• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TE GJITHE TAKIMET E KRYEMINISTRIT HARADINAJ NE TIRANE

September 27, 2017 by dgreca

Kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Rama nisin organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut/1 rama2

TIRANË, 27 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/Rama HaradinajTiranë, 27 shtator 2017/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur sot me nderime të larta në Tiranë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, që është edhe vizita e tij e parë jashtë vendit.

Tek Pallati i Brigadave, kryeministri Haradinaj është pritur me ceremoni ushtarake. Pas kësaj, nën kryesinë e dy kryeministrave, është mbajtur takimi i parë inaugurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj është shprehur i kënaqur që një organizim i tillë, do të bashkoj edhe më tej shqiptarët.“Kosova ka një rrugë të vështirë të krejt etapave të veta, por çdoherë e ka ndjerë që nuk është vetëm. Edhe në momentet tona më të vështira nuk kemi mbetur vetëm. Pra, populli i Shqipërisë, bashkëkombësit tanë kanë qenë me ne në çdo kohë” ka thënë kryeministri Haradinaj.

Viti i Skënderbeut do të nis me mbledhjen e dy qeverive më 27 nëntor e vijon të nesërmen më 28 nëntor në 105 vjetorin e Pavarësisë. Kryeministri Rama e quajti këtë vit si motiv për të ripërtërirë lidhjet me njëri-tjetrin dhe si një yll orientues të rrugës së përbashkët, në funksion të një të ardhme të merituar për të gjithë shqiptarët.

“Nuk kishte se si sot, teksa kryeministri i Kosovës e nderon Shqipërinë me vizitën e tij zyrtare, mos të nguteshim që të çelnim siparin e përpjekjes së përbashkët për konkretizim të një viti simbolik që e duam të favorshëm dhe frymëzues për të gjithë shqiptarët, viti nën shenjën e paperëndueshme të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut” tha kryeministri Rama.

Nën kujdesin simbolik të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Viti i Skënderbeut do të bëjë bashkë në aktivitete të ndryshme botën akademike e universitare të dy shteteve, por edhe të vendeve tjera ku jetojnë shqiptarët.

Shqipëria, mbështetëse në proceset euroatlantike të Kosovës/1 Meta haradinaj-Presidenti Meta e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke premtuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit shqiptar për Kosovën/

-Kryeministri Haradinaj: Institucionet e Shqipërisë zë i fuqishëm në shtimin e njohjeve për Kosovën/

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.Fillimisht, presidenti Meta e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke premtuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit shqiptar për Kosovën.Presidenti Meta e siguroi kryeministrin Haradinaj se Republika e Shqipërisë do të jetë mbështetëse në proceset euroatlantike të Kosovës, duke vlerësuar rolin e tij në këto procese të rëndësishme për Republikën e Kosovës.Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë rolin dhe kontributin e institucioneve të Shqipërisë, duke veçuar edhe rolin e presidentit Meta në ngritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.Poashtu, kryeministri kosovar tha se bashkëpunimi rajonal do të jetë në axhendë të Qeverisë së Kosovës gjatë këtij mandati, me theks me Republikën e Shqipërisë.Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj kërkoi që institucionet e Shqipërisë të jenë zë i fuqishëm në shtimin e njohjeve për Kosovën, dhe mbështetëse në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

 Kryeministri Haradinaj u prit në takime të ndara nga Basha e Berisha/

1 bashaKryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shqipëri është pritur në takime të ndara nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha dhe nga ish -Presidenti dhe ish- kryeministri, Sali Berisha. Gjatë takimit kryetari Basha e ka uruar kryeministrin kosovar për marrjen e detyrës së re, duke i ofruar përkrahje edhe më tutje në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, në këtë fazë. 1 Haradinaj Berisha2 basha HaradinajKryeministri Haradinaj gjatë takimit me kryetarin Basha, shprehu mirënjohjen për përkrahjen që ka marrë në vazhdimësi ai dhe Kosova, nga institucionet dhe partitë politike të Shqipërisë, në të gjitha fazat e rëndësishme, si para po ashtu edhe pas pavarësisë.

Ndërkaq, ish kryeministri Berisha, e ka uruar kryeministrin Haradinaj për detyrën siç tha ai jashtëzakonisht të rëndësishme, për punët që e presin përpara për t’i zgjidhur për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët. “Pavarësisht nga kufijtë që kemi, interesat në shumë drejtime janë të njëjta. Kam besim të madh që z. Haradinaj dhe Qeveria e tij do të realizojnë një agjendë e cila është në interes më të madh të popullit të Kosovës, por dhe mbarë shqiptarëve”, tha Berisha.Kryeministri Haradinaj, tha se Kosova ka pasur nder që z.Berisha ta thërras president. “Kemi bashkëpunuar në çdo kapacitet tjetër dhe si kryeministër i Shqipërisë, si kryetar i PD së. Në Kosovë e kemi ndjerë dashurinë e presidentit Berisha për Kosovën. E ndjejmë edhe sot. Poashtu jemi vërtetë të nderuar ta ndajmë një kohë bashkë duke pasur parasysh që ka udhëhequr me Shqipërinë në procese të transformimit të vet, në procese jetike të anëtarësimit në NATO dhe në procese tjera. Njëkohësisht kosovarët përjetësisht do të jenë falënderues presidentit Berisha që në kohën e qeverisjes së tij me Shqipërinë rruga e kombit është bërë realitet”, tha Haradinaj. 
1 OborriKryeministri Haradinaj u takua me Princin Leka II

Në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar në Shqipëri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Rezidencën e familjes Mbretërore është pritur edhe nga Princi Leka i II-të, nga i cili pranoi urimet më të përzemërta për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës.1 Leka

” Ndjehem shumë mirë të pres kryeministrin e Kosovës z.Haradinaj pikërisht në Vitin e Skënderbeut, në Rezidencën e familjes Mbretërore. Ne jemi shumë krenar që kemi një kryeministër që është duke i shërbyer Kosovës me dinjitet, një atdhetar i vërtetë që e do Kosovën. Pikërisht është duke punuar për çështjen kombëtare. E vlerësoj shumë vizitën tuaj kryeministër. Uroj të keni sukses në detyrën tuaj, në shërbim të kombit shqiptar. Jam dhe do të mbetem gjithmonë në shërbim të Kosovës dhe në mbështetjen tuaj”, tha ai.Për kryeministrin Haradinaj tradita për ta vizituar familjen mbretërore, për ta vizituar mbretin Leka më herët, tani prapë mbretin Leka është një traditë e cila buron prej ndjenjës që kemi për rrugën tonë si komb, në shtetndërtim dhe në institucione. “Mbretëria shqiptare na bënë nderë në të gjitha dimensionet, kudo që jemi shqiptar marrim vetëm të mira. I jam mirënjohës mbretit Leka, zonjës Elia, për një angazhim të vazhdueshëm për çështjen shqiptare, qoftë për përfaqësimin e shqiptarëve, vlerave të shqiptarëve, por edhe për tema që lidhen me pozicionin e Kosovës si njohje, si anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ishte një kënaqësi e veçantë. Kemi qenë dhe do të mbetemi çdoherë bashkë”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj u prit nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi

1 Gramozi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në takim të veçantë nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, me bashkëpunëtorë.Gjatë takimit kryetari i Kuvendit, Ruçi e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën e re në udhëheqje të Qeverisë së Kosovës, duke vlerësuar lartë dinamikën e re qeverisëse, të vendosur që në fillim të mandatit.Me këtë rast kryetari Ruçi theksoi gatishmërinë e institucionit që drejton që edhe më tutje të vazhdojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në avancimin e agjendës evropiane.Nga ana e tij, kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin e legjislativit shqiptar në ndihmën dhënë institucioneve të Kosovës dhe në shtetndërtimin e saj.”Institucionet e Shqipërisë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të çmuar për Republikën e Kosovës në të gjitha periudhat, dhe kjo na inkurajon që të vazhdojmë edhe më tutje shkëmbimin e përvojave”, tha kryeministri Haradinaj.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Takimet e Haradinaj, Tirane

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT