• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH

July 16, 2013 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/

Sa ditë, sa orë, minutë, sekondë që kalon nga 23 qershori i madh i humbjes më se të merituar, Partia Demokratike e Shqipërisë po bëhet një ndotëse gjithnjë e më e gërditshme e ekologjisë shpirtërore të shqiptarëve.
Nëpër skutat virtuale të facebook dhe mediave të tjera sociale e online dhe nëpër labrintet e nëndheut të tyre, personazhe të “Metamorfozës” së Kafkës dhe të “Fermës së kafshëve” të Orwellit, po englendisen këto ditë me jehonën e shpifjeve të porositura nga makineria e tyre propagandistike, e dështuar me turp, pa lavdi tri javë më parë.
Segmente të Sigurimit të Shtetit brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë, të zhytura deri në kalbëzimin më kutërbues në korrupsion, klientelizëm dhe mafie, në vend që të merren me shkaqet e humbjes, po ndërsejnë eksponentë dhe lukuni anonime për të hedhur baltë kundër kujtdo që ka kthjelltësinë intelektuale dhe guximin qytetar për të vënë gishtin në fajtorët e vërtetë të humbjes së Partisë Demokratike dhe në plagët e vërteta vdekjeprurëse në trupin e kësaj partie.
Në këtë kontekst, është përhapur edhe shpifja se deri më 1990 paskam qenë anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, ndërsa nga viti 1991 deri më 2005 paskam qenë anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
E vërteta e katërcipët është se unë nuk kam qenë asnjëherë, as një ditë, as një minutë, as një sekondë anëtar i PPSH apo i PDSH.
Jam një përkrahës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit qysh në çastet e para, ashtu edhe i Partisë Demokratike të Shqipërisë që doli nga kjo lëvizje. Nuk jam pajtuar asnjëherë me zhvendosjen, largimin dhe eleminimin e udhëheqësve të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit nga kreu dhe radhët e kësaj partie.
E kam përkrahur PDSH, sepse e kam menduar si një alternativë të djathtë të domosdoshme kundrejt PPSH (PSSH). Nuk jam pajtuar dhe e kam kundërshtuar me qëndrimet e mia, veprimet e mia dhe shkrimet e mia çdo rrëshqitje majtas të kësaj partie.
Të jetë alternativë e djathtë do të thotë të mbështetet në ish klasat e përmbysura antikomuniste, në ish të burgosurit dhe ish të përndjekurit politikë, në ish pronarët dhe në të gjithë të pakënaqurit e diktaturës. Nuk jam pajtuar dhe kam kundërshtuar qëndrimin shpërfillës, denigrues dhe përjashtues ndaj këtyre kategorive nga ana e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem që Partia Demokratike e Shqipërisë të jetë parti e ish komunistëve, pra ish anëtarëve të Partisë së Punës të Shqipërisë, siç u katandis ajo përherë e më tepër në këto 23 vite.
Nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem që Partia Demokratike e Shqipërisë të jetë parti e ish Sigurimit të Shtetit, pra e ish sigurimsave, të cilët e kanë uzurpuar në këto 23 vite PDSH, qeverinë e saj, administratën e saj.
Kam kërkuar që në ditët e para e deri sot, në mënyrë zyrtare, në mënyrë publike hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Në qoftë se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk shkëputet përfundimisht nga Sigurimi i Shtetit ajo nuk bëhet kurrë parti e djathtë. Dhe populli në verdiktin e tij të 23 qershorit e nxori të tepërt PDSHnë.
Në qoftë se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk shkëputet përfundimisht nga ish komunistët (pra, ish anëtarët e PPSH) dhe nga eksponentët e tjerë të lartë të kohës së PPSH, nuk do të jetë kurrë parti e djathtë, prandaj do të mbetet e tepërt në kuadrin e spektrit pluralist të Shqipërisë.
Në qoftë se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk shkëputet nga filozofia klienteliste e pushtetit, ajo do të mbetet vetëm një kujtesë e urryer e së shkuarës.
Partia Demokrarike e Shqipërisë ka 23 vjet që votohet nga elektorati i djathtë dhe që bën politikë gjithnjë e më të majtë.
Në qoftë se Partia Demokratike nuk do të jetë një parti e djathtë, ajo nuk ka pse të ekzistojë. Elektorati i djathtë do ta braktisë përfundimisht, duke abstenuar ose duke u fragmentuar në parti të tjera çfarëdo.
Partia Demokratike e Shqipërisë sot nuk është parti e Azem Hajdarit, nuk është parti e Arben Brocit, nuk është parti e Pjetër Arbnorit. Është parti e Islamëve, Kadelëve, e Dogjanëve, partia e tenderave, pazareve dhe trafiqeve të pushtetit.
Ish komunistët, ish sigurimsat, ish eksponentët e diktaturës, milionerët dhe miliardierët e rinj në radhët dhe kreun e saj e të administratës së saj janë plagët kryesore vdekjepurëse të Partisë Demokratike.

Filed Under: Komente Tagged With: anetar i PPSH, nuk kam qene, Skendcer Bucpapaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT