• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shuhet Smaragda KOVAÇI

February 28, 2019 by dgreca

….Liceistja e fundit e Liceut Francez të Korçës, mësonjësja veteran e brezave…/

1 Monda

Nga Raimonda MOISIU & Suzana KAMI/

Është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare, liceistja e fundit e Liceut Francez të Korçës, mësonjësja e njohur dhe e vlerësuar me medaljen e Nderit të Urdhërit “Naim Frashëri”“, anëtare e Shoqatës Francë-Shqipëri, frankofonja -Smaragda KOVAÇI.

Një personalitet mjaft i njohur ndër  dekada në fushën e arësimit në Korçë.

Sot në mëngjes një lajm tejet i trishtë trazoi shpirtin dhe zemrën time. Mikja e vjetër e fëmijërisë dhe e shkollës, ndihmës/mjekja e njohur Suzana Kami më shkruante se sot herët ndaj të gdhirë, mbylli sytë përgjithmonë ish-mësonjësja jonë e dashur  dhe ish-drejtoresha e shkollës  së arësimit tonë fillestar e të hershëm, e shtrenjta Smaragda KOVAÇI.

E vetmja gjë në këtë jetë që nuk kapërdihet është ikja nga kjo botë…Vdekja me lirinë e saj të frikëshme, është e ftohtë, tinzare  dhe e pashpirt….,sepse ka vdekje, andaj  ka edhe lindje, vazhdimësi…

Madje,  dhimbja e vdekjes nuk është për ata që shuhen, por është për ata të gjallët që lemë pas…!

Bashkë me trishtimin që ndjeva  atë moment, kujtimet vërshuan në mendje, veçmas përfytyrimi i gjallë mbresëlënës  i atyre viteve të shkollës tetëvjeçare të paharruara, plot jetë e frymëzim, porse të papërsëritshme më në jetën tonë. Smaragda Kovaçi ishte jo vetëm mësonjëse  dhe edukatore e zellshme e brezave që ajo mësonte dhe edukonte në formë e funksion, por edhe një mësonjëse “nënë” e dashur dhe e dhimbsur për të gjithë NE!

Kjo është jeta! Kemi ardhur dhe do të ikim nga kjo botë. Ajo ç’ka lemë pas është kujtimet e bukura e të mira, dashuria, kujdesi  njerëzor, qytetar e intelektual të shoqërisë  ku jetojmë e punojmë.

Mësonjësja jonë e shtrenjtë ishte e bukur në dimensionin fizik,  njerëzor, qytetar dhe intelektual.

Smargada KOVAÇI ishte modeli i gruas së sakrificës ndër kohëra. I përket  plejadës së  artë të mësonjësve që kanë pergatitur me mënçurinë e dijen e tyre, dhjetëra breza qytetare dhe intelektualësh. Smargada është mësonjësja që meriton përjetësisht, mirënjohjen, nderimin, respektin dhe dashurinë e bashkëkohasve të saj të Liceut Francez, bashkëqytetarëve korçarë,  botës dhe shoqërisë shqiptare në tërësi, si një personazh i dalë nga muzeuu historik  i Dijes dhe Kulturës,  nga erudicioni i kockës intelektuale  të elitës së shquar e të artë  të Qytetarisë dhe Inteligjencës Korçare. Jeta e Mësonjëses sonë Smaragda KOVAÇI është shëmbulli i Përkryer i Simbolit të Dashurisë dhe Dhimbjes, e  gjithë Vlerave  të njerëzores e Hyjnores, – të cilat portretizonin  fisnikërinë e gjithëanshme qytetare të personalitetit dhe karakterit që ajo rrezatonte, si një mësonjëse e përjetshme e brezave, e cila i pergatiti për dekada të tëra. Ndjejmë  një emocion të veçantë teksa shkruajmë  këtë esse-homazh në dedikim të mësonjëses sonë të shtrenjtë dhe ish-drejtoreshës së Shkollës 8 Vjeçare, “Naim Frashëri”, në Korçë,-të mirës e të ndriturës Smaragda KOVAÇI, liceistes së Liceut Francez, mësonjëses së gjuhë-letërsisë, poliglote- zotëruese mjaft e mirë dhe e talentuar e disa gjuhëve të huaja. Një nga personalitet më shembullore në investimin e arësimit dhe edukimit të brezave, në qytetin e Korçës, si drejtuese e  institucioneve arësimore, me punë sakrifica dhe përkushtim, ajo u shndërrua në një rol investues model arësimor, duke bërë realitet ëndrrën e saj, duke investuar në shoqërinë shqiptare, gjithçka; dijet, mënçurinë dhe pasionin e saj të mësonjëses  në bangat e shkollës, nga ku kanë dalë; ekonomistë,  mësonjës, mjekë e ndihmës/mjekë, pedagogë, historianë, shkrimtarë, poetë,  politikanë, sportistë, liderë dhe qytetarë  të mirënjohur e të shquar, të denjë e të devotshëm  ndër kohëra, respektues të ligjeve dhe traditave të vendeve ku ata jetojnë e punojnë, jashtë e brenda Korçës e Shqipërisë. Na kujtohet se në pak vite ajo ngriti një staf pedagogjik shëmbullor dhe model, investimin më  të madh në shkollën 8 Vjeçare “Naim Frashëri”, duke mbledhur e zgjedhur rreth vetes mësonjës model me dritë të fuqishme të mënçurisë e dijes, sikundër; Sotir Nuçi Naçi, Vasilika Grameno, Shefqet Selimaj, Piro Ktona, Niko Mile, Zhani Zheku, Viollandi Xhane, Viollandi Skëndi, Vasil Sido, Tefta Cani, Marika Joti, Ana Frashëri, Dhorkë Koço, Florenca Karapanco, Polikron Trebicka, Petro Qesati, Nimete Shtylla, Veprore Hasi, mësuese Kostanca dhe profesor Josifi,etj, etj. Forca e dijes dhe e mënçurisë së mësonjëses sonë kanë hedhur dritë në shumë aspekte të krijimtarisë sime (R.Moisiu-shen.im), një grintë aq të fuqishme, sa unë më pas u bëra jo vetëm një mësonjëse e anglishtes, por edhe një krijuese letrare e admiruar. Tashmë sjell ndërmend kur organizova promovimin e 4 librave të mij në qytetin e bibliotekës “thimi Mitko” të Korçës, mësuese Smaragda ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndjehej krenare dhe e lumtur që unë jo vetëm e kisha ftuar aty, por edhe për arritjet e mija në fushën e krijimarisë etrare e publicistike. Virtytet dhe dijet e mësonjëses sonë unë i kam përmendur shpesh në intervistat dhe esse-të që kam shkruar ndër vite.Por edhe për një arsye tjetër, sepse në ballafaqimet me ardhmërinë, unë kurrë nuk do të lodhem se transmetuari këto vlera të çmuara të shpirtit intelektual,  identitetin dhe krenarinë e kulturës e dijes të Korçës sonë, dhe ndikimin që kanë këto vlera sikundër ishte  mësonjësja jonë, Smaragda Kovaçi, në integrimin e brezave të  ardhshëm. Me një kujtesë  tejet të admirueshme  duke mbajtur mbi supe peshën e viteve, 93 vjet, mësonjësja jonë kurrë nuk e ndau librin nga dora. Ajo ka dy vajza Milla Kovaçi Lubonja dhe Zheni Kovaçi. Mësonjësja jonë e dashur jetonte me vajzën e madhe të saj, Milla dhe dhëndrin, mjekun otojatër, njeriun e mirë e të mrekullueshëm, të nderuar e të respektuar në Korçë, Dr. Maksi Lubonja, të cilët si familje e konsideronin si njeriun më të shtrenjtë e më të dashur. Ajo e konsideronte dr. Maksin si djalin e saj dhe ai si nënën e tij të vërtetë!

Ajo kishte shumë etje për dije dhe ishte një njohëse përkthyese brilante e gjuhës franceze.

Një natë para se mbylli sytë,- tregon Dr. Maksi mes emocionesh, – ajo na lexoi dhe përktheu nga frengjishtja revolucionin francez..!

Ishte një mrekulli kujtesa dhe koshienca e saj!

Sa herë shkoja e vizitoja, -shprehet Zana, si ish-nxënësja e saj, – në bisedat që bënim sillte mrekullisht në kujtesë dhjetra-dhjetra nxënës të brezave që u kishte dhënë mësim.

-Ah-Raimonda Sade – më tha herën e fundit që i shkova për vizitë, – ajo ishte nxënëse e shkëlqyer, studionte shumë dhe recitonte bukur e me pasion përmendësh poema nga të Kadaresë, dhjetra faqe e nuk ngatërronte asnjë varg!

Kujtonte me admirim, mall e dashuri, nxënësit e  dalluar sikundër; Ninfa Buletinin, Sanaberta Mukollari Dhame, Suzana Kamin, të ndjerin ekonomistin Roland Cangonji, Gëzim Luarasi, futbollistin e mirënjohur të Klubit të Futbollit “Skënderbeu”, që bëri emër, -Gëzim Muhaxhiri,- Izet Bardhoshin, Gëzim Lloshin, Ditjana Feimi, zërin e mrekullueshëm e të talentuar në muzikë të Hatixhe Gedaj, të ndjerës Bukurie Kalemi, Lazarela Gedaj, Afërdita Buzali, Arsen Buzali, Elisabeta Buzali etj.etj.

Është një rast emocioni e dashurie, nderimi e respektit ku përputhen plotësisht me personalitetin e meritat e saj.

Edhe pas një shekulli tjetër ajo do të thirret e do të mbetet për të gjithë Ne: Një njeri i mrekullueshëm, një frymëzim i mrekullueshëm, i pashterrshëm, një lidere dhe mësonjëse e mrekullueshme për  ish-studentët e saj ndër vite. Ndërsa për bashkëqytetarët korçarë, kolegët, miqtë e shumtë, komunitetin e arësimtarëve dhe arësimdashësve korçarë, njerëzit e saj të dashur, dy vajzat e saj të mrekullueshme, Milla  Kovaçi Lubonja, Zheni Kovaçi dhe dhëndrin e saj Dr. Maksi Lubonja, dhe për brezat  e ardhshëm ajo do të  përjetësohet në panteonin e ndërgjegjes qytetare e korçare, -Simboli i Mënçurisë së Dijes dhe Arësimit Korçar.

Ajo mbylli sytë përgjithmonë më 26 Shkurt 2019, në shtëpinë pranë  vajzës Milla dhe dhëndrit, Dr. Maksi Lubonja, nipërve e mbesavë, në Korçë,  aty në vendlidjen e saj ku edhe mori jetë nektari i Dijes dhe Mënçurisë së kësaj zonjë fisnike e të mrekullueshme, e liceistessë fundit të Liceut historik francez të Korçës. Do të jetë në nderin dhe krenarinë e qytetarisë e inteligjencës korçare që një nga gjimnazet e Korçës të marrë emrin e Mësonjëses së Ndritur –Smaragda Kovaçi.

Lamtumirë përçuesja e Dijeve e Dritës në Shumë Breza, Liceistja e Fundit –Smaragda Kovaçi!
Lamtumirë Nënë, Gjyshe dhe Mësonjëse Fisnike!

U prehsh në Paqen e Amëshuar! Të Qoftë Dheu i Lehtë, i Korçës Sonë!.
I përjetshëm Kujtimi dhe Drita e Veprës Tuaj, që ju latë pas!
Nga Raimonda SADE MOISIU & Suzana KAMI

Shkurt, 2019

Filed Under: ESSE Tagged With: Raimonda Moisiu, Smaragda KOVAÇI, Suzana KAMI

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT