• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAKIMI I MASAR KRASNIQIT ME NËNËN TEREZË NË ZELANDË TË RE

August 27, 2016 by dgreca

Nga Hajro Hajra/

Veprimtari e atdhetari i shquar Masar Krasniqi nga Prishtina është vetëm njëri nga ai lumë i madh shqiptarësh që, i përndjekur nga regjimi titist, në një moshë fare të re, në vitin 1950, kishte qenë i detyruar ta linte Kosovën e të mësynte udhët e botës. Pas shumë peripecish, nga Rijeka e Kroacisë kishte shkuar në Izmir të Turqisë dhe që andej, më 1951, pas një udhëtimi të gjatë me anije, kishte arritur e ishte vendosur në Zelandë të Re. Tash 5-6 vjet jeton në Australi.

Në vitin 1970, në kohën kur pak shqiptarë dinin për Nënën Terezë, Masar Krasniqi kishte takuar humanisten shqiptare, asokohe jo gjithaq e njohur në botë dhe pothuaj fare e panjohur në botën shqiptare.

Njohjen (së largu) me veprimtarin e zellshëm e atdhetarin e madh Masar Krasniqi na e mundësoi para disa vjetësh Sabit Abdyli nga Kabashi i Vitisë (profesor i gjuhës shqipe, gazetar e shkrimtar), i cili meqenëse edhe vetë jeton në Zelandë të Re (në qytetin Auckland) që nga viti 1999, e ka njohur së afërmi Masar Krasniqin dhe ka shkruar disa herë për të.

Gjatë një bisede telefonike me Masar Krasniqin, mësojmë hollësi të këtij takimi që, ndonëse kishte ndodhur në vitin e largët 1970, ruhej shumë i freskët në kujtesën e tij, madje zoti Krasniqi e kujtonte atë ngjarje sikur të kishte ndodhur pak muaj përpara dhe jo para pothuaj gjysmë shekulli.

Ja si e kujton këtë takim zoti Krasniqi:

– Ishte muaji prill i vitit 1970. Ende nuk i kisha mbushur tridhjetë e nëntë vjet dhe kisha afro njëzet vjet që kisha ikur nga Kosova, e cila vazhdonte të ngryste ditët e netët nën çizmen e serbit dhe që, për mërgimtarët si unë, ishte një mollë e ndaluar. Kisha marrë vesh se Nëna Terezë do të vinte për vizitë në Zelandë të Re, pikërisht në qytetin Auckland, ku unë jetoja. Ajo do të vinte nga India, ku jetonte e vepronte që nga viti 1929, kohë kur unë ende nuk kisha lindur. Kisha shumë dëshirë ta takoja e të bisedoja me të, por duke qenë se ajo ishte një vizitë protokollare, ishte paksa e vështirë të realizohej ai takim. Për fatin tim, e njihja peshkopin e Katedrales së Shën Jozefit në Auckland, James Michael Liston, me të cilin isha takuar si i ftuar i tij gjatë pritjes që kishte organizuar për kardinalin e Hungarisë dhe për kardinalin e Ukrainës.

Iu drejtova peshkopit Liston, i cili më premtoi një takim me Nënën Terezë pas konferencës për shtyp, që ajo do të mbante në mbarim të vizitës së saj. “Do të jetë një takim vetëm 15 minuta” – më tha peshkopi.

E njoftova komunitetin shqiptar, në krye të të cilit isha. Ishim pak atëherë, ishim një grusht shqiptarësh në Auckland. U thashë se takimi do të ishte fare i shkurtër dhe ua bëra me dije që, shkaku i kohës së kufizuar, vetëm unë do të flisja me Nënën Terezë.

Ditën e takimit morëm një tufë të madhe me lule dhe shkuam në katedralen ku do të mbahej konferenca e shtypit.

Sapo përfundoi konferencën për shtyp, iu afrova Nënës Terezë, ia dhashë lulet dhe i thashë: – Mirë se na erdhe Nana Terezë në Zelandë të Re!

– “O, biri im, – ma ktheu ajo – a edhe këtu paski mbrri a, në fund të botës?… Sa mirë – tha – po e flitke shqipen… Unë 39 vjet s’kam pasë mundësi me ke me folë shqip.”

Domethënë, shqip keni folur? – e pyesim zotin Krasniqi.

Gjatë gjithë kohës kemi folur vetëm shqip. Nëna Terezë e fliste shumë mirë shqipen. Shqipja e saj ishte një gegnishte e pastër, të cilën ajo e kishte ruajtur, si të thuash, e kishte konservuar që nga fëmijëria.

Çfarë biseduat gjatë asaj kohe të shkurtër? – e pyesim bashkëbiseduesin.

Ndonëse shkurt, folëm për shumëçka. I fola për situatën në Kosovë, për shtypjen e egër që ushtronte regjimi titist ndaj shqiptarëve…

Më dukej sikur po flisja me nënën time, prandaj nuk e lashë pa i thënë: – Ti që ke mundësi me u takue me mbretën e me kryetarë shtetesh e me ministra të punëve të jashtme, mund ta bash nji punë të mirë për Kosovën, po edhe për Shqipninë, ku po ashtu sundon nji diktaturë e egër dhe ku feja asht e ndalueme me ligj…

-“E di, – tha – e di. Unë i kam nanën e nji motër atje dhe kam  tentue me shkue me i vizitue dhe s’më kanë dhanë leje… Nji vlla me familje e kam në Palermo…”

Të lutem Nanë – i thashë – po mujte me ba diçka, do t’ishte nji nder i madh për kombin prej teje…

-“Biri im – tha – lutjuni Zotit për mue e për bijat e mija… Edhe unë çdo mëngjes lutem për Kosovën.” E preku me dorë sarin që kishte veshur në trup dhe tha: “Veshja ime…” – dhe, ndonëse nuk e përfundoi, u vetëkuptua: ishte veshja e saj që nuk e lejonte të bënte hapur atë që ne kishim dëshirë. Ajo kishte filluar të bëhej Nënë e krejt botës dhe jo vetëm e shqiptarëve që ishin të gjakut të saj.

Pastaj u nisëm shkallëve teposhtë. Ajo shoqërohej nga disa murgesha të Indisë dhe nga dy murgesha zelandeze. Gjatë gjithë kohës sa zbritnim shkallët, ajo nuk ma lëshonte dorën. Pasi u përshëndetëm si nënë e bir, ajo hipi në veturë. Në fytyrë i shihej dëshira e madhe që kishte që ai takim të zgjaste sa më shumë…

Sapo u largua vetura me Nënën Tereze, m’u vërsulën gazetarët, duke më pyetur në ç’gjuhë kishim biseduar. U thashë se kishim biseduar shqip dhe, po ashtu, u thashë se ajo kishte lindur jo fort larg qytetit nga vija unë, nga Prishtina.

Gjatë gjithë këtyre viteve kam takuar shumë personalitete të rëndësishme politike, pothuaj në të gjitha kontinentet – thotë zoti Krasniqi –  dhe të gjitha këto takime kanë pasur një të vetëm qëllim: sensibilizimin e çështjes shqiptare në Ballkan,në veçanti sensibilizimin e çështjes së Kosovës, Megjithatë, takimi im i parë me Nënën Terezë ka qenë disi i veçantë, një takim i zhveshur nga çdolloj protokolli, thjesht një takim nënë e bir.

Ajo ka punuar shumë, ajo ka sakrifikuar shumë për t’i ndihmuar nevojtarët, jo vetëm në Indi. Megjithatë popullin e vet nuk e ka harruar kurrë. Kontributi i saj për popullin e vet ka qenë i heshtur, por s’ka reshtur kurrë. Duhet të kalojë kohë, duhet të kalojnë vite që të kuptohet se ç’ka bërë Nëna jonë e Madhe për popullin me të cilin e lidh gjaku – përfundon rrëfimin e tij për këtë takim, zoti Masar Krasniqi, i cili ka takuar Nënën Terezë edhe disa herë të tjera, si me rastin e vizitës në Shqipëri të Papa Gjon Palit II më 25 prill 1993 e të tjera.

Nëna Terezë nuk është personaliteti i vetëm i madh që ka njohur Masar Krasniqi. Ai jo vetëm ka takuar, por edhe ka shoqëruar të madhin Ibrahim Rugova gjatë takimeve të shumta që ai kishte pasur me kryetarin Clinton, me nënkryetarin Al Gore, me senatorin Bob Dole, me kongresmenin Benjamin Gilman, me kongresmenin Joseph Dioguardi e të tjera personalitete të shquara dhe të gjitha këto takime janë bërë në funksion të sensibilizimit të çështjes shqiptare, sidomos në kohën kur çështja e Kosovës kishte vënë në lëvizje bijtë e saj më të mirë. Masar Krasniqi, sot 85-vjeçar, është njëri nga ata bij besnikë të Tokës Mëmë, i cili, sikurse edhe Gonxhe Bojaxhiu, vepronte në heshtje, se punët e mëdha e me peshë, në heshtje bëhen.

 

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: Hajro Hajra, Masar Krasniqi, Nene Tereza, takim

PAS VATRES, PERFAQESUESIT E MINISTRISE SE DIASPORES, TAKIM NE SHKOLLEN SHQIPE-BRONX

May 9, 2016 by dgreca

BRONX NYC: Gjatë vizitës në SHBA, një delegacion e Ministrisë së Diasporës nga Republika e Kosovës, dje ka vizituar, edhe  “Shkollën Shqipe” në qytetin e  Bronxit në Nju Jork.  Ata u pritën nga Drejtori i kësaj shkolle z. Mustaf Qosja, antarët e Bordit të Shkollës Shqipe në Bronx,,  dhe dy përfaqësuesit e Qendrës Kultorore Shqiptare nga Patersoni, Kryetari z. Zulfi Ala dhe zvendes/kryetari z.Nebi Kaba.Zyrtarët nga Kosova, me këtë rast  morën pjesë edhe në një orë mësimi , ndërsa u takuan dhe bashkëbiseduan me drejtuesit e kësaj shkolle, nxënësit dhe prindërit e “Shkollës Shqipe” në Bronx- Nju Jork, të cilët i falënderuan zyrtarët nga Ministria e Diasporës, dhe Ministrin Murati, për mbështetjen e vazhdueshme, që i po japin ata Diasporës shqiptare në botë, përfshirë edhe komunitetin shqiptarë në SHBA.
Ministrija e Diasporës së Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të tyre, lidhur me shtimin e interesimit dhe bashkërenditjen e aktiviteteve, në përputhje me programet  për përfshirjen, sa më të madhe të fëmijeve shqiptarë,  në diasporë, kohëve të fundit ka filluar që të zhvillojë takime të njëpasnjëshme, dhe të drejtëpërdrejta me shkollat Shqipe, në disa vende të Europës, dhe SHBA, ku jetojnë më së shumti emigrantët shqiptarë.
Ata gjatë vizitave në disa shtete të Europës Perendimore, ku janë të hapura dhe funksionojnë shkollat shqipe,  kan zhvilluar edhe aktivitete të përbashkëta me komunitetin shqiptarë, duke e vazhduar ato edhe me vizitat e tyre në SHBA, ku shkolla shqipe, ka një histori të gjatë – dhe shumë vjeçare.
Kësisojë, dje dy zyrtarët e lartë  të kësaj ministrije, z.Kreshnik Sheremeti, Këshilltar i lartë i ministrit të Diasporës z. Valon Murati dhe z. Avdyl Lipoveci, Drejtor për arsim dhe kulturë në Ministrinë  e Diasporës, të shoqëruar edhe nga Konsulli i Kosovës në Nju Jork z. Fatmir Zajmi, vizituan edhe Shkollën Shqipe në Bronx, dhe u takuan me disa nga drejtuesit e këtyre shkollave në zonën e Tri-Shtetshit.
Mysafirët e nderuar nga Kosova,  me këtë rast ndoqën edhe një orë mesimi të gjuhës shqipe, të klasës së parë të  drejtuar nga mësuesja e dalluar e kësaj shkolle z. Violeta Dushallari dhe panë nga afër përgaditjet që po bëheshin nga kjo shkollë nga grupit folklorik i Shkollës Shqipe Bronx- , që është pjesëmarrës i Festivalit të Tretë të Shkollave Shqipe, në zonën e Tri-Shteshit .
“Ju përgëzojmë për këtë punë të madhe, që po bëni , në komunitetin shqiptarë, me shkollën shqipe, për të mësuar fëmijët e shqiptarëve në diasporë, me gjuhën e bukur shqipe –   sepse, thanë ata përmes mësimit të gjuhës,  ju ua mësoni gjuhën por edhe e ruani gjuhën shqipe, këtyre fëmijëve edhe në diasporë, duke i ruajtur ata edhe nga asimilimi”, thanë ndër të tjera dy zyrtarët e Ministrisë së Diasporës së R. Kosovës, në fillim të takimit.
Në bisedën e përbashkët me zyrtarët e Ministrisë së Diasporës, të shtetit të Kosovës, bashkëbiseduesit vlersuan edhe aktivitetet e zhvilluara në ruajtjen e identitetit të gjeneratev të reja në diasporë, si dhe domosdoshmërija e koordinimit të këtyre aktivitetev me vendlindjen.
Me këtë rast ata shtruan edhe disa nga problemet e kësaj shkolle, siç janë : nevoja e lokalit, ndihmat në shtimin e profesionalizmit të aktiviteteve amatore në folklor, informimi i ndërsjellt, shfrytëzimi i medijave elektronike dhe masmedijave, dhe atyre të ashtuquajtura media sociale, Facebook, për senzibilizimin dhe përhapjen të arsimit Shqip, e të tjera.
 Ndërsa,  më pas mysafirët e nderuar nga Kosova, Ministrija e Diasporës, duke folur në emër të kësaj ministrie, dhe Ministrit Murati, prezentuan projektet e tyre, që shumë shpejt simbas tyre, mbasi ata tani i kan nisur të realizojn në disa shtete të Europës Perendimore, planifikohen të jetëseohen edhe këtu në SHBA, ku jetojnë prej dekadash një diasporë e madhe shqiptare.
 Gjatë këtij bashkëbisedimi mes dy zyrtarëve të Ministrisë së Diasporës , dhe përfaqësuesve të shkollave shqipe, u fol edhe për Seminarin, i cili pritet të mbahet gjatë kesaj vere në atedhe, thanë ata me Arsimtarët e Shkollave Shqipe në Diasporë si dhe për takimin e parë (Samitin) e udhëheqëseve të Diasporës, i cili do të mbahet në Tiranë në organizim të dy qeverive të dy shteteve tona Shqipërisë dhe Kosovës.
 Në njoftimin në faqen e internetit mbas këtij takimi, thuhet se u fol gjithashtu edhe për  furnizimin me libra shkollor, për mësimin e gjuhës Shqipe nga atedheu, i cili u vlersua si i jashtzakonshëm.
 Përfaqsuesit e shkollave Shqipe, në këtë takim vlersuan lartë rolin dhe dedikimin e përhershëm të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Nju Jork, dhe në veçanti atë të konsullit z. Fatmir Zajmi, që në vazhdimësi ai i ka dhënë komunitetit dhe kësaj shkolle gjatë gjithë aktivitetit të saj.
 Gjithashtu, mikëpritësit  në këtë takim, edhe nji herë ndërsa faleminderuan dy zyrtartët nga Ministrija e Disaporës,  z.Kreshnik Sheremeti, Këshilltar i lartë i ministrit të Diasporës z. Valon Murati dhe z. Avdyl Lipoveci, Drejtor për arsim dhe kulturë në Ministrinë  e Diasporës, të shoqëruar edhe nga Konsulli i Kosovës në Nju Jork z. Fatmir Zajmi, për vizitën e suksesshme që u bënë, atyre, shprehën nevojën e hapjes së nji Qendre Kulturore-Informative Shqiptare në Nju-Jork, ose Qëndre të Kultures Shqiptare, ide e hedhur, nga disa lider të komunitetit shqiptarë, ashtu  siç e kanë shumë komunitete dhe vende te tjera këtu, e që do të ua lehtesonte mjaft punët e ndërlidhur në të gjitha sferat me vendlindjen diasporës, por edhe me problemet eventuale të shkollës Shqipe, e cila, ka një histori të gjatë me shqiptarët e Amerikës, sidomos me shqiptarët e zonës së Tri-Shteshit.
 Në fund të njoftimit thuhet se takimet e tilla, duhen shpeshtuar mbasi ato janë me shume interes, dhe më se të mirëpritura, të domosdoshme dhe që do të sjellin rezultate.
 Takimi thuhet në njoftim ishte shumë frytëdhënës dhe premtues për bashkëpunimin dhe bashkrenditjen e veprimeve në ruajtjen e identitet tonë kombëtar dhe lëvrimit të thesarit të kulturës sonë në SHBA. ./Beqir Sina/

Filed Under: Komunitet Tagged With: E MINISTRISE SE DIASPORES, NE SHKOLLEN SHQIPE-BRONX, PAS VATRES, PERFAQESUESIT, takim

Liderët e partive shqiptare në Maqedoni u takuan me Brian Yee

March 3, 2016 by dgreca

Ne Foto:Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee/

 Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë qëndrimit dy ditësh në Shkup, në kuadër të takimeve me zyrtarët e lartë të vendit, në fokus ka përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshja politike, e njohur si marrëveshja e Përzhinos.

Diplomati amerikan, gjatë ditës së enjte, është takuar me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, si dhe liderët e dy partive politike shqiptare, Ali Ahmetin nga Bashkimi Demokratik pë Integrim dhe Menduh Thaçin, nga Partia Demokratike Shqiptare.

Nga ambasada amerikane në Shkup kanë njoftuar se Brian Yee do të prononcohet për mediet gjatë ditës së premte, pasi t’i takojë të gjithë liderët politik, të cilët janë përgjegjës për realizimin e marrëveshjes politike, si kusht për të pasur zgjedhje të besueshme dhe kredibile.

Ndërkaq, lideri i partisë shqiptare në pushtet, Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integim, pas takimit me Brian Yee, ka theksuar se zotohet për zgjedhje të lira dhe demokratike, me qëllim që rezultati zgjedhor të mos kontestohet nga asnjëra palë.

“U pajtuam që zgjedhjet duhet të jenë të besueshme, të përmbushen të gjitha standartet e pakontestueshme kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. U bisedua edhe për hapat që duhet të ndërmarrë Maqedonia në drejtim të angazhimeve,që në Samitin e NATO-s, që do të organizohet në korrik, të kemi pritje më të mira”, ka theksua Ahmeti.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se është shprehur skeptik edhe para zotit Brian Yee se do të plotësohen kushtet për zgjedhje fer dhe demokratike, në afatin e caktur për mbajtjen e tyre më 5 qershor.

“U dakoduam bashkë se argumenti kryesor që ne i japim aleatit tonë kryesor, SHBA-së, që ata të lobojnë për Maqedoninë që të bëhet pjesë e NATO-s, janë zgjedhjet korrekte dhe demokratike, që tashmë duket se do të mbahen më 5 qershor. Nga ana ime u shpreh skepticizmi se ne nuk kemi lëvizur asgjë në drejtim të përmbushjes së kushteve për të pasur zgjedhje fer dhe demokratike”, ka deklaruar Thaçi .

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë ditës së premten pritet të takohet me kryeministin e Maqedonisë, Emil Dimitriev, si dhe me krerët e dy partive maqedonase, Nikolla Gruevskin nga partia në pushtet, VMRO-DMNE, dhe Zoran Zaev nga partia opozitare, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Brian Yee, Liderët a partive shqiptare, ne Maqedoni, takim

Kosovë-Sejdiu: Dialog, për të kapërcyer këtë situatë të vështirësuar në vend

February 8, 2016 by dgreca

– Presidenti i Kosovës në vitet 2006 – 2010, Fatmir Sejdiu në takim sot me Ṡtefan Fὕle-/
PRISHTINË, 8 Shkurt 2016/ Presidenti i Republikës së Kosovës në vitet 2006 – 2010 Prof.Dr. Fatmir Sejdiu takoj sot Ish Komisionerin e Lartë të BE për Zgjerim dhe tani i Ngarkuar Special i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor , Ṡtefan Fὕle. Në këtë takim që u organizua në mengjesin e përbashkët në Hotelin Swiss Diamond, u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë lidhur me situatën aktuale, përkatësisht krizën politike në vend.
Presidenti Sejdiu, krahas falënderimit që i shprehu Fὕle për rolin e tij në mbështetje për Kosovën, si në kohën e mandatit në institucionet e BE –së, ashtu edhe tani si i Ngarkuar Special, nënvizoi disa elemente të rëndësishme si qasje për të dalur nga kjo situatë me përkushtim të veçantë për nevojën e dialogut midis institucioneve dhe gjithë faktorëve politikw të vendit për të kapërcyer këtë situatë të vështirësuar në vend.
Njoftimi i dërguar thekson se, Presidenti Sejdiu, po kështu potencoi vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës si dhe zhvillimin më të shpejtuar ekonomik të tij.
Nga ana e tij, Ṡtefan Fὕle vlerësoi rezultatet që ka arritur Kosova nga shpallja e pavarësisë e gjer tani, por edhe ngecjet e evidencuara me vullnet që ato të kapërcehen më shpejt, duke shprehur kështu gadishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën.
Në takim u bisedua edhe për procesin e dialogut në Bruksel dhe për nevojen ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Serbinë, sikur me gjithë vendet e tjera të kësaj pjese të Evropës.
Në takim ishte edhe ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë, Ivo Ṡilhavẏ./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Fatmir Sejdiu, Ṡtefan Fὕle-, takim

Ministri i Brendshëm i Kosovës takon komandantin e KFOR-it

November 24, 2015 by dgreca

-Diskutohen efektet destabilizuese që ka pasur vizita e Gjeneralit serb, Dikoviç, i akuzuar për krime lufte në Kosovë/
PRISHTINË, 24 Nëntor 2015/ Ministri Kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta, për të diskutuar efektet destabilizuese që ka pasur vizita e Gjeneralit serb, Dikoviç, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Ndërsa, vlerësohet lartë kontributi i KFOR-it në Kosovë, për paqe dhe siguri në Kosovë, ministri Hyseni i përcolli komandantit të KFOR-it shqetësimin e thellë rreth vizitës së Gjeneralit Dikoviç, me ftesë të KFOR-it, thekson njoftimi dërguar nga Ministria e Brendshme.
“Vizitat e tilla të ushtarakëve serbë, të akuzuar nga shoqatat e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe ato serbe, për krime lufte në Kosovë, nuk i kontribuojnë rendit dhe sigurisë së përgjithshme.
Për më tepër, vizitat e tilla mund të destabilizojnë situatën.
Si të tilla, këto vizita janë të papranueshme dhe nuk duhet të ndodhin”, theksoi ministri Hyseni.
Ministri Hyseni dhe komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta, u dakorduan që komunikimi në mes të KFOR-it dhe MPB-së në të ardhmen të jetë më efektiv, në mënyrë që vizitat nga ana e individëve apo ushtarakëve nga Serbia, të akuzuar për krime lufte në Kosovë të mos ndodhin./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: komandanti i KFOR-it, Skender hyseni, takim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT