PRESIDENTI I SERBISE DHE AI I RUSISE DISKUTUEN INCIDENTIN QE GJAU NE KOSOVE/
Simbas AP e TASSIT/
Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
Presidenti i Serbise Aleksander Vuciq pati nji besede telefonike me Presidentin e Rusise Vladimir Putin rreth arrestimit te nji zyrtari te nalte te Srbise ne Kosove. Drejtori i zyres qeveritare serbe qe merret me ceshtjen e Kosoves Marko Gjuriq u arrestue dhe u debue nga Kosova me 26 mars,mbasi hyni pa leje zyrtare ne Kosove.Ai u arrestue ne qytetin e Mitrovices, i cili asht i ndam ndermjet bashkesise shqiptare dhe asaj serbe.Ky incident shkaktoi shqetsim se mund te perfundoje ne perseritjen e trazinave ne ate zone.
Simbas nji deklarate nga zyra e Vuciqit, presidenti serb kerkoi keshillime nga Putini se si me iu kunder vu kesaj dhune nga ana e Kosoves kunder serbve.
Ne ate deklarate u tha gjithashtu se Vuciq kerkoi keshillime nga Putini “sepse, asht plotesisht e qarte,se shqiptaret e Kosoves kane perkrahje te madhe, nga shume vende perendimore per deklarimin e njianshem te pavarsise se Kosoves para dhjete vjeteve.”
Ne nji deklarate te Kremlinit thuhet se Putini dhe presidenti Viciq e shqyrtuen ceshtjen e Kosoves “ne kontekstin e nji veprimi provokues nga autoritete e Prishtines.” kunder Gjuriqit.
Me 28 te vazhduesit, pakica kombetare serbe e Kosoves kerkoi qe ministri i mbrendshem dhe shefi i policis te japin dorheqjen per arsye te arrestimit te Gjuriqit.
Nderkohe qe Rusia perkrah pretendimet serbe ndaj ish krahines ne fjale,Shtetet e Bashkueme e shume vende perendimore e kane njoftun pavvaresine e Kosoves.