• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një roman i madh- himn për lirinë e Atdheut të tij

March 22, 2018 by dgreca

1 Shpendi romaniShkrimtari  Stelvio Mestrovich rreth romanit të Shpend Sollaku Noé-së «Dardha lulëzoi në dhjetor»/

1 Stelivio Mestrovich

Nga Stelvio Mestrovich/

Romani dramatik «Dardha lulëzoi në dhjetor», i parsabotuar në Romë,  ka për sfond historinë e paradokohshme të Shqipërisë. Shpend Sollaku Noé, tashmë poet i njohur në nivel ndërkombëtar, na dhuron një afresk tragjik, me frymëmarrje të gjërë, me temën e konfliktit të lirisë së personit me regjimin diktatorial. Dhe e bën këtë mjeshtërisht, duke treguar historinë e Nadir Rabiut, i mbiquajtur edhe Nadi i Anisës, bir i përkthyesit të frëngjishtes Munir dhe mësueses Anisa. Drama e kësaj familjeje në roman shndërrohet de facto në historinë e Shqipërisë së diktatorit Enver Hoxha- një ishull i isoluar edhe nga vendet e tjera, i komunizmit edhe më të egër se ai i Titos në Jugopsllavi, i Krushovit në Bashkimin Sovjetik dhe i Maos në Kinë. E gjitha kjo e përmbledhur në një qytet si Berati, i shtirë në dy brigjet e Osumit, në cilin bashkëjetojnë në paqe besime të ndryshme fetare dhe njerëz të një krenarie të spikatur. Në një farë mënyre, Berati është vetë një nga protagonistët kryesorë të romanit.

Familja Rabiu bëhet copë prej regjimit, së pari me arrestimin e Munir Rabiut, më pas me internimin e të shoqes dhe të fëmijëve në një kamp, në të cilin pësojnë keqtrajtime e tortura.

Kur familja kthehet në Berat, është duke u kryer «revolucioni kultural», një pantomimë e paskrupull e atij maoist. Kisha e xhamija mbyllen apo trasformohen në reparte ushtarake apo magazina. Besimi fetar ndalohet me ligj. Pas një periudhe nokdauni, për arësye politikisht të paqarta, regjimi lëshon fill e bëhet në dukje «më liberal». Kjo përkon me një lulëzim artisktik të paparë. Vjeshta është po aq e ngrohtë sa stina e verës, madje bimë e pemë – dardha e Rabinjve në veçanti- çelin që në dhjetor.

Iluzioni zgjat pak dhe mbi shqiptarët sulet e pamëshirë hakmarrja e diktaturës, që zhduk edhe shpresën e fundit për liri. Intelektualët e rinj përfundojnë nëpër burgje e interrnime.

I gjithë romani «Dardha lulëzoi në dhjetor» është një dëshirë e zjarrtë për liri, që mund ta kuptojnë siç duhet vetëm ata që kanë pësuar komunizmin, që vetëm mund ta marrin me mend ata që kanë jetuar në demokracitë perëndimore e cila, ndonëse e papërkryer dhe shpesh e padrejtë, ka garantuar lirinë e mendimit, të fjalës, të opinionit.

Ky roman duhet medituar e lexuar pa u nxituar. Stili i Shpend Sollaku Noè-së e bën atë të rrjedhshëm e të këndshëm. Përmbajtja dhe titulli vetë duhet të bëjnë të reflektosh për të kuptuar vujatjet e një populli të tërë të skllavëruar që aq shumë ka hequr për fjalën «Libertas».

Romani «Dardha lulëzoi në dhjetor» është i një bukurie superiore. Mëyra e të shkruajturit të Shpend Sollaku Noé-së është e qartë dhe e zhdërvjellët. Tema është përzhitëse. Një roman i madh. Një himn për lirinë e Atdheut të tij.

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: himn për lirinë e Atdheut të tij, Shpend Sollaku Noe', Stelvio Mestrovich

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT