• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sovraniteti dhe integriteti

May 10, 2016 by dgreca

Nga Enver Bytyci /

Paskal Milo me ne fund, rreth te 70 -tave, u shfaq sovran. Ndersa Josefina Topalli thjesht perseriti qendrimin e saj ne kontinuitet sa i perket sovranitetit te vendit. Dallimi midis tyre eshte thelbesor, por kundershtia eshte e njejte. Nuk do analizoj qendrimet, sidomos te Jozit, e cila edhe ne rastin e fundit nuk beri kompromis me filozofine e te djathtes qe perfaqeson. Do ndalem te prof. Paskali, se eshte dhe profesor dhe se praktika e filozofia e tij nuk ka qene asnjehere sovranizmi, madje as integriteti. Por Paskal Milo ka nje merite: Si himariot qe eshte nuk ka thene vete kurre se eshte grek. Ne tjeret ia kemi thene kete kur ai leshonte sovranitet e integritet ne favor te Greqise. Sot zoti Milo pretendon se sovranitetin po na e shkelin ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin. Pse? Se ata te dy po marrin pjese ne mbledhjet e grupeve parlamentare te PD, PS e LSI. Dhe cfare kerkojne? Thjesht nje ligj per reformen ne drejtesi per Shqiperine, per ne qytetaret shqiptare. Milo tha se ambasadoret po shkelin vijen e kuqe, sikur ata te kidhin ardhur ne Shqiperi me tanke e topa dhe me autoritetin ushtarak t’i imponoheshin deputeteve shqiptare. Pastaj tha se kjo nuk lejohet ne nje vend anetar te NATO-s. Nderkohe qe anetaresia ne NATO e BE jane aresyet e intervenimit te dy ambasadoreve te nderuar. Qenia ne NATO eshte merite e shqiptareve dhe dy burrave te kohes, Xhorxh W. Bush dhe ish- kryeministrit Berisha. Nuk eshte merite e Milos as e Rames, as e Spartak Ngjeles qe manipulojne me nderhyrjen amerikane dhe ligjin e reformes ne drejtesi. Por ka edhe nje raport midis sovranitetit dhe integritetit. Te dyja keto kane nje lidhje logjike. Sa me me integritet, dmth sa me e pakorruptuar dhe painkriminuar te jete qeverisja, aq me shume forcohet vendimmarrja shteterore sovrane. Po ne jemi bere te na qajne e te na vajtojne edhe pjesa afrikane joshtetformuese. Cdo dite gjykatat po japin vendime me te cilat deshmohet se deputetet tane jane hajdute, kusare, trafikante e vrases. Madje “nuk mbajne mend” ke kane vrare e cfare trafiqesh kane bere. Betohen se nuk kane shkele ligjin e kur gjykata ua provon, si ne rastin e Kokedhimes, ngrejne koken e mburren. Ky lloj integriteti politik, moral e shteteror mund ta beje NATO-n te marre vendim per vendosjen e pranise ushtarake te saj ne Shqiperi, jo me te detyroje Donald Lu-ne te jete i pranishem ne komisione e grupe parlamentare. Me kete integritet qeverisjeje ne meritojme te shpallemi protektorat, duke e kthyer vendin ne situaten e periudhes se principates se Princ Vidit. Edhe ne kete pike ndryshojne reagimet e Jozefina Topallit e Paskal Milos. Ndryshe nga demokratja Topalli, demokrati social, Milo nuk e hodhi shashken e Rames per shkak te parimit te sovranitetit. Vija e kuqe qe ai permendi ishte presioni i radhes i kryeministrit antiglobslist, drejtuar ambasadorit amerikan. Ndersa sovraniteti i Milos eshte kujdestari qe oligarkia kriminale e ketij vendi te ruaje pasurite, pushtetin e privilegjet e pjesmarrjes ne krim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci, Sovraniteti dhe integriteti

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT