP-ja dhe skandali që ka ndodhë do të jetë temë për debate në institucionet shtetërore të Kosovës.
Fabrika e Autopjesëve ,,Ramiz Sadiku,,në Pejë ishte njëra nga uzinat më moderne jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë,ndonëse tekonologjia e saj ishte e dyta më moderne në rajon,kështu me thoshte në një bisedë familjare në Çikago,prof.dr. në Fakultetin Teknik(emri është i njohur për ne).
Fabrika u privatizua dhe atë e bleu si thotë populli për ,,një kashore bukë,,një kompani nga Stambolli i Turqisë, e cila erdhi në Pejë i mori me vete tërë tekonologjinë milionshe që dikur kishte investuar programi zhvillimor për ,,viset më pak të zhvilluara dhe të Kosovës,,që akordohej nga ish Jugosllavia përmes ndërmarrjeve ekonomike dhe punës së bashkuar,ku gjete punë një numër i madh të punëtorëve nga kjo komunë dhe më gjerë.Tërë prodhimtaria teknikes së rëndë dhe plasmani ishin të siguruara në tregun botërorë.
Edhe sot e kësaj dite,mbetët në dilemë dhe peshojë të kohës se si u ,,shit,,kjo fabrikë e njohur e teknologjisë së rëndë dhe ajo në vend që të nisë podhimin në Pejë,tërë teknologjia e saj u bart në Stamboll të Truqisë dhe këtu për ,,ekonominë e Kosovës,,mbetën vetëm muret e zbrazëta dhe punëtorët  në rrugë,kështu me thoshte prof.dr.i Fakultetit Teknik në Prishtinë dhe ekspert i kësaj fushe tekniko-teknologjike.
Çfarë ndodhi më tej me fatin e kësaj fabrike të njohur të Kosovës?Pasi mbërrinë në Stamboll tërë teknologjia më moderne e kësaj fabrike,udha e mafisë së ,,biznesit,,turk që erdhi dhe e bleu për një ,,kashore bukë,,nuk ndejti duarkryq.Ata në Stamboll shpejt kanë rënë në ,,supërbiznes,,me qarqet në Kragujevc të Serbisë dhe tërë teknologjinë që e patën ,,blerë,,në Fabrikën e Autopjesëve në Pejë ia shiti Fabrikës së automobilave në këtë qytet të Serbisë,prej nga në vitet e ,,investimeve për viset më pak të zhvilluara dhe të Kosovës,,ishte bartëse e ndërtiumit të kësaj fabrike në Pejë e dyta rajon.Privatizimi i jësaj fabrike u nisë në Pejë-Stamboll dhe teknologjia e saj u kthye në Kragujevc për të shtuar kahet e zhvillimit ekonomik të Serbisë dhe sipas shtypit të kohës aty gjetën punë me qindra punëtorë.Në Pejë
mbetën vetëm muret e zbrazëta të fabikrikës që edhe sot e kësaj dite,pakkush e di fatin se si ndodhi tërë (kolovajza)e lojës së ,,privatizimit,,të kësaj uzine moderne që në vend të prodhojë dhe të plasojë prodhimet të teknologjisë së rëndë të kërkuar në tregun botërorë,asaj i mbetën vetëm muret në qytetin e Pejës.
A ishte ky ,,privatizimi,,i Fabrikës së Autopjesëve në Pejë apo plaqkitje e rëndë që e bëri kompania nga Stambolli përmes AKP-së në Prishtinë,do të pyesnim institucionet e shtetit të Kosovës?Për këtë temë u bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit,
Qeverisë Haradinaj dhe zyrës së AKP-së në Prishtinë që rastin e ,,privatizimit,,të Fabrikës së Autopjesëve në Pejë të shqyrtojnë përmes rrugëve profesionale dhe institucionale rastin skandaloz dhe me pasoja të rënda për kahet e zhvillimit ekonomik të shtetit të Kosovës.Për këtë rast të lënë në harresë dhe pas shpine të institucioneve tona,më mirë vonë se kurrë,do të thoshte një fjalë e popullit.
 

Filed Under: Komente Tagged With: Fabrika Ramiz Sadiku, si u privatizua, Skender Karacica

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT