• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hebrejtë dhe shqiptarët në Çikago kremtojnë 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit

April 30, 2018 by dgreca

NGA SKENDER KARAÇICA/

Më rastin e 70-vjetorit të themelimit dhe të pavarësisë së shtetit të Izraelit,në zyrën e thesarit të qarkut Maria Pappas në Çikago u organizua manifestim i kujtesës historike me përfaqësuesit e institucioneve të hebrenjve dhe të SHSHA-së.
Në këtë përvjetor historik të shtetit të Izraelit, presidenti dhe kryeministri para popullit izraelit dhe opinionit ndërkombëtar kanë bërë thirrje për paqe me popullin palestinez dhe Lindja e Mesme mos të jetë bombë e kurdisur që tash e 70 vjetë janë vrarë e përgjakur të dy popujt izraelitet dhe palestinezët.Shteti i Izraelit  është në tokën e vet dhe kërkon që populli palestinezë të jetojë i lirë në hisen që ia caktoi në këtë pjesë të Lindjes së Mesme faktori ndërkombëtar.Ka ardhur koha për marrëveshjen e paqes në mes të dy popujve thuhet nga manifestimi i pavarësisë në Izrael dhe në Amerikë.
 
Në manifestimin e sotëm të kremtimit të pavarësisë së shtetit të Izraelit në Çikago,ishin të pranishëm udhëhqja e SHSHA-së Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica,të cilët tash sa kohë kanë thelluar bashkëpunimin me popullin hebrejë dhe Odën Ekonomike Izrael-Amerikë.
 
Daniel Shure,këshilltar i lartë në këtë institucion ekonomiko-financiar dhe të biznesit,me një fjalë rasti foli për marrëdhëniet në mes të dy popujve të hebrenjve dhe shqiptarëve,që në historinë e tyre të shumëvuajtur kanë të përbashkët qëndresën dhe luftën e drejtë për liri dhe pavarësi në hapësirën e vet etnike.
Në Çikago nuk kemi ditur asgjë për popullin shqiptar në Ballkan dhe mik i sinqertë i shtetit dhe popullit të Izraelit,theksoi në paraqitjen e tij Daniel Shure.Para sa vitesh po në këto zyre të thesarit të qarkut në Çikago,miku ynë shqiptar Mahmut Skenderi nga hapësira etnike në Maqedoni dhe tash e dyzetë vjetë në Çikago,erdhi dhe na u prezentua si shqiptaro-amerikan dhe para nesh shpaloj analet historike se si ky popull mik në Kosovë dhe Shqipëri shpëtoi 3000 hebrejë para asgjësimit nga dora vrastare dhe shfarosëse e Nazi-fashizimit,u tha në takim hebrenjve Daniel Shure.
 
Po këta dy miq dhe bashkëpunëtor të Odës Ekonomike Izrael-Amerikë,Mahmut Skenderi dhe Skender Karaçica,në mundësuan me matrialet arkivore-historike nga Prishtina dhe Tirana që të mësojmë për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në familjet shqiptare në kohën kur edhe ata vetë ishin të rrezikuar nga makineria fashiste e Hitlerit në këtë pjesë të Evropës,tha në fjalën e tij Dan Shure.
 
Kur mësuam për këtë fakt historik dhe për shpirtin humanë të popullit shqiptar që pranoi dhe shpëtoi popullin tonë hebrejë,atëherë në nismën e dy miqëve tanë në Çikago organizuam Konferencën Ekonomike për Investime në Kosovë me pjesëmarrjen e delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës me presidenten Atifete Jahjaga si dhe pritja e ish presidentit të Shqipërisë z.Bujar Nishani.Ne jemi të interesuar që ky bashkëpunim të thellohet më tej më të dyja shtetet Kosovën dhe  Shqipërinë,ndonëse me projektet që kemi para vetës atje qëndrojnë resurset njerëzore dhe të pasurive natyrore për klimën e mirë për investime,theksoi ndër të tjera Daniel Shure.
 
Në fund të manifestimit në Çikago,zyra e thesarit Maria Pappas për të pranishmit i nderoi me Certifikatën e nderit për angazhimet dedikuar Komunitetit Hebreiko-Amerikanë në mesin e tyre udhëheqësit e SHSHA-së Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Skënder Karaçica/Çikago

Daniel Shure në Çikago u nderua me Plaketën,,Ura e Gurit Shkup,,

August 30, 2017 by dgreca

1-karacica

Nga Skënder Karaçica/

460_345_resize

Daniel Shure,këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago tashmë është bërë i njohur për diasporën shqiptare në Amerikë si dhe për Tiranën,Prishtinën dhe pjesët tjera etnike në Ballkan,me angazhimet e tij të pareshtura karshi kaheve të reja të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve në ekonomitë e të dyja vendeve.

Shpallimet historike që hedhin dritë për popullin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë lidhur me praninë dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore,kanë thyer shumë tabu antishqiptare që i ka kurdisur nëpër vite në Amerikë dhe Evropë,qarqet serbe,greke dhe maqedonase për gjoja se ,,shqiptarët ishin vrasës të hebrenjve,,dhe ata paskëshin ,,pritur me lule,,fashistët hitlerianë dhe italianë në Ballkan,kanë mundësuar që Daniel Shure dhe Oda Ekonomike Izrael-Amerikë të di më shumë për popullin mik shqiptar në hapësirën e vet etnike.

Krejt në këtë frymë,Daniel Shure,pati organizuar me sukses konferencën ekonomike për investime në Çikago që i dedikohej ekonomisë së shtetit të ri të Kosovës dhe priti me nderim të lartë presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani në selinë e këtij institucioni ekonomik dhe të bisnesit në Amerikë,për të hapur mundësitë për miqësinë dhe ndihmën për popullin human dhe mikpritës shqiptar.

Në sajë të angazhimit për shqiptarët në Ballkan,Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Përendimore me kryetarin Nebi Hoxha,e nderoi Daniel Shure me Plaketën ,,Ura e Gurit Shkup,,që në emrin e tij ia dorëzoi sekretari i SHSHA-së Mahmut Skenderi.Këtë mirënjohje miku i shqiptarëve e priti me gëzim dhe ritheksoj se do të jem në çdo kohë pranë popullit mik shqiptar në rrjedhat e ndihmës dhe të projekteve të nisura për investime në ekonomitë shqiptare nga Amerika.

Në takimin e sotëm në Çikago u bisedua lidhur me përgatitjet që kanë nisur në Muzeun Holokaust në Skokie,ku do të vëhet Pllaka Përkujtimore me mbishkrimin:Prania dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore,që ky manifestim do të organizohet me programin e SHSHA-së  në bashkëpunim me këtë institucion historik hebreik dhe të Odës Ekonomike Izrael-Amerikë,ku do të marrin pjesë përfaqësues të diasporës shqiptare në Amerikë, delegacionet shtetërore nga Shqipëria,Kosova dhe pjesët etnike, thuhet në këtë takim në Çikago.

Ne Foto: Daniel Shure

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Daniel Shure, Skënder Karaçica/Çikago, u nderua me Plaketën, Ura e Gurit Shkup

Për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni nuk flitet prej shpatit

October 30, 2016 by dgreca

Reagim i SHSHA-së në Çikago kundër deklaratës së profesorit universitar Osman Kadriu/

1-karacica

Nga Skënder Karaçica/Çikago/

Tash e një shekull çështja shqiptare në trojet etnike në Maqedoni ka qëndruar pezull dhe anashkaluar nga regjimet tatalitar komunist dhe të ,,demokracisë,,së brishtë në këtë vend,ku populli shqiptar gjithnjë ka mbajtur të drejtën si popull i dytë shumicë dhe me ligjet kushtetuese,i është dhënë e ,,drejta,,si pakicë kombëtare, kështu i drejtohet SHSHA në Çikago,profesorit universitar Osman Kadriu.

Deklarat e para do dite e profesorit universitar të së drejtës kushtetuese Osman Kadriu se pa 80 votat e deputetëve të Kuvendit të Maqedopnisë nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë dhe thirrja e tij,,mos e mashtroni popullin shqiptar,,(sic!)tregon qartë se në çfarë gjendje e kemi botën intelektuale(akademike)të mendimit të superstrukturës shqiptare.që problemin e (pa)zgjidhur shqiptare e shohin nga majat më të larta të shpatit dhe pa asnjë përgjegjësi nga rrafshi shkencor-kërkimor,profesor Osman Kadriu del para popullit të tij me tezën denigruese të nënshtrimit e të humbjes së betejës kombëtare.

Çfarë herezie do të ishte për profesor Osman Kadriu që të nisë ndryshimi i aktit më të lartë juridik të Kushtetutës në Maqedoni,që do të sigurohej e drejta kombëtare për popullin shqiptar në këto hapësira etnike lidhur me opcionet e reja demokratike të autopnomisë së shqiptarëve në Maqedoni,me përmasën e të drejtës ndërkombëtare për barazi kushtetuese tashti si shtetformues,e jo në pozitën e pakicës me pakicat tjera,ndonëse po i tregojmë profesorit Osman Kadriu se në Samitin NATO në Çikago(2102)është thënë zyrtarisht se përbërja kombëtare e popullit shqiptar, si popull i dytë shumicë përben 40 përqind të përbërjes kombëtare dhe mund të bisedohet për autonominë si një shkallë më lartë e arritjes së barazisë dhe si institucion i njohur tashmë në të drejtat ndërkombëtare,për federalizikin e Maqedonisë dhe të avancimit të popullit shqiptar në shtetformues,e kurrsesi në pozitën e padrejtë të pakicës kombëtare me pakicat tjera në këtë vend multietnik, thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

Po i tregojmë profesor Osman Kadriu se nga ditët e para të ,,çlirimit,,dhe të ,,vëllazërim-bashkimit,,në Maqedoni është përmendur opcioni i autonomisë territoriale dhe politike(letra e sekretarit të Komitetit të Parë Rajonal të PKM-së që përfshinte territorin e komunave  të Tetovës,të Gistivarit,të Kërçovës dhe të Dibrës,atëherë popullit shqiptar i është premtuar autonomia  siç thuhej ,,se gjysma e popullsisë së këtij territori është shqiptar,,-thuhej në këtë dokument -propozohej  që Maqedonia të ketë autonomi të ngjashme më atë që (pati dikur)Republika e Kosovës.Përkitazi me këtë po citokjmë si burim:Arhiv na Institutot za nacionalna istorija na Makedonija,Skopje,Inv.br.463).

Profesor Osman Kadriu do të ishte mirë që të flasë për trajtimin e barabartë të popullit shqiptar në Maqedoni në të gjitha fushat e jetës  dhe në të gjitha nivelet e organizimit dhe të funksionimit të saj,pra konstituimi i tyre përmes ndryshimeve të Kushtetutës si subjekt i barabartë politik me të drejtë sovraniteti,përkatësisht si element shtetformues,e jo pakicë kombëtare,thuhet në reagimin e SHSHA-së kundër deklaratës së pamatur mirë nga ,,kompetenca shkencore,,të profesor Osman Kadriu me tonet e nështrimit për popullin shqiptar në Maqedoni.Koha është për ndryshimet e Kushtetutës,ndonëse pa barazinë e plotë të popullit shqiptar si popull i dytë shumicë nuk mund të ekzistojë shteti në Maqedoni!

 

Filed Under: Komente Tagged With: Osman Kadriu, regagim, Skënder Karaçica/Çikago

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT