Në Sofrën Poetike të “Diellit”/
JULIA GJIKA/ Worcester-MA/
SOBALKA E GJYSHES/
Sobalka e gjyshes, Tempulli i saj,/
me një dritare tre pëllëmbë e ca./
Hyn drita dhe rezja e diellit me vrull/
ndricon sobalka,e vogla gjith’ nur./
Atje ndjehet era e kandilit,/
që ndezur rinte dit’ e natë,/
për shpirt të atyre që kishin ikur/
dhe për ata që ishin gjallë./
Atje psherëtimat, atje lotët e saj/
Atje është kryqi dhe lutja e gjyshes:/
“O Zot falna mëkatet”!
Fëmijë më dëgjoni:
“Un’ fjal’n e shenjtë u them: përuluni,
që në paqe me vehten të rroni”!
Sobalka e gjyshes, Tempulli i saj,
ku thurte ëndrrat.
Qilimin me dy fletë, të punuar vetë
me brezin e Perëndisë,shtruar cep më cep.
Aty ende dëgjoj mësimet e gjyshes:
“Perëdimi i diellit,
mos ju gjejë me asnjë të mëritur.
Kërkoni falje kur gaboni, dhe falni”!
Këmbanë për ne, ky zëri i gjyshes.