• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasadorja Çitaku në OKB: Kosova e lodhur nga standardet e dyfishta në dialog

May 17, 2017 by dgreca

1 Citaku1Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së(16 Maj 2017) se Kosova është e lodhur nga standardet e dyfishta në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.“Përderisa jemi dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar në dialog, jemi të lodhur nga standardet e dyfishta”.“Në njërën anë, Serbia vjen dhe na thotë se janë për paqe dhe pajtim, ndërsa në anën tjetër ata keqpërdorin për çdo ditë Interpolin dhe urdhëresat e deponuara kundër luftëtarëve të lirisë. Si duket ka një model të vjetër të brutalitetit që është e shoqëruar me burokraci të ngathët”, tha Çitaku.Si pasojë e kësaj burokracie, tha Çitaku, ndodhi edhe ndalimi i ish-kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.

“Ajo çfarë ndodhi ndaj zotit Haradinaj flet shumë për gjendjen e mendësisë që akoma mbizotëron në Serbi”, u shpreh ambasadorja Çitaku.

Sipas Çitakut, Serbia e di se “e ka humbur betejën në Kosovë.

“Serbia e di shumë mirë që e ka humbur betejën në Kosovë. Në aspektin ushtarak, e ka humbur betejën në vitin 1999. Politikisht e kanë humbur më 2008 dhe ndërkombtarisht dhe juridikisht e kanë humbur më 2009 me vendimin e GJND-së”, tha ajo.

Duke folur për pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadorja e Kosovës, tha se një gjë e tillë mund të ndodhë, vetëm kur Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës.

“Për të ndodhur pajtimi si i tillë, Serbia duhet ta pranojë Kosovën si të barabartë dhe ta pranojë si shtet dhe gjithashtu duhet të pranojë përgjegjësinë që bartë”, u shpreh Çitaku.

Në këtë takim, Serbia është përfaqësuar nga ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviq.

Kuburoviq tha se shteti i saj ka vazhduar të marrë pjesë në dialogun e Brukselit dhe është sjellë në mënyrë konstruktive dhe përgjegjëse.

Por ajo tha se “trajtimi i Prishtinës në dialog dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve nga ana e Bashkimit Evropian, është i papranueshëm për Serbinë”.

“Një sjellje e tillë ndodhi në mars, kur Kosova miratoi një rezolutë, për suspendimin e dialogut për shkak të një personi, i cili akuzohet për krimet më të rënda”, tha ajo, duke iu referuar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kuburoviq tha se Serbia e konsideron skandaloze vendimin e një gjykate në Colmar të Francës, që e liroi Haradinajn, pasi siç tha ajo, Haradinaj ka qenë i dyshuar se ka kryer “krimet më të rënda të luftës.

“Ky vendim nuk është fitore e Kosovës dhe Metohisë por është fitore e krimit dhe nuk është humbja jonë por është humbja e ligjit dhe drejtësisë”.

“Autoritetet në Prishtinë duhet ta kuptojnë se ndëshkimi i personave që kanë kryer krime janë pjesë e procesit të normalizimit”, tha ministrja Kuburoviq.

Seanca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për gjendjen në Kosovë në tre muajt e kaluar, nisi me paraqitjen e raportit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e misionit të OKB-së në Kosovë dhe gjendjes së përgjithshme.

Raportin e sekretarit të përgjithshëm e ka paraqitur Përfaqësuesi i Posaçëm në Kosovë, Zahir Tanin, dhe ai përfshinë periudhën prej 16 janarit deri më 15 prill.

Sekretari Guterres, në raport, ka shprehur shqetësimin e tij me “pengesat në përparimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, si dhe me rritjen e nacionalizmave”.
Guterres thekson faktin se “dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit me lehtësimin e BE-së, është mekanizmi më i mirë për zgjidhjen paqësore të dallimeve në favor të të dyja palëve” por nënvizon se zbatimi i marrëveshjeve që dalin nga dialogu në periudhën që po shqyrtohet ka qenë “jashtazakonisht i ngadalshëm”.

Ai ka konstatuar se “nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë” si dhe ka shprehur shqetësimin me “rritjen e ndjenjave etnike-nacionaliste”.

Guterres tha se çështja e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur paraqet “një përparësi humanitare që kërkon vendosmëri politike të lidershipit nga të dyja palët” dhe ka nënvizuar edhe faktin e kthimit të ngadalshëm të personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

Filed Under: Analiza Tagged With: dialogu Kosova-Serbia, Keshilli i Sigurimit, standarti, Vlora Citaku

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT