• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KENDOJ SE MA DO XHANI…

December 26, 2013 by dgreca

  -Thotë e reja tironse Mimoza Gjoni/

Nga  Sokol DEMAKU/

 Ndjehem mirë më profesionin tim, por asnjëherë e kënaqur, sepse gjithnjë kërkoj më shumë dhe më të mirën e mundeshme nga vetvetja.

         Këndoj se ma do xhani, ma do shpirti, gjithë farefisi im janë këngëtarë. Që nga familja e babit ashtu dhe e mamit, e kemi në gjak këngën. Më këtë shpirt artistik ne gene më frymëzon dashuria për jetën, dashuria dhe rrespekti për Tiranën dhe gjithashtu edhe për Skraparin e Gjirokastrën, e për popullin artëdashës në pergjithësi.

          Shpirti, kur këndon njëkohësisht dhe vallëzon natyrshëm në mua. Unë vallëzoj, dhe vallëzoj bukur, kështu më thonë, mëgjithëse sot është bërë pak vështirë kjo puna jonë sepse më cfarë se kanë përzier këtë profesion të bukur, dhe tek tuk, humbet ai i zoti, por së fundmi i zoti gjithnjë triumfon.

Ju lutem një prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?

Përshendetje të gjithë atyre që më ndjekin nëpërmjet kësaj interviste dhe nëpër media tjera si dhe në reklamacionet e mia televizive, por dhe atyre që nuk më ndjekin, dhe së dyti përshendetje juve Sokol.

Do prezentohem shkurtimisht, jam një vajze tiranase Mimoza Gjoni[lindur rritur në Tiranë], dhe mbesë jugu, gjirokastrite mami, skraparas babai. Gjirokastra shquhet per gatim të mirë e sidomos bbyrekët…eeeemmmm…ndërsa skrapari për raki….profesioni im i vetmi dhe më i bukuri është këngëtare.

Përvec se një krijuese muzikore, ju lutem na thoni cfarë është roli i një kënëtari të mirëfillt sot në krijimet muzikore?

Në ditët e sotme kanë dalë rryma të shumëllojshme muzikore e këtë unë e vlerësoj si modë muzikore, ashtu si ndërron moda e veshjeve, si ndërrojnë stinët, si shumë gjëra që ndërrojnë, pse të mos ndërrojë dhe muzika?! sepse ndërrimet janë risi, pak thyerje monotonie mendoj une. Jo gjithmonë gjërat duhet të jenë njësoj, kështu ndjehet dhe më shumë mungesa dhe nostalgjia e një gjëje të bukurë, që për moment nuk egziston më. Nëse ndjehet kjo, atëhere këtu fillon revolucioni shpirtëror, dhe punohet më vemohim për të risjellë atë gjë që mungon. Ky revolucion fillon nga populli artëdashës dhe ndiqet nga këngëtarët e mirëfilltë të cilët i përgjigjen dëshirës së popullit duke mos e humbur tabanin muzikor.

Krijimtaria juaj muzikore i përket një periudhe të gjatë kohore. Sot sa jeni aktiv në këtë lami?

Unë si Mimozë kam qenë dhe jam tepër aktive në këtë profesionin tim të adhuruar, e dua muzikën, por dhe kërcimin së bashku më të. Shpirti, kur këndon njëkohësisht dhe vallëzon natyrshëm në mua. Unë vallëzoj, dhe vallëzoj bukur, kështu më thonë, mëgjithëse sot është bërë pak vështirë kjo puna jonë sepse më çfarë se kanë përzier këtë profesion të bukur, dhe tek tuk, humbet ai i zoti, por së fundmi i zoti gjithnjë triumfon.

 Nga e merrni frymëzimin në punën e juaj të palodhur në afirmimin e vlerave muzikore dhe kulturore shqiptare?

Këndoj se ma do xhani, ma do shpirti, gjithë farefisi im janë këngëtarë. Që nga familja e babit ashtu dhe e mamit, e kemi në gjak këngën. Më këtë shpirt artistik ne gene më frymëzon dashuria për jetën, dashuria dhe rrespekti për Tiranën dhe gjithashtu edhe për Skraparin e Gjirokastrën, e për popullin artëdashës në përgjithësi.

Ju jeni njeri i muzikës profesionalist të themi, por edhe njeri i kulturës cfarë është aktiviteti juaj në këtë lami?

Nëpërmjet prezantimit tim personal, profesional shpreh bashkangjitur pasionin dhe kulturën time personale, gjë për të cilën kam ende shumë rrugë të gjatë për të bërë.

 Cka e bën të njohur në vendlindjen e saj Mimoza Gjonin?

Në vendlindjen time më bënë të njohur më shumë se çdo gjë thjeshtësia, modestia, transparenca dhe mbi të gjitha dhe që është e para, dashuria për vendlindjen time. Kur jetoja në Gjermani gjithëmonë më dilte në ëndërr Tirana dhe lagja ime e fëmijërisë.

Atëhere ishin vitet ’96 dhe Tirana më dilte në ëndërr në rrëmujë, në shkatrrime, dhe në fakë kështu qe edhe realiteti ishte i tillë, eeehhhh sa keq ndihesha prej ëndrres!!!

Ajo Tirana e qetë, ajo lagja e bukur dhe e pastër nuk egziston më në realitet dhe ëndërrat i kam shumë kuptimplota, i kam dhe paralajmeruese, dua te them, nuk di, por më dalin ëndërrat dhe u besoj atyre. Pra në gjith çka Tirana ka ndërrua.

 Ju merreni më zhvilimin e kulturës sa jeni e kënqur më punën që beni?

Ndjehem mirë më profesionin tim, por asnjëherë e kënaqur, sepse gjithnjë kërkoj më shumë dhe më të mirën e mundeshme nga vetvetja.

 Si e kalon Mimoza një ditë të zakonshme?

Normal…dal për kafe më shoqërinë time ….këtu hyjnë dhe kolegèt dhe kolegët e mia qe janë të pakt por të zgjedhur, por më së shumti e kaloj kohën më njerëzit e mi të familjes, mami e para, më vëllain, e motrën time, më nipërit e mbesat. Bejë shetitje çdo ditë, gatuaj, e kam pasion gatimin dhe e përdorë pa përjashtim piperin dhe shumë erëzat, bile, bile, gjatë gatimit mundohem të ruaj dhe vlerat ushqimore të ushqimeve.

 Cilat janë ato aktivitete të cilat janë në fokus të Mimoza Gjonit?

Dihet cili aktivitet është në fokus tek unë, kënga, kënga e cila më jep jetë e gjallëri, mua kënga më rinon, por shtoj edhe stervitjen fizike, e cila më shërben si një celës për të më hapur harmonikisht orët e mëngjesit dhe për t`u ndier e freskët gjatë gjithë ditës. Nëse më praqitet rasti që s`mundem të ushtroj me duket sikur dicka më mungon, kam frikë se jam bërë bile e varurë nga kjo gjë…hehee… plus kam shumë dëshirë të eci në këmbë në rrugë orë të tëra. E urrej të shkuarit me makinë….le që këtu në Tiranë është një trafik skandaloz i ngarkuar por kam bindjen se makina të bën dembel.

 Ju jeni një aktiviste, atdhetare e zellshme e qështjes shqiptare, por merreni edhe me afirmimin e vlerave kultutore dhe gjuhësore dhe traditës shqiptare, të kënegës shqipe, cfarë momentalisht është më inetres për ju?

Po jam shqipëtare dhe e ndjen zemra vetë çeshtjen kombëtare. Jemi një komb me tradita dhe vlera të larta, por më keqardhje e them, gjithmonë kemi qenë të shtypur nga vete neve….dmth nga shqipëtaret, kjo është ironia e fatit tonë, cdo parti qe vjen në fuqi, dhe ky është mendimi im personal nuk merndon për mbarëvajtjen e kombit dhe vendit shqipëtar sesa mendojnë të majmen e të pasurohen në kurriz të popullit shqipetar. Nuk jam politikane dhe kurrë s`dua te jem, sepse të jesh politikan do të thotë të mos jesh i ndershëm, por zemra mi ndien këto që them dhe e revoltuar nga ky fakt kam bëre dhe një këngë më motive jug në lidhje më partitë politike të cilatë janë aq shumë sa ska nevojë ky vend për to.bSHUMË E PËR LUMË quhet kënga.

 Pasi që jeni këngëtare nga Tirana, cili zhanër i muzikës kultivohet – e preferohet në Kryeqytet?

Në Tiranë po mbizotëron kohëve të fundit shumë tallavaja, si kudo nëpër shqipëtari. Nuk jam kundër tallava, se fundja është edhe ajo muzike ritmike që të kënaq për vallëzim por jam kundra përse të harrohet tabani muzikor? çdo qytet ka traditat dhe kulturën e vet dhe këto nuk duhet lejuar që të humbasin, sepse mendoj, vetëvetiu dhe pa kuptuar humbasim vetë ne, humbasin qytetet së bashku më traditat e tyre kulturore artistike ku muzika mendoj se luan rolin kryesor.

 Një aktivist i qështjes kombëtare kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër si është Mimoza nga natyra?

Pak a shumë sa thashë më lart më përgjigjet e mia më të sinqerta sa vjen e zbulohet dhe karakteri im, natyra ime. Jam shumë e drejtë, e për këtë nuk duroj dot mashtrime e fallcitete, e urrej sipërfaqësinë e gjërave dhe dua ti shoh gjërat në thellësi të tyre. Për të vepruar në di çka, nisem nga vetja dhe kjo më jep sigurin për të mos gabuar, ose të paktën, sa më pak që mund të jetë e pranueshme, aqsa do të ishte kjo e pranueshme ndaj vetëvetës. E them më transparencë dhe direkt, pa forcë, atë që mendoj edhe nëse kjo s`është e bukurë. Të vërtetat e hidhura përtypën më vështirësi, por ashtu si unë ato i shpreh, ashtu edhe i pranoj tek vetvetja. Jam e duruashme por njëkohësisht dhe shumë nevrike që shpërthej për një moment se për ndryshe nuk qetësohem. Jam temperament i çuditeshëm, jam korrekte dhe shumë mirënjohëse, e moskorrektesen e mosmirënjohjen nuk i duroj dot. Jam njeri qe di të fal, jam tip impulsive, një fjalë e urtë popullore thotë; – KALI I SERTE E NXJERR TË ZOTIN NGA BALTA…hehehe….nëse ma merr mendja dhe i futem një pune  e nis dhe e bitis, nuk e le në mes, dhe nëse s`ma merr mendja se mund ta bejë një punë, duke besuar në atë se ska asgjë të pamundur, unë marrë inisiativën për ta provuar, nëse ja arrij, ndjehem  fituese nese jo, ndjehem e humbur,      s`prish punë, dhe humbja është pjesë e jetës dhe unë e pranoj. Kështu njihem dhe më aftësitë e mia, ama jo deri aty sa të rrezikoj se kam provuar FAKTIN E TË RRËZUARIT KEQAS! ama kam dhe një huq shumë të keq, sado që mundohem ta riparoj, nuk po e riparoj dot. Hehehe….i le punët zvarre….dhe kjo asnjëhere nuk më del për mirë, përkundrazi has më shumë probleme.

Kam punuar shumë dhe në Kosovë edhe e ftuar personalisht në organizime e festa dhe më grup artistik, më grup artistik jam ndier më e plotë dhe më e ngrohtë.

 Sa është bashkëpunimi mes shqiptareve në aspektin e qështjes kombëtare sot?

Me sa kuptoj pytjen ka të bëjë me bashkimin anembanë shqipatrisë. Në fakt nuk kam njohuri mbi këto lloj c çëshshtjesh, nuk merrem më politikë sado që politika është çështja kryesore e shqiptarisë. Pa bukë rrinë, e pa politikë nuk rrinë dot. Nuk di te të përgjigjem, nuk kam haber nga politika dhe nuk i besoj hi ç, por kaq di të them. Dëshira ime është të bashkohemi e të bëhemi një, ama jo më këto lloj qeverisjesh që kemi përjetuar deri me tani!

 Nëse do të kishe mundësi te jepje ndihmësen tënde në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka?

Peshku qelbet nga koka, po se luftove shkakun pasoja do të jetë e përhereshme.

Përveç aktiviteteve kulturore si e kalon kohën e lirë Mimoza?

Kohën e lirë e kaloj më pushime më të fejuarin tim, aty ku dëshirojmë shkojmë, ska çna ndal, si dhe me familjen time, që është gjëja më e shtrenjtë për mua.

 Sa është e kënaqur me ate cka sot ka arritur Mimoza me punën e saj të palodhoshme në ruajtjen dhe kultivimin kulturës, këngës, muzikës dhe traditës shqiptare aty ku jeton me punën e saj të palodhshme?

Më thënë të drejtën unë nuk kënaqem kollaj më vetën, shumë pak punë e bërë dhe shumë e shumë për të bërë.

 Është me interes të na thoni se ku e gjeni vetvetën  më mirë, në mbrëmje muzikore, dasma, apo festivale?

Ndjehem mirë në çdo çfaqje artistike timen, por mbi të gjitha gjej vetën dhe ndjehem shkelqyshëm në dasma, martoj çift të ri, ku gëzojnë dhe argëtohen njerëz. Në ditët e sotme ku mbizotëron sidomos stresi është shumë e vështirë të arrish të kënaqesh e gëzosh e argëtosh njerëzimin, dhe kur shoh se e kam arritur këtë më të vërtetë ndjehem e lumturë.

Cili është idoli i juaj në muzikën shqipe?

Janë shumë, nga këngëtarët e vjetër që mbetën të pavdekeshëm, edhe pse disa prej tyre sot nuk jetojnë, si Fitnete Rexha, Laver Bariu, Meliha Doda, Petrit Lulo, Demir Ziko, Mentor Kurtishi, Shyhrete Behluli etj që nuk më kujtohen për momentin.

 Cfarë mund të na thoni për muzikën dhe për këngën shqip sot?

Pak a shumë kjo pikë është përmendur dhe më lartë, por shkurt po them që muzika është kthyer në mjet pune dhe tregshitje, ska më ndjenja dhe kthjelltesi.

 Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?

Më bënë të lumtur jeta dhe prania e familjes sime dhe më bënë të vuaj gjendja e mjeruar, jo personale, por gjendja e përgjithëshme e vështirë ekonomike e vendit tim. Më dhimbsen të varfërit kur shoh se vuajnë, e horrat as që duan t`ia dijne.

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

Ahhhhh…

Të ishte mirë këtu s`do e ndrrroja këtë vend më asnjë tjetër në botë, mirëpo këtu ske siguri jetese!!! e jetën time e dua, e ruaj dhe çmoj….por, meqë më pyesni, më pëlqen Gjermania sepse aty kam jetuar nëntë vite dhe e di çdo te thotë JETEA!

Gëzuar Krishtlindaj dhe Gëzuar Viti i Ri!

Më shumë rrespekt MIMOZA

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: kendoj se ma do xhani, Mimoza Gjoni, Sokol Demaku

” NJË HARK YLBERI” I NIKOLLË LOKËS

December 23, 2013 by dgreca

Shkruan: Sokol DEMAKU /

Franc Nopçe,1908:“Një nga tiparet më interësante të karakterit të malësorit të veriut qëndron në aftësinë e dallueshme organizative të popullit, dhe nuk ka vëzhgonjës të popullit shqiptar, i cili nuk e vën në reliev këtë cilësi të veçantë.”

 Me një art të pastër të brenbdësisë shqpirtërore prej malësori dhe me një botë të nduardurt të vargut të tij lirik poeti Nikollë Loka na vjen me përmbledhjen e tij poetike të radhës “Një hark ylberi” e cila përmbledhje ngërthen në vete vargje nga më të zgjedhurat nga llojllojshmeria e tyre duke fillau nga ato idilike të cilat janë aq bukur të thurura e ku zënë vendin themltar në këtë vargëtim  poetik.

          Edhe vet libri mori titullin nga një poezi e tillë “Ta çova një hark ylberi” e ku autori për mrekulli përshkruan ndjenjen e tij të dashurisë me një metaforë të fortë e cila edhe i jep ngjyrën e duhur vargut kur ai thotë:
Ta
çova

Një hark ylberi

E një gjysëm hëne.

Shtatë ngjyrat

I trazova

Në shtatë telajo vjeshte,

Dhe e mbajta shiun pezull

Duke e shtyrë drejt teje,

Parfum

I ëndërrës sime.

          Vëllimi poetik “Ta çova një hark ylberi” është një lirkë dashurie si e tham, por është edhe një prezentim i jetës së vet poetit dhe na vjen si një pasqyrë e artit krijues të autorit, duke u endur në kohë dhe çaste të ndryshme të jetës. Filozofija e tij e jetës është ajo që ia rritë vlerën vëllimit sepse vargu na del sa optimist dhe i permbushur me ndjenjen e gëzimit dhe të arritjes së objektivit në ate çka autori aludon në dashurinë. E këtë lexuesi do e ndjej kur lexon vargjet e poezisë “Tek ëndrra jote”:
Deri tek ëndrra jote,

Ngjitem

Me fluturimin e zogut

Në shtatë bjeshkë hirëplote.

Clodhem

Në shtatë lëndina shprese,

Dhe vij

Te hija jote

E të ulem mbi vetull,

Pa të prekur,

Qerpikhënë e bjeshkës.

         Vargjet ndëthuren me ndjenjen e shpirtit te poetit e që në vete ngërthejnë filozofinë e dashurisë se virgjër të vendit ku ka burimin poezia, pra atë ndnjenjën malësore dhe idilën e  cila është e fuqishme dhe me plotë jetë. Këtë  e gjejmë tek peozia e tij me titull “Të fola me gjuhën e zemrës” kur poeti shprehë ndjenjen e zemrës dhe ate e krahason me aromën dhe gjuhën e luleve kur ato bisedojne me njëra tjetrën kur ai thotë:

Të fola

Me gjuhën e luleve në syth,

Para çeljes së gjetheve.

Pranvera m`u shfaq në ty,

E në sytë e tu.

         Me metaforën e tij prej vargëtari, poeti i jep kontrast, i fal nota dashurie edhe natyrës me fjalën e thejshtë të bukurisë poetike. Edhe lexuesi ndjehet sikur është pjesë e kësaj bukurie natyrore, pjesë e kësaj pranvere që mbështjellë misterin e ëndërrës së poetit. Por misteri është në lumturinë njerëzore, në lumturin e shpritit shprehur me dashuri.

Në çdo pranverë

Ndjej brenda meje

Ty dhe pranverën,

Mbështjellë

Me misterin e ëndërrës

Që s`e prek.

          Rrugët e njerëzve janë të ndryshme, por ato kanë një pikëtakim dhe ndoshta mund të themi se edhe përputhen diku, sikur kryqëzimet, janë njësoj si edhe horizontet që shtrihen në kaltërsinë e shprishurë nganjëhere të reve me shi. Por ky horizont është vet ajo, është ajo që për çdo ditë prekë me shikimin e saj shpirtin e tij, e që ky vështrim ringjallë ndjenjat të cilat e bejnë më pesimist në jetë sepse dashuria është si një: hënë e plotë, si një horizont që lëvizë në një hapsirë me plotë hënë e diell.

Je ti një horizont,

Që lëviz

Në pak hapësirë.

Një hënë e plotë,

Që del ditën për diell.

         Një mall, një ndjenjë, një brengë ndoshta e cila do përfundoj si një agim i lodhur, një dritë e brishtë e që shprehë pesimizmin e poetit në dashuri kur ai thotë tek poezia “Një perëndim fatkeq”:

Në sytë e tu të zinj

Shoh agimin e lodhur,

Brishtësinë e ditës

Që thyhet si qelq.

Prandaj kur të flas

Më vret

Në thellësi të shpirtit,

Moj vajzë syzezë!

          Një temë që nga pak kush është rrahur në vargun poetik, e që me mjaft mjeshtri filozofike e ve në varg Nikolla, është edhe tema mbi gjurmët e mitit dhe historisë, e që me mjaft sukses mendoj unë e ka leruar këtu në këtë buqetë poetike Nikollë Loka. Ky një përbërës shume i rëndësishëm i rrefimit të Nikollë Lokajt, miti. Një fuqi që ndoshta është përdorurë më shumë në prozë e ja sot me shumë sukses e gjejmë të gershetuar në vargun e Nikollë Lokaj. Këtë do e gjejmë tek poezitë “Plaku dhe korbi”, “Meditim mbi Rozafën”,”Miti i Europës”,”Shkëmbi i vashës”, “Hija e Zepës”, “Vdekja e hijshme”. Miti është përbërës i rëndësishëm me një funksion mjaft të fortë në magjin e të varguemit, sepse nxjerrë shumë gjëra në pah e lexuesi ato i asimilon në ndjenjen e tij.

I pari burri Hotit

Malet i drishi,

Kur u rrëzua

Në gjakun e vet.

Le të rrojë Shqipëria, tha

Edhe në frymën e fundit,

E shpirti iu ngjit

Mbi Malin e Shenjtë.

…….

Shtatë mirditas

E përgjakën ballin,

E dhimbjen për plakun

Ia dhanë gurit e lisit.

Për Dedë Gjo Lulin,

Ne vdesim,- i thanë hasmit

Dhe jetën mbi gurë e lanë

Në Shpellën e Akullit.

          Ose tek poezia “Meditim mbi rozafën” ku autori thotë:

Varrin s`ta gjetëm askund,

Veç një copë mermer

Në mes të gurëve të vjetër.

As një epitaf

Ku të shtonim një varg,

A ninullën e djalit tënd

Mbi liqenin e plakur.

….

E ajo kodër

Do të shejtërohej pas flijimit,

Pas një pabesie ndër vëllezër,

Pas një krimi.

          Një mall, një nostalgji për kohën e ikur, një ndjenjë e cila nuk mund të ikën, por mbetet në vargun e poetit, sepse për të arritur cakun duhet sakrificë kur ai thotë në poezinë e tij me titull: “Amshimi”

Linda

Në një sekondë të paemër…

U rrita

Pa numëruar ditët…

Mpreha shikimin,

Pashë një ëndërr,

U lodha

Pa e kapercyer dritën.

         E vazhdon me vargun prej nostalgjie tek poezia e etij e radhës “Kujtimet e mia” e që hyn në palcën e ndjenjave përmes vargut me një optimizëm për një të ardhme me të bardhë.

Kujtimet e mia,

Si pëllumba jetimë

Në fluturim të pasosur.

Pluhur i natës

Që shkundet,

Mbi gurra mendimesh.

Valë që ikin

Çasteve të humbura.

         Filozofia e jetës ka kuptimin e plotë në vargjet e Nikollë Lokaj. Lexuesi e ndjen ate në çdo varg mbështjellur me metaforën kuptimplote të autorit përdodurë me mjeshtri në vargun e tij. Por nga nje herë poeti shpërthen përmes lirizmit të vargut të ngarkuar me emocione, e të cilat emocione i shprehë me filozoifinë e tij të jetës dhe duke kërkuar ndihmë ndoshta edhe nga Zoti, duke shprehurë atë ndjenjën e atdhedashurisë përmes vargut të tij filozofik, si tek peozia “Për këtë Zot që u bë njeri”

Malet tona vazhdojnë të rriten,

Dhe për pak qiellin do ta prekin.

Do ta çojnë atje një gur e pak dhe,

Ku të bëhet Zoti:

Për këtë gurë që mabj në shpinë,

Për këtë qiell, përzier me tokën!

          Pra kjo është filozofia e vargut dhe e shprehjes së ndjenjes mbi jetën dhe mbi vlerën e njeriut e jetës, e le ta shofim si e paraqet në vargun e tij filozofik poeti tek poezia “Uji që(S)ecën”thotë:

Uji që s`ecën

Bëhet pellg.

Askush atij kryet s`ia hedh,

Gjithë llumin mbledh.

Mos e shih fytyrën sipër tij,

Se do ta nxijë.

          Lexuesi përmes metaforës së fortë të përdorurë për mrekulli nga Nikolla pothuja në të gjitha vargjet e tij do e ndjej dhe përjetoj këtë filozofi, por është interesant se jeta është e mbushur me plotë befasi, intriga, rreziqe të cilat janë një sprovë e njeriu e që duhet të jetë i gatitur për përballimin e të gjitha këtyre e ne e verejtëm më heret se mendimet filozofike të poetit janë të lidhura shumë ngusht me Zotin dhe se njeriu e ndjen ate dhe se për të gjitha këto gjen mbeshtje te Zoti e këtë e gjejmë tek poezia “Shpresa” kur thotë:

Për ta prekur mëshirën

Deri në frymën e fundit,

E për t`ia dhuruar qiellit,

Me urimin:

Të bëhet më mirë!

Por ecjet në leximin e vargjeve në këtë buqetë poetike të Nikollë Lokaj vazhdojnë nga lexuesi në njerën anë e në anën tjetër si duket autori është ai i cli jeton brenda ndjenjes, e mban shpresa  dhe se ai ne poezinë:”Litarit të fatit” thotë : Litarit të fatit/ do t`i ngjitet / deri te burimi. E kjo duket se është një shpresë për një të ardhme me te mirë por duke mundurë veshtirësitë.

Kush eshte Nikollë Loka

Nikollë Loka lindi në Fanë të Mirditës me 25 mars 1960. Diplomohet për mësuesi në vitin 1983. Në vitin shkollor 1987-1988 ka kryer një specializim njëvjeçar pasuniversitar në Universitetin e Tiranës. Ndërsa më vonë, në vitet 2003-2004, një specializim në shkencat humane pranë ICHEC-Culture në Bruksel, si dhe një kurs katërmujor për marrëdhënie europiane në Qendrën Studimeve Europiane në Bruksel. Fituar gradën shkencore “Master në edukim” në Universitetin e Tiranës, doktorant në proces në Historinë e Arsimit Shqiptar në Universitetin e Tiranës.

Mësues, zevendësdrejtor dhe drejtor i shkollës së mesme “Ndrecë Ndue Gjoka” në Klos të Mirditës, mësues në shkollën e mesme jopublike “Drita e Dijes” në Tiranë dhe specialist në qendrën e kualifikimit “Soal” në Tiranë.

Dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për rezultate të larta në procesin mësimor-edukativ”.

Publicist, fitues i çmimit të dytë për shkrimin publicistiko-shkencor më të mirë të vitit 1988, shpallur nga gazeta “Zëri i Rinisë”.

Analist në gazetat “Albania”, “Ballkan”, “Ndryshe” dhe redaktor i gazetës javore “Politika”.

Autor i dhjetë monografive historike.

Në letërsi

Autor i katër vëllimeve poetike:

“Njerëz që plaken udhëkryqeve” 1998, “Koha e shkelur” 1999, “Larg Atdheut” 2001 dhe  “Një hark ylberi” 2013.

Pjesëmarrës në antologjitë poetike: “Kontakt poetik” 1999,  “Antologjia-Sofra e poezisë shkodrane” -Gegnisht, vëll. I, 2012,  “Antologjia e dhimbjes-101 poetë për Ali Podrimjen” 2012 “Pesë degë trungun thërrasin” 2012,  “Antologjia-Sofra e poezisë shkodrane” -Gegnisht, vëll.II. 2012 “Antologjia Federiciana V”, Roma 2013, në gjuhën italiane.

Cikle poetike në suplementet letrare të gazetave “Studenti”, “Republika”, “24 orë”, gazetës “55” dhe “Mirdita”, si dhe në gazetën letrare “Muzgu”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Nikolle Loka, Nje hark Ylberi, Sokol Demaku

MITI I MALIT I ROVENA VATËS NË LETËRSINË SHQIPE

December 19, 2013 by dgreca

Shkruan: Sokol DEMAKU*/

Shumë akademik, historian, gjuhëtar të huaj me kohë e vite kanë rrugëtuar në vendin tonë, dhe nga ato rrugëtime ata kanë lënë dorëshkrime, të cilat përshkruajnë dhe paraqesin në mënyrë të denjë ndjenjat e tyre për vendin dhe popullin tonë.Akademiku anglez Henri Hollant i cili kaloi në vendin tonë i mahnitur nga natyra dhe bukuritë shënon tiparet dhe karakteristikat e banorëve te vendit tonë.

Liri gjatë udhëtimit të tij thotë: male me pamje të mrekullueshme, ngushtica dhe kalime të përkryera të një bote të mahnitshme, e peisazhe që asnjë shpirt artisti apo piktori nuk do mund ti paraqes apo krijoj. Këto mrekulli shtrihen njëra pas tjetrës, shfaqën mbas pyjeve larg e larg deri në pafundësinë e asaj që të kap syri. Pllaja dhe krahina të ndara nga përdredhja e lumenjëve, fushtat shtrihën nën një ngjyrë blu të ngrohtë e të qetë. Tomorri qëndron mes tyre  si një ishull blu i errët. Ai ndjek sytë e mendjes time duke më përzier të tashmen më të kaluarën…..
Malet e Shqipërisë janë të mahnitshme e përrallore.

Camille Paganel thekson: Egërsisë së këtij vendi i imponohen shqiptarët që në pjesën dërrmuese të tyre i takojnë një brumi të ashpër e të çeliktë, me një fytyrë të rreshkur, me një vështrim tejshpues, luftëtar trima e me instikte të tmerrshme. Bukuria maleve shqiptare trondit burrat, ndërsa eleganca shtang femrat.E reja Rovena VATA në studimin e saj monografik “Miti i malit në letërsinë shqipe” element dominant ka përfaqësimin e çdo cepi të Shqipërisë në aspektin gjeografiko- letrar që nga Veriu e gjerë në Jug me malet tona legjendare të cilat janë edhe themeli apo baza e këtij studimi e që edhe në të kaluarën këto male kanë qenë objekt studimi si u përmend më lartë nga shënimet e autorëve të huaj vite me parë.

Puna e kësaj studiueses të re të studimeve letrare dhe antropologjike në këtë fushë duhet përgëzuar dhe mendoj se kjo është një nismë e mirë e institucioneve tona që të përkrahen talentet e rinjë të cilët kanë mundësi ti japin shkencës sonë atë çka e meriton dhe ka nevojë për të.

Deri më sot nga shumë punime të autorëve të huaj që janë bërë në këtë drejtim, unë do ndalem dhe përmend në këtë aspekt dijetarin tonë të shquar profesor Eqrem Çabej (1908-1980), i cili që në vitin 1939 do na jap një pasqyrë të shkurtër, por duhet të them shumë të qartë, të mitologjisë sonë popullore shumë të pasur. E tani këtë me punën e saj madhore ka vazhduar e reja Rovena VATA, me punimin e saj shkencor “Miti i malit në letërsinë shqipe”.

Doket, adet dhe zakonet e caktuara, këto veprime magjike lidhen në shumicën e rasteve më jetën e malësorit tonë më stinët e motit, më festat e ndryshme, më ditë të shënuara, më kohën apo pjesën e ditës, por çka është më e rëndësishme ato lidhe më objekte dhe vende të caktuara. Është e njohur se disa adete apo rite bëhen në pranverë e të tjerat në vjeshtë, disa bëhen të martave e të tjerat të premteve, disa para dreke e ca pas dreke, është interesant se disa zakone apo rite lidhen me një vendbanim, të tjerat me një kodër, me një mal, apo lis, me varre apo vende të shenjëta ose te respektuara e kjo është ajo magjikja e tyre.

At Gjergj Fishta

Randsija e Folklores komtare.
Kushdo nieri i leters e i kalemit, e qi të jetë i zoti me perftue në mende të vet idén «Atdhé», kupton mirfillit randsín e madhe qi per kóm ká në vedvedi të mbledhunt e «folklorës» së tij komtare.
«Folklora» âsht pasqyra e kthjelltë e psihes së komit; âsht rrasa mermerit, më të cillen historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujvet; asht cehja e pashterrshme e gjuhsís e e letersís komtare.

«Folkloren», po, do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historín e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhè pa tê komi jetë nuk ká; «folklores» do t’i siellesh, po deshte me shtue pasunín e gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me frazeologí shprehsore, me shembulltyra të gjalla, dramatike; në «folklorë» prap ké me ndeshë më type mâ të nalta, më karaktere mâ të forta, e më motive mâ t’ardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrës komtare.Kjo vepër mongrafike është e ndarë në tetë kapituj, të cilët pothuajse autorja rrugëton në kohë dhe vite me temën të cilën ajo ka zgjedhur ta trajtoj në monografinë e saj.

Do marrë pikënisjen në kohën e Lekë Dukagjinit me mitin e malit në Kanunin e Lekës duke vazhduar me traditën e malit në letërsinë e vjetër në kohën e Buzukut, Budit e Bogdanit, e do e trajtoj këtë mit si ai është realizuar në kohën e letërsisë romantike tek ne shqiptarët, pa i mbetur borxh romantizmit të shek. 20 me malin, malësorin dhe mitet e Fishtës, për të bërë një retrospektivë mjaft të thuktë me Kodin, Malin dhe Kanunin e Ernest Koliqit, por duke vazhduar me kohën migjeniane dhe ikjen e mitit të malit dhe fundin e romantizmit, për të kaluar te “Mali pa kod” i Martin Camajt  me “Mali si dhimbje” dhe “Mali si fatalitet” dhe duke përfunduar me rikthimin e  mitit të malit në letërsi në kohën e realizmit socialist tek ne.

Por është me vlerë edhe literatura e shfrytëzuar nga autorja në punimin e kësaj monografie sa voluminoze po aq edhe me vlera. Figurat mitologjike, të cilat në trojet tona dhe në popullin tonë janë aq të shumta janë shfrytëzuar me mjaft mjeshtri nga pena e saj, duke u nisur nga gjithë krahinat tona gjeografike në kohë të ndryshme, të cilat secila në regjionin e  tyre ka specifikat e veta, por duhet parë këtë edhe në aspektin se edhe individi si qenie ka veçoritë e tij në botën e tij vetjake në sferën e mitologjisë.

Kur lexuesi i hynë leximit të kësaj monografie ai do mishërohet me të dhe se nuk ka mundësi që për asnjë moment të ndahet nga leximi, sepse tematika e shtjelluar është ajo që atë e magjepsë dhe nuk e lejon të ndahet nga leximi dhe studimi i brendisë dhe përmbajtjes së monografisë. E këtu ai do bindet në atë se mitologjia është një minierë e pafund, në të cilën nuk ka të sosur xehja e cila hulumtohet, nxirret dhe përpunohet.

Pra Rovena i ka hyrë një punë serioze për të dhënë një pasqyrë sa më të plotë të mitlogjisë sonë, por realiteti është se duhet kohë dhe punë voluminoze sistematike hulumtuese si kjo e saj në terren, sikur veproi e reja Rovena VATA me gjithëpërfshirjen e trevave tona në njërën anë dhe në anën tjetër duke u mbështetur edhe në literaturën ekzistuese nga lashtësia gjerë në ditët e sotme.

Ky është ndoshta një inspirim që në të ardhmen të bëhet edhe me në këtë drejtim e ndoshta duhet një punë konkrete për mbledhjen dhe përpunimin e botimin e botës sonë mitologjike e cila në bazë të të dhënave është mjaft e pasur dhe po të hulumtohet si duhet do shihet se në popull është e ruajtur me fanatizëm deri më sot. Por, pra po shihet se brezat e rinjë kanë forcë dhe guxim që ti hyjnë një pune të tillë me vlera kombëtare si Rovena VATA me materialet e punuara dhe të hulumtuara fragmentare, të cilat i ka sistemuar dhe botuar në monografinë e saj studimore “Miti i malit në letërsinë shqipe”, pra duhet të themi se edhe ne kemi njerëz të aftë në mbledhjen, hulumtimin, përpunimin, interpretimin dhe studimin e folklorit tonë dhe lëndës folklorike dhe aq më tepër të saj letrare në trojet tona.

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.

Fjalë e urtë filozofike shqipe

* Recension mbi studimin e monografisë së Dr. Rovena VATA

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: miti i malit, Rovena Vata, Sokol Demaku

”NJË DIELL TJETËR” I VASO PAPAJ

November 28, 2013 by dgreca

Nga Sokol DEMAKU/

 -Buqetë poetike e Vaso Popaj, botuar nga Shtëpia Botuese “Eugen” Tiranë/

  -Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjëndje të marrë.   (Albert Anjshtajn)/

Nëse njeriu do bënë një rrugëtim në retrospektiv në buqetën peotike, të Vaso Papaj, ”Një tjetër diell”, lexuesi bënë një ecje në kohën në të cilën poeti eci kryelart dhe i pamposhtur nga vitet, më të cilin rrugëtim dhe ecanake mundi të shoh, të ndjej dhe të vlerësoj qeshtje themelore të jetës së njeriut, në situata dhe kushte jetese të ndryshme. Në vagun e tij ai ka rezervuar një hapësirë të gjerë, të jetës me baticat dhe zbaticat në skenat e përditshmërisë sonë.

Vëllimi poetik “Një tjetër diell” është libri i radhës i autorit Vaso Papaj.

Ky vëllim me lirika vuajtje, dhe mjerimi të skajshëm vjen si pasqyrë e artit krijues të tij, ku e përballë me lexuesin dramën bashkëkohore të bashkëkombasëve tanë të përshkruar me mjaft mjeshtri prej krijuesi të vargut. Krijimet ndërthuren me ndjenjën e shpirtit për realitetin e  kohës në të cilën jeton autori.

          Guximi në jetë shpesh është një spektakël më pak dramatik se sa guximi i një moment final, por nuk është më pak një përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe e tragjedisë. Njeriu bën atë që duhet pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga pengesat rreziqet dhe presionet dhe kjo është baza e të gjithë moralit. Guximi është qëndresa ndaj frikës, mjeshtëria për ta kontrolluar atë, dhe jo mungesa e frikës.   (Mark Tuein)

Poezia e Vaso Papaj është një ndjenjë e shpirtit e shprehurë në vargje me plotë ndjenjë dashurie njerëzore dhe me mall për jetën.

Sesi më erdhe ashtu papritur,

S`e di ç`të solli, vërtet s`e di,

Kur gjumi befas më kish dremitur,

Natën  më ndrite si një qiri.
Kështu shprehet autori tek poezi “Poezi e vonuar”.

Imagjinata prej poeti me frymëzim dhe ndjenjë patriotike Vaso Papaj e bënë aq madhështor sa njeriu në vargun e tij gjenë ate që shumë kujt i mungon në jetë, ndnjenja e atdhedashurisë, ndjenja për gjuhën, kombin, të cilat duhet të jenë sublime.

Ai në poezin e tij “Më kot në mesnatë” bënë një sheti gjeografike deri në Azi, por do ndalet në Stambollin Europian ku aty do kërkoj Naimin dhe ai do bisedojë me reliket e mbetura nga koha e Ti, por asesi ai të gjejë një përgjigje se ku mund ai ta takoj Naimin.

“E shkela me këmbë Stambollin e vjetër,

Kalldrëme, hotele dhe prapë s`po të gjej.

Ky vend ka parë sulltanër dhe mbretër

Po unë veç një mbret dua, ty Naim bej.

E poeti vazhdon me buqetëne  etij poetike ku zë vend edhe një mortaj e cila  është prekur nga të gjithë poetët e të gjitha kohërave duke u nisur nga Rilindja e deri me sot, por ndoshta kjo ka gjenezën edhe me herët, e është fjala këtu për mërgimin, i cili le vragë edhe në jetën e poetit Vaso Papaj. Është shumë brengosëse për poetin kjo brengë, kjo sëmundje që duket se është për ne e pashërueshme dhe shumë e kushtueshme me pasoja. Këtë e shprehë në përjetimin e tij në poezinë “Katër vjet në dhe të huaj” kur thotë:

“Ulur në tryzën pranë

S`ishit djem, por ishit yje

Nga larg ardhur me babanë

Gjuha u ish lidhur nyje.

Katër vjet në dhe të huaj,

Si s`mësuat dot një fjalë.

Një cicërim`të vendit tuaj

Prindërit kurrë nuk do t`i fal.

Pra ky është realiteti në të cilin jeton autori së bashku me bashkëkombasit e tij edhe në ditët e sotme, e vraga vazhdon dhe mbetet pjesë e jetës së njeriut tonë.

Êndërra dhe poezia janë një, kur kemi të bejmë me këtë vuajtje të kohës sonë kur autori thotë tek poezia: “Gurët”ku përdorë sintagmën “u bënë gurë” që ka kuptimin se ata shkuan nga jeta në aspektin figurativ pra.

Ikën djem, u kthyen pleq,

I kish lodhur udhë e gjatë

Sapo mbërritën te përroi,

U bënë gurë e mbenë në paqë.

Sipas tij nga përjetimet e kaluara mbetën vetëm përjetimet dhe parafytyrimet si ëndërra për vitete e shkuara:

Vite shkuan, atje mbenë

Udhëtarë, ai shikoni?

Tok me ta pini kafenë

E me lule i mbuloni.

Ose kur në qiellin e zymt paraqitën retë, në të cilat poeti sheh vuajtjet, mallin dhe ndjenjat e mërgimtarëve, të cilat paraqesin portretin e mërgimtarit e që trazon shpirtin e nënëlokes dhe trazojnë lotin në syrin e saj, i cili rrjedhë rreke sikur shiu nga lartë e as çatia nuk e mban, ku këtë autori e përshkruan për mrekuli tek peozia “Retë” kut thotë:

Hapu qiell, dërgona retë,

Le të vijnë dhe me vërtik!

Sjellin derte mërgimatri.

Nuk i sheh?…Pikojnë çatitë.

………………………….

Nuk është shi, por lot do jenë,

Do hap gjinë e t`i mbaj brënda.

Kur të vijnë çati të ngrenë,

Do ti kenë aromë nga nëna.

Pra sa duke autori posedonë një bagazh të duhur të stilistikës letrare dhe bënë me mjeshtri dehsifrimine të së kaluarës me ate të sotmen dhe ai është aktual në ritmet e jetes bashkëkohore.

Por edhe lirika e dashurisë në këtë përmbledhje zë një vend të rëndësishëm ku autori me vargun e ti prej mjeshtri të hollë të fjalës së shkruar nxjerrë në pah idilën e cila më shumë kujdes dhe ndjenjë është kultivua këtu. Dhe autori tek poezia “Parajsë dhe qeli” thotë:

Tek ajo më çuan këmbët,

Portës në mesnatë trokita.

Erdhi me një frymë, ma hapi

Dashurinë në krahë e ngrita,

Më ka lënë pa gojë gjithnjë,

Është parajsë, por edhe qeli.

Dashuria për autorinë është e shenjtë, është diçka e madhe në jetë, të cilën duhet ruajtë, kultivu sepse ajo është arsye e jetës së njeriut. Këtë më së mirir lexuesi e vëren tek poezia:

“Ti”.

Je mendimi im i parë:

Tingulli zgjues çdo mëngjes

Je e fundit dashuri:

Puhizë mbrëmjeje, që më ndez.

Je arsyeja më e thellë e çdo hapi që unë hedh.

Apo atëhere kur terri shuan gjurmët që trazojnë shpirtin e këtë e ndeshim tek poezia “Më mungon” kur autori shprehet fiugurativisht duke thenë:

Më mungon,

Kur terri shuan gjurmët nëpër gurë,

Kur dielli valët detit ia përkdhelë.

Poezia dhe ndjenja përbëjnë një subjekt të përbashkët dhe të veçantë, sepse autori posedon një përvojë të pasur të vargut dhe është ai i cili përjeton vargun dhe ate që vargu shprehë, sepse ai vet ndjen ritmin e jetës në vargje dhe baticat e zbaticat që e përcjellin ate kur ai thotë:

Më mungon,

Në shikime, në buzëqeshje, s`të kam gjetur

Në biseda lënë përgjysëm, më mungon

Në grukën time si një nyje më ke mbetur,

Bëj të të gëlltisë e kurrë poshtë nuk më shkon.

           Jeta është me shtigje të pakalueshme dhe se këto e bejnë sa inetersante dhe magjike ate sepse ajo e cila jetën e bënë të embël dhe me plotë kuptim është dashuria e këtë e gjemë tek poezia “Venstrehimi im”

Në ato netë të ftohta me hënën kallaknisur

Kur s`dihej në të gjente në shtrat ndonjë agim

Në gjoksin tënd të zhytur, me heshtjen nanurisur

Të thosha lehtë te veshi: Je vendstrehimi im.

Por poetët janë gjithëmonë ata që ngrisin zërin kundër çod padrejtësie, duke aluduar në një jetë më të mirë dhe të qetë. Por filozofia e Vaso Popaj është shumë interesante dhe se si duket ai ka besim në zotin sepse shumë njerëz janë të mishëruar në te dhe kërkojnë ndihmën dhe shpërtimin atje, dhe se si duket edhe kjo ka anën e saj pozitive me vlera të larta morale për jetën në kushtet e veshtira, e këtë do e gjemë me një pershkrim filozfik tek poezia

“Një SMS zotit” kur njeriu nuk gjenë shpëtim apo rrugëdalje nga vështirësitë ai është në gjendje të filozofoj dhe të kërkoj një zgjidhje apo shpëtim edhe tek Zoti e ku autori shprehet kështu:

Në SMS po të dërgoj,

S`e di o Zot, në të arrinë?!..

Në do të më bëje me pushtet,

Ta hidhja tej  këtë varfërinë.

Besoj, ta meritoj vërtetë,

Radhëve lodhur një jetë.

Lirika e Popaj e ka në brendin e saj universin i cili buron nga jeta e përditshme, nga jeta e njerëzve të rëndomt, ajo filozofi të cilën me mjeshtri prej një vargëtari bashkëkohor dhe një vargëtari të rryer ky di ta vë në jetë dhe ta përshtatë në kohë dhe vend të caktuar duke i dhënë lexuesit një peisazh aq aktual për ate çka ai rrefën në vargun e tij. Kjo filozofi ka burim në jetën reale të përditshme të njerzve të rendomt dhe se prap këtu na vjen në shprehje ajo ndjenja që autorin e lidhë me Zotin si njjë shpëtimtar të vegjëlisë nga vuajtja. Por pa lanë anash brengën që në fillim e potencuam e që është temë boshte e shumë vargjeve në këtë buqet poetike pra mërgimi, por lidhur me atë idlinë vendëse. Këtë e pasqyronë në mënyrë relae te peozia “Emigrant në tokën time” ku thotë:

Unë do të rilind sërish një pranverë,

Po qen rrugësh kurrsesi, asnjëherë.

Ndoshta lind pulëbardha përmbi detin blu,

S`do t`i harroj asgjë, nga kjo botë këtu.

…………………

Dhe do të jem me ty prapë, sa Zot të ketë,

S ` do kem frikë se bie jo, të dytën jetë

S`do të jem gjethe, që kthen faqen nga fryn era,

Emigrant në tokën time, por me vlera.

Të gjitha krijimet e Vaso Popaj në këtë vëllim poetik i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e njeriut të ri për ta transformuar të keqen me të mirë, vuajtjen në lumturi, robërinë me lirinë. Ai kështu e përshkruan këtë në vargun e tij tek vjersha “Emigrant në tokën time”:

Po, po do të rilind sërish, o miku im,

Vetëm ti e njeh aq mirë at`”vesin” tim

Dhe kësaj radhe, dije do të jem po ai,

I përndezuri ylber, kur bie shi.

Në tërsi në  këtë buqetë poetike autori shpreh ndjenjën dhe mllefin e tij por edhe pesimizmin në ate që ka perjetua dhe perjeton dhe se nuk gjen apo më mirë të themi nuk shef një dritë ”në tunel” e cila dritë do jepte shpresë dhe vullnet për jetën.

Dhe ashtu nga ai deshprim ai dëshiron që të jetë me diellin në vargun e tij, dhe se nuk e do atë “Lirinë gabele me lloj-lloj ngjyra” e ai shprehet keshtu në poezinë e tij ”Kënga e nomadëve”:

Sa zhytet dielli, vjen e më kërkon

E dorë më dorë më shumë të ndjej.

Vallë nga i merr ato fjalë që më kon?

Se unë mbi to më majltë nuk gjejë.

…………………………………..

Lirinë gabele me ngjyra-ngjyra.

A ka vallë liri me xhepa bosh?!…

Lirinë që paska aq shumë fytyra,

Lirinë që qenka veç për kodosh.

Këtu do ndalem tek poezitë që përmbajtja është e lidhur më kohët dhe ngjarjet më tragjike të kohës sonë bashkëkohore, kohës së ndryshimve dhe kohës së zhberjes së shtetit, mjerimindhe vuajten që edhe sot e kësaj ditëështë aktuale dhe këta njerëz përjetojnë.

Është ky moment dhe kohë që prek ndjenjat e autorit, është gjendje e cila lenë vragë në penën e  tij dhe në vargune e tij duke përshkruar ndryshimet që erdhën, pro të cilat ndryshime nuk bënë ate që ky popull priti, por edhe sot vazhdon “ Dhe ja, aty tek plehrat, i njejti burrë me zhele” këtë do e gjejmë tek poezia e tij me titull “Një tjetër diell” nga edhe përmbledhja mori emrin dhe ja se çka lexojmë në vargjet e saj:

Mëngjeseve e shoh, sa meken dritat e neonit,

Kur asnjë bar i vetëm qepenat s`i ka ngritur.

Makina e plehrave zhurmon me zërin e demonit,

Spërkat asfaltin boti, me copa jete ngjitur.

………………………….

Afrohem trotuarit, kërkoj ta përshendes,

Përkulet në kazan dhe plehrat nis trazon.

E njoh atë shumë mirë, dikur flisnim serbes,

Po sot nuk di nga vjen, nuk di as ku po shkon.

Por është shumë inetersant se në filozofinë e vargut të ti na paraqitet edhe besimi dhe  mos besimi në Zot, por kemi edhe ata të cilët janë të misheruar në te.

Sipas Biblës, frika ndaj Zotit është një koncept pozitiv, por edhe adhurimi ndaj tij, një ndjenjë e thellë konsiderate ndaj krijuesit të botës e këtë e thekson në vjreshën e tij më simbolike me titull „Zot, je akoma mbi qytet” ku autori thotë:

Cngjyroset nata si një albatros gjigant

E vidhet ngadalë me flatra

Përgjatë Autostradës.

Po zbehen si me drojë

Sytë e verdhë të shumëkatsheve,

Ngordhin dritat e përkulura të rrugëve,

Të lodhura nga puna e natës.

………………….

Ndoshta nga terracat e kateve shtatembëdhjetë,

Me kopshte si parajsa vet,

Ka mbetur, në një qoshe Zoti e na shikon.

S`e di, ndoshta dhe na përgjon,…

E di Ai, që në këto rrugë, qielli nuk shihet më?!…

Do të jetë e fundit vepër e artit modern,

Pasuria mbyt lirinë…Edhe qiellin e rrëmben…

Dhe do e përfundoj këtë shkrim timin për vargun madheshtor të mikut dhe poetit Durrësak, Vaso Popaj me këtë fjalë të urtë filozofike shqipe:

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte

dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm

nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: nje diell tjeter, Sokol Demaku, Vaso pashaj

NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (3)

November 3, 2013 by dgreca

Një ujdhesë e re/

 Ne foto: Ura që lidhë Kalmar me Öland/

NGA ROVENA VATA & SOKOL DEMAKU*/

  Aty afër qyteti Kalmar  por ne det shtrihet ujdhesa Öland…

Öland ndryshe e thërrasin ujdhesa e diellit dhe erës, përndryshe është kjo një rafsh, pra një ujdhesë në rrafsh ku ka erëra të forta dhe me shumë rreze dielli se në çdo pjesë tjetër të vendit. Edhe bregdeti i saj e benë Öland një vend mjaft me popullaritet që njerëzit të kalojnë pushimet e tyre të verës këtu. Është karakteristike se në ishull gjatë sezonës së dimrit jetojnë për afërsisht diku 25 000 banor, ndërsa në sezonë të rendomt vere në ishull mund të ketë diku mbi 2 milion turist.

Në të dy skajet e ishullit ka nga një Fener deti. Ai në veri quhet Feneri i Erikut të gjatë, ndërsa ai në jug quhet feneri i Janit të gjatë.

Në vjeshtë zona ajrore për rreth Fenerit të Janit të gjatë është e populluar me shpendë. Shumë shpend shtegëtare pushojnë këtu para se të marrin rrugën për ne vendet e ngrohta në jug. E njejta gjë ndodhë edhe kur ato kthehen në pranverë në Suedi. Valët e detit hedhin në breg shumë peshq me të cilët do të ushqehen shpendët shtegëtare para se të marrin udhëtimin e gjatë vjeshtor. Era këtu është një motor që ve në levizje shumë çka dhe syri i njeriut has në vdo vend Mulli ere. Njeriu këtu në këto vise të njejtit i ka përdorurë për bluarj drithërash  buke në kohët e shkuara. Krahët gjigant të mullinjëve i vente në lëvizje era e fuqishme dhe ata rrotullonin gurët e mëdhenjë të mullinjëve të cilët thyenin kokrrat e drithërave dhe i bënin miell.

Por sot këtu njerëzit nuk ndërtojnë më mullinjë ere por ata në këtë fushë të gjëre ndërtojnë Centrate elektike me fuqi ere për prodhim të energjisë elektrike në ishull e këtu sot ka mbi 40 sish në veprim.

Öland është e njohur edhe me prodhimin e luleshtrydheve, e këte ia mundëson klima, pra dielli dhe lagështia e bollshme në këtë vend.

Öland është parajsa e Suedisë dhe suedezve. Këtë ishull e bënë të njohur Ura  mbi det, flora dhe fauna e saj, mullijt e erës që ishin atraksion një kohë në këtë vend, qytet e saja të lashta me arkitekturën e tyre, gurët gelqeror në çdo cep të saj, me një karakteristikë të veçant se këta gurë gëlqeror janë përdodurë në ndërtimatri thuajse në gjithë vendin. Me një florë mjaftë të pasur e sidomos me Arkaide të cilat këtu janë ndër lulet më të kërkuara dhe me të pëlqyera. Këtu është edhe Villa Mbretërore e pushimeve verore të familjes Mbretërore suedeze e ngritur në vitin 1906, që eshtë mjaftë e vizituar gjatë gjithë vitit nga turistë. Mullijt e erës të ndertuar nga një still i veçant krysisht me dru janë një atraksion i vertetë i Ölnad edhe sot e që mendohet të jnë diku mbi njëqind sosh në këtë ujdhesë. Qytetet me karakteriste dhe joshëse për vizitoret janë Färjestaden, Borgholm.

Borgholm është qttit i vetëm në ishull, ku pran tij qendrojnë muret e qytetit të lasht mbi 200 vjet, që në atë kohë ishte shkattërua nga zjarri. Në sezonëne  verës në germadhate  qytit antik organizohen koncerte verore. Por nga Borgholm nuk është larg as Rezidenca Mbretërore në Solliden ku Mbreti dhe Mbretëresha kalojnë pushimet verore dhe se kjo rezidencë vizitohet edhe nga turistët të cilët kalojnë pushimet në ishull.
Öland është ishulli i dytë më i madh i Suedisë dhe Provinca më e vogël. Oland është e vendosur në lindje të Detit Baltik dhe krahinës Småland, nga e cila është ndarë nga ngushtica Kalmar. Ishulli është që nga viti 1972 i lidhur me kontinent nëpërmjet Urës Öland. Ndërtimi i urës Oland ka fillua në janar në vitin 1968.
Ura Öland u inaugurua në 30 shtator 1972.

Öland është gjeologjikisht një ishull shumë i ri. Ishulli është i përbërë nga gurë gëlqerorë dhe janë gjeologjikisht aq të ndryshëm nga gjeologjia kontinentale e  Småland. Portet dhe shumica e ndërtesave janë në anën perëndimore të ishullit për disa arsye, duke përfshirë pozitë më të mbrojtur dhe kontakteve me kontinent e me qytetin Kalmar. Fillimisht ka qenë zgjidhja më e rëndësishme përgjatë bregdetit lindor të ishullit, me Köping në anën perëndimore si vendi kryesor gjatë mesjetën e hershme. Banorët e Öland e kishin të ndaluar më vonë që të angazhohen në tregtinë, por e gjithë tregtia e tyre duhet të kalojnë nëpër Kalmar.
Nga 1569-1801, i gjithë ishulli Oland ngritur si kopsh mbretëror dhe u bë  ngritja e parkut të gjuetisë së Mbretërisë suedeze, që është, një park gjuetia mbretërore.
Kur qyteti i Borgholm u ndërtua me dekret mbretëror në 1816, ajo u bë një ringjallje e tregtisë në Öland dhe të lundrimt të anijeve.
Kur Ura mes Kalmar dhe Öland u përurua në vitin 1972 duke i dhënë fund shërbimit të trageteve në mes të qytetit Färjestaden në Öland, me Kalmar.

Në Ölande që ka kohë jeton dhe vepron patrioti, poeti, përkthyesi, shkrimtari, leksikografi i njohur shqiptar sadulla Zendeli Daja, cili me dashamirësi flet dhe thot:

Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë, duhej të punësohesha.Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Më tepër e kam zgjedhë si një ishull shqiptar, se kështu e paramendoja. Edhe shenjëtorja Birgita e ka kështjellën këtu. Ajo, kur ka shkuar në Itali, e gjeti një ishull si Ölandin dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull, aty afër shtëpisë verore, mbretërore. Motivi ka qënë se, duke qenë larg Atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesëshëm ose ai i plotë. Ajo, që brengosë çdo njeri, në rrethanat e jetës jashtë atdheut, është ruajtja e gjuhës. Mendoja se detyra e seicilit intelektual ishte t´u ndihmonte shqiptarëve në mërgim.

Këtu është një nga urat më të gjata në Europë. Ky ishull më solli frymëzime… Siç e thashë më lart, Ölandin më tepër e kam zgjedhur si një ishull shqiptar. I pata thënë vetës: Unë do të shkoj në një ishull. Deti Balltik është i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujëdhesa ime dhe e Shqipërisë sime. Ky ishte mendimi im. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime… Këtu është jeta ime dhe shtëpia ime, në Fërjestaden. Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur, ku u shkruajtën mijëra fjalë shqip.

Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë.

Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje, duke më çuar në pllajet nordike të Suedisë. Kam prekur tokën e ftohtë, me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohen.

Bregdet me rerë të cekët apo vendeve gurore të thella, trotuar gëlqeror ose pyje të dendura e të gjelbërta, arti modern apo klasik, zejtari, këto janë karakteristikat krysore të Öland dhe kësaj oaze magjike e cila shtrihet pra në pjesen jug-lindire te suedisë. Pastaj në fshatrat e këtushme me varre Vikingësh, kopshteve zoologjike ose edhe ambiente joshëse për të huaj dhe turist dhe fëmijë. Pra diçka në  Öland për shijen e të gjithëve. Bimësia në pyje, livadhe dhe në kënetë, shumë tëheqëse për fëmijët që duan të luajnë në breg ose në qoftë se ju doni të hidhen në ujë menjëherë, pastaj arti dhe vepra artizanale për të gjitha shijet, historinë suedeze dhe skandinave dhe argëtuese nga kopshte dhe në klub nate.
Tërë rajoni i Mbretërisë së Krystalt dhe rajoni i qytetit të lasht Kalmar lidhen nëpërmjet urës së bukur në tokat jugore dhe pastaj rruga vazhdon  deri në veri, edhe me provincat lindore të vendit. Dyqanet, kampingjet, hotelet ose bujtinat, në të dy anët e ujdhesës fushatë e rërës, fushat madhështore të golfit, vendet arkeologjike, kalerime me kual të vogjël, patatet karakteristike të ketyre anëve, kjo është e gjitha atje!
Është interesant dhe duhet të thuhet se me siguri edhe dielli ka zgjedhur Öland si në peizazhin e tij të preferuar suedez në nxehtësi dhe me dritë. Këtu është dielli, dhe ditët janë të ngrohta. Këtu rëra është e bardhë dhe deti ka ngjyrë blu që ai i jep një gjallëri jetës, natyrës në Öland, benë këtë vend edhe më tërheqës për vizitorët e sidomos për ata të cilët janë për herë të parë në këtë ujdhesë.

*            Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU

 

 

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: ne veriune larget, nje udhetim magjepes, Rovena Vata, Sokol Demaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 19
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT