VETEM NE SERBI NGJANE QE ATA QE JANE DENUE PER KRIME LUFTE SHERBEJNE PER TE STERVITUN OFICERET E RINJ/
Artikulli i R.E.L.-U perkthye per Diellin nga Gjon Kadeli/
Gjenerali Serb Vladimir Lazaroviq, u denue dhe u burgos per krime lufte, qe forcat qe ai komandonte bane kunder popullsise civile gjate Luftes se Kosoves 1998-99.
Njoftimi zyrtare uba nga Beogradi se Gjenerali Lazaroviq do te behet pjese e personelit te Akademise Ushtarake te Serbise, per te stervitun oficeret e ri.
Ky njoftim, megjithse nuk ishte i papritun nga aktivistet e Organizates per te Drejtat e Njeriut ne Beograd, i befasoi ata.
Ministri i Mbrojtjes i Serbise Aleksander Vulin e justifikoi emnimin e Lazaroviqit ne Akademine Ushtarake, si nji kthim perseri ne sherbim.
Ai shtoi se “vendimi ne fjale ka te baje me ndreqejen e gabimeve qe jane ba kunder oficereve, dhe se gjeneralet e kohes se luftes, kane nji pervoje te madhe, te cilen mund te ua kalojne kolegeve te tyne ma
te ri.”
Gjykata Nderkombetare e Hages e denoi gjeneralin Lazaroviq me 14-te vjete burgim, per arsye te rrolit qe ai luejti ne krimet qe u bane kunder popullsise civile shqiptare gjate Luftes se Kosoves.
Nemanja Stepanoviq prane Qendres Ligjore Humanitare ne Beograd asht tmerrue se ata qe jane pergjegjes per vdekjen e mija civileve te vrame nga ushtaret nen kontrollin e tyne, po perdoren per te stervitun
rrekrutet e ri per t’u ba oficere.
Stjepanovic tha “Lazaroviq u denue, sepse ishte pergejgjes per detyrimin e popullsise civile shqiptare te Kosoves te braktiseshin vendin e tyne.Gjate ketij veprimi, ne nji zone u vrane 2200 shqiptare, ne nji zone tjeter u vrane 1400, , kurse ne zonen e Prishtines, e cila ishte nen komanden e Lazaroviqit, nga 24 marsi deri
me 10 qershor 1999 u vrane 6200 civile.” Stjepanoviq shtoi se nuk u ba asnji hetim rreth ketyne krimeve, dhe se nuk u ndermue asnji mase per t’i denue ata qe i bane keto krime, dhe se shumica e ketyne viktimave perfunduen ne vorre masive ne Serbi. Ajo shtoi se deri tashti, vetem nji mije prej tyne jane identifikue, ne kater vorrezat masive.
Ai vadhdoi tuej thane “Cfar mesimi po japin keta njerez (kriminele)?”
A mos keta do ti mseojne nxansit se s me i mshefun krimet? Se si mos me tregue se ku jane mshefun trupat e pa jete ?”
Megjithe kete, ministri i mbrojtjes i Serbise insiston se”Nuk ka ma arsye me pengue ata qe e mbrojten kombin gjate agresionoit te NATOS dhe mos me i lejue te bahen pjese e Akademise Ushtarake, dhe se Serbia nuk duhet ma “ta ndjje veten te turpnueme.”
Stjepanoviqit nuk i bane pershtypje fjalet e ministrit serb te mbrojtjes..Ajo tha “Cfar mesimi po u japin kata nerez nxanesve te tyne, si me mbrojtun ushraret nen komanden e tyne per krimet qe bajne, ose me detyrue njerzit ti ikin nga shtepite e tyne, ose cfar menyre me perdorun, per te detyrue 800 mije shqiptare te Kosove te braktisin vendin e tyne, gja qe u ba mbrenda dy mueje e gjysem. Kjo simbas provave qe ka Gjykata Nderkombetare e Hages.
Kryetarja e Komitetit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut me qender ne Vojvodine Sonja Biserko, asht e shqetsueme rrethe krijimit te standardit nga “Kriminelet e luftes ne shoqni, dhe per ndikimin qe ata mund te kene ne brezin e ri te oficereve.” Ajo gjithashtu ka vu re nji plan te ri qe asht ne zhvillim e siper, i cili ka per qellim, mos pranimin e e krimeve te luftesa, normalizimin e politikes se Millosheviqit dhe vadhimin e saj.
Historianja Dubravka Stojanoviq, i tha Qendres se Vojvodines qe merret me analiza, se te njejtat plane dhe te njejtit njerez qe e udhehjoqen Serbin drejte luftes, jane tashti ne skene.
Ambasadori i Shteteve te Bashkueme ne Beograd Kyle Skot, nuk pranoi te komentonte nese kriminelet e luftes duhet te moseojne brezin e ri te oficereve serb, sepse nuk kishte te gjitha te dhanat. Megjithkete ai tha se nji gja e tille nuk mund te ngjaje ne Shtetet e Bashkueme, sepse rregullat e luftes dhe respekti pe Konventat e Gjeneves, jane te
rrepta ne te gjitha akademite ushtarake te vendit te tij.Ai shtoi “ushtaret e kane per detyre te mos u binden urdhnave qe nuk rrespektojne rregullat e luftes.”