Nga Pjetër Jaku/
Në zyrën e Konsullit të nderit, z. Ekrem Bardha, të mërkuren me 31 Tetor 2012 u bë takimi për finalizimin e këtij jubileu historik në Komunitetin Shqiptar të Detroitit.
Takimin e kishte thirrur dhe e drejtonte, kryetari i Koimisionit për këto festime, Konsulli i nderit, z. Ekrem Bardha, i cili falenderoi të pranishmit për kontributin që kishin dhënë në këtë vit jubilar, si dhe shfaqi disa mendime, që mbrëmja festive, si aktiviteti final i këtij aksioni historik të jetë ndryshe nga manifestimet e tjera.
Në takim mirrnin pjesë: Ekrem Bardha ( Konsull i Nderit dhe Kryetar i Këshillit të Teqesë Bektashjane), Dom Ndue Gjergji ( Famullitar i Kishës “Zoja Pajtore”, Don Fran Kola, ( Famullitar i Kishës së Shën Palit), Alfons Grishaj ( Kryetar i Degës së Detroitit “Panfederata Vatra”), Gjergj Ivezaj ( Kryetar i Shoqatës “ Malësia e Madhe”, Ndue Ivanaj ( Kryetar i Lidhjes së Intelektualve), Taulant Kadia ( Drejtues i Qendres Ballkanike), Nikollë Vneshtaj ( Kryetar i Shoqatës “ Kastrati”), Mikel Demaj ( Kryetar i Shoqatës “ Kosova”), Luvigj Sterbyçi ( anëtar i Shoqatës “ Dukagjini” ish sekretar i Shoqatës në fillimin e këtij komisioni), Kolë Gjokaj ( Kryetar i Këshillit të Kishës së Shën Palit dhe Pjetër Jaku, botues i Revistës “ Kuvendi”.
Në takim u raportua nga secili për punën e bërë deri tani, ku ra në sy puna e mirë e dy qendrave fetare më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Detroit, Kishës “ Zoja Pajtore” dhe Kishës së Shën Palit, ku përkatësisht do të bëhën aktivitetet kryesore të këtij 100 vjetori.
Dom Ndue Gjergji sqaroi të pranishmit lidhur me Akadaminë Solemne, që do të bëhët në Institucionin e tij me datën 24 Nëndor 2012, nga ora 10:00 Am deri në 4:00 Pm, me një pauzë një orëshe, nga ora 12:00 deri në orën 1:00, ku për të pranishmit do të ketë një koktel të pasur edhe me ushqime.
Në këtë Akademi do të marrin pjesë me temat e tyre akademikë dhe profesorë të njohur, pothuaj nga të gjitha trevat shqiptare, për të cilët Dom Ndue Gjergji meriton një falenderim të veçantë. Me interes do të priten kumtesat e Jusuf Buxhovit, At’ Anton Belushit, Sami Repishtit, Ardian Ndreces, Njazi Muhametit, Martin Berishes, Naum Priftit, Bahri Briskut, Shaban Sinanit, Mergim Korçes dhe Gjovalin Kaçorrit.
Në përfundim të kësaj Akademia, aktivisti i njohur Marash Nucullaj i fton organizatoret dhe referuesit në një darkë festive ne restorantin e tij. Përgaditja e kësaj Akademie Solemne për 100 vjetorin e Pavrësisë së Shqipërisë është meritë e padiskutueshme e Dom Ndue Gjergjit dhe stafit të tij, megjithëse Dom Ndoi e quan meritë e Komisionit të festës, pasi gjithnjë, sipas tij, është konsultuar e bashkëpunuar me anëtarë të këtij komisioni.
Në dytën e dytë, ku edhe përfundon festimi i këtij 100 vjetori, në Kishën e Shën Palit do të akomodohen afro një mijë pjesëmarrës, me një dekor festiv të parealizuar ndonjëherë, pa tavolinë nderi, pasi çdo pjesëmarrës do të ishte një i nderuar i veçanatë i asaj nate historike, me një meny shumë të pasur në tradicionalen festive të shqiptarëve të të gjitha trevave. Dekorimin e sallës e ka marrë përsipër t’a realizoi Donika Bardha. Kongresmenet, senatorët, majoret e bashkive me të njohura, me të cilët kanë të bëjnë shqiptarët, do të jenë në mesin e manifestuesve dhe do të përshendesin nga tryeza. Folësi kryesor do të jetë Dr.Prof. Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit Evropian në Tiranë, ish diplomat i njohur shqiptar. Në këtë darkë madhështore festive, përshendetjet do të regjistrohen dhe do të jenë koncize, për të mos u bërë të mërzitshme, të gërshetuara edhe me një program muzikor shumë të pasur, me këngëtarë të ftuar, që do të jenë surpriza e asaj mbrëmje madhështore, drejtuar nga aritstët e njohur të komunitetit tonë, të cilët muajt e fundin kanë finalizuar edhe shoqatën e tyre kulturore, si: Fran Gjoka, Arben Dervishi, Ndue Gejkaj etj.
Në këtë takim u diskutua edhe per Ditëtët e Letërsisë Shqipe, që organizon Revista “ Kuvendi” prej 11 vjetësh. Këtë vit , në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, që të jenë sa më afër me manifestimin kryesor, do të bëhën me 17 dhe 18 Nëntor 2012 me frymën jubilare të këtij pervjetori.
Pritet që në këta manifestim të ketë edhe surpriza të tjera, që kanë të bëjnë me komunitetin dhe aktivistë të veçantë të çeshtjes shqiptare ndër vite.
Mbrëmjen festive do e transmetojnë disa Televizione Kombëtare e lokale, si dhe “Zeri i Amerikës”, pa përmendur këtu, gazetat e njohura” Dielli”, “ Illyria”, “Bota Sot” dhe Revista “ Kuvendi”.