• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESA- 18 VJET PA BABE TAHIRIN

September 1, 2020 by dgreca

Në Kujtim të Patriotit Tahir Kerrnaja dhe Përpjekjeve për Njohjen e Cështjes së Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Ballkan – (Me rastin e 18 vjetorit të vdekjes)–

Nga: Drita Gjongecaj-New York- Më 4 shtator mbushen 18 vjet që kur u nda nga jeta Tahir Kerrnaja i cili njihej me emrin “Babë Tahiri” apo “Njeriu i Demonstratave”. Tahir Curran Kerrnaja ia kushtoi krejt jetën përpjekjeve për njohjen e cështjes së shqiptarëve në trojet etnike e sidomos Kosovës. 

Ai ishte nga fshati Kerrnajë në zonën e Gashit të Tropojës nga një familje e njohur për tradita patriotike. Megjithëse kjo ishte në të vërtetë familja e nënës sime, për arsye sigurie nga rregjimi komunist, nuk flitej shumë për të në praninë e ne të rinjve pasi, i akuzuar për vepra që nuk i kishte kryer, ai ishte arratisur nga Shqipëria.  

Ndër ato që kisha dëgjuar unë ishte se ai i jepte një rëndësi të vecantë arsimimit dhe, në një kohë kur shumica dërrmuese e popullsisë në Shqipëri ishte analfabete, pikërisht në vitet ‘30 ai kishte ndjekur shkollën Amerikane Bujqësore në Kavajë. Më vonë ai ndoqi edhe shkollën e Kuesturës në Itali. 

Personalisht e kuptova nga afër ndjeshmërinë dhe vlerësimin e tij ndaj arsimimit në verën e vitit 1991 kur ai më dërgon nga Amerika një cantë lëkure cilësore librash, ngjyrë kafe, me shënimin: “… Mos ju ndaj shkollimit se vetëm dituria të con përpara. …”

Deri në atë kohë askush nga familja nuk kishte dijeni për punën e tij madhore në NY në shërbim të kombit e shqiptarëve pasi lidhjet me jashtë ishin të këputura plotësisht. Unë u vendosa në Amerikë në muajt e fundit të jetës së tij, kështu që përvec dy-tre takimeve të shkurtra nuk pata fatin të shpenzoj kohë me të. Ishte fjalëpak dhe më se modest. Duke e quajtur veten thjesht ushtar në cështjen e Kosovës, punën kolosale dhe arritjet ia atribuonte bashkëpunëtorëve e mbështetësve të shumtë të aktivitetit të tij dhe organizatës Rinia Shqiptare e Kosovës në Botën e Lirë (RShKBL) e themeluar nga vetë ai. 

Në rininë e tij në Shqipëri, Tahir Kerrnaja i ishte bashkuar forcave partizane, më vonë forcave nacionaliste dhe kishte shërbyer edhe në kuesturën e Tiranës. Me një akuzë të sajuar nga qeveria komuniste, ai qe dënuar fillimisht me vdekje. Meqë nuk kishte prova dhe duke qenë se asnjë nga dëshmitarët nuk e mbështetën akuzën ndaj tij, vendimi ndryshoi në dënim me burgim të përjetshëm që më vonë përsëri u ul në disa vite. Për afro 10 vjet ai vuajti në kampet e burgjet famëkeqe të Shqipërisë së atëhershme përfshi edhe Kampin e Vdekjes në Kavajë. Vuajtje e tortura të paimagjinueshme përjetoi ai pastaj në ish-Jugosllavi derisa më në fund fitoi statusin e emigrantit politik dhe në vitin 1963 hyri në Amerikë.

Me largpamësi, ai themeloi Shoqërinë RShKBL (Albanian Kosovar Youth in the Free World-AKYFW) dhe mblodhi rreth vetes shumë anëtarë e bashkëpunëtorë me të cilët nuk reshtën punën e organizuar për sensibilizimin ndaj shtypjes së rëndë sllavo-komuniste të shqiptarëve në Kosovë dhe territore tjera në Jugosllavi, kërkesës për mbrojtjen e të drejtave të tyre, si dhe të drejtat e shqiptarëve kudo në trojet etnike. Disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë ishin familja e Musë dhe Shahe [Kerrnaja] Zherka (të vetmit të afërm të tij në Amerikë në atë kohë), Vëllazrit Bytyci (Bitici), Maliq Arifaj, Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë, Prof. Sami Repishti, Prof. Peter Prifti, e shumë e shumë të tjerë. Sic e përshkruajnë, muret e apartamantit i kishte mbushur me parulla, fletëthirrje e pjesë të shkëputura nga gazetat e kohës duke e kthyer banesën e tij në 43 Street në zyrë të organizatës. Në program shkruhej shprehimisht se vullnetarët e këtij grupimi janë të mobilizuar në shërbim të kauzës së kombit shqiptar dhe asaj të ribashkimit nacional shqiptar; se në kushtet aktuale, detyra më urgjente është qartësimi i opinionit publik i pozitës në të cilën ndodhen vëllezërit e motrat kosovare; se veprimet do të zhvillohen në mënyrë paqësore, etj. Vetëm në harkun kohor të një muaji, përgjatë më se 30 vjetëve, fletushkat në anglisht dhe në shqip kapnin shifrën e 4 apo 5000 të tilla të shpërndara. Një aktivitet patriotik në këto përmasa në llojin e vet mbetet padyshim unik jo vetëm për volumin e materialeve, por edhe për kohështrirjen në dekada dhe përhapjen gjeografike brenda e jashtë Amerikës. Njohja e thellë e gjendjes, largpamësia, energjia, trimëria e përkushtimi deri në vetëmohim ishin mbledhur në figurën e Babë Tahirit.

Në aktivitetin e tij në Amerikë, Tahir Kerrnaja mbetet unik edhe si individ në disa drejtime: forma e organizimit të RShKBL, përkushtimi maksimal, shtytja dhe motivimi që u jepte anëtarëve dhe përkrahësve, etj. Qysh me ardhjen në Amerikë e deri në fund të jetës, Tahir Kerrnaja ia dedikoi tërësisht cështjes kombëtare kohën, mundin, biles edhe të gjitha të ardhurat e veta personale që i mbeteshin pas detyrimeve të qirasë e ushqimit. Ai ishte nismëtari, themeluesi, udhëheqësi, dhe propaganduesi i RShKBL. Ishte aktiviteti i mirëorganizuar dhe paqësor i drejtuar nga Babë Tahiri dhe RShKBL i cili i parapriu dhe krijoi kushtet për krijimin më vonë të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (American Albanian Civic League (AACL) dhe Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (National Albanian American Council-NAAC) të cilat gjithashtu luajtën rol esencial në lobimin ndaj cështjes së Kosovës.

Vetë ish-Presidenti Ibrahim Rugova e ka vlerësuar punën e Tahir Kerrnajës me këto fjalë: “… Duke ndjekur traditën shqiptare, Babë Tahiri u bë lajmëtar i çështjes së Kosovës, u bë burrë i kushtrimit, që nuk pushoi natë e ditë… Babë Tahiri me veprën e tij ishte një pioner i lëvizjes shqiptare në mbështetje të Kosovës në Shtetet e Bashkuara, lëvizje kjo e cila së shpejti u bë aq e fuqishme sa që të siguronte respektin dhe admirimin e Kongresit, të Administratës dhe të popullit amerikan. Me punën e tij, ai përshpejtoi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Tahir Kërrnaja do të mbetet si njëri ndër burrat e shquar të Kosovës dhe të botës shqiptare. Ai e përmbylli shekullin e tij të mbushur me një vepër të shkëlqyer për Kosovën dhe kombin shqiptar. Jemi krenar që e patëm.”       

Në librin e tij “Kosova: Rruga e Lirisë – Roli i Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë në Clirimin e Kosovës”, autori Sergio Bitici përshkruan qartë rolin e pakrahasueshëm të Babë Tahirit dhe shton se  “… pa angazhimin e palodhur të Tahir Kerrnajës kjo organizatë nuk do të egzistonte”. 

Tahir Kerrnaja nuk krijoi familje por iu përkushtua Kosovës më gjithë fuqitë e tij. Trupi i tij u cua në Kosovë i shoqëruar nga nipat e tij Hysen Kerrnaja e Kujtim Zherka, bashkëpunëtorë, miq dhe admirues duke plotësuar kështu amanetin e tij për t’u prehur në Prishtinën e lirë.  

Premtime janë dhënë herë pas here që Tahir Kerrnajës do t’i ngrihet një shtatore në Prishtinë por deri më sot nuk ka filluar një projekt i tillë. Të shpresojmë se arsenali i cmuar i punës së tij do të përjetësohet në një mënyrë a formë që edhe brezat e ardhshëm të mësojnë kush ishte Babë Tahiri dhe cili ishte roli i tij në historinë e lirisë së Kosovës.  

http://illyriapress.com/illyria_content/uploads/2017/08/14086442_1192947980770120_8714296445491357976_o-1-640x519.jpg
http://illyriapress.com/illyria_content/uploads/2017/08/6-DSC05656.jpg

Shtator 202

Filed Under: Featured Tagged With: 18 vjet, Drita Gjongecaj, Tahir Kerrnaja

NJE FOTOGRAFI HISTORIKE

September 12, 2016 by dgreca

SOT KUJTOJME BABE TAHIRIN/

1-babe-tahiri

NGA SERGIO BITICI*/

Sot kujtojme te pavdekshmin, Tahir Kerrnajen (1917-2002) me rastin e 14 Vjetorit te varrimit te tij ne Varrezat e Qytetit, Prishtine, ku pushon ne Kosoven e dashur per te lirine e se ciles luftoi dhe punoi deri sa dha shpirt.

Cdo mengjes Tahir Kerrnaja fillonte me aktivitetin e tij  te perjeteshem per Kosoven dhe vetem per Kosoven e per Shqiperine Etnike. E quante veten Ushtar i thjesht i Shqiperise Etnike.

Nuk k ashesh demonstratash ne Amerike, qe te mos kete fiksuar portretine  e ketij luftetari te perjetshem te Shqiperise Etnike. Gjithandej ai shperndante informatat per gjendjen e Kosoves se okupuar dhe thirrjet per Liri e Pavaresi.

Ne kete fotografi,qe shoqeron shkrimin ai pat dale para 30 vitesh. Nje foto e marre para vendbanimit te tij ne adresen: 439 West 46 Street, Manhattan, qe u be adresa me fame boterore, kryeqendra e gjithe aktivitetit te Rinise Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire, themeluar nga vete Tahir Kerrnaja. Qe nga kjo adrese niseshin informatat per Kosoven Martire. Ne kete kohe (vitet 1980- ta) RSHK ne BL ishte e vetmja zedhenese e situates ne Kosove e Jugosllavi, ne tere boten, me nje kredibilitet te paster, sepse, kurre nuk ka leshuar informata te pa sakta per situaten e  Shqiptarve ne Jugosllavi, prandaj Organizata Rinia Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire nen Tahir Kerrnajen u be e fameshme dhe e vetmja zedhenese per ceshtjen e Kosoves, sidomos tek organizatat per te Drejtat Njerezore.

Ne foto: Tahir Kerrnaja, para residences, qe historia jone duhet ta njohe kete Adrese Historike,439 west 46 Street, para se te niset per aktivitetin e dites, per te shperndare trakte para OKBs ose ne ndonje qender tjeter ne New York. Kerrnaja duhet kujtuar dhe njohur si i vetmi person ne histori te New York ut, qe me organizaten e RShKBL ka shperndare 4000 trakte ne muaj gjate kater dekadave te aktivitetit.

*Sergio Bitici

1-sergio-biticiAutor i librit : KOSOVO Path to Freedom, The Role of the Albanian Kosovar Youth in the Free world for Liberation of Kosovo.Published by Vatra, 20012, on sale by Amazon. Com

1-libri-i-sergios

Filed Under: Featured, Histori Tagged With: NJE FOTOGRAFI HISTORIKE, sergio bitici, Tahir Kerrnaja

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT