Nuk po e publikojmë statujën e përdhosur për të mos u shërbyer me naivitet prodhuesëve bastardë, sic ka vepruar një pjesë e medias shqiptare apo në rrjetet sociale/
Statuja e Skënderbeut e përdhosur ku shfaqet me bisht është krjuar nga një skulptor i cili akoma nuk është arrestuar, ndërkohë Policia ka identifikuar pronarin e tokes ku u gjet statuja. Ruhi Valiasi është shtetasi në pronën e të cilit u gjet statuja e deformuar e Heroit Kombëtar, Skënderbe. Por ai ka mohuar te kete lidhje me kete gje. Valisi ku u gjet statuja e Skënderbeut sqaron se skulptura u hodh nga një kamion që vinte nga Dogana e Tiranës. “Sapo pashë bustin e deformuar njoftova policinë, ndalova madje njerëzit që ta fotografonin bustin e deformuar. Policia bllokoi bustin, unë dhashë deponim”.
Ndërkaq hetimet e policisë janë shtrirë për gjetjen e skulptorit që ka krijuar statujën e Skënderbeut me bisht.
Fotoja e kësaj statuje e publikuar nga arkitekti Artan Shkreli ka ngjallur shumë zemërim, ndërsa fillimisht u mendua se ishte vjedhur dhe ishte shkatërruar më pas. Satuja e dyshimtë u gjet në anë të rrugës automobilistike në zonën e njohur si ‘Qafë-Kashar’ në Tiranë. Statuja, rreth 3 metra e lartë, është konstatuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia ka mbërritur në Qafë-Kashar dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Statuja i përket figurës së Skënderbeut dhe mendohet të jetë shkulur nga diku e më pas është hedhur në rrugë. Policia nuk ka lejuar mediat të afrohen në vendin e ngjarjes, ndërsa e ka zhvendosur statujën nga rruga. Ekspertë të policisë pritet të zbardhin detaje të tjera rreth ngjarjes, të cilat do të bëhen publike më pas edhe për mediat