• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rovena Vata, Vajza me origjinë nga Hasi, gazetare, pedagoge, studiuese, albanologe

July 3, 2016 by dgreca

Histori suksesi nga Dr.Liliana Pere /Njihuni m e Dr, Rovena Vata/

Motivi i punës dhe jetës se Rovena Vatës  është: Ndryshimi midis shkollës dhe jetës i cili sipas saj është:“Nëse në shkollë të mëson dhe pastaj testohesh, në jetë testohesh dhe pastaj mëson”, shprehet e reja.

“Mua me dhemb shumë kur dëgjoj se një vajzë nuk ndjek universitetin pasi, të edukosh një femër do të thotë të edukosh një shoqëri’’.Dr. Rovena Vata një  vajzë e re ne moshë dhe nje emër i njohur në Shqipëri, në rajon dhe më tej.

Rovenën e gjejmë me studimet e saj, për letërsinë shqipe në revista shkencore ndërkombëtare si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Slloveni, Rumani, Itali, Suedi, Kanada dhe SHBA.

Vajza me origjinë nga Hasi, plot botë, jetë e ngjyra, ku buzëqeshja e saj rrëzellitëse pasqyron shpirtin e saj plot mirësi, vështrimi i qartë dhe fjala e saj plot argument, tregojnë një pavarësi  të formimit të saj të shkëlqyer, pontencial  intelektual.

Ambiciet e saj pozitive, natyra e saj studiuese dhe e palodhur,  të bëjnë te ndalesh dhe të mendohesh  për  këtë vajze të re plot aspirata.

     Rovena Vata njihet si gazetare, koordinatore, pedagoge, publiciste, studiuese dhe albanologe.

    Rovena është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në fakultetin Histori-Filologji për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në vitin 2008.

     Më pas ajo përfundon po në këtë fakultet studimet e saj Master i Shkencave në specialitetin: “Letërsi të Përgjithshme dhe Letërsi të Krahasuar” ku i përfundon ato me “Medalje të Artë”, në vitin 2010.

Është doktoruar në shkenca letrare dhe antropologji juridike me temën: “Miti i malit në letërsinë shqipe”, duke u bërë kështu doktore shkencash më e reja në Shqipëri, në vitin 2013, ku moshatarët e saj ndoshta nuk kishin filluar akoma universitetin.

Lidhjet e Rovenës me studimin dhe mësimdhënien janë të pandara, siç edhe ajo na tha gjatë intervistës së saj.

Ajo nuk arrin t’i ndajë nëse e cilëson veten më shumë studiuese apo pedagoge, nuk arrin të ndajë dot se cila është primare për të, ku duket se shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën, meqë mësimdhëninën e ka filluar që në moshën 18 vjeçare dhe deri tani që po flasim.

 Kurse studimet e saj janë të vazhdueshme sa herë është e ftuar nëpër konferenca apo sa herë mund të jetë e frymëzuar ose e shqetësuar për ndonjë çështje apo figurë të studimeve shqiptare.

    Rovena Vata është pedagoge që prej vitit 2010 në Shkencat Gjuhësore, Shkencat e Komunikimit, Drejtimit në Arsim dhe Metodikës së Kërkimit Shkencor në universitete brenda dhe jashtë vendit.

Punon në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë, që prej vitit 2011, si Kryetare e Degës Mësimore dhe Zhvillimit të Kurrikulave. Që në tetor të vitit 2015 është Kryeredaktore e revistes International Journal of Social Sciences & Humanities (IJSSH) për studimeve anglo-amerikane në Maqedoni.

Është përzgjedhur në borde drejtuese të revistave shkencore–akademike si në: Alternativa (Slloveni) në vitin 2014, Anglisticum (Madeqoni) në vitin 2013, Global Challenge (Akademia Diplomatike e Shqipërisë) në vitin 2014, Dituria (Suedi) në vitin 2012, Kuvendi (SHBA) në vitin 2011,  Mirëdita (Tiranë) në vitin 2014.

Rovena Vata konsiderohet nga kritika si kërkuese e specializuar për raportet dhe kushtëzimet midis letërsisë dhe traditave gojore, folklorike, etnologjike, etnojuridike etj, në këtë proces formimi ajo ka marrë dije në disa disiplina teorike e praktike, si antropologjia juridike, kulturore e sociale; mitologjia; folklori vendës dhe i popujve fqinje.

    Gjatë bisedës më të të bie në sy me kërkesat e larta që ka ndaj vetes, kur flet me pasion dhe mendim të pavarur.

    Në periudhën prej studimeve të shkallës master deri në përfundimin e mbrojtjes së doktoratës

Dr. Rovena Vata ka marrë pjesë në rreth 70 konferenca, evente, seminare, simpoziume ndërkombëtare e kombëtare, me kontribute shkencore të sajat; si dhe ka botuar artikuj të shumtë në revista e periodikë të specializuar për kërkime antropologjike e letrare.

    Ka botuar dy monografi shkencore tepër të vlefshme për studiuesit dhe studimet shqiptare siç janë.

    “Miti i malit në letërsinë shqipe”, (botuar në vitin 2013).

    “Urë fjalësh midis letërsisë dhe anropologjisë”, (botuar në vitin 2015).

Ka marrë dy çmime të rëndësishme viti për studimet më të arrira si atë në: Çmimi vjetor i gazetës “Nacional” në letërsi, Tiranë, Shqipëri, 06.03.2016.

    Çmimi për kritikën më të mirë “Faik Konica”, në Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan, 2015.

    Është e certifikuar në qendrat më të mira të formimit dhe trajnimit si:

    Lidership (në vitin 2014), Menaxhim i Burimeve Njerëzore dhe Administrimi Publik (në vitin 2014), Gjuha e trupit dhe arti i negocimit (në vitin 2016),

Teknika e të mësuarit efektiv (në vitin 2012), Stresi dhe menaxhimi i tij (në vitin 2010), si dhe në Psikologjinë pozitive (në vitin 2011).

Ka bashkëpunuar me projektin: “Arsimimi i të Rriturve në Shqipëri”, (Adult Education in Albania), PARSH (në vitin 2010), me Shoqatën: “Në dobi të gruas shqiptare” (në vitin 2010), me “Institutin e Promovimit të Vlerave në Gjuhën Shqipe”, (në vitin 2010), më Shoqatën: “YVCA”, ( në vitin 2005), më shoqatën për të rinj “Adra”, në vitin 2003, me qendrën Small Kindess (në vitin 2009).

Ndiqeni bashkebisedimin:

Pyetje: Kush ështe Rovena për njohje më të gjerë tek lexuesit, nga vjen, kush është familja e saj? Impresionet ju lutem për vendlindjen tuaj?

Rovena Vata: Jam nga Hasi, por e lindur në B. Curr. Hasi është një qytet i vogël, që mbart në vetvete elemente të shumtë historikë dhe etnografikë, po ashtu të frymëzon të vargëzosh ëmbëlsinë dhe romancën që të shkakton ky vend.

Shpeshherë ky vend më mrekullon, njëlloj si pikturat e freskëta dhe plot pasion të Edward Lear-it.

Studimet fillore dhe shkollën 8-vjeçare i kam kryer në Helshan në shkollën “Sali Hajdari”, dhe ato të mesme në gjimnazin “Havzi Nela”, për pedagogji dhe psikologji në Kukës e më pas erdha në Tiranë, ku vazhdova më tej studimet e mia në vitin 2005. Familja ime përbëhet nga prindërit, motra dhe vëllai. Ajo është gjithçka për mua, pasuria më e madhe. Familja është bërthama e gjithë lumturive në jetë dhe ilaçi i çdo sëmundjeje.

Pyetje: Kujtesa është memorja e gjithë jetës tonë, aty brenda në ruajmë fëmijërinë si periudhen më të bukur, çfarë do të tregonit disa nga momentet tuaja më të bukura?

Pergjigje: Kujtimet janë të shumta, ato gëlojnë si burim i pashtershëm kujtimesh dhe momentesh të lumtura, ku pjesa më e madhe e tyre lidhen me qytetin tim të lindjes, për të cilin kam shumë nostalgji, dhe sidomos për kujtimet e fëmijërisë të cilat më vijnë ndërmend herë pas here.

Kam mall për fëmijërinë time, lojërat që ne bënim, prapësitë, lëndimet e lloj-lloj sjelljesh, që sa here i kujtoj buzëqesh për atë kohë. Megjithatë, një ndër kujtimet që do të veçoja është momenti kur erdhi në jetë vëllai im.

Pyetje: Sa nostalgjike është Rovena për vendlindjen dhe sa shpesh e viziton vendin e saj të lindjes?

Pergjigje: Padyshim që jam nostalgjike, e kujtoj dhe shkoj shpesh atje. Vendlindja është e pamohueshme dhe krejt e lëvdueshme. Ajo ndikon në formimin e karakterit, të figurës e personalitetit. Një ditë në atë qytet për mua është një javë, muaj a vit relaksim, shlodhje dhe kënaqësi e veçantë.

Pyetje: Çfarë veçon nga koha e universitetit, disa nga kujtimet tuaja mund ti përshkruani?

Pergjigje: Shumë studim, auditoret, periudha që të formon dhe të maturon për një stad të ri për “Jetën e madhe’’ si një universitet që nuk mbarojnë dijet.

Ah! Kush është student është në guackën e lumturisë, mbështetjes dhe vështirësive që një here në jetë i provon këtë lloj jetese. Studenti është revolucioni. Ai nuk është zhurmë, por zë i fuqishëm.

Çdo student, sikundër unë dikur kemi qenë dhe janë zëri i së ardhmes. Kështu është përjetimi im nostalgjik për jetën studentore.

Periudha e universitetit është periudha më e bukur e jetës së njeriut, të cilën nëse do të më jepej mundësia do ta jetoja edhe njëherë, por gjithmonë duke eleminuar momentet e vështira. Është si puna e asaj shprehjes “Të bëhem edhe një herë nuse, pa di unë se si nusëroj”. Herë mbas here kujtoj kohën e kaluar në auditore, orë të tërë në biblioteka, profesorët të cilët e dinin potencialin tim dhe që gjithmonë më shtynin, që të arrija më shumë.

Të ëmbla më vijnë kujtimet ku edhe shokë, djemë nga fakulteti guxonin të më dedikonin fjalë të vargëzuara shumë ngjyra dhe të më shprehnin ato që ne sot i quajmë dashuriçka.

Çdo gjë kur kam qenë studente më ngjan me nje buqetë me plot lule shumë ngjyrshe dhe plot aromë të këndshme.

Pyetje: Cila ishte arsyja që të shtyu për të bërë studimet doktorale në shkencën e bukur të studimeve letrare dhe antropologjisë juridike,në një moshe kaq të re?

Pergjigje: Ishin tre faktorë, njerëzit e duhur, koha e duhur dhe vendi i duhur. Zgjedhja, ose guximi im i çmendur i udhëhequr prej ëndrrës së madhe, që unë bëra për të përfunduar herët studimet ishte sa dëshira ime e kahershme, aq edhe nevojshmëri e profilit të punës dhe karrierës time akademike.

Pastaj të arrija këtë stad për mua ishte një nga dëshirat më sublime në jetën time. Për mua letërsia dhe librat janë dashuri e veçantë. Ato më kanë përqafuar qysh herët në botën e mrekullueshme, ku orët e vona nën libra përkthehen gjithmonë në relaksin më të paimagjinueshëm. Kësisoj kjo gjë u mbrujt në përpjekjet e mia disa vjeçare për të kryer studimet doktorale në shkencën e bukur të studimeve letrare dhe antropologjisë juridike.

Pyetje: Pse bëtë këtë zgjedhje për studime doktorale në QSA dhe jo në fakultet?

Pergjigje: Në fakt ka qenë një ndër dilemat e mia për të vendosur, po arsyja pse nuk i vijova studimet në fakultet dhe zgjedhja e QSA-së ishte pikërisht teza e doktoratës.

Gjithmonë e mendoja që teza ime e doktoratës të ishte ndërdisiplinare dhe kur dëshirat realizohen kënaqësia e punës që bën është e dyfishtë.

Pyetje: Sa e lehtë dhe sa e vështirë, po dhe aq impenjative është të bësh doktoraturën në vendin e punës?

Pergjigje: Ishte sa e lehtë edhe e vështirë. E lehtë sepse kisha gjithmonë pranë profesorë të fushës të cilët gjithmonë ishin të gatshëm të më ndihmonin e udhëzonin. Gjithashtu kisha mundësinë që të shfrytëzoja bibliotekën shumë të pasur të institutit, ku nëse një studiues i jashtëm mund ta merrte një libër dhe ta lexonte vetëm në sallën e leximit dhe në fund të ditës duhet ta kthente, unë kisha privilegjin që këtë libër ta merrja e ta studioja në zyrën time e për një kohë më të gjatë. Ishte e vështirë ,sepse më duhej që të bëja një koordinim midis punës në QSA dhe punës me temën. Nga vetë pozicioni i punës nuk kisha shumë kohë të lirë, por unë mundohesha që atë pak kohë të lirë që kisha ta shfrytëzoja në maksimum.

Pyetje: Cili ka qenë libri juaj i parë ne monografi ?  Si u prit dhe sa u vlerësua nga kritika?

Pergjigje: Libri im i parë studimor ka qenë miti i malit pra teza e doktoratës, pas mbrojtjës së saj u mora për rreth 4 muaj që ti jap formën e një mongrafie. Nëse gjatë kohës që po punoja për dhënien e formës përfundimtare librit tim, ky stres u shtua akoma edhe më shumë kur ai doli nga shtypi. Tani do të më duhej të përballesha me ata që janë kritikët më të ashpër “publikun”. Por, për fatin tim të mirë kritika e priti mjaft mirë, duke e vlerësuar shumë temën dhe duke e cilësuar atë si të gjetur.

Deri më sot për librin janë bërë kritika nga 15 profesorë të cilat janë botuar në revista shkencore apo edhe në shtypin e ditës, të cilat shprehen me nota shumë pozitive.

Pyetje:Cilat janë marrëdhëniet që keni vendosur me studentët, d.m.th i konsideroni thjesht studentë apo si bashkëpunëtor?

Pergjigje: Marrëdhënia ime me studentët nuk është ajo marrëdhënia e zakonshme e pedagogut dhe studentit, por një marrëdhënie miqësore. Kam vendosur që të krijoj këtë lloj marrëdhënie për vetë faktin se studentët duhet të ndjehen rehat në orën e mësimit dhe jo të ndrydhur, është më mirë kur ata gjejnë tek ti një mike sesa një person të ftohtë dhe që është tmerri i tyre kur shkon në auditor.

Pyetje:  Studentët i keni pasur më të mëdhnj apo më të vegjel dhe si i keni konsideruar, njëlloj me moshatarët tuaj të themi apo me sy tjetër?

Pergjigje: Studentët që kam pasur kanë qënë të të gjitha moshave, madje edhe në moshën e prindërve të mi.

Përsa i përket mënyrës së trajtimit mund të them se ajo është e njëjtë pasi në momentin, që një person pavarësisht nga mosha hyn në auditor me statusin e studentit, ai nuk ka se pse të trajtohet ndryshe nga të tjerët. Madje mund të them se ndaj tyre jam pak më shumë kërkuese pasi atyre nuk u falen gabimet që mund t’i falen një 20 vjeçari.

Pyetje: Natyra jote serioze dhe e prerë me shtyn t’u pyes: Si mund ta cilësonit veten një pedagoge tolerante apo e rreptë?

***

 

Për këtë duhet të pyesni studentët e mi. Përgjithëshsit jam shumë kërkuese dhe kjo gjë në shumë raste interpretohet si një pedagoge e rreptë.

Pyetje: A e shiheni të arsyeshme të përqëndroheni vetëm të njera si p.sh të studimit ose tek mësimdhënia, apo keto disiplina plotësojnë njëra tjetrën?

Pergjigje: Përqëndrimi tek njëra ose tek tjetra është i pamundur ose të paktën unë e konsideroj të tillë. Nuk do të heq kurrë dorë nga asnjëra pasi secila prej tyre më fal kënaqësi të ndryshme. Nëse do të ishte për mua do të merresha me to deri në momentet e fundit të jetës time.

Pyetje: Cili është mendimi juaj për nivelin e gjuhës shqipe sot, a ka vend per kritike dhe per rritje te nivelit te kerkeses per ta mesuar mire gjuhen amtare?

Pergjigje: Duke u nisur nga përvoja ime personale dhe fakti që jam në kontakt të vazhdueshëm me student të grupmoshave të ndyshme, vë re mbase më mirë se dikush tjetër, që ka të rinj sot, që nuk dinë të shkruajnë, që nuk dinë të shprehen, por mbi të gjitha nuk dinë të “shkruajnë shqip”, me këtë të fundit nënkuptoj sidomos të grupmoshat e reja përdorimin e fjalëve të huazuara nga gjuhë të tjera dhe shkurtimmeve, që e cila e venit bukurinë e gjuhës shqipe. Ajo çka mund të ju sugjeroj stafeve akademike, për të rritur cilësinë e gjuhës shqipe, është  organizmimi nëpër universitete i lëndës së gjuhës shqipe, në mënyrë të avancuar.

Pyetje: Ju jeni e re, dhe tepër e suksesshme, vete puna dhe sukseset tuaja janë një mesazh, për rininë shqiptare, por sidomos për femrën shqiptare, gjithsesi desha të shprehnit një mendimin tuaj intelektual?

Pergjigje: Margaret Thatcher ka thënë: “Çdo grua që kupton problemet e mbarëvajtjes së një shtëpie është shumë më afër kuptimit të problemeve të mbarëvajtjes së një vendi”.

Mua me dhemb shumë kur dëgjoj se një vajzë nuk ndjek universitetin pasi, të edukosh një femër do të thotë të edukosh një shoqëri.

Pra femrat kanë aftësi të papërsëritshme, që nga ekuilibri i drejtë e deri tek aftësia për përshtatje, për kryerjen e detyrave të shumta njëkohësisht, ndjeshmërinë dhe shpirtin e lidershipit.Për këtë arsye ato sot janë pjesëmarrëse dhe luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri. Mesazhi më i rëndësishëm dhe që ato duhet ta mbajnë fort mirë parasysh është: vetëvlerësimi, qëndrueshmëria, pasioni dhe ambicia mund të na prijnë drejt suksesit në karrierë. Dhe mbi të gjitha, është plotësisht e mundur të gjendet drejtpeshimi i duhur mes familjes e punës.

Rovena Vata: Faleminderim dhe mirënjohje për mundësinë, që më dhatë për t’u shprehur Znj. Liliana Pere.Është një punë që unë e admiroj, mendoj se jeni duke ngritur një kështjellë të mënçurisë të gruas shqiptare.Falenderim dhe Org. Internacionale Gruaja Shqiptare në Botë.

Liliana:E dashur Rovena. Do të flas si vajzës sime, se sinqerisht të desha dhe të vlerësova shumë, dhe me impresionove nga bashkëbisedimi me arritjet e tua në një kohë rekord.

Ju i keni berë sfidë shumë nga moshatarëve tuaj me studim, dije dhe punë cilësore, me një kapacitet të lartë intelektual.

Ju me formimin, punën tuaj të admirueshme,  dhe sukseset e tua keni dhenë një mesazh të madh.

Starti i moshës shkollore formon hallkat dhe pasurohet me dije të shkelqyera,me studim dhe  pune këmbëngulese, për me tej ne rritje.

Kur rinia eshte e determinuar dhe sitematike  në etjen për dije, finishi është i sigurt dhe shkon drejt zhvillimit,  progressit  për rininë si dhe gjithë shoqërine shqiptare.

Faleminderit nga zemra.

Ju uroj shumë suksese.

Dr. Liliana Pere

President: International Organization.

Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

Filed Under: Interviste Tagged With: DR. LILIANA PERE, gazetare, Rovena Vata, Vajza me origjinë nga Hasi

MITI I MALIT I ROVENA VATËS NË LETËRSINË SHQIPE

December 19, 2013 by dgreca

Shkruan: Sokol DEMAKU*/

Shumë akademik, historian, gjuhëtar të huaj me kohë e vite kanë rrugëtuar në vendin tonë, dhe nga ato rrugëtime ata kanë lënë dorëshkrime, të cilat përshkruajnë dhe paraqesin në mënyrë të denjë ndjenjat e tyre për vendin dhe popullin tonë.Akademiku anglez Henri Hollant i cili kaloi në vendin tonë i mahnitur nga natyra dhe bukuritë shënon tiparet dhe karakteristikat e banorëve te vendit tonë.

Liri gjatë udhëtimit të tij thotë: male me pamje të mrekullueshme, ngushtica dhe kalime të përkryera të një bote të mahnitshme, e peisazhe që asnjë shpirt artisti apo piktori nuk do mund ti paraqes apo krijoj. Këto mrekulli shtrihen njëra pas tjetrës, shfaqën mbas pyjeve larg e larg deri në pafundësinë e asaj që të kap syri. Pllaja dhe krahina të ndara nga përdredhja e lumenjëve, fushtat shtrihën nën një ngjyrë blu të ngrohtë e të qetë. Tomorri qëndron mes tyre  si një ishull blu i errët. Ai ndjek sytë e mendjes time duke më përzier të tashmen më të kaluarën…..
Malet e Shqipërisë janë të mahnitshme e përrallore.

Camille Paganel thekson: Egërsisë së këtij vendi i imponohen shqiptarët që në pjesën dërrmuese të tyre i takojnë një brumi të ashpër e të çeliktë, me një fytyrë të rreshkur, me një vështrim tejshpues, luftëtar trima e me instikte të tmerrshme. Bukuria maleve shqiptare trondit burrat, ndërsa eleganca shtang femrat.E reja Rovena VATA në studimin e saj monografik “Miti i malit në letërsinë shqipe” element dominant ka përfaqësimin e çdo cepi të Shqipërisë në aspektin gjeografiko- letrar që nga Veriu e gjerë në Jug me malet tona legjendare të cilat janë edhe themeli apo baza e këtij studimi e që edhe në të kaluarën këto male kanë qenë objekt studimi si u përmend më lartë nga shënimet e autorëve të huaj vite me parë.

Puna e kësaj studiueses të re të studimeve letrare dhe antropologjike në këtë fushë duhet përgëzuar dhe mendoj se kjo është një nismë e mirë e institucioneve tona që të përkrahen talentet e rinjë të cilët kanë mundësi ti japin shkencës sonë atë çka e meriton dhe ka nevojë për të.

Deri më sot nga shumë punime të autorëve të huaj që janë bërë në këtë drejtim, unë do ndalem dhe përmend në këtë aspekt dijetarin tonë të shquar profesor Eqrem Çabej (1908-1980), i cili që në vitin 1939 do na jap një pasqyrë të shkurtër, por duhet të them shumë të qartë, të mitologjisë sonë popullore shumë të pasur. E tani këtë me punën e saj madhore ka vazhduar e reja Rovena VATA, me punimin e saj shkencor “Miti i malit në letërsinë shqipe”.

Doket, adet dhe zakonet e caktuara, këto veprime magjike lidhen në shumicën e rasteve më jetën e malësorit tonë më stinët e motit, më festat e ndryshme, më ditë të shënuara, më kohën apo pjesën e ditës, por çka është më e rëndësishme ato lidhe më objekte dhe vende të caktuara. Është e njohur se disa adete apo rite bëhen në pranverë e të tjerat në vjeshtë, disa bëhen të martave e të tjerat të premteve, disa para dreke e ca pas dreke, është interesant se disa zakone apo rite lidhen me një vendbanim, të tjerat me një kodër, me një mal, apo lis, me varre apo vende të shenjëta ose te respektuara e kjo është ajo magjikja e tyre.

At Gjergj Fishta

Randsija e Folklores komtare.
Kushdo nieri i leters e i kalemit, e qi të jetë i zoti me perftue në mende të vet idén «Atdhé», kupton mirfillit randsín e madhe qi per kóm ká në vedvedi të mbledhunt e «folklorës» së tij komtare.
«Folklora» âsht pasqyra e kthjelltë e psihes së komit; âsht rrasa mermerit, më të cillen historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujvet; asht cehja e pashterrshme e gjuhsís e e letersís komtare.

«Folkloren», po, do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historín e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhè pa tê komi jetë nuk ká; «folklores» do t’i siellesh, po deshte me shtue pasunín e gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me frazeologí shprehsore, me shembulltyra të gjalla, dramatike; në «folklorë» prap ké me ndeshë më type mâ të nalta, më karaktere mâ të forta, e më motive mâ t’ardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrës komtare.Kjo vepër mongrafike është e ndarë në tetë kapituj, të cilët pothuajse autorja rrugëton në kohë dhe vite me temën të cilën ajo ka zgjedhur ta trajtoj në monografinë e saj.

Do marrë pikënisjen në kohën e Lekë Dukagjinit me mitin e malit në Kanunin e Lekës duke vazhduar me traditën e malit në letërsinë e vjetër në kohën e Buzukut, Budit e Bogdanit, e do e trajtoj këtë mit si ai është realizuar në kohën e letërsisë romantike tek ne shqiptarët, pa i mbetur borxh romantizmit të shek. 20 me malin, malësorin dhe mitet e Fishtës, për të bërë një retrospektivë mjaft të thuktë me Kodin, Malin dhe Kanunin e Ernest Koliqit, por duke vazhduar me kohën migjeniane dhe ikjen e mitit të malit dhe fundin e romantizmit, për të kaluar te “Mali pa kod” i Martin Camajt  me “Mali si dhimbje” dhe “Mali si fatalitet” dhe duke përfunduar me rikthimin e  mitit të malit në letërsi në kohën e realizmit socialist tek ne.

Por është me vlerë edhe literatura e shfrytëzuar nga autorja në punimin e kësaj monografie sa voluminoze po aq edhe me vlera. Figurat mitologjike, të cilat në trojet tona dhe në popullin tonë janë aq të shumta janë shfrytëzuar me mjaft mjeshtri nga pena e saj, duke u nisur nga gjithë krahinat tona gjeografike në kohë të ndryshme, të cilat secila në regjionin e  tyre ka specifikat e veta, por duhet parë këtë edhe në aspektin se edhe individi si qenie ka veçoritë e tij në botën e tij vetjake në sferën e mitologjisë.

Kur lexuesi i hynë leximit të kësaj monografie ai do mishërohet me të dhe se nuk ka mundësi që për asnjë moment të ndahet nga leximi, sepse tematika e shtjelluar është ajo që atë e magjepsë dhe nuk e lejon të ndahet nga leximi dhe studimi i brendisë dhe përmbajtjes së monografisë. E këtu ai do bindet në atë se mitologjia është një minierë e pafund, në të cilën nuk ka të sosur xehja e cila hulumtohet, nxirret dhe përpunohet.

Pra Rovena i ka hyrë një punë serioze për të dhënë një pasqyrë sa më të plotë të mitlogjisë sonë, por realiteti është se duhet kohë dhe punë voluminoze sistematike hulumtuese si kjo e saj në terren, sikur veproi e reja Rovena VATA me gjithëpërfshirjen e trevave tona në njërën anë dhe në anën tjetër duke u mbështetur edhe në literaturën ekzistuese nga lashtësia gjerë në ditët e sotme.

Ky është ndoshta një inspirim që në të ardhmen të bëhet edhe me në këtë drejtim e ndoshta duhet një punë konkrete për mbledhjen dhe përpunimin e botimin e botës sonë mitologjike e cila në bazë të të dhënave është mjaft e pasur dhe po të hulumtohet si duhet do shihet se në popull është e ruajtur me fanatizëm deri më sot. Por, pra po shihet se brezat e rinjë kanë forcë dhe guxim që ti hyjnë një pune të tillë me vlera kombëtare si Rovena VATA me materialet e punuara dhe të hulumtuara fragmentare, të cilat i ka sistemuar dhe botuar në monografinë e saj studimore “Miti i malit në letërsinë shqipe”, pra duhet të themi se edhe ne kemi njerëz të aftë në mbledhjen, hulumtimin, përpunimin, interpretimin dhe studimin e folklorit tonë dhe lëndës folklorike dhe aq më tepër të saj letrare në trojet tona.

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.

Fjalë e urtë filozofike shqipe

* Recension mbi studimin e monografisë së Dr. Rovena VATA

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: miti i malit, Rovena Vata, Sokol Demaku

NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (3)

November 3, 2013 by dgreca

Një ujdhesë e re/

 Ne foto: Ura që lidhë Kalmar me Öland/

NGA ROVENA VATA & SOKOL DEMAKU*/

  Aty afër qyteti Kalmar  por ne det shtrihet ujdhesa Öland…

Öland ndryshe e thërrasin ujdhesa e diellit dhe erës, përndryshe është kjo një rafsh, pra një ujdhesë në rrafsh ku ka erëra të forta dhe me shumë rreze dielli se në çdo pjesë tjetër të vendit. Edhe bregdeti i saj e benë Öland një vend mjaft me popullaritet që njerëzit të kalojnë pushimet e tyre të verës këtu. Është karakteristike se në ishull gjatë sezonës së dimrit jetojnë për afërsisht diku 25 000 banor, ndërsa në sezonë të rendomt vere në ishull mund të ketë diku mbi 2 milion turist.

Në të dy skajet e ishullit ka nga një Fener deti. Ai në veri quhet Feneri i Erikut të gjatë, ndërsa ai në jug quhet feneri i Janit të gjatë.

Në vjeshtë zona ajrore për rreth Fenerit të Janit të gjatë është e populluar me shpendë. Shumë shpend shtegëtare pushojnë këtu para se të marrin rrugën për ne vendet e ngrohta në jug. E njejta gjë ndodhë edhe kur ato kthehen në pranverë në Suedi. Valët e detit hedhin në breg shumë peshq me të cilët do të ushqehen shpendët shtegëtare para se të marrin udhëtimin e gjatë vjeshtor. Era këtu është një motor që ve në levizje shumë çka dhe syri i njeriut has në vdo vend Mulli ere. Njeriu këtu në këto vise të njejtit i ka përdorurë për bluarj drithërash  buke në kohët e shkuara. Krahët gjigant të mullinjëve i vente në lëvizje era e fuqishme dhe ata rrotullonin gurët e mëdhenjë të mullinjëve të cilët thyenin kokrrat e drithërave dhe i bënin miell.

Por sot këtu njerëzit nuk ndërtojnë më mullinjë ere por ata në këtë fushë të gjëre ndërtojnë Centrate elektike me fuqi ere për prodhim të energjisë elektrike në ishull e këtu sot ka mbi 40 sish në veprim.

Öland është e njohur edhe me prodhimin e luleshtrydheve, e këte ia mundëson klima, pra dielli dhe lagështia e bollshme në këtë vend.

Öland është parajsa e Suedisë dhe suedezve. Këtë ishull e bënë të njohur Ura  mbi det, flora dhe fauna e saj, mullijt e erës që ishin atraksion një kohë në këtë vend, qytet e saja të lashta me arkitekturën e tyre, gurët gelqeror në çdo cep të saj, me një karakteristikë të veçant se këta gurë gëlqeror janë përdodurë në ndërtimatri thuajse në gjithë vendin. Me një florë mjaftë të pasur e sidomos me Arkaide të cilat këtu janë ndër lulet më të kërkuara dhe me të pëlqyera. Këtu është edhe Villa Mbretërore e pushimeve verore të familjes Mbretërore suedeze e ngritur në vitin 1906, që eshtë mjaftë e vizituar gjatë gjithë vitit nga turistë. Mullijt e erës të ndertuar nga një still i veçant krysisht me dru janë një atraksion i vertetë i Ölnad edhe sot e që mendohet të jnë diku mbi njëqind sosh në këtë ujdhesë. Qytetet me karakteriste dhe joshëse për vizitoret janë Färjestaden, Borgholm.

Borgholm është qttit i vetëm në ishull, ku pran tij qendrojnë muret e qytetit të lasht mbi 200 vjet, që në atë kohë ishte shkattërua nga zjarri. Në sezonëne  verës në germadhate  qytit antik organizohen koncerte verore. Por nga Borgholm nuk është larg as Rezidenca Mbretërore në Solliden ku Mbreti dhe Mbretëresha kalojnë pushimet verore dhe se kjo rezidencë vizitohet edhe nga turistët të cilët kalojnë pushimet në ishull.
Öland është ishulli i dytë më i madh i Suedisë dhe Provinca më e vogël. Oland është e vendosur në lindje të Detit Baltik dhe krahinës Småland, nga e cila është ndarë nga ngushtica Kalmar. Ishulli është që nga viti 1972 i lidhur me kontinent nëpërmjet Urës Öland. Ndërtimi i urës Oland ka fillua në janar në vitin 1968.
Ura Öland u inaugurua në 30 shtator 1972.

Öland është gjeologjikisht një ishull shumë i ri. Ishulli është i përbërë nga gurë gëlqerorë dhe janë gjeologjikisht aq të ndryshëm nga gjeologjia kontinentale e  Småland. Portet dhe shumica e ndërtesave janë në anën perëndimore të ishullit për disa arsye, duke përfshirë pozitë më të mbrojtur dhe kontakteve me kontinent e me qytetin Kalmar. Fillimisht ka qenë zgjidhja më e rëndësishme përgjatë bregdetit lindor të ishullit, me Köping në anën perëndimore si vendi kryesor gjatë mesjetën e hershme. Banorët e Öland e kishin të ndaluar më vonë që të angazhohen në tregtinë, por e gjithë tregtia e tyre duhet të kalojnë nëpër Kalmar.
Nga 1569-1801, i gjithë ishulli Oland ngritur si kopsh mbretëror dhe u bë  ngritja e parkut të gjuetisë së Mbretërisë suedeze, që është, një park gjuetia mbretërore.
Kur qyteti i Borgholm u ndërtua me dekret mbretëror në 1816, ajo u bë një ringjallje e tregtisë në Öland dhe të lundrimt të anijeve.
Kur Ura mes Kalmar dhe Öland u përurua në vitin 1972 duke i dhënë fund shërbimit të trageteve në mes të qytetit Färjestaden në Öland, me Kalmar.

Në Ölande që ka kohë jeton dhe vepron patrioti, poeti, përkthyesi, shkrimtari, leksikografi i njohur shqiptar sadulla Zendeli Daja, cili me dashamirësi flet dhe thot:

Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë, duhej të punësohesha.Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Më tepër e kam zgjedhë si një ishull shqiptar, se kështu e paramendoja. Edhe shenjëtorja Birgita e ka kështjellën këtu. Ajo, kur ka shkuar në Itali, e gjeti një ishull si Ölandin dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull, aty afër shtëpisë verore, mbretërore. Motivi ka qënë se, duke qenë larg Atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesëshëm ose ai i plotë. Ajo, që brengosë çdo njeri, në rrethanat e jetës jashtë atdheut, është ruajtja e gjuhës. Mendoja se detyra e seicilit intelektual ishte t´u ndihmonte shqiptarëve në mërgim.

Këtu është një nga urat më të gjata në Europë. Ky ishull më solli frymëzime… Siç e thashë më lart, Ölandin më tepër e kam zgjedhur si një ishull shqiptar. I pata thënë vetës: Unë do të shkoj në një ishull. Deti Balltik është i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujëdhesa ime dhe e Shqipërisë sime. Ky ishte mendimi im. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime… Këtu është jeta ime dhe shtëpia ime, në Fërjestaden. Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur, ku u shkruajtën mijëra fjalë shqip.

Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë.

Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje, duke më çuar në pllajet nordike të Suedisë. Kam prekur tokën e ftohtë, me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohen.

Bregdet me rerë të cekët apo vendeve gurore të thella, trotuar gëlqeror ose pyje të dendura e të gjelbërta, arti modern apo klasik, zejtari, këto janë karakteristikat krysore të Öland dhe kësaj oaze magjike e cila shtrihet pra në pjesen jug-lindire te suedisë. Pastaj në fshatrat e këtushme me varre Vikingësh, kopshteve zoologjike ose edhe ambiente joshëse për të huaj dhe turist dhe fëmijë. Pra diçka në  Öland për shijen e të gjithëve. Bimësia në pyje, livadhe dhe në kënetë, shumë tëheqëse për fëmijët që duan të luajnë në breg ose në qoftë se ju doni të hidhen në ujë menjëherë, pastaj arti dhe vepra artizanale për të gjitha shijet, historinë suedeze dhe skandinave dhe argëtuese nga kopshte dhe në klub nate.
Tërë rajoni i Mbretërisë së Krystalt dhe rajoni i qytetit të lasht Kalmar lidhen nëpërmjet urës së bukur në tokat jugore dhe pastaj rruga vazhdon  deri në veri, edhe me provincat lindore të vendit. Dyqanet, kampingjet, hotelet ose bujtinat, në të dy anët e ujdhesës fushatë e rërës, fushat madhështore të golfit, vendet arkeologjike, kalerime me kual të vogjël, patatet karakteristike të ketyre anëve, kjo është e gjitha atje!
Është interesant dhe duhet të thuhet se me siguri edhe dielli ka zgjedhur Öland si në peizazhin e tij të preferuar suedez në nxehtësi dhe me dritë. Këtu është dielli, dhe ditët janë të ngrohta. Këtu rëra është e bardhë dhe deti ka ngjyrë blu që ai i jep një gjallëri jetës, natyrës në Öland, benë këtë vend edhe më tërheqës për vizitorët e sidomos për ata të cilët janë për herë të parë në këtë ujdhesë.

*            Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU

 

 

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: ne veriune larget, nje udhetim magjepes, Rovena Vata, Sokol Demaku

Artikujt e fundit

  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë
  • Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit
  • Po Dibres, Jo “SKAVICES”!
  • Si i grabiste regjimi komunist emigrantët
  • Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë
  • “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”
  • JOSHJA E PYLLIT TË KUQ
  • Nertila Sinameta mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës
  • SHENJTORËT SI PROMOVUES TË FQINJESISË SË MIRË
  • PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor1963: “ICH BIN EIN BERLINER”, “Unë jam qytetar i Berlinit”
  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT