• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Delawie kërkon standarde në Akademinë e Sigurisë

June 7, 2018 by dgreca

Dënohen sulmet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së/

1 DelaweAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se të gjithë ata që trajnohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, duhet të sigurohen që trajnimin që e marrin të jetë në përputhje me standardet e kërkuara nga ky institucion.

Delawie i bëri këto komente gjatën një vizite që pati bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në Akademinë e Sigurisë, me rastin e akreditimit të kësaj të fundit në Asociacionin e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të SHBA-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se pa ndihmën e ndërkombëtarëve ky akreditim do të ishte i vonuar.

“Jam i vetëdijshëm dhe i vlerësoj lartë përpjekjet për kapërcimin me sukses të vështirësive të ndeshura përgjatë këtij procesi”.

Drejtor i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, tha se akreditimi ndërkombëtar që ndodhi në muajin e kaluar nga Asociacioni i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve, është akreditimi i parë i Asociacionit jashtë SHBA-së.(RFL)

***

Dënohen sulmet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Javët e fundit janë shënuar disa sulme mbi pronat e pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Qeveria e ndërkombëtarët i kanë dënuar sulmet, ndërsa Lista Srpska paralajmëron konsultime me presidentin Vuçiq.

Disa sulme janë kryer javët e fundit mbi pronat e serbëve të Kosovës, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Sulmi i fundit ndodhi në fillim të kësaj jave në fshatin Zupç të Komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës, pjesë kjo e banuar me shumicë serbe. Një pjesëtari serb të FSK-së iu dogj vetura. Në mediet e Prishtinës këto sulme po interpretohen si një formë e presionit për të penguar përfshirjen e serbëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Policia thotë se rastet janë në hetim, por akoma nuk i di autorët e sulmeve që duken të koordinuara.

Qeveria e Kosovës e shqetësuar

Për qeverinë e Kosovës këto sulme janë të papranueshme dhe ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve. “Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar dhe dënon incidentet e fundit që kanë motive ndëretnike dhe të cilat ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa më shpejt të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve të ulëta dhe autorët e tyre të dalin përpara drejtësisë. Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

FSK-Soldaten (DW)

Në fillim të këtij viti, persona të panjohur shpërndanë pamflete në veri të Kosovës duke paralajmëruar serbët që mos të përfshihen në Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila ka për synim të jetë ushtria e Kosovës. Dy pjesëtarë të FSK-së në dy raste të ndara u arrestuan në Serbi derisa ishin duke udhëtuar në shtetin fqinjë.

Delawie: Sulmet dëmtojnë qëllimet e Kosovës

Të gjitha këto raste dhe ato të sulmeve të fundit e kanë shqetësuar edhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili pas një takimi që zhvilloi për këtë çështje me kryeministrin Ramush Haradinaj, tha se “qeveria duhet t’i adresojnë në mënyrë adekuate të gjitha rastet e sulmeve ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë në Kosovë”.

“Kosova është një shoqëri multietnike dhe varet nga çdo person që të bëjë më të mirën për të jetuar me fqinjët e tyre. Çdokush ka përgjegjësi për të jetuar në paqe me fqinjët e tij. Unë kërkoj që njerëzit të mos lejojnë që retorika nga qarqet e tjera t’i nxisë në sjellje negative apo edhe kriminale. Kjo vetëm se e lëndon Kosovën dhe i dëmton qëllimet e saj për të ardhmen e secilit qytetar të Kosovës”, citojnë mediet lokale ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Lista Srpska konsultohet me Vuçiqin

Të shqetësuar me këto sulme “që duken si të koordinuara”, mbi pronat e disa serbëve pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), janë shprehur edhe përfaqësuesit e listës “Srpska”, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, mirëpo që tash e një kohë nuk po merr pjesë në mbledhjet e qeverisë. Goran Rakiq, kryetari i këtij subjekti politik, thotë se “institucionet e Kosovës po tregohen pasive karshi sulmeve të fundit ndaj serbëve në të gjithë territorin e Kosovës”, prandaj sipas tij, ata do të konsultohen me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Kosovo Parlament Misstrauensvotum (Getty Images/AFP)

“Sulmet e fundit ndaj serbëve dhe pronave të tyre në territorin e Kosovës, edhe ndaj fëmijëve dhe grave, pasiviteti i institucioneve të Kosovës, mosndëshkimi i krimit dhe sjellja injoruese ndaj tyre, na kanë shtyrë që të fillojmë konsultimet me shtetin tonë dhe me presidentin Vuçiq”, citojnë mediet lokale serbe Goran Rakicin. Lista Srpska që në Kuvendin e Kosovës ka 10 deputetë, qe deklaruar se largohet nga qeveria pas arrestimit nga policia për hyrje ilegale në Kosovë, të shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas medieve në Serbi, Gjuriq pati kërcënuar të gjithë serbët që duan të bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës. “Serbët të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, por të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe të merren me sigurinë e serbëve në Kosovë”, pati thënë Marko Gjuriq, duke e cilësuar formimin e ushtrisë së Kosovës si një “formacion ilegal”, në të cilin sipas tij, qytetarët serb nuk do të duhej të merrnin pjesë.

Aktualisht 10 % e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përbëhet nga pjesëtarët e komuniteteve pakicë, ndërsa, 2 për qind e kësaj force, përbëhet nga pjesëtarët e komunitetit serb të Kosovës.(BSH-DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: FSK, Greg Delawie, Standarded

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT